{"id":132026,"date":"2025-12-25T10:07:23","date_gmt":"2025-12-25T10:07:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132026"},"modified":"2025-12-25T10:07:23","modified_gmt":"2025-12-25T10:07:23","slug":"si-u-ndertua-televizioni-i-carlo-bollinos-me-fondet-e-akshi-t","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/25\/si-u-ndertua-televizioni-i-carlo-bollinos-me-fondet-e-akshi-t\/","title":{"rendered":"Si u nd\u00ebrtua Televizioni i Carlo Bollinos me fondet e AKSHI-t"},"content":{"rendered":"<p>Rezulton e provuar tashm\u00eb se Carlo Bollino, ish-ministrja e Financave Anila Denaj, drejtues t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit dhe vet\u00eb Kryeministri Edi Rama, kan\u00eb vepruar n\u00eb paligjshm\u00ebri, duke grabitur nj\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore. Nj\u00eb pron\u00eb e grabitur, dokumente t\u00eb falsifikuara dhe para t\u00eb munguar n\u00eb ark\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>Por paligjshm\u00ebria nuk u mjaftua me kaq. E gjith\u00eb godina e Carlo Bollinos, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb deklaruar se u nd\u00ebrtua me hua bankare, dyshohet se n\u00eb fakt u nd\u00ebrtua me para publike. Por jo vet\u00ebm pasuri publike dhe para nga Belinda Balluku, Plug ka denoncuar m\u00eb her\u00ebt se Carlo Bollino ka marr\u00eb para edhe nga \u201ckopshti privat i Edi Ram\u00ebs\u201d, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb tjet\u00ebr personazh, kompanit\u00eb e shtetasit Igli Gjelishti.<\/p>\n<p>Rezulton gjithashtu se Bollino ka p\u00ebrfituar nga koncesione si Bunkart 1 dhe Bunkart 2, si dhe, e provuar me fatura dhe dokumente, ka p\u00ebrfituar miliona lek\u00eb nga skandali korruptiv i Incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>MTSC, kompania q\u00eb zot\u00ebron Report TV dhe Shqiptarja.com, \u00ebsht\u00eb pronare edhe e nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr, C-7 Integrated System. Kjo kompani u krijua n\u00eb vitin 2018, nj\u00eb vit pasi Carlo Bollino mori n\u00eb zot\u00ebrim MTSC shpk.<\/p>\n<p>Sipas Open Data Albania, kompania C-7 Integrated System, me pronar p\u00ebrfitues Carlo Bollinon, vet\u00ebm nj\u00eb vit pas themelimit ka pasur nj\u00eb fitim para tatimit prej rreth 78 milion\u00eb lek\u00ebsh, apo rreth 770 mij\u00eb euro. Fitimi u realizua pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 2019, nj\u00eb vit pasi kompania u themelua nga MTSC shpk. N\u00eb vitin 2020, kompania e Carlo Bollinos, C-7 Integrated System, ka pasur nj\u00eb fitim para tatimit prej rreth 14 milion\u00eb lek\u00ebsh, apo rreth 140 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Rama i bleu 2.9 mln euro tok\u00ebn Naureda Llagamit, q\u00eb t\u2019ia falte Carlo Bollinos C-7 Integrated System rezulton gjithashtu se ka si adres\u00eb godin\u00ebn e Report Televizion, pra ish-repartin e or\u00ebve n\u00eb ish-uzin\u00ebn mekanike n\u00eb Tiran\u00eb. Por le t\u00eb ndalemi pak te aktiviteti i k\u00ebsaj kompanie. Emisioni \u201cPlug\u201d u mundua t\u00eb analizoj\u00eb bilancet kontab\u00ebl t\u00eb C-7 Integrated System p\u00ebr vitin 2021 dhe 2022, por ishte e pamundur, pasi kompania nuk i ka dor\u00ebzuar balancet n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkon ligji.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Plug analizoi bilancet e MTSC shpk, e cila gjat\u00eb viteve 2020, 2021 dhe 2022 ka marr\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb form\u00eb dividenti nga C-7 Integrated System. Konkretisht:<\/p>\n<p>Viti 2020: 10,000,000 Lek\u00eb<\/p>\n<p>Viti 2021: 73,861,676 Lek\u00eb<\/p>\n<p>Viti 2022: 61,674,854 Lek\u00eb<\/p>\n<p>TOTALI: 145,536,530 Lek\u00eb (~1.4 milion\u00eb euro)<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb ardhura C-7 Integrated System i ka siguruar n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb IMAGE Communications DEVELOPMENT, pron\u00eb e Igli Gjelishtit. Ky i fundit ka marr\u00eb nga qeveria mbi 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb tendera gjat\u00eb periudh\u00ebs 2019\u20132023, nga institucione si AKSHI, Drejtoria e Tatimeve, Bashkia Tiran\u00eb etj. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre parave ka shkuar p\u00ebr kompanin\u00eb e Carlo Bollinos.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb operimit, C-7 ka pasur fitim 770 milion\u00eb dollar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kompania e Igli Gjelishtit deklaronte si pages\u00eb n\u00ebnkontraktori 1.39 milion dollar\u00eb. Pik\u00ebpyetjet mbi lidhjet financiare mbeten t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Nga analiza e bilanceve t\u00eb publikuara n\u00eb QKB kuptohet qart\u00ebsisht se investimi prej 265 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Report TV \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb shum\u00eb se 50% me para publike. Kjo fakton se Qeveria Shqiptare, e drejtuar nga Edi Rama, jo vet\u00ebm ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda ligjore p\u00ebr t\u2019ia kaluar n\u00eb favor Carlo Bollinos pron\u00ebn publike, por gjithashtu ka dh\u00ebn\u00eb para p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij televizioni, fakt i pranuar edhe nga Igli Gjelishti n\u00eb nj\u00eb dalje publike:<\/p>\n<p>Igli Gjelishti<\/p>\n<p>\u201cEndri, sic ta thash\u00eb pardje, s\u2019do gjesh asnj\u00ebher\u00eb prapa meje njer\u00ebz me konflikt interesi, me t\u00eb shkuar kriminale apo q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr t\u2019u pasuruar. Se me k\u00eb bashk\u00ebpunoj un\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk shkel asnj\u00eb ligj, \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn time. N\u00ebse provon ndonj\u00eb nga t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrmet, ose q\u00eb parat\u00eb e mia n\u00eb fund shkojn\u00eb n\u00eb xhepin e ndonj\u00eb pushtetari, shkojm\u00eb bashk\u00eb n\u00eb Prokurori. Deri at\u00ebher\u00eb, mir\u00eb do ishte t\u00eb kishe th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb fjale p\u00ebr ato 6 g\u00ebnjeshtrat q\u00eb t\u00eb faktova pardje (p\u00ebrpara se avokat\u00ebt e mi t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb s\u00eb p\u00ebrpiluar padin\u00eb). P\u00ebr dy pyetjet mos u mundo se do p\u00ebrpiqem t\u2019i gjej vet\u00eb p\u00ebrgjigjet.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjej Igli Gjelishti p\u00ebr ish deputetin Endri Hasa n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Para k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb kompani satelit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Carlo Bollino e cila me nje staf t\u00eb limituar ka mundur t\u00eb jap \u201csh\u00ebrbim\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar miliona euro.<\/p>\n<p>K\u00ebto detaje tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb SPAK dhe jan\u00eb denoncuar nga kreu i grupit t\u00eb ekspert\u00ebve n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Belind K\u00eblli\u00e7i, dhe sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Flamur Noka, gjat\u00eb publikimit t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb par\u00eb penal p\u00ebr Carlo Bollinon.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00ebse i referohemi bilanceve kontab\u00ebl, q\u00eb kompania MTSC ka regjistruar n\u00eb QKB, del qart\u00eb se investimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb futur te aktivet e bilancit kontab\u00ebl. Si\u00e7 shihet nga pasqyra financiare t\u00eb vitit 2020, ku raporton 45 milion lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2022 raporton n\u00eb aktivet afatgjata vler\u00ebn e 265 milion lek\u00ebve, apo rreth 2.5 milion\u00eb eurove, jan\u00eb futur n\u00eb aktiv p\u00ebr nd\u00ebrtimin e zyrave t\u00eb reja. Ku rreth 145 milion\u00eb lek\u00eb apo 1.4 milion\u00eb euro jan\u00eb p\u00ebrfituar nga parat\u00eb publike n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb C-7 Integrated System, q\u00eb ka marr\u00eb para nga fonde publike n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb s\u00eb Igli Gjelishtit. Por \u00e7far\u00eb thot\u00eb Standardi Komb\u00ebtar i Kontabilitetit, i cili tregon se \u00e7far\u00eb regjistrohet n\u00eb aktiv?! Sipas k\u00ebtij standardi, n\u00eb aktiv nj\u00ebsia ekonomik njeh koston e nj\u00eb z\u00ebri t\u00eb aktivit, t\u00eb AAM-ve, si nj\u00eb aktiv n\u00ebse dhe vet\u00ebm n\u00ebse: aktivi kontrollohet nga nj\u00ebsia ekonomike, \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nga p\u00ebrdorimi i aktivit do t\u00eb hyj\u00ebn n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb ekonomike p\u00ebrfitime t\u00eb ardhshme ekonomike etj.<\/p>\n<p>Pra, Carlo Bollino ka p\u00ebrdorur parat\u00eb publike p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb televizioni q\u00eb ve\u00e7 propagand\u00ebs qeveritare, sh\u00ebrben edhe si streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha bizneset e tij dhe bashk\u00ebshortes. Kompanit\u00eb MTSC, C-7, FPM etj. jan\u00eb t\u00eb regjistruara me adres\u00eb n\u00eb Report TV, duke p\u00ebrdorur ambientet p\u00ebr qira dhe p\u00ebrdorim nga kompanit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, a \u00ebsht\u00eb e lejuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb? Ja \u00e7far\u00eb parashikon kontrata e qeras\u00eb mes shtetit dhe Carlo Bollinos p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pron\u00eb. N\u00eb pik\u00ebn 5.16 t\u00eb kontrat\u00ebs, shkruhet qart\u00eb se \u201cQiramarr\u00ebsit\u201d nuk i lejohet q\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb me qira ta jap me n\u00ebn qira ose t\u2019ja kaloj\u00eb kontrat\u00ebn nj\u00eb tjetri. Pra, i mbetet<\/p>\n<p>SPAK t\u00eb interpretoj\u00eb juridikisht, se \u00e7far\u00eb dokumentesh kan\u00eb p\u00ebrdorur kompanit\u00eb e tjera t\u00eb Carlo Bollinos dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb regjistruar n\u00eb godin\u00ebn e Report Tv, kompanit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ku ka skandale korruptive, del i p\u00ebrfshir\u00eb edhe emri i Carlo Bollinos. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, u faktua me prova se biznesmeni italian, n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb s\u00eb tij mediatike, merrte fonde nga kompania e Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, e cil\u00ebsuar si \u201cafera e shekullit\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u publikuan edhe faturat q\u00eb v\u00ebrtetonin se Carlo Bollino merrte para nga kjo kompani.<\/p>\n<p>Jav\u00ebt e fundit t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb 14 majit 2023, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i, publikoi disa dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin pagesat nga Klodian Zoto p\u00ebr Bollinon, nd\u00ebrsa ky i fundit n\u00eb mediat e tij kishte nisur nj\u00eb fushat\u00eb sulmesh ndaj K\u00ebllicit, i cili garonte p\u00ebrball\u00eb Veliajt.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncimin e tij, K\u00eblli\u00e7i tregoi me fatura se Carlo Bollino kishte marr\u00eb 10,600 euro nga Inceneratori i Tiran\u00ebs. Bashk\u00eb me k\u00ebto fatura ishin edhe komunikimet ku Bollino k\u00ebrkonte buxhet shtes\u00eb p\u00ebr fushat\u00ebn elektorale n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb merrte konfirmimin e Klodian Zotos. Kjo fatur\u00eb rezulton se \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb 14 prill 2021 dhe p\u00ebrfshin buxhetin shtes\u00eb q\u00eb Bollino, si pronar medie, kishte k\u00ebrkuar nga Inceneratori i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Fakti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb e-mail thuhet se, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve, fatura \u00ebsht\u00eb \u201cfryr\u00eb\u201d. Pra, p\u00ebrve\u00e7 argumentit q\u00eb Carlo Bollino \u00ebsht\u00eb paguar nga Incenerator\u00ebt, k\u00ebto pagesa p\u00ebrdoren edhe si propagand\u00eb politike. U konfirmua se Klodian Zoto jepte \u201cOkej\u201d p\u00ebr t\u00eb kryer pagesa p\u00ebr mediat n\u00eb lidhje me faturat e l\u00ebshuara nga Inceneratori i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, e-maili niset nga \u201cjulia.muca@consultindse.al\u201d, punonj\u00ebse e Stela Gugalles (e p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt tek Incenerator\u00ebt). S\u00eb dyti, e-maili i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr dijeni, ose th\u00ebn\u00eb ndryshe, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb CC \u201cdenisa.tollkuci@zotoconsulting.com\u201d, administratore e kompanis\u00eb s\u00eb Klodian Zotos, dhe m\u00eb pas edhe pronare 30%.<\/p>\n<p>Pra, me faturat dhe komunikimet mes tyre tregohet qart\u00eb se si, nga milionat e korrupsionit tek Incenerator\u00ebt, jan\u00eb bler\u00eb sh\u00ebrbime nga Carlo Bollino dhe t\u00eb tjera media q\u00eb b\u00ebjn\u00eb propagand\u00ebn proqeveritare dhe mbulojn\u00eb aferat e qeveris\u00eb, duke inskenuar sulme ndaj opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq. Carlo Bollino rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfitues i fondeve miliona lek\u00eb edhe nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ku gjithashtu \u00ebsht\u00eb faktuar se skandalet korruptive t\u00eb koncesioneve vodh\u00ebn parat\u00eb e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve. Nd\u00ebrsa t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me kancer vuanin n\u00eb dyert e Onkologjikut, Carlo Bollino, n\u00ebp\u00ebrmjet fushatave t\u00eb tij promovuese, kujdesej t\u2019u ofronte shqiptar\u00ebve nj\u00eb tjet\u00ebr realitet, e madje nuk nguronte t\u00eb shfaqej krah kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Ilir Beqja.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Bashkia e Tiran\u00ebs dhe miq\u00ebsia familjare me Erion Veliajn e shnd\u00ebrruan Carlon n\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfituesve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb fondeve nga kjo bashki. Ai rezulton nj\u00eb prej p\u00ebrfituesve t\u00eb par\u00eb t\u00eb politikave t\u00eb Edi Ram\u00ebs me koncesionet.<\/p>\n<p>Bunk\u2019Art 1 dhe Bunk\u2019Art 2 jan\u00eb koncesione me t\u00eb cilat Carlo Bollino arrin t\u00eb thith\u00eb \u00e7do vit fonde milion\u00ebshe nga Buxheti i Shtetit dhe institucione t\u00eb tjera, pa p\u00ebrllogaritur k\u00ebtu fitimet nga pagesa e biletave t\u00eb vizitor\u00ebve. N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Bunk\u2019Art jepen detaje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt: ideator dhe kurator i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i projektit \u00ebsht\u00eb gazetari italian Carlo Bollino, nd\u00ebrsa stafi i k\u00ebrkimeve historike udh\u00ebhiqet nga gazetarja Admirina Pe\u00e7i. Projekti Bunk\u2019Art \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga OJF-ja shqiptare \u201cQendra Ura\u201d.<\/p>\n<p>Opozita ka denoncuar publikisht dhe ka ngritur akuzat se fondet p\u00ebr administrimin e ish-bunkereve t\u00eb diktatur\u00ebs iu dhan\u00eb kompanis\u00eb private t\u00eb kontrolluar nga Carlo Bollino, pa gar\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, nuk duket t\u00eb jet\u00eb kryer asnj\u00eb hetim serioz deri m\u00eb tani p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar si jan\u00eb akorduar k\u00ebto pasuri publike nj\u00eb shtetasi q\u00eb pretendon se merret me media dhe gazetari.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebto p\u00ebrfitime, Carlo Bollino ka p\u00ebrdorur nj\u00eb rrjet OJF-sh\u00eb dhe prestanome, q\u00eb n\u00eb final \u00e7do qindark\u00eb e kalonin n\u00eb llogarin\u00eb e tij. Projekti i Bunk\u2019Art u p\u00ebrfitua nga \u201cQendra p\u00ebr Studime Sociale dhe Ligjore\u201d, drejtuar nga shtetasi Ergys Gezka. Kjo OJF, edhe pse pa asnj\u00eb lidhje me kultur\u00ebn, p\u00ebrfitoi k\u00ebt\u00eb projekt, i cili n\u00eb \u00e7do detaj do t\u00eb kurohej nga Carlo Bollino.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, kjo OJF ka p\u00ebrfituar afro 12 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Pa tender dhe pa gar\u00eb, kjo kontrat\u00eb iu dha p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb OJF-je q\u00eb, nga verifikimet e m\u00ebpasshme, rezultoi fantazm\u00eb, pasi nuk ishte regjistruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, ku regjistrohen shoqatat jofitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr thithjen e fondeve t\u00eb tjera dhe p\u00ebr justifikimin e shpenzimeve, Carlo Bollino ka p\u00ebrdorur edhe kompani t\u00eb tjera, ku nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Spazio Eventi Albania, e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave q\u00eb pun\u00ebsohen nga Bollino n\u00eb kompanin\u00eb e tij mediatike. Spazio Eventi Albania, bashk\u00eb me Bunk\u2019Art-in e Bollinos, rezultojn\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb miliona lek\u00ebve t\u00eb akorduara nga fondi 940 mij\u00eb eurove, q\u00eb qeveria akordoi me VKM n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr p\u00ebrgatitjet e festimeve t\u00eb 70-vjetorit t\u00eb \u00c7lirimit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, Spazio Eventi Albania deklaron t\u00eb ardhura n\u00eb vler\u00ebn 17,808,920 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb auditimin e kryer nga KLSH n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, i gjith\u00eb projekti i Bunk\u2019Art rezulton me shkelje t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb nga lidhja e kontrat\u00ebs dhe pagesat milion\u00ebshe q\u00eb vijuan m\u00eb pas, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb KLSH ka urdh\u00ebruar p\u00ebrjashtimin e menj\u00ebhersh\u00ebm nga Sh\u00ebrbimi Civil t\u00eb Sekretares s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, znj. Elira Kokona.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka audituar fondet e dh\u00ebna nga Ministria e Kultur\u00ebs dhe, konkretisht p\u00ebr Bunk\u2019Art, rezultojn\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kontrat\u00ebs fillestare me OJF-n\u00eb \u201cQendra p\u00ebr Studime Sociale dhe Ligjore\u201d. KLSH ka konstatuar shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnien e fondeve, p\u00ebr nj\u00eb OJF q\u00eb nuk rezulton e regjistruar dhe q\u00eb sot, nga sa shihet nga transaksionet e thesarit, pagesat p\u00ebr Bunk\u2019Art i kalojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr OJF-je, po n\u00eb administrim t\u00eb Ergys Gezkas.<\/p>\n<p>Organizata jofitimprur\u00ebse \u201cQendra Ura\u201d, q\u00eb gjithashtu administrohet n\u00ebp\u00ebrmjet prestanomeve nga Carlo Bollino, ka p\u00ebrfituar fonde abuzive: p\u00ebr vitet 2015\u20132018, 39 pagesa nga thesari n\u00eb vler\u00ebn 21,878,720 lek\u00eb, nga t\u00eb cilat rreth 15,000,000 lek\u00eb nga Bashkia e Tiran\u00ebs p\u00ebr projekte dhe pjesa tjet\u00ebr nga biletat p\u00ebr vizita n\u00eb Bunk\u2019Art nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb, Ministria e Mbrojtjes etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitet 2019\u20132025, nga thesari n\u00eb vler\u00ebn 15 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pagesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha i ka marr\u00eb s\u00ebrish nga Bashkia e Tiran\u00ebs, AMSHC dhe pagesa p\u00ebr biletari n\u00eb Bunk\u2019Art.<\/p>\n<p>P\u00ebr thithjen e fondeve p\u00ebr aktivitete t\u00eb ndryshme kulturore, bashk\u00ebpun\u00ebtori i Carlo Bollinos, Ergys Gezka, rezulton administrator i disa kompanive dhe shoqatave t\u00eb ndryshme, si \u201cLiburnetik\u201d, q\u00eb p\u00ebrfitonte fonde nga Bashkia e Tiran\u00ebs p\u00ebr evente t\u00eb ndryshme, Qendra \u201cU R A\u201d, q\u00eb merr projektet e Bunk\u2019Art, si dhe disa OJF dhe kompani t\u00eb lidhura me ta, q\u00eb p\u00ebr objekt kryesor kan\u00eb thithjen e fondeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 u pa, Carlo Bollino, nj\u00eb shtetas italian, vjen n\u00eb Shqip\u00ebri si gazetar dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb biznesmenin m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm p\u00ebrfitues t\u00eb fondeve shtet\u00ebrore. Ndodh skandali i vjedhjes s\u00eb fondeve, del n\u00eb sken\u00eb Carlo Bollino. Ndodh skandali korruptiv i AKSH-it, del n\u00eb sken\u00eb Carlo Bollino. Ndodh skandali korruptiv i Inceneratorit, del s\u00ebrish emri i Carlo Bollinos.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb punojn\u00eb me vite p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb banes\u00eb, Carlo Bollino merr nga Rama bunker\u00ebt e ish-diktatur\u00ebs, merr fonde dhe i kthen n\u00eb biznes. Merr tok\u00eb shtet\u00ebrore, merr pagesa nga taksapaguesit shqiptar dhe nd\u00ebrton televizion p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn. Themelon OJF dhe merr fonde p\u00ebr t\u00eb mbuluar zhvatjen e koncesioneve n\u00eb QSUT. Themelon kompani nga hici, lidh kontrata dhe p\u00ebrfiton lek\u00eb nga AKSHI apo nga Incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, me k\u00ebto para ngre nj\u00eb media q\u00eb tregon shqiptar\u00ebve se t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori jan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe opozita q\u00eb i denoncon, e jo ai dhe Edi Rama, q\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb pushtetit gllab\u00ebrojn\u00eb pronat dhe parat\u00eb e taksapaguesve. Ky emision duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb alarmi jo vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7do shqiptar, por edhe p\u00ebr SPAK, q\u00eb t\u2019i thon\u00eb \u201cSTOP\u201d vjedhjes, qoft\u00eb edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb medias.<\/p>\n<p>\/Emisioni PLUG<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rezulton e provuar tashm\u00eb se Carlo Bollino, ish-ministrja e Financave Anila Denaj, drejtues t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit dhe vet\u00eb Kryeministri Edi Rama, kan\u00eb vepruar n\u00eb paligjshm\u00ebri, duke grabitur nj\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore. Nj\u00eb pron\u00eb e grabitur, dokumente t\u00eb falsifikuara dhe para t\u00eb munguar n\u00eb ark\u00ebn e shtetit. Por paligjshm\u00ebria nuk u mjaftua me kaq. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132027,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132026"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132026\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132028,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132026\/revisions\/132028"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}