{"id":132199,"date":"2025-12-28T17:57:16","date_gmt":"2025-12-28T17:57:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132199"},"modified":"2025-12-28T20:47:34","modified_gmt":"2025-12-28T20:47:34","slug":"deshtim-total-i-sektit-rama-me-diasporen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/28\/deshtim-total-i-sektit-rama-me-diasporen\/","title":{"rendered":"D\u00ebshtim total i sektit Rama me Diaspor\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Projektligji \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr.16\/2018, \u201cP\u00ebr Diaspor\u00ebn\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d nuk duhet votuar p\u00ebr dhjetra arsye, nd\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb kryesoret jan\u00eb arsyet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p><strong><em>I. Bilanc m\u00eb shum\u00eb se zhg\u00ebnjyes i politikave p\u00ebr Diaspor\u00ebn<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, sekti Rama n\u00eb pushtet prodhoi tam-tamet dhe butaforit\u00eb tipike t\u00eb tij, p\u00ebr gjoja v\u00ebmendjen dhe kujdesin ndaj Diaspor\u00ebs dhe afrimit t\u00eb saj me atdheun.<\/p>\n<p>Diaspora shqiptare u shpallsi \u201cpasuri komb\u00ebtare\u201d, \u201cmotor zhvillimi\u201d dhe \u201cpartner strategjik p\u00ebr integrimin europian\u201d. U ngjiz\u00ebn ministri, minist\u00ebr Shteti, strategji, samite dhe dokumente programore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej retorik\u00ebs dhe letrave t\u00eb prodhuara, bilanci real i politikave nxit\u00ebse p\u00ebr Diaspor\u00ebn mbetet m\u00eb shum\u00eb se zhg\u00ebnjyes. Potenciali ekonomik, financiar dhe profesional i mbi 1.6 milion shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit(shif\u00ebr e EUROSTAT), nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb zhvillim t\u00eb preksh\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Sekti Rama miratoi me butafori t\u00eb madhe Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Diaspor\u00ebn 2021-2025, krijoi Ministrin e Shtetit p\u00ebr Diaspor\u00ebn dhe organizoi samite nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por, p\u00ebrtej fanfarave dhe deklarimeve, asnj\u00eb nga k\u00ebto instrumente nuk u shoq\u00ebrua n\u00eb politika konkrete fiskale, financiare apo institucionale, q\u00eb ta b\u00ebnin rikthimin ose investimin e Diaspor\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri realisht t\u00ebrheq\u00ebs.<\/p>\n<p>Diaspora u trajtua vet\u00ebm dhe thjesht si element simbolik dhe elektoral, sesa si aktor i mir\u00ebfillt\u00eb ekonomik. Sekti n\u00eb pushtet praktikisht dhe konkretisht u tall me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e nderuar t\u00eb saj, q\u00eb i ftoi t\u00eb vinin n\u00eb samitet zhurm\u00ebshum\u00eb, u premtoi bot\u00ebn dhe pastaj i la n\u00eb cektin\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi m\u00eb i madh i qeveris\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb humbja e besimit t\u00eb Diaspor\u00ebs. Pa besim n\u00eb shtet, n\u00eb drejt\u00ebsi dhe n\u00eb rregullat e loj\u00ebs, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb me Diaspor\u00ebn, sado patriotike dhe e p\u00ebrmalluar ajo t\u00eb jet\u00eb. Ky deficit besimi \u00ebsht\u00eb sot pengesa kryesore p\u00ebr \u00e7do angazhim ekonomik t\u00eb Diaspor\u00ebs n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p><strong><em>II. D\u00ebshtim i theksh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i kthyer remitancat n\u00eb investime<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs 2013-2025 t\u00eb qeverisjes s\u00eb sektit Rama, remitancat \u00e7do vit i arrit\u00ebn ose tejkaluan t\u00eb 1 miliard eurot, duke u rritur ndjesh\u00ebm vit pas viti. Megjithat\u00eb. ato mbet\u00ebn vet\u00ebm dhe kryesisht burim konsumi dhe nd\u00ebrtimi informal, jo investime prodhuese.<\/p>\n<p>Qeveria nuk arriti (i) t\u00eb krijoj\u00eb skema investimi t\u00eb dedikuara p\u00ebr Diaspor\u00ebn, (ii) t\u00eb ofroj\u00eb instrumente financiare t\u00eb sigurta dhe t\u00eb besueshme, apo (iii) t\u00eb kanalizoj\u00eb remitancat drejt industris\u00eb, bujq\u00ebsis\u00eb apo teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, remitancat leht\u00ebsuan varf\u00ebrin\u00eb, por nuk ndryshuan struktur\u00ebn e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Klima e tensionuar dhe e pasigurt e biznesit q\u00eb sekti Rama prodhoi or\u00eb e \u00e7ast n\u00eb k\u00ebto 13 vite, ishte pengesa kryesore p\u00ebr Diaspor\u00ebn. Ajo u p\u00ebrball me pasiguri juridike dhe pron\u00ebsore, me administrat\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb t\u00eb politizuar dhe joefi\u00e7iente n\u00eb qend\u00ebr dhe n\u00eb pushtet vendor, me korrupsion dhe informalitet t\u00eb lart\u00eb, si dhe me konkurrenc\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb nga ekonomia klienteliste e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, me dhjet\u00ebra mij\u00ebra p\u00ebrfaq\u00ebsue t\u00eb Diaspor\u00ebs preferuan t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb vendet prit\u00ebse, jo n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Politika fiskale nuk dhan\u00eb asnj\u00eb favor real p\u00ebr Diaspor\u00ebn. Qeveria nuk krijoi asnj\u00eb regjim fiskal t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr investitor\u00ebt nga diaspora. Nuk pati (i) leht\u00ebsira tatimore afatgjata, (ii) skema amortizimi t\u00eb p\u00ebrshpejtuara, apo (iii) trajtim t\u00eb diferencuar p\u00ebr kapitalin e kthyer nga emigracioni. Diaspora u trajtua nj\u00ebsoj si \u00e7do investitor tjet\u00ebr, madje shpesh u p\u00ebrball me burokraci edhe m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><strong><em>III. Rikthimi i trurit: nj\u00eb premtim i pambajtur<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u201cRikthimi i trurit\u201d u p\u00ebrdorur p\u00ebr 13 vjet nga qeveria Rama si nj\u00eb nga sloganet m\u00eb ambicioze t\u00eb politikave publike. N\u00eb dokumente strategjike, programe qeveritare dhe samite me Diaspor\u00ebn, \u00ebsht\u00eb premtuar me t\u00eb madhe krijimi i kushteve p\u00ebr kthimin e profesionist\u00ebve t\u00eb kualifikuar shqiptar\u00eb nga jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, bilanci real tregon se rikthimi i trurit ka mbetur retorik\u00eb dhe jo politik\u00eb funksionale. Qeveria hartoi strategji, programe pilot dhe platforma promovuese p\u00ebr \u201cbrain gain\u201d. Por k\u00ebto nisma plot buj\u00eb nuk u shnd\u00ebrruan n\u00eb politika t\u00eb integruara q\u00eb t\u00eb lidhin tregun e pun\u00ebs, arsimin, administrat\u00ebn publike dhe sektorin privat.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb arkitekture institucionale funksionale, rikthimi i trurit mbeti fragmentar dhe rast\u00ebsor. Hendeku i pagave dhe pasiguria p\u00ebr karrier\u00ebn n\u00eb atdhe mbet\u00ebn barriera t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme p\u00ebr rikthimin. Qeveria nuk krijoi skema pagash konkurruese n\u00eb sektorin publik, nuk garantoi karrier\u00eb meritokratike,dhe nuk nd\u00ebrtoi mekanizma p\u00ebr njohjen reale t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pa k\u00ebto elemente baz\u00eb, kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet ekonomikisht dhe profesionalisht i pajustifikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pengesat m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr rikthimin e trurit ishte politizimi i thell\u00eb i administrat\u00ebs publike dhe institucioneve akademike. Profesionist\u00ebt e Diaspor\u00ebs u p\u00ebrball\u00ebn me em\u00ebrime politike, munges\u00eb transparence n\u00eb rekrutim dhe kufizim t\u00eb autonomis\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Kjo krijon perceptimin, t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb justifikuar, se aft\u00ebsia dhe p\u00ebrvoja nuk jan\u00eb faktor\u00eb p\u00ebrcaktues p\u00ebr suksesin profesional n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rikthimi i trurit nuk lidhet vet\u00ebm me paga, por edhe me ekosistemin e dijes. Shqip\u00ebria n\u00ebn Ram\u00ebn nuk arriti t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb (i) fonde serioze p\u00ebr k\u00ebrkim shkencor, (ii) laborator\u00eb dhe qendra inovacioni funksionale, si dhe (iii) bashk\u00ebpunim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm mes universiteteve dhe biznesit.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, studiuesit dhe profesionist\u00ebt e avancuar t\u00eb Diaspor\u00ebs nuk pan\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr zhvillim afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb emigrimi i t\u00eb rinjve dhe profesionist\u00ebve u p\u00ebrshpejtua gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit tek ne, rikthimi i trurit mbeti marginal. Ky paradoks tregon se problemi nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e patriotizmit, por mungesa e kushteve strukturore p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dhe karrier\u00eb dinjitoze n\u00eb Shqip\u00ebri, kushte t\u00eb paofruara nga sekti Rama.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi p\u00ebr rikthimin e trurit ka kosto t\u00eb larta, si (i) humbje t\u00eb kapitalit njer\u00ebzor, (ii) produktivitet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, (iii) inovacion t\u00eb kufizuar dhe (iv) dhe rritje t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga remitancat. Kjo minon potencialin e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb vendit<\/p>\n<p>\u201cRikthimi i trurit\u201d n\u00ebn qeverin\u00eb Rama rezulton nj\u00eb premtim i pambajtur dhe nj\u00eb mashtrim i mir\u00ebfillt\u00eb, pasi nuk u shoq\u00ebrua me reforma reale n\u00eb ekonomi, administrat\u00eb dhe shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Pa meritokraci, paga konkurruese, institucione funksionale dhe ekosistem inovacioni, asnj\u00eb strategji nuk mund t\u00eb bind\u00eb profesionist\u00ebt t\u00eb kthehen.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Sekti Rama dhe KQZ d\u00ebshtuan plot\u00ebsisht t\u00eb garantonin vot\u00ebn e Diaspor\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e majit 2025<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Vota e Diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo lidhet drejtp\u00ebrdrejt me p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik, me besueshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve dhe me respektimin e t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb qindra mij\u00ebra shtetasve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ligji zgjedhor dhe kushtetuta e njohin t\u00eb drejt\u00ebn e votimit nga jasht\u00eb, qeveria dhe KQZ d\u00ebshtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb detyrim edhe n\u00eb zgjedhjet e 11 majit 2025, duke e kthyer \u00e7\u00ebshtjen e vot\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb administrimit zgjedhor.<\/p>\n<p>Ligji parashikon qart\u00eb votimin me post\u00eb, regjistrimin online dhe procedura t\u00eb thjeshtuara p\u00ebr qytetar\u00ebt jasht\u00eb vendit. Qeveria dhe KQZ nuk krijuan asnj\u00eb mekaniz\u00ebm funksional, as platform\u00eb teknike dhe as protokoll administrativ q\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt, duke d\u00ebshtuar me garantimin e sistemeve t\u00eb sigurta p\u00ebr identifikim, t\u00eb \u00e7ertifikuara p\u00ebr dor\u00ebzimin e flet\u00ebs s\u00eb votimit dhe t\u00eb audituara p\u00ebr siguri dhe transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>KQZ nuk paraqiti as plan teknik, as kostot e implementimit, as manuale t\u00eb procedurave t\u00eb votimit nga jasht\u00eb dhe as dokumente sigurie. Praktikisht, nuk ekzistoi asnj\u00eb faz\u00eb funksionale e projektit.<\/p>\n<p>Edhe pse KQZ deklaroi se \u201c\u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb komplekse\u201d, vonesat e Komisionit ishin t\u00eb pajustifikuara. N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb rajonit (Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova) votimi i Diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb i konsoliduar. Tek ne, procedurat u zvarrit\u00ebn me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, nuk pati p\u00ebrgatitje t\u00eb duhur buxhetore dhe as plan operacional, nd\u00ebekoh\u00eb q\u00eb vendimmarrjet shtyheshin pafund nga KQZ. Kjo reflektoi munges\u00eb vullneti institucional, jo munges\u00eb mund\u00ebsish teknike.<\/p>\n<p>Sekti rama dhe KQZ realizuan nj\u00eb proces t\u00eb mjegullt dhe jo transparent t\u00eb votimit nga jasht\u00eb. Komisioni nuk b\u00ebri transparente studimet e fizibilitetit, analizat e riskut, propozimet teknike dhe konsultimet me OSBE\/ODIHR-in. P\u00ebrve\u00e7 deklaratave t\u00eb p\u00ebrgjithshme, nuk pati as tabela, as dokumente pune dhe as dosje t\u00eb pasura me t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Transparenca mungoi totalisht dhe kjo ushqeu me t\u00eb drejt\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr q\u00ebllimshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Qeveria dhe KQZ d\u00ebshtuan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Diaspor\u00ebn n\u00eb regjistrimin paraprak. Nj\u00eb hap ky\u00e7 i procesit ishte regjistrimi i zgjedh\u00ebsve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Komisioni nuk krijoi portal funksional, nuk nd\u00ebrmori fushata informimi, nuk bashk\u00ebpunoi me konsullatat dhe ambasadat dhe nuk krijoi kanale komunikimi me komunitetet shqiptare n\u00eb Europ\u00eb dhe SHBA.<\/p>\n<p>Prej t\u00eb pakt\u00ebn tre ciklesh zgjedhor\u00eb, OSBE\/ODIHR k\u00ebrkon votimin e emigrant\u00ebve, p\u00ebrmir\u00ebsimin e baz\u00ebs ligjore, ngritjen e infrastruktur\u00ebs teknike dhe konsultim t\u00eb hapur me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb p\u00ebr votimin nga jasht\u00eb.\u00a0 Asnj\u00eb rekomandim thelb\u00ebsor nuk u zbatua dhe procesi jetik i votimit t\u00eb emigrant\u00ebve u sabotua q\u00ebllimisht, p\u00ebrtej fars\u00ebs dhe masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet me zgjedhjet e 11 Majit, t\u00eb ndihmuar dhe t\u00eb akomoduar nga KQZ.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i plot\u00eb me vot\u00ebn e Diaspor\u00ebs prodhoi pasoja t\u00eb r\u00ebnda, pasi dob\u00ebsoi besimin e shqiptar\u00ebve ndaj institucioneve zgjedhore, d\u00ebmtoi integritetin e zgjedhjeve, pengoi zbatimin e standardeve europiane, duke mbajtur s\u00ebrisht t\u00eb p\u00ebrjashtuar nj\u00eb komunitet prej gati gjysm\u00eb milioni zgjedh\u00ebsish jasht\u00eb vendit. Kjo cenoi imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, d\u00ebshtimi i qeveris\u00eb Rama me politikat nxit\u00ebse p\u00ebr Diaspor\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb thjesht d\u00ebshtim teknik, por d\u00ebshtim konceptual dhe i q\u00ebllimsh\u00ebm. Diaspora nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr retorik\u00eb patriotike, por p\u00ebr shtet funksional, ligj t\u00eb barabart\u00eb, ekonomi konkurruese dhe politika t\u00eb qarta e t\u00eb q\u00ebndrueshme, q\u00eb sekti i sot\u00ebm n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb dhe jo d\u00ebshirues q\u00eb t\u2019i prodhoj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Projektligji \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr.16\/2018, \u201cP\u00ebr Diaspor\u00ebn\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d nuk duhet votuar p\u00ebr dhjetra arsye, nd\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb kryesoret jan\u00eb arsyet e m\u00ebposhtme: I. Bilanc m\u00eb shum\u00eb se zhg\u00ebnjyes i politikave p\u00ebr Diaspor\u00ebn Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, sekti Rama n\u00eb pushtet prodhoi tam-tamet dhe butaforit\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[],"class_list":["post-132199","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132199"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132199\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132200,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132199\/revisions\/132200"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}