{"id":132066,"date":"2025-12-25T21:52:04","date_gmt":"2025-12-25T21:52:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132066"},"modified":"2025-12-25T21:59:28","modified_gmt":"2025-12-25T21:59:28","slug":"kandidatja-e-kushtetueses-rama-i-bleu-2-9-mln-euro-token-naureda-llagamit-qe-tia-falte-bollinos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/25\/kandidatja-e-kushtetueses-rama-i-bleu-2-9-mln-euro-token-naureda-llagamit-qe-tia-falte-bollinos\/","title":{"rendered":"Kandidatja e Kushtetueses\/ Rama i bleu 2.9 mln euro tok\u00ebn Naureda Llagamit q\u00eb t\u2019ia falte Bollinos"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebm i shkaktuar shtetit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasuria publike e dhuruar Carlo Bollinos. N\u00eb vijim do t\u2019ju tregojm\u00eb se si, duke luajtur vendimet e Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Pronave dhe nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb Gjykat\u00eb, nj\u00eb fatur\u00eb tjet\u00ebr prej 2.9 milion\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga xhepat e taksapaguesve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar ish-pronar\u00ebt. Dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb skandali p\u00ebrfshin edhe personazhe t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pasi p\u00ebrfitues jan\u00eb Naureda Llagami, ish-kryetarja e KLGJ-s\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb saj. Gjykata dhe ATP, n\u00eb vend t\u00eb procedonte sipas ligjit p\u00ebr kthimin e pron\u00ebs, q\u00eb si\u00e7 rezulton ishte e lir\u00eb, ka vendosur q\u00eb ish-pronar\u00ebt t\u00eb kompensohen me jo pak, por 2.9 milion\u00eb euro, p\u00ebr pron\u00ebn q\u00eb me bekimin e qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs iu dhurua Carlo Bollinos.<\/p>\n<p>Emisioni Plug vazhdoi investigimin p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn Carlo Bollino nd\u00ebrtoi televizionin Report TV. Skandali thellohet edhe m\u00eb tej, dhe tashm\u00eb p\u00ebrfshihet jo vet\u00ebm qeveria, por edhe sistemi i ri i drejt\u00ebsis\u00eb. Skema e dyshimt\u00eb zbulohet nga nj\u00eb vendim gjykate, q\u00eb publikohet ekskluzivisht nga emisioni Plug. Pjes\u00eb e pron\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga Carlo Bollino \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetases s\u00eb ndjer\u00eb, Sabrie Llagami, gjyshja e kryetares s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Naureda Llagami.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimtar\u00ebt e Sabrie Llagamit i jan\u00eb drejtuar Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn nr. 1461. Me vendim t\u00eb K.K.K.P. Bashkia Tiran\u00eb nr. 667, dat\u00eb 16.06.1996, \u00ebsht\u00eb vendosur:<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb njoh\u00eb Sabrije Llagami, trash\u00ebgimtar\u00ebt e saj, si ish-pronar\u00eb t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 9,500 m\u00b2 me k\u00ebto kufij\u2026 T\u00eb kompensoj\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt ligjor\u00eb t\u00eb ish-pronares Sabrije Llagami p\u00ebr truallin e z\u00ebn\u00eb me nd\u00ebrtime t\u00eb p\u00ebrhershme dhe shtet\u00ebrore (pallate, rrug\u00eb, sht\u00ebpi dhe parku automobilistik i tregtis\u00eb) me sip\u00ebrfaqe 9,500 m\u00b2 me nj\u00eb nga m\u00ebnyrat q\u00eb p\u00ebrcakton neni 6 i Ligjit nr. 7698, dat\u00eb 15.04.1993\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Me vendimin nr. 668, dat\u00eb 16.08.1996 t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave, \u00ebsht\u00eb njohur prona duke p\u00ebrcaktuar edhe kufijt\u00eb fiks se sa \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja dhe ku ndodhet kjo pron\u00eb:<\/p>\n<p>1. T\u00eb njoh\u00eb Sabrije Llagamin ish-pronare t\u00eb nj\u00eb prone t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 5,650 m\u00b2 q\u00eb ndodhet n\u00eb sinorin Sh\u00ebngjin, n\u00eb Lagjen e Re t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila kufizohet: Lindje me tok\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr pjes\u00eb Dylbere Vaqarri, Per\u00ebndimi me tok\u00ebn e Ismail Haxhi P\u00ebllumbit, Veriu me rrug\u00ebn Kroi Sh\u00ebngjinit dhe Jugu me tok\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve Begeja. Prona kthehet dhe kompensohet si vijon:<\/p>\n<p>Trualli i lir\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1,740 m\u00b2 (si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb Gent-plan, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nd\u00ebrtime pa leje) dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 19 t\u00eb Ligjit nr. 7698, dat\u00eb 15.04.1993, i njihet dhe i kthehet pronares Sabrije Llagami, pron\u00ebsia mbi k\u00ebt\u00eb truall.<\/p>\n<p>Trualli i z\u00ebn\u00eb me nd\u00ebrtime t\u00eb p\u00ebrhershme (godina dhe terrene sportive t\u00eb Klubit Sportiv Partizani me sip\u00ebrfaqe 3,910 m\u00b2) dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 16 t\u00eb Ligjit nr. 7698, dat\u00eb 15.04.1993, t\u00eb kompensohet pronarja Sabrije Llagami (trash\u00ebgimtar\u00ebt e saj) p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e truallit t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur me nj\u00eb nga m\u00ebnyrat e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 21 t\u00eb Ligjit nr. 7698, dat\u00eb 15.04.1993, i njihet pronar\u00ebve Sabrije Llagami (trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb saj) e drejta e parablerjes t\u00eb objekteve sportive t\u00eb Klubit Partizani, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb pjes\u00eb e palestr\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 140 m\u00b2, t\u00eb godin\u00ebs 4 KT me sip\u00ebrfaqe 200 m\u00b2, t\u00eb godin\u00ebs 2 KT me sip\u00ebrfaqe 250 m\u00b2, nj\u00eb pjes\u00eb e band\u00ebs me sip\u00ebrfaqe 360 m\u00b2 dhe terrene sportive t\u00eb klubit sportiv Partizani me sip\u00ebrfaqe 2,960 m\u00b2 kur ato t\u00eb privatizohen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli prej 8,470 m\u00b2 komisioni i ka njohur pron\u00ebsin\u00eb familjes Saliaga me vendimin nr. 7, dat\u00eb 15.04.1995\u201d.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrcaktimet e kufijve t\u00eb pron\u00ebs dhe detajeve t\u00eb godinave t\u00eb p\u00ebrfshira t\u00eb Klubit Partizani, si dhe kufitar\u00ebt v\u00ebllez\u00ebrit Begeja dhe familja Saliaga, kuptohet qart\u00eb se toka \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht aty ku Carlo Bollino ka ngritur televizionin, i cili hapet dhe mbyllet duke shar\u00eb e fyer opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>E madje ishte media q\u00eb organizoi nj\u00eb fushat\u00eb akuzash dhe shpifjesh, duke i k\u00ebrkuar llogari Jamarb\u00ebr Malltezit pse po n\u00eb at\u00eb zon\u00eb mori pron\u00ebn e trash\u00ebguar nga gjysh\u00ebrit e tij. Me standardin e Carlo Bollinos, p\u00ebrfitues duhet t\u00eb ishte ai dhe jo trash\u00ebgimtar\u00ebt e familjeve autoktone.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimtar\u00ebt e ish-pronares Sabrije Llagami i jan\u00eb drejtuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ATP, ku i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin financiar t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb disponuar me vendimin nr. 667, dat\u00eb 16.08.1996 t\u00eb KKKP-s\u00eb. Me shkres\u00ebn nr. 10160\/1 prot., dat\u00eb 27.11.2020, ATP iu kthen p\u00ebrgjigje k\u00ebrkuesve se nuk identifikohet me prova z\u00ebri kadastral n\u00eb t\u00eb cilin ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb kjo pron\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e shpron\u00ebsimit dhe se n\u00eb vitin 1941 kjo pron\u00eb ka qen\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, pala padit\u00ebse dhe nd\u00ebrhyr\u00ebsit kryesor\u00eb si trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb ish-pronares Sabrije Llagami, m\u00eb 27.07.2020, i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb me padin\u00eb. Pra deri k\u00ebtu shihet se trash\u00ebgimtar\u00ebt e Sabrie Llagamit i jan\u00eb drejtuar Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Pronave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin dhe kompensimin financiar dhe deri n\u00eb vitin 2020 nuk e kan\u00eb p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga trash\u00ebgimtar\u00ebt e Sabrie Llagamit \u00ebsht\u00eb dhe i biri, Adnan Llagami, i ati i Naureda Llagamit, e cila q\u00eb nga dhjetori i vitit 2018 mban detyr\u00ebn e Kryetares s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Ky pozicion i nj\u00eb prej trash\u00ebgimtar\u00ebve do t\u00eb ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, q\u00eb n\u00eb kulmin e bllokimit t\u00eb dosjeve, Gjykata t\u00eb merrte vendimin n\u00eb koh\u00eb rekord.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shprehej n\u00eb vendim, trash\u00ebgimtar\u00ebt i jan\u00eb drejtuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ATP, por \u00e7udit\u00ebrisht kjo e fundit i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020. Koh\u00eb kjo q\u00eb lidhet me nd\u00ebrtimin e televizionit Report TV.<\/p>\n<p>Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, me vendimin nr. 2179, dat\u00eb 06.07.2021, ka vendosur:<\/p>\n<p>Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb s\u00eb padit\u00ebsve Adnan Llagami, Argjend Tafaj, Lindita Tafaj, Kamela Tafaj, Megi Tafaj, Adela Vasili, Mirnije Llagami, Artan Verzivolli, Arta Shehu.<\/p>\n<p>Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrhyr\u00ebsve kryesor\u00eb Rudina Llagami, Artur Llagami, Ervin Llagami, Ardian Llagami.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimin financiar t\u00eb vendimit nr. 667, dat\u00eb 16.08.1996, t\u00eb ish-Agjencis\u00eb s\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn monetare 292,438,500 lek\u00eb (rreth 2.9 milion euro).<\/p>\n<p>Pra, Gjykata Administrative e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka vendosur t\u00eb kompensoj\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt dhe detyron shtetin t\u00eb paguaj\u00eb 292 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebtij procesi \u00ebsht\u00eb argumentimi q\u00eb ATP ka dh\u00ebn\u00eb para gjykat\u00ebs p\u00ebrse nuk e ka kryer m\u00eb par\u00eb kompensimin, pasi vlerat financiare do t\u00eb kishin nj\u00eb fatur\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr Buxhetin e Shtetit.<\/p>\n<p>Pika 16 e vendimit t\u00eb ATP:<\/p>\n<p>\u201cATP, edhe pse ka patur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim financiar dhe procedur\u00eb verifikimi, nuk ka kryer vler\u00ebsimin financiar t\u00eb vendimit nr. 667\/1996.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb moment, ende pa u p\u00ebrcjell\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00eb gjykat\u00eb, ATP iu ka kthyer trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb Sabrije Llagami se ky vler\u00ebsim nuk mund t\u00eb kryhet pasi nuk arrihet t\u00eb identifikohet z\u00ebri kadastral i pron\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e shpron\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjykimit, pala e paditur p\u00ebrs\u00ebriti nj\u00eb tjet\u00ebr argument: shkaku pse ATP nuk kishte b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin financiar \u00ebsht\u00eb fakti se trash\u00ebgimtar\u00ebt e Sabrije Llagami nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb nga e drejta e parablerjes, cituar n\u00eb vendimin nr. 667\/1996. Pra, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se trash\u00ebgimtar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar vler\u00ebsimin financiar dhe ATP nuk e ka kryer brenda afatit 3-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Kjo tregon se prona dhe godina q\u00eb iu dha Carlo Bollinos, n\u00eb fakt duhej t\u2019u kthehej ish-pronar\u00ebve, duke shmangur nj\u00eb d\u00ebm financiar prej 2.9 milion euro p\u00ebr shtetin dhe taksapaguesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Me procedur\u00ebn e nisur nga ATP p\u00ebr kthim dhe kompensim prone dhe procesin gjyq\u00ebsor, procedura e Anila Denajt dhe qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb pron\u00ebn Belind Ballukut \u00ebsht\u00eb bazuar mbi falsifikim dokumentesh dhe shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>M\u00eb 20.06.2019, me shkres\u00ebn nr. 10919\/1 prot., Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb i drejtohet Nd\u00ebrmarrjes Industriale Nr. 1 me l\u00ebnd\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebrgohet p\u00ebr shqyrtim k\u00ebrkesa nr. 134 dat\u00eb 06.06.2019\u2026 Sa m\u00eb sip\u00ebr, Nd\u00ebrmarrja Industriale Nr. 1, si nj\u00ebsia q\u00eb ka n\u00eb var\u00ebsi administrative pron\u00ebn shtet\u00ebrore, p\u00ebrgatit dokumentacionin:<\/p>\n<p>dh) Konfirmimin nga Zyra e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb objektit dhe truallit, si dhe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave p\u00ebr vendimet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr njohje ose kthim prone.<br \/>\nGjithashtu, k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb konfirmoni n\u00ebse ka k\u00ebrkesa nga ish-pronar\u00ebt e truallit, me vendime t\u00eb ndryshme t\u00eb komisioneve t\u00eb kthimit dhe kompensimit t\u00eb pronave, q\u00eb konsistojn\u00eb n\u00eb njohjen, kthimin apo t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes mbi pasurin\u00eb e sip\u00ebrcituar.<\/p>\n<p>N\u00ebse mbi pasurin\u00eb e sip\u00ebrcituar ka filluar ndonj\u00eb procedur\u00eb privatizimi ose mund t\u00eb jet\u00eb dh\u00ebn\u00eb me privatizim.\u201d<\/p>\n<p>Pra, Ministrja Denaj ishte e qart\u00eb se nuk mund t\u00eb vazhdohej procedura e qiradh\u00ebnies me Carlo Bollinon n\u00ebse mbi at\u00eb pron\u00eb kishte vendim p\u00ebr kthim, kompensim dhe t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00ebn e d\u00ebrguar Deputetit Flamur Noka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, mungonte vet\u00ebm p\u00ebrgjigjia e ATP me shkres\u00ebn nr. 6396\/1, dat\u00eb 11.06.2019. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb verifikohen nga SPAK, e cila ka mbi dy vite q\u00eb nuk ka vepruar mbi kall\u00ebzimin e Partis\u00eb Demokratike. I takon Prokurorit Sotir Kllapi t\u00eb hetoj\u00eb n\u00ebse kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr Carlo Bollinon, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ekspozonte shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Deri tani \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: trash\u00ebgimtar\u00ebt i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb korrik 2020 dhe korrik 2021. Kund\u00ebr vendimit nr. 2179, dat\u00eb 06.07.2021, pala e paditur, Agjencia e Trajtimit t\u00eb Pronave, ka ushtruar ankim. Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi, Avokatura e Shtetit ka k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit dhe rr\u00ebzimin e padis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 82, dat\u00eb 01.02.2023, ka vendosur:<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit nr. 2179, dat\u00eb 06.07.2021 t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pra, brenda 18 muajsh, Gjykata Administrative e Apelit vendosi kompensimin prej 2.9 milion euro t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Naureda Llagamit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skandal, p\u00ebr t\u00eb cilin deputeti K\u00eblli\u00e7i pyeti drejtuesin aktual t\u00eb KLGJ n\u00eb komision parlamentar, dhe ende nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sigurisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast nuk ka veprim as nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, pasi shqiptar\u00ebt presin mesatarisht 5\u20137 vjet p\u00ebr nj\u00eb vendim n\u00eb gjykatat e Apelit. Nd\u00ebrsa familjar\u00ebve t\u00eb Naureda Llagamit i jan\u00eb dashur vet\u00ebm 4 vite p\u00ebr tu shp\u00ebrblyer me 2.9 milion euro.<\/p>\n<p>E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky rast p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb dyfisht\u00eb ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb: nga nj\u00ebra an\u00eb biznesmeni italian Carlo Bollino, q\u00eb b\u00ebn propagand\u00eb qeveritare, mori godin\u00ebn dhe milionat p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar televizionin; nga ana tjet\u00ebr, kryetarja e KLGJ-s\u00eb, Naureda Llagami, p\u00ebrfiton 2.9 milion euro p\u00ebr pron\u00ebn q\u00eb Edi Rama i dha Bollinos, n\u00eb vend t\u00eb kthimit tek ish-pronar\u00ebt.\/Plug\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebm i shkaktuar shtetit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasuria publike e dhuruar Carlo Bollinos. N\u00eb vijim do t\u2019ju tregojm\u00eb se si, duke luajtur vendimet e Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Pronave dhe nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb Gjykat\u00eb, nj\u00eb fatur\u00eb tjet\u00ebr prej 2.9 milion\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga xhepat e taksapaguesve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar ish-pronar\u00ebt. Dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb skandali &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":132067,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132066","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132066"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132066\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132069,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132066\/revisions\/132069"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132067"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}