{"id":132070,"date":"2025-12-25T22:09:03","date_gmt":"2025-12-25T22:09:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132070"},"modified":"2025-12-25T22:09:03","modified_gmt":"2025-12-25T22:09:03","slug":"kina-po-falimenton-industrine-e-makinave-ne-be-si-e-mbrojti-trump-ekonomine-amerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/25\/kina-po-falimenton-industrine-e-makinave-ne-be-si-e-mbrojti-trump-ekonomine-amerikane\/","title":{"rendered":"Kina po falimenton industrin\u00eb e makinave n\u00eb BE \/ Si e mbrojti Trump ekonomin\u00eb amerikane"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ekrem Idrizi<\/strong><\/p>\n<p>Pasi i kaloi dy dekada karrier\u00eb t\u00eb suksesshme duke prodhuar interiore p\u00ebr markat kryesore bot\u00ebrore t\u00eb automobilave, Tomasi, ish-menaxher i lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompani shum\u00ebkomb\u00ebshe italiane, u largua nga industria e makinave n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2025.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb e mbaruar\u201d, i tha \u00e7eku Radios Evropa e Lir\u00eb (REL), duke shpjeguar arsyen kryesore pse u largua nga biznesi.<\/p>\n<p>\u201cIndustria ka marr\u00eb fund\u201d, shtoi Tomasi, i cili k\u00ebrkoi q\u00eb mbiemri i tij t\u00eb mos p\u00ebrdoret n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst.<\/p>\n<p>Industria e famshme evropiane e automobilave p\u00ebrballet me rrezikun e nj\u00eb v\u00ebrshimi automjetesh kineze me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb dhe \u00e7mime jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ul\u00ebta \u2013 disa deri n\u00eb 10.290 euro n\u00eb tregje t\u00eb caktuara \u2013 t\u00eb cilat nis\u00ebn t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb kontinent ve\u00e7an\u00ebrisht pas pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se ky fluks rrezikon nj\u00eb industri q\u00eb p\u00ebr dekada ka sh\u00ebrbyer si shtylla kurrizore e prodhimit evropian.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht tarifave t\u00eb vendosura nga Brukseli n\u00eb vitin 2024, deri n\u00eb 35 p\u00ebr qind p\u00ebr disa automjete elektrike (EV) kineze, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb takse importi prej 10 p\u00ebr qind, shitjet e automjeteve kineze n\u00eb Evrop\u00eb pothuajse u dyfishuan mes viteve 2024 dhe 2025.<\/p>\n<p>Mbi gjysm\u00eb milioni modele kineze jan\u00eb shitur vet\u00ebm n\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Gjiganti kinez i automjeteve elektrike, BYD, raportoi rritje vjetore t\u00eb shitjeve prej 225 p\u00ebr qind, duke u b\u00ebr\u00eb prodhuesi kryesor i automjeteve elektrike m\u00eb i shitur n\u00eb BE gjat\u00eb disa muajve t\u00eb vitit 2025, pavar\u00ebsisht tarifave.<\/p>\n<p>Prodhues t\u00eb tjer\u00eb i anashkaluan barrierat tregtare t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr automjetet elektrike duke d\u00ebrguar automjete me motor\u00eb me djegie t\u00eb brendshme dhe hibride, t\u00eb cilat nuk i n\u00ebnshtrohen t\u00eb nj\u00ebjtave detyrime.<\/p>\n<p>Industria automobilistike e Kin\u00ebs daton q\u00eb nga vitet \u201850, por prodhuesit e saj p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kan\u00eb vuajtur nga reputacioni i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt dhe dizajnit t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, prandaj edhe industria e saj nuk lul\u00ebzonte n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kjo ka ndryshuar s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>Para se ekonomia bot\u00ebrore t\u00eb ndalej n\u00eb vitin 2020 p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, Tomas thot\u00eb se profesionist\u00ebt teknik\u00eb n\u00eb industrin\u00eb evropiane t\u00eb automobilave i shp\u00ebrfillnin markat kineze, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cjan\u00eb t\u00eb tmerrshme, nuk din\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb. Do t\u2019u duhen 20, 30, 40 vjet p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin ton\u00eb dhe deri at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb jemi shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ndodhi \u00ebsht\u00eb se, praktikisht p\u00ebr pes\u00eb vjet, ata na tejkaluan\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cTani makinat e tyre jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d.<\/p>\n<p>Prodhuesit kinez\u00eb kan\u00eb g\u00ebzuar kamotsh\u00ebm p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb kosto fal\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, kryesisht me baz\u00eb qymyri, si dhe nj\u00eb fuqie pun\u00ebtore me fuqi minimale negociuese. Por s\u00eb fundmi, nj\u00eb stuhi e p\u00ebrsosur faktor\u00ebsh ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb makinat kineze t\u00eb ken\u00eb \u00e7mim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se konkurrent\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>Si reagim ndaj pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Kremlini n\u00eb vitin 2022, BE-ja ndaloi importet e \u00e7elikut nga Rusia. Kina, nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rritur ndjesh\u00ebm importet e metaleve me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb nga ky vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, industria automobilistike kineze ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb rritjen e papar\u00eb t\u00eb prodhimit gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit. Industria e makinave n\u00eb Kin\u00eb ishte m\u00eb e madhja n\u00eb bot\u00eb qysh n\u00eb vitin 2009, por prodhuesit ishin kryesisht t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm t\u00eb tejngopur.<\/p>\n<p>Kjo ndryshoi kur luft\u00ebrat e ashpra t\u00eb \u00e7mimeve brenda Kin\u00ebs i shtyn\u00eb prodhuesit t\u00eb shikonin jasht\u00eb. N\u00eb vitin 2023, Kina e tejkaloi Japonin\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb eksportuesi m\u00eb i madh i makinave n\u00eb bot\u00eb, duke prodhuar dhjet\u00ebra milion\u00eb automjete \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Dhe pastaj kemi subvencionet e dyshuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri.<\/p>\n<p>Kina e ka mohuar se i mb\u00ebshtet prodhuesit e makinave, por nj\u00eb hetim i BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2024 zbuloi se fondet publike ishin \u201ct\u00eb pranishme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e furnizimit\u201d, nga minierat q\u00eb nxjerrin l\u00ebnd\u00ebt e para deri te anijet q\u00eb transportojn\u00eb automjetet elektrike drejt Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara, n\u00eb vitin 2024, vendos\u00ebn nj\u00eb tarif\u00eb prej 100 p\u00ebr qind mbi automjetet elektrike kineze, pasi hetimi i tyre arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se industria amerikane e automobilave po \u201cd\u00ebmtohej ndjesh\u00ebm\u201d nga disa modele t\u00eb subvencionuara kineze.<\/p>\n<p>Paul Bennet, partner drejtues n\u00eb firm\u00ebn k\u00ebshilluese automobilistike Madox Square me baz\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, i tha REL-it se hyrja rrufe e automjeteve kineze n\u00eb tregun evropian mund t\u00eb jet\u00eb me m\u00eb shum\u00eb sesa thjesht biznes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, edhe pse p\u00ebrfitimet ekonomike jan\u00eb t\u00eb qarta, aspektet gjeopolitike t\u00eb k\u00ebsaj strategjie nuk duhen anashkaluar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cSipas mendimit tim, ka gjasa q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb riform\u00ebsuar dinamikat ekonomike globale dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar pozicionin e saj n\u00eb sken\u00ebn bot\u00ebrore\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>Derisa disa aktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm thon\u00eb se Evropa ende mund t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur,<\/p>\n<p>Bennet shkroi n\u00eb shtator se e ardhmja e industris\u00eb automobilistike t\u00eb kontinentit, e cila pun\u00ebson rreth 13.2 milion\u00eb njer\u00ebz dhe mb\u00ebshtet miliona vende pune t\u00eb tjera n\u00eb biznese t\u00eb varura, tani \u201c\u00ebsht\u00eb tejet e pasigurt\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mbrojtja ndaj tarifave<\/strong><\/p>\n<p>Sipas rregullave t\u00eb tanishme t\u00eb tregut, nj\u00eb automjet kinez i prodhuar brenda BE-s\u00eb nuk do t\u2019i n\u00ebnshtrohej t\u00eb nj\u00ebjtave tarifa si ato t\u00eb importuara nga jasht\u00eb bllokut. Prodhuesit kinez\u00eb po l\u00ebvizin shpejt p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb kusht.<\/p>\n<p>BYD i Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb fabrike prej 4.6 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb Hungari dhe, n\u00eb Barcelon\u00eb, makinat tashm\u00eb po prodhohen nga nd\u00ebrmarrja e p\u00ebrbashk\u00ebt mes Ebro-EV Motors t\u00eb Spanj\u00ebs dhe mark\u00ebs kineze Chery.<\/p>\n<p>Ka bisedime edhe p\u00ebr baza t\u00eb tjera prodhimi n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Italin\u00eb dhe Polonin\u00eb. Gjithashtu, marka kineze automobilistike kan\u00eb ngritur nj\u00ebsi prodhimi n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Bennet i tha REL-it se Serbia ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb zgjedhur p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb marr\u00ebveshjet e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb t\u00eb Beogradit me Rusin\u00eb dhe BE-n\u00eb, si dhe perspektiv\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb Bashkimin Evropian, duke e b\u00ebr\u00eb vendin \u201cnj\u00eb investim afatgjat\u00eb dhe t\u00ebrheq\u00ebs, q\u00eb potencialisht ofron qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb tregjet e BE-s\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shum\u00eb marka evropiane t\u00eb makinave po p\u00ebrballen me nj\u00eb baz\u00eb n\u00eb tkurrje konsumator\u00ebsh n\u00eb Kin\u00eb \u2013 dikur nj\u00eb treg ky\u00e7 \u2013 si edhe n\u00eb tregun vendas, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb shitjeve t\u00eb makinave kineze t\u00eb importuara n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Bennet ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb prodhuesit e makinave t\u00eb ushtrojn\u00eb trysni ndaj Komisionit Evropian p\u00ebr t\u00eb detyruar krijimin e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ku shumica e pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb duart e markave evropiane, sa her\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb kineze vendosin kapacitete prodhuese brenda BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara t\u2019i hapin tregjet p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, duke p\u00ebrjashtuar Kin\u00ebn. Pekini dhe Brukseli kan\u00eb rifilluar gjithashtu negociatat p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim minimal t\u00eb garantuar p\u00ebr automjetet elektrike kineze n\u00eb tregun evropian, me q\u00ebllim kufizimin e n\u00ebn\u00e7mimit t\u00eb prodhuesve vendas.<\/p>\n<p>Veterani i industris\u00eb, Tomasi, shqet\u00ebsohet se n\u00ebse ky trend vazhdon, baza m\u00eb e gjer\u00eb industriale e Evrop\u00ebs mund t\u00eb vihet n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Ai ka frik\u00eb nga \u201cpasoja shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa mund t\u2019i paramendosh tani, si humbja e vet\u00eb-mjaftueshm\u00ebris\u00eb industriale dhe e dijes teknike, duke \u00e7uar n\u00eb rreziqe t\u00eb m\u00ebdha sigurie n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d.<\/p>\n<p>Sektori i automobilave, thot\u00eb ai, mbetet \u201cnxit\u00ebsi m\u00eb i madh industrial dhe djepi p\u00ebr inxhinier\u00ebt e rinj, me karriera n\u00eb mbrojtje, k\u00ebrkim dhe zhvillim\u201d.<\/p>\n<p>Tomasi thot\u00eb se e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parafytyroj\u00eb nj\u00eb zgjidhje politike p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin ekonomik ndaj prodhuesve evropian\u00eb t\u00eb makinave.<\/p>\n<p>Por, shton ai, \u201cshpresoj se e kam gabim, v\u00ebrtet shpresoj se e kam gabim\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekrem Idrizi Pasi i kaloi dy dekada karrier\u00eb t\u00eb suksesshme duke prodhuar interiore p\u00ebr markat kryesore bot\u00ebrore t\u00eb automobilave, Tomasi, ish-menaxher i lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompani shum\u00ebkomb\u00ebshe italiane, u largua nga industria e makinave n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2025. \u201cMendoj se \u00ebsht\u00eb e mbaruar\u201d, i tha \u00e7eku Radios Evropa e Lir\u00eb (REL), duke shpjeguar arsyen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":132071,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-132070","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132070"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132070\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132072,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132070\/revisions\/132072"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}