{"id":132104,"date":"2025-12-26T10:58:31","date_gmt":"2025-12-26T10:58:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132104"},"modified":"2025-12-26T10:58:31","modified_gmt":"2025-12-26T10:58:31","slug":"berisha-te-gjitha-dosjet-korruptive-qe-po-dalin-jane-denoncuar-nga-pd-dhe-keto-jane-vetem-maja-e-ajsbergut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/26\/berisha-te-gjitha-dosjet-korruptive-qe-po-dalin-jane-denoncuar-nga-pd-dhe-keto-jane-vetem-maja-e-ajsbergut\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb gjitha dosjet korruptive q\u00eb po dalin, jan\u00eb denoncuar nga PD dhe k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD. Sali Berisha u shpreh n\u00eb foltoren n\u00eb Manz\u00eb se, t\u00eb gjitha aferat dhe dosjet korruptive t\u00eb qeveris\u00eb Rama q\u00eb po dalin n\u00eb drit\u00eb jan\u00eb denoncuar prej vitesh nga Partia Demokratike, duke theksuar se ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm maj\u00ebn e ajsbergut.<br \/>\nBerisha tha se, opozita \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike dhe morale p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga ajo q\u00eb e cil\u00ebson si nj\u00eb regjim pa legjitimitet.<\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> N\u00ebse Foltorja e par\u00eb synonte t\u00eb shp\u00ebtonte partin\u00eb, kjo e dyta synon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt nga ky regjim. Ccfar\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur k\u00ebt\u00eb betej\u00eb q\u00eb kemi para? Po, kemi b\u00ebr\u00eb. Nuk na ka gjetur duarkryq. P\u00ebrkundrazi, kemi punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme.<br \/>\nS\u00eb pari, Edi Rama me zgjedhjet e vjedhura nuk ka legjitimitet. Jo. Pushteti q\u00eb nuk q\u00ebndron mbi vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb legjitim. Dhe ne n\u00eb vitin 2025, faktuam nj\u00eb lloj si n\u00eb vitin 2001, se zgjedhjet u ishin fars\u00eb. Ishin fars\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb sot, \u00e7do dit\u00eb, \u00e7do nat\u00eb, kemi t\u00eb drejt\u00ebn e ligjit, t\u00eb drejt\u00ebn e kushtetut\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebn e Zotit t\u00eb p\u00ebrballemi me ta, t&#8217;i p\u00ebrz\u00ebm\u00eb nga pushteti. Po.<br \/>\nS\u00eb dyti, \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne? Tham\u00eb n\u00eb zgjedhjet n\u00eb para k\u00ebtyre zgjedhjeve, ne b\u00ebm\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb patur opozit\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur opozit\u00ebn.<br \/>\nNe i denoncuam k\u00ebta dhe \u00e7do afer\u00eb dhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb s&#8217;kan\u00eb dal\u00eb, jan\u00eb dosje t\u00eb d\u00ebrguara nga Partia Demokratike, t\u00eb denoncuara me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra her\u00eb, aktet korruptive t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ministrave, bashk\u00ebpun\u00ebtoreve t\u00eb tij.<br \/>\nTani, ato po dalin. \u00c7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb? Ju garantoj q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb maja e ajsbergut. Se kur, kur d\u00ebgjoni ju q\u00eb Lubi Balluku ka 300 apartamente t\u00eb vjedhura, e di si i merrte ajo apartamentet? Ia jep k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebn k\u00ebtij, do nd\u00ebrtosh k\u00ebt\u00eb segment, ke dhe k\u00ebto leje nd\u00ebrtimi, katet e sip\u00ebrme, dy katet e sip\u00ebrme t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre nd\u00ebrtesave jan\u00eb t\u00eb miat.<br \/>\nParat\u00eb i ke tek rruga. Parat\u00eb tuaja. F\u00ebmij\u00ebt tuaj rrin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb dheut. Pensionist\u00ebt, s&#8217;marrin dot ila\u00e7et, num\u00ebrojn\u00eb kafshatat. Rrog\u00ebul\u00ebtit, mjerim. Kurse ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete, dy jahte. Dy jahte ajo. Imagjinoni ju.<br \/>\nPor Rama sa ka, thoni ju? Ju jap fjal\u00ebn e nderit, jo 10, po dhe 20-fishin e tyre. Vet\u00eb secili prej jush, mos shkoj\u00eb kurrkund, t\u00eb ndalet pak tek Porti i Durr\u00ebsit, vet\u00ebm aty. Mos merremi me t\u00eb tjera. Porti i Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb tok\u00eb publike. \u00cbsht\u00eb pa diskutim nd\u00ebrmarrja komb\u00ebtare num\u00ebr nj\u00eb e vendit. Num\u00ebr nj\u00eb e vendit.<br \/>\nMe nj\u00eb ndikim shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, jo vet\u00ebm n\u00eb Durr\u00ebs, por dhe n\u00eb kafshat\u00ebn e \u00e7do qytetari, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb duhur p\u00ebr transportin.<br \/>\nDhe nga, nga Fieri, gjer n\u00eb Shkod\u00ebr, bashk\u00eb me Sh\u00ebngjinin, e b\u00ebjn\u00eb transportin e mallrave m\u00eb pak t\u00eb kushtuesh\u00ebm. \u00c7far\u00eb ndodh? Porti ka mbi 1.300.000 m\u00b2. Q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 1.000 euro metri katror e m\u00eb shum\u00eb. Edi Rama vendos t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb parajs\u00ebn e tij. Gjen nj\u00eb arab q\u00eb quhet Al Alabbar.<br \/>\nArabi thot\u00eb, un\u00eb gjithsej do investoj 70 milion\u00eb euro. 70 milion\u00eb euro. Ky aty do nd\u00ebrtoj\u00eb 12.000 apartamente. Aty do nd\u00ebrtoj\u00eb gjasht\u00eb hotele. Aty do nd\u00ebrtoj\u00eb pishina nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe marin\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. E t\u00ebra pron\u00eb e tij dhe e Franc \u00c7opjes. E t\u00ebra pron\u00eb e tij dhe e trafikant\u00ebve q\u00eb sjellin miliardat e euro se i ndajn\u00eb me t\u00eb. Prit, jo s&#8217;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kaq. Ah, jo. Do nd\u00ebrtohet porti tjet\u00ebr n\u00eb Porto Romano. Ju do e paguani. T\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nMe taksat tona do nd\u00ebrtohet porti t\u00eb pakt\u00ebn 1 miliard e 300 mij\u00eb euro minimumi. Dhe porti Porto Romanos, q\u00eb ta dini ju, nuk ka as 1\/5 e sip\u00ebrfaqes s\u00eb portit t\u00eb Durr\u00ebsit. Nuk ka as 1\/5. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb mallrat p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, do shkarkohen atje, do transportohen nga Mali i Zi, do vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nPra, ndaj dhe ai e mbron Lubi Ballukun, sepse ajo i ka t\u00eb gjitha, \u00e7far\u00eb akti ka b\u00ebr\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb me Edi Ram\u00ebn.<br \/>\nZv\/kryeministri Ilir Meta jepte dor\u00ebheqjen pa e k\u00ebrkuar prokurori. Pa k\u00ebrkuar prokurori.<br \/>\nZv \/kryeministrja Lubi Balluku as jep dor\u00ebheqjen, as nuk dor\u00ebzon imunitetin dhe as nuk shkarkohet nga kryeministri. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Kjo do t\u00eb thot\u00eb, o shqiptar\u00eb, ju kemi vjedhur, do t&#8217;ju vjedhim gjer n\u00eb fund.<br \/>\nKjo do t\u00eb thot\u00eb, t\u00eb betohemi q\u00eb kurr\u00eb s&#8217;do ju l\u00ebm\u00eb m\u00eb t\u00eb vidhni, po do u q\u00ebrojm\u00eb. Do t&#8217;u, do t&#8217;u shkoj\u00eb, do t\u00eb shkoni atje ku e meritoni. Ndaj dhe vijm\u00eb k\u00ebtu. Pse na besuan shqiptar\u00ebt? Shqiptar\u00ebt na besuan ne p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Shqiptar\u00ebve u duhen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t&#8217;i \u00e7liruar nga kjo band\u00eb q\u00eb s&#8217;ka moral.<br \/>\nSi do i \u00e7lirojm\u00eb? \u00c7\u00ebshtje guximit ton\u00eb dhe vendosm\u00ebris\u00eb ton\u00eb. Por nj\u00eb parti, nj\u00eb opozit\u00eb prej 600.000 vota n\u00eb dhun\u00eb dhe n\u00eb shtypje, \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb e padiskutueshme n\u00eb vend dhe ka t\u00eb gjitha potencialet dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ligjin dhe kushtetut\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD. Sali Berisha u shpreh n\u00eb foltoren n\u00eb Manz\u00eb se, t\u00eb gjitha aferat dhe dosjet korruptive t\u00eb qeveris\u00eb Rama q\u00eb po dalin n\u00eb drit\u00eb jan\u00eb denoncuar prej vitesh nga Partia Demokratike, duke theksuar se ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vet\u00ebm maj\u00ebn e ajsbergut. Berisha tha se, opozita \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb politike dhe morale &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132104","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132104"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132104\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132106,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132104\/revisions\/132106"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}