{"id":131830,"date":"2025-12-23T09:21:49","date_gmt":"2025-12-23T09:21:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=131830"},"modified":"2025-12-23T09:21:49","modified_gmt":"2025-12-23T09:21:49","slug":"manipulime-zhvatje-dhe-pengmarrje-grupi-kriminal-pas-shqiperise-digjitale-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/23\/manipulime-zhvatje-dhe-pengmarrje-grupi-kriminal-pas-shqiperise-digjitale-te-rames\/","title":{"rendered":"Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas &#8220;Shqip\u00ebris\u00eb digjitale&#8221; t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Me\u00e7e, aksioner i nj\u00eb kompanie t\u00eb teknologjis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shpin\u00eb. Pasi b\u00ebri pak hapa n\u00eb drejtim t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte \u00e7antat, kur nj\u00eb fuoristrad\u00eb e zez\u00eb \u201cRange Rover Defender\u201d me xhama t\u00eb err\u00ebt i preu rrug\u00ebn dhe u ndal pran\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga fuoristrada zbriti nj\u00eb burr\u00eb i veshur me uniform\u00eb blu me mbishkrimin \u201cBKH\u201d dhe i thirri n\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cJemi SPAK-u, duhet t\u00eb vish me ne,\u201d i tha ai duke hapur der\u00ebn e pasme t\u00eb makin\u00ebs. I bindur se po thirrej nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, Me\u00e7e nuk b\u00ebri rezistenc\u00eb. Por iluzioni i ndalimit nga SPAK zgjati vet\u00ebm pak minuta.<\/p>\n<p>Sapo makina u largua nga zona e banuar, \u201coficer\u00ebt\u201d i vendos\u00ebn Me\u00e7es nj\u00eb kapu\u00e7 t\u00eb zi n\u00eb kok\u00eb dhe mor\u00ebn rrug\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb Krrab\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb Elbasanit. N\u00eb rr\u00ebnojat e nj\u00eb godine t\u00eb braktisur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit Gra\u00e7en, maskat ran\u00eb dhe jelek\u00ebt e BKH-s\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsuan me pistoleta t\u00eb drejtuara n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1639821_1_694a5765a3e7c   \" data-unique=\"jnews_module_1639821_1_694a5765a3e7c\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Pengmarr\u00ebsit e Gerond Me\u00e7es, q\u00eb SPAK i lidh me organizat\u00ebn kriminale \u201c\u00c7opja\u201d, i dor\u00ebzuan atij nj\u00eb zarf t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbante nj\u00eb tabel\u00eb n\u00eb Excel me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb detajuar tenderash publik\u00eb, procedura t\u00eb ankimuara nga kompania e Me\u00e7es, \u201cAdvanced Business Solutions\u201d ABS, pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik, KPP.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cE njeh k\u00ebt\u00eb let\u00ebr?\u201d, e pyet\u00ebn rr\u00ebmbyesit. Mesazhi ishte i qart\u00eb: T\u00ebrhiqu. \u201cN\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ke plumbin n\u00eb kok\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ultimatumi zbuloi se pas rr\u00ebmbimit mafioz fshihej lufta p\u00ebr milionat e tenderave publik\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb, kryesisht t\u00eb prokuruara nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me akuzon Ergys Agasin dhe rivalin e Me\u00e7es n\u00eb biznes, Ermal Beqirin p\u00ebr organizimin e pengmarrjes s\u00eb tij me q\u00ebllimin zhdukjen e nj\u00eb pengese n\u00eb kontrollin e tenderave me vler\u00eb dhjetra milion\u00eb euro t\u00eb AKSHI.<\/p>\n<p>Hetimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb dhe nxjerr n\u00eb sip\u00ebrfaqe simbioz\u00ebn mes krimit t\u00eb organizuar dhe drejtueseve t\u00eb AKSHI n\u00eb shp\u00ebrndarjen e tenderave t\u00eb teknologjis\u00eb; p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrzgjedhjen e fituesve dhe devijimin e dhjetra milion\u00eb eurove n\u00eb llogarit\u00eb e Ergys Agasit \u2013 nj\u00eb ish funksionar publik i dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, i akuzuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj si koordinatori i Ram\u00ebs me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Agasit dhe Beqirit, Prokuroria e Posa\u00e7me akuzon drejtoresh\u00ebn jet\u00ebgjat\u00eb t\u00eb AKSHI, Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe z\u00ebvend\u00ebsen e saj, Hava Delibashi si pjes\u00eb e grupit t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrvet\u00ebsimin e tenderave t\u00eb AKSHI.<\/p>\n<p>Vendimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb sigurie sugjeron se Agasi komandonte dyfishimin e kostove p\u00ebr tenderat publik\u00eb, eliminonte p\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimit dhe korrupsionit rival\u00ebt dhe menaxhonte pastrimin e parave p\u00ebrmes nj\u00eb kompanie fiktive dhe nj\u00eb distributori \u00e7okollatash t\u00eb lira turke.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e SPAK d\u00ebshmojn\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn dhjetor 2024 \u2013 shtator 2025, kompania e dyshuar fiktive n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Agasit, EA Solution, ark\u00ebtoi rreth 29 milion\u00eb euro nga kompani q\u00eb fituan tendera t\u00eb AKSHI-t.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha sa sip\u00ebr, krijojn\u00eb dyshimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb bazuar n\u00eb prova se, personat n\u00ebn hetim Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, ende t\u00eb paidentifikuar, kan\u00eb kryer veprat penale t\u00eb \u201cHeqjes s\u00eb paligjshme t\u00eb liris\u00eb\u201d, \u201cKonkurrenca e paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb formacioni t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, citohet n\u00eb vendimin e GJKKO prokurori Bledar Maksuti, i cili po heton dosjen.<\/p>\n<p>Agasi e Beqiraj jan\u00eb tashm\u00eb n\u00eb arrati dhe nuk qen\u00eb t\u00eb arritsh\u00ebm p\u00ebr koment, nd\u00ebrsa studioja ligjore \u201cBe\u00e7i &amp; Partners\u201d q\u00eb po mbron drejtoresh\u00ebn e AKSHI, Mirlinda Kar\u00e7anaj tha se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim pasi t\u00eb njihet me materialet e dosjes.<\/p>\n<p><strong>\u201cModus operandi\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1639822\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Screenshot_2-33-640x702.png\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Screenshot_2-33-640x702.png 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Screenshot_2-33.png 706w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"702\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr mas\u00eb sigurimi e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb q\u00eb grupi n\u00ebn menaxhimin e Agasit nuk e kishte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorte dhun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb futur duart n\u00eb fondet publike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ilustruar m\u00ebnyr\u00ebn e operimit, prokurori p\u00ebrmend nj\u00eb ngjarje t\u00eb pahetuar t\u00eb vitit 2019 \u00a0me personazhe ish-deputetin e d\u00ebnuar n\u00eb afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, Alqi Bllako dhe Agasin q\u00eb kishin n\u00eb shenjest\u00ebr nj\u00eb koncesion n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Pengesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sipas vendimit, ishte ministri i koh\u00ebs, Damian Gjiknuri dhe Agasi i shkruante Bllakos: \u201cDo ja q* robt, do fusim \u00e7unat pastaj\u201d, duke n\u00ebnkuptuar ndonj\u00eb grup kriminal.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se ky rast ilustron \u201cmodus operandi\u201d t\u00eb Ergys Agasit.<\/p>\n<p>\u201cKjo rrethan\u00eb lidhet dhe me pengmarrjen e shtetasit Gerond Me\u00e7e, pasi ai gjithashtu si n\u00eb rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar \u201cpengesa\u201d, n\u00ebp\u00ebrmjet ankimimeve t\u00eb shumta pran\u00eb KPP-s\u00eb,\u201d arsyeton Prokuroria.<\/p>\n<p>Dosja hetimore shkon p\u00ebrtej p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs, q\u00eb ishte akti i fundit n\u00eb mekanizmin e p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb fondeve publike. Sipas vendimit, Agasi regjistronte bisedat me ortak\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt publik\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij pran\u00eb \u201cVesa Center\u201d n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 regjistrime q\u00eb ndodhen tashm\u00eb n\u00eb duart e SPAK.<\/p>\n<p>Prokuroria liston dhjet\u00ebra screenshot nga video t\u00eb sekuestruara n\u00eb zyr\u00ebn e Agasit, ku flitet p\u00ebr fiksimin e tenderave publik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedat e cituara n\u00eb dosje, Agasi cakton kriteret e tenderave dhe po ashtu haptazi fryn fondet limit q\u00eb duhen p\u00ebr kryerjen e pun\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb dat\u00ebs 16 mars 2024 mes tij, Kar\u00e7anajt dhe Beqirajt, Agasi citohet t\u00eb thot\u00eb: \u201cProjekti b\u00ebn 2 milion, ne do ta b\u00ebjm\u00eb 4\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga k\u00ebqyrja e pamjeve filmike, arsyesh\u00ebm krijohet bindja mbi lidhjet me interes q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta shtetas me nj\u00ebri-tjetrin, e cila, nga analizimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb bisedave t\u00eb transkriptuara, krijon dyshimin e arsyesh\u00ebm mbi realizimin e nj\u00eb skeme kriminale n\u00eb funksion t\u00eb paracaktimit t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit, krijimit t\u00eb avantazheve dhe p\u00ebrfitimit t\u00eb paligjsh\u00ebm prej tyre,\u201d arsyeton prokuroria.<\/p>\n<p>Edhe d\u00ebshmit\u00eb e marra nga punonj\u00ebsit e AKSHI dhe t\u00eb dh\u00ebnat nga dokumentacioni p\u00ebr tenderat, provuan sipas prokuroris\u00eb se vlerat e tenderave fryheshin dhe kur ishte e nevojshme tenderat fshiheshin pas em\u00ebrtimeve \u201csekret\u201d dhe \u201ct\u00eb klasifikuar\u201d. Duke iu referuar k\u00ebsaj situate, prokurori citon edhe biznesmenin n\u00ebn hetim G\u00ebzim Hoxha, i cili ka pranuar n\u00eb d\u00ebshmi se nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb cilin ai paguante EA Solution t\u00eb Agasit si bashk\u00ebpun\u00ebtor, kostoja ishte vet\u00ebm sa gjysma e vler\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuke u nisur nga vlera e fondit limit dhe shpenzimeve t\u00eb mia, mund t\u00eb them se kan\u00eb qen\u00eb rreth 50% e vler\u00ebs, p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre moduleve ose si shpenzime n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi\u2026\u201d, citohet Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje identifikohen 19 procedura tenderimi ku dyshohet se grupi ka futur duart n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr. Prokurori i ndan ato n\u00eb tre kategori; procedurat e shpallura n\u00eb koh\u00ebn e takimeve mes Agasit, Kar\u00e7anajt dhe Beqirit; procedurat e prokurimit p\u00ebr t\u00eb cilat Gerond Me\u00e7e u detyrua t\u00eb t\u00ebrhiqej nga ankimet si dhe procedurat p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa fiktive n\u00eb drejtim t\u00eb subjektit \u201cEA Solution\u201d sh.p.k., n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Agasit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb vlerat e p\u00ebrmendura n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs dhe dokumentet p\u00ebr tenderat q\u00eb gjenden online, vlera e k\u00ebtyre kontratave pa TVSH \u00ebsht\u00eb rreth 5.9 miliard\u00eb lek\u00eb apo 59 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se tenderat manipuloheshin p\u00ebr t\u2019u fituar nga kompania \u201cSoft&amp; Solution\u201d e Beqirajt, kompania \u201cFastech\u201d e Andis Pap\u00ebs dhe kompania First sh.p.k e G\u00ebzim Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga analiza e k\u00ebtyre dy procedurave t\u00eb prokurimit, n\u00eb harmoni dhe me shpjegimet e punonj\u00ebsve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cEA Solution\u201d, krijohet bindja se k\u00ebto procedura prokurimi, fitohen nga subjektet e kontrolluara nga shtetasi Ermal Beqiri, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Andis Papa, fitimet e t\u00eb cilave, i kalohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive subjektit \u201cEA Solution\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Ergys Agasi\u201d, thot\u00eb prokuroria duke iu referuar procedurave n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p><strong>Pagesa fiktive p\u00ebr \u00e7ibuk\u00eb e \u00e7okollata<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_115072\" class=\"wp-caption aligncenter\" aria-describedby=\"caption-attachment-115072\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-115072\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Agasi-ne-SPAK-.png\" sizes=\"auto, (max-width: 885px) 100vw, 885px\" srcset=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Agasi-ne-SPAK-.png 885w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Agasi-ne-SPAK--300x244.png 300w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Agasi-ne-SPAK--492x400.png 492w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Agasi-ne-SPAK--768x625.png 768w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Agasi-ne-SPAK--750x610.png 750w\" alt=\"\" width=\"885\" height=\"720\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-115072\" class=\"wp-caption-text\"><em>Ergys Agasi gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb SPAK. Foto: LSA.<\/em><\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb hallk\u00ebn e fundit, Prokuroria thot\u00eb se ka zbuluar se p\u00ebrtej manipulimit t\u00eb procedurave, pal\u00ebt n\u00eb proces u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb pastrim parash dhe faturime fiktive.<\/p>\n<p>Edhe pse Agasi rezulton pronar i EA Solution, kjo e fundit funksionon brenda zyrave t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Beqiraj dhe asnj\u00eb prej punonj\u00ebsve t\u00eb pyetur nuk e di q\u00eb Agasi \u00ebsht\u00eb pronar dhe as q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit thon\u00eb se u intervistuan nga \u201cSoft&amp;Solution\u201d dhe ishin habitur q\u00eb rezultonin n\u00eb listpagesat e EA Solution. Vet\u00eb administratorja e kompanis\u00eb s\u00eb Agasit pranon se pun\u00ebtor\u00ebt e tyre menaxhoheshin nga burimet njer\u00ebzore t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Beqirit.<\/p>\n<p>Pasi mori n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb vit 29 milion\u00eb euro nga kompanit\u00eb e Beqirit, Pap\u00ebs dhe Hoxh\u00ebs, kompania EA Solution shpenzoi vet\u00ebm 30 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine luksoze, duke d\u00ebshmuar se nuk kishte aktivitet real.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb operacion paralel p\u00ebr transferim dhe pastrim parash, n\u00eb skem\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb kompani import-eksporti n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb Rogers Rryt\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania ka aktivitet t\u00eb kufizuar n\u00eb importin e veshmbathjeve dhe produkteve ushqimore nga Turqia. Vet\u00eb aksioneri e pranon se praktikisht ajo sjell dhe shp\u00ebrndan \u00e7okollata e \u00e7ibuk\u00eb. \u201cGjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb administrator i kompanis\u00eb ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare me kompanit\u00eb \u201cFastech\u201d sh.p.k. dhe \u201cSoft &amp; Solution\u201d sh.p.k. p\u00ebr tregtimin e \u00e7okollatave dhe biskotave\u201d, citon prokuroria deklarimin e Rryt\u00ebs.<\/p>\n<p>Por \u00e7uditsh\u00ebm, kompania ka kontrata mbi 10 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201czgjidhje teknologjike\u201d dhe \u201cp\u00ebr aplikacione kompjuterike\u201d.<\/p>\n<p>Administratori i \u201cFastech\u201d, Andis Papa \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb nuk ka bler\u00eb \u00e7ibuk\u00eb nga kjo kompani, edhe pse ajo nuk shet tjet\u00ebr gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShtetasi Andis Papa u pyet edhe lidhur me bashk\u00ebpunimet me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cMega Distribution\u201d sh.p.k., p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai deklaroi se: \u201c\u2026Po, kam bashk\u00ebpunuar p\u00ebrpara vitit 2020, kam bashk\u00ebpunuar me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, gjithnj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb dhe informacionit\u2026\u201d\u201d, citohet Papa.<\/p>\n<p><strong>Shteti digjital n\u00eb duart e krimit<\/strong><\/p>\n<p>Pengmarr\u00ebsit e veshur me uniforma t\u00eb sajuara policie q\u00eb rr\u00ebmbyen biznesmenin Gerond Me\u00e7e nuk jan\u00eb identifikuar ende, por hetimet gjet\u00ebn se makina q\u00eb ata p\u00ebrdor\u00ebn i p\u00ebrket kompanis\u00eb Merkaj 3 sh.p.k. n\u00eb pron\u00ebsi Endri Merkaj. P\u00ebr SPAK, ky i fundit dhe v\u00ebllai i tij Klajdi Merkaj, nuk jan\u00eb figura t\u00eb panjohura.<\/p>\n<p>\u201cNga burimet e hapura \u00ebsht\u00eb verifikuar fakti se shtetasi Endri Merkaj, s\u00eb bashku me v\u00ebllain e tij Klajdi Merkaj, jan\u00eb lidhje me interes t\u00eb shtetasve Arjan Ormenaj dhe Arben Lam\u00e7e, pjes\u00eb e grupit kriminal \u201c\u00c7opja,\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Klajdi Merkaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr gjykim n\u00eb nj\u00eb procedim t\u00eb lidhur me v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja dhe akuzohet se kreu pastrim parash p\u00ebr llogari t\u00eb tyre duke p\u00ebrdorur kompanit\u00eb e tij t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>SPAK thot\u00eb se kjo nuk qe e vetmja lidhje mes pal\u00ebve, sepse n\u00eb zyr\u00ebn e Agasit u sekuestruan kontrata shitjeje pasurish t\u00eb paluajtshme q\u00eb po ashtu t\u00eb \u00e7onin te lidhja dhe kontakti me \u00c7opjat.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, n\u00eb p\u00ebrputhje dhe me deklarimet e shtetasit Gerond Me\u00e7e, i cili shpjegon se ka konstatuar se dy nga personat q\u00eb e kishin rr\u00ebmbyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit, madje nj\u00ebri prej tyre i kishte th\u00ebn\u00eb se po ta shihte n\u00eb Elbasan, do ta p\u00ebrsh\u00ebndeste\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e marra nga SPAK, Andis Papa, administratori i kompanis\u00eb \u201cFastech\u201d pretendon se n\u00ebnshkroi kontrata me vler\u00eb mbi 1.5 milion euro me kompanin\u00eb EA Solution t\u00eb Agasit, pa takuar kurr\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj kompanie. Tenderat e fituar nga Beqiri dhe Papa prekin drejtp\u00ebrdrejt infrastruktur\u00ebn kritike digjitale.<\/p>\n<p>T\u00eb 19 tenderat q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim prekin drejtp\u00ebrdrejt ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb qytetar\u00ebt, pasi kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dokumente identifikimi, n\u00ebnshkrimin digjital e t\u00eb ngjashme, deri te siguria ushqimore e ajo e barnave. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebtyre kompanive u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb akses dhe u \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb sisteme p\u00ebr sigurin\u00eb e burgjeve apo sisteme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb SPAK, t\u00eb gjith\u00eb tenderat sensitiv\u00eb u lan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb grupi, q\u00eb kur mori peng Me\u00e7en p\u00ebrcolli mesazhin: \u201cNuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb vrasim ty, grua, mot\u00ebr, n\u00ebn\u00eb, se bab\u00eb nuk ke ti\u201d.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Me\u00e7e, aksioner i nj\u00eb kompanie t\u00eb teknologjis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shpin\u00eb. Pasi b\u00ebri pak hapa n\u00eb drejtim t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte \u00e7antat, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":131831,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-131830","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131830","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131830"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131830\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":131832,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131830\/revisions\/131832"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131831"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131830"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131830"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131830"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}