{"id":132196,"date":"2025-12-27T19:46:18","date_gmt":"2025-12-27T19:46:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132196"},"modified":"2025-12-28T22:23:38","modified_gmt":"2025-12-28T22:23:38","slug":"berisha-nga-elbasani-projekti-per-te-zhdukur-opoziten-deshtoi-rama-do-perballet-me-protesta-te-pandalshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/27\/berisha-nga-elbasani-projekti-per-te-zhdukur-opoziten-deshtoi-rama-do-perballet-me-protesta-te-pandalshme\/","title":{"rendered":"Projekti p\u00ebr t\u00eb zhdukur opozit\u00ebn d\u00ebshtoi, Rama do p\u00ebrballet me protesta t\u00eb pandalshme"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot n\u00eb Elbasan gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb \u2018Foltoren\u2019 e Kor\u00e7\u00ebs. Gjat\u00eb ndales\u00ebs, ai zhvilloi nj\u00eb takim me strukturat dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Elbasan, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb festave t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha vler\u00ebsoi q\u00ebndres\u00ebn e demokrat\u00ebve gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit, duke theksuar se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar opozit\u00ebn kan\u00eb d\u00ebshtuar fal\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe sakrific\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Ai deklaroi se Partia Demokratike ka mbetur e pal\u00ebkundur n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave demokratike, t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se opozita nuk do t\u00eb njoh\u00eb asnj\u00eb pushtet t\u00eb dal\u00eb nga manipulimi i vot\u00ebs dhe paralajm\u00ebroi intensifikimin e aksionit politik, p\u00ebrfshir\u00eb protesta t\u00eb vazhdueshme qytetare, si mjet demokratik p\u00ebr rikthimin e shtetit ligjor dhe t\u00eb standardeve demokratike.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb:<\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrate dhe demokrat\u00eb, te pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb n\u00eb Elbasan dhe kudo q\u00eb jeni. T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb t\u00eb Elbasanit, n\u00eb Elbasan dhe kudo q\u00eb ndodheni, ju uroj nga zemra g\u00ebzuar festat.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar drejtues t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb PD, t\u00eb Elbasanit dhe t\u00eb qarkut, t\u00eb nderuar deputet\u00eb, t\u00eb gjith\u00ebve, nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje v\u00ebllaz\u00ebrore, g\u00ebzuar festat.<\/p>\n<p>Erdha me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi tek ju, para s\u00eb gjithash p\u00ebr t\u00eb shprehur mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr secilin prej jush q\u00eb keni p\u00ebrjetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pamerituar, nj\u00eb kalvar t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb 12 vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kalvar, i cili ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shtypur opozit\u00ebn. Nj\u00eb kalvar, i cili me vjedhjet e pap\u00ebrmbajtura, e paimagjinueshme krijoi n\u00eb Shqip\u00ebri miliarder\u00ebt qeveritar\u00eb dhe qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs. Nj\u00eb kalvar n\u00eb t\u00eb cilin, hanxhar\u00ebt e krimit qendronin si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim madhor p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, jo vet\u00ebm n\u00eb Elbasan, jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Durr\u00ebs, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb rajon e n\u00eb Europ\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte opozitar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, shqiptar\u00ebt b\u00ebn\u00eb mrekullin\u00eb. Nj\u00eb mrekulli t\u00eb paregjistruar ndonj\u00ebher\u00eb. Ata q\u00eb u v\u00ebrsul\u00ebn kund\u00ebr nesh p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri pa opozit\u00eb, ata ishin qindra-mij\u00ebra her\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se sa ne, m\u00eb t\u00eb pasur se ne, me gjith\u00e7ka, por nuk ia dol\u00ebn. Ne ia dol\u00ebm, sepse kishim vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse ne qendronim p\u00ebr ato vlera q\u00eb bashkojn\u00eb njer\u00ebzit e lir\u00eb. Sepse ne qendronim p\u00ebr ato parime q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e lira. Sepse ne qendronim p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor q\u00eb nuk mund t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb qeveritari hajdut, apo krimineli n\u00eb ato shpella apo bodrumet e tij. Sepse ne qendronim, jo vet\u00ebm p\u00ebr veten ton\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb sot konsiderojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, projekti \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e juaja e jasht\u00ebzakonshme, projekti i Shqip\u00ebris\u00eb pa opozit\u00eb d\u00ebshtoi. Do mbahet mend n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, ne u b\u00ebm\u00eb 35-vje\u00e7ar\u00eb parti tani, por ne mund t\u00eb mos ishim sot fare si parti. Para 10 vitesh nj\u00eb minist\u00ebr, doli nga partia e tij, i thot\u00eb kryetarit, t\u00eb t\u00eb propozoj ty p\u00ebr president. Jo, thot\u00eb, do t\u00eb krijoj partin\u00eb time. E krijoi partin\u00eb, i mundi t\u00eb gjitha partit\u00eb. K\u00ebtu, p\u00ebrkundrazi, ju e mbajt\u00ebt PD, shqiptar\u00ebt e mbajt\u00ebn PD dhe e mbajt\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr vlerat q\u00eb besojn\u00eb, e mbajt\u00ebn p\u00ebr parimet q\u00eb besojn\u00eb, e mbajt\u00ebn se \u00ebsht\u00eb parti e interesit komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb parti e dinjitetit njer\u00ebzor, \u00ebsht\u00eb parti e familjes dhe e shenj\u00ebris\u00eb, hyjnis\u00eb s\u00eb saj. Lumenjt\u00eb e djers\u00ebs, mundit, sakrific\u00ebs q\u00eb ju keni derdhur gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se Shkumbini. Por p\u00ebrs\u00ebri njeriu, shoq\u00ebria, kombi, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nd\u00ebrton, nd\u00ebrtohet me sakrific\u00eb. Sakrifica, themeli i triumfit t\u00eb njeriut, themeli i triumfit t\u00eb familjes, t\u00eb kombit. Koha jon\u00eb erdhi. Keni koh\u00ebn ton\u00eb sot, sepse treguam besim n\u00eb at\u00eb \u00e7ka premtuam. Ne u tham\u00eb shqiptar\u00ebve se opozita duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe ne duam opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ndaj dhe e mbrojt\u00ebm.<\/p>\n<p>U tham\u00eb shqiptar\u00ebve se, me Edi Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje dhe ia faktuam, jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebve, por edhe bot\u00ebs. Por iu tham\u00eb shqiptar\u00ebve do mbrojm\u00eb vot\u00ebn dhe nj\u00eblloj, t\u00eb dashur miq si n\u00eb 2001-shin ne damkos\u00ebm me fakte q\u00eb u mblodh\u00ebn, me qendrimet tuaja, i p\u00ebrmbas\u00ebm ato zgjedhje. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebm\u00eb tani. Ne ia dol\u00ebm t\u2019i faktojm\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs se Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje, zhvillon fars\u00eb elektorale. Ua them un\u00eb ju, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arrritje e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr ne. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e jasht\u00ebzakonshme nj\u00ebher\u00eb n\u00eb parimin, ne nuk jemi kurr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb luftojn\u00eb nj\u00eb pushtet q\u00eb del nga vota e lir\u00eb, jo. Q\u00eb tentojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysim nj\u00eb pushtet q\u00eb del nga vota e lir\u00eb e qytetar\u00ebve. Ne nuk ngrihemi kund\u00ebr vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Dhe t\u00eb till\u00eb jemi ne. Por kjo ka dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, sepse kjo u faktoi shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs se cili \u00ebst\u00eb kreu i narkoshtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ua them ju, se \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb betej\u00eb jasht\u00eb \u00e7dolloj parashikimi nga Edi Rama, lobist\u00ebt e tij q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyste raportin p\u00ebr zgjedhjet, madje q\u00eb edhe t\u00eb mos botohej fare raporti. Pot ai d\u00ebshtoi. T\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb paraqit\u00ebm ne ishin t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme n\u00eb raportin ton\u00eb, n\u00eb mbrojtjen e vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Ne e p\u00ebrmbush\u00ebm misionin ton\u00eb. Ne i b\u00ebjm\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh Shqip\u00ebris\u00eb. Po cili \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi? Sh\u00ebrbimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb, s\u00eb pari, sheshin e kemi t\u00eb hapur tani, nj\u00eblloj si\u00e7 e kisjim qytetar\u00ebt e Elbasanit. N\u00eb dhjetor t\u00eb \u201890-t\u00ebs u v\u00ebrsul\u00ebn mbi tanke e autoblinda p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb mbrojn\u00eb. Dhe sot, t\u00eb v\u00ebrtetat tona nuk i kund\u00ebrshton m\u00eb njeri.<\/p>\n<p>Ne duam vot\u00ebn e lir\u00eb, duam shtetin ligjor. Ne nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb kurr\u00eb k\u00ebta qeveritar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, ju garantoj ju k\u00ebtu. Byroja politike e Enver Hoxh\u00ebs ishte gjak\u00ebsore, por ama, ju them k\u00ebtu 5D e Tiran\u00ebs, drejtor\u00ebt e Tiran\u00ebs, po t\u00eb marr\u00ebsh t\u00eb gjitha vjedhjet e tyre, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se 5D e Tiran\u00ebs. Po, ju them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ju them t\u00eb v\u00ebrtrt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krahasuar se \u00e7far\u00eb hajdut\u00ebsh t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb xhepave tuaj, t\u00eb pasurive tuaja jan\u00eb k\u00ebta qeveritar\u00eb.<\/p>\n<p>Tani ka\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb. Tani, Edi Rama me Lubi Ballukun dhe t\u00eb tjer\u00eb, ju thot\u00eb q\u00eb: ju kemi vjedhur dhe do t\u2019ju vjedhim. Po kush t\u00eb le?<\/p>\n<p>Pasi rr\u00ebmbeu vot\u00ebn, vet\u00ebm gjobat e kamatave t\u00eb falura 2 para zgjedhjeve jan\u00eb 2 miliard\u00eb euro. Me 2 miliard\u00eb euro blen zgjedhjet jo nj\u00eb vend me 1.4 milion\u00eb votues, por edhe nj\u00eb vend me 4 milion\u00eb votues.<\/p>\n<p>Pra, armikun e kemi n\u00eb fush\u00eb, e kemi p\u00ebrpara, e kemi frikacak, t\u00eb lig\u00eb, e kemi dhe ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr betej\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti ishte q\u00eb t\u00eb zhdukeshim, d\u00ebshtoi ai. Projekti ishte t\u00eb na i grabisnin zgjedhjet duke p\u00ebrdorur miliarda e miliarda. Ua zum\u00eb n\u00eb fyt. I kap\u00ebm me presh n\u00eb dor\u00eb. Tani dakin aferat e tyre t\u00eb paimagjinueshme dhe thon\u00eb: jo, nuk pranojm\u00eb heqje imuniteti. Jo, nuk do t\u00eb shkojm\u00eb para gjykat\u00ebsit. At\u00ebher\u00eb, ose gjykat\u00ebsin e ligjit, ose gjykat\u00ebsin popull, nj\u00ebrin nga t\u00eb dy, Edi Rama shpres\u00eb nuk ke m\u00eb. Jo.<\/p>\n<p>Mos harro se, ky popull opozitar \u00ebsht\u00eb populli m\u00eb q\u00ebndrestar n\u00eb Europ\u00eb, \u00ebsht\u00eb populli m\u00eb qendrestar q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet dhe nuk e ka p\u00ebr asgj\u00eb, absolutisht.<\/p>\n<p>Ne nuk u zhduk\u00ebm. Shqiptar\u00ebt nuk pranuan q\u00eb ne t\u00eb zhdukeshim. Na mbrojt\u00ebn, sepse ne kemi mbrojtur vlerat e tyre. N\u00eb historin\u00eb ton\u00eb 35-vje\u00e7are demokrat\u00ebt jan\u00eb hedhur mbi tanke n\u00eb Elbasan dhe n\u00eb Tiran\u00eb. Jan\u00eb zvarritur me kamion n\u00eb Borsh dhe vende tjera, janl keqtrajtuar si kafsh\u00eb, por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk pranuan dhun\u00ebn si arm\u00eb, por qendruan me q\u00ebndres\u00ebn e tyre paq\u00ebsore dhe fituan n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur ata u betuan: ja vdekje, ja liri! Kjo \u00ebsht\u00eb forca jon\u00eb. Ndaj, miqt\u00eb e mi, kemi nj\u00eb trash\u00ebgimi mahnit\u00ebse, t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p>Tani, nj\u00eb arm\u00eb q\u00eb nuk kemi p\u00ebrdorur, protest\u00ebn e vazhdueshme, at\u00eb do ta p\u00ebrdorim p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar diktatur\u00ebn. Askush t\u00eb mos mendoj\u00eb se protesta e vazhdueshme nuk do ket\u00eb rezultatin e vet. Jo, do ket\u00eb rezultat t\u00eb shk\u00eblqyer. Dhe ju garantoj un\u00eb ju, prova jon\u00eb, testi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb k\u00eb koh\u00ebn e duhur protest\u00ebn e p\u00ebrnatshme n\u00eb sheshin e Tiran\u00ebs dhe ata do ia mbathin si minj. Asgj\u00eb nuk i reziston dot q\u00ebndres\u00ebs qyterae, forc\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Elbasani, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot n\u00eb Elbasan gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb \u2018Foltoren\u2019 e Kor\u00e7\u00ebs. Gjat\u00eb ndales\u00ebs, ai zhvilloi nj\u00eb takim me strukturat dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Elbasan, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb festave t\u00eb fundvitit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Berisha vler\u00ebsoi q\u00ebndres\u00ebn e demokrat\u00ebve gjat\u00eb 12 viteve t\u00eb fundit, duke theksuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132197,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132196","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132196"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132196\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132234,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132196\/revisions\/132234"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132197"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}