{"id":132300,"date":"2025-12-29T17:13:33","date_gmt":"2025-12-29T17:13:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132300"},"modified":"2025-12-29T17:13:33","modified_gmt":"2025-12-29T17:13:33","slug":"ted-kopliku-brain-gain-laborator-idesh-dhe-burimesh-njerezore-per-partine-demokratike-dhe-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/29\/ted-kopliku-brain-gain-laborator-idesh-dhe-burimesh-njerezore-per-partine-demokratike-dhe-shqiperine\/","title":{"rendered":"Ted Kopliku: Brain Gain, laborator idesh dhe burimesh njer\u00ebzore p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>I nderuar Kryetari i Partis\u00eb Demokratike,<br \/>\nT\u00eb nderuar deputet\u00eb,<br \/>\nT\u00eb nderuar koleg\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Departamentit Brain Gain,<br \/>\nT\u00eb dashur miq, demokrat\u00eb<\/p>\n<p>Fillimisht dua t\u00eb fal\u00ebnderoj ish-drejtuesin e k\u00ebtij departamenti, Andin, p\u00ebr pun\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto tre vite, n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb PD-s\u00eb, kur ky departament u krijua. I krijuar me rithemelimin, ky departament u b\u00eb nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse me t\u00eb rinj e t\u00eb reja shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. U b\u00eb platform\u00eb mendimi e veprimi t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, disa prej t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb paangazhuar politikisht m\u00eb p\u00ebrpara. Ajo q\u00eb un\u00eb e quaj risia m\u00eb e madhe e politik\u00ebs shqiptare nuk do t\u00eb ishte e mundur pa vizionin e Andit, k\u00ebmb\u00ebnguljen, pun\u00ebn dhe qart\u00ebsin\u00eb q\u00eb e karakterizuan k\u00ebta tre vite. Jam krenar q\u00eb kemi qen\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtar\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij departamenti, i cili nuk u b\u00eb asnj\u00ebher\u00eb trampolin\u00eb p\u00ebr drejtuesin apo p\u00ebr individ\u00eb t\u00eb caktuar, por gjithmon\u00eb hap\u00ebsir\u00eb meritokracie p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb punoi, sipas profileve, koh\u00ebs dhe mund\u00ebsive. Fal\u00ebnderoj \u00e7do an\u00ebtar q\u00eb kontribuoi me shum\u00eb seriozitet e profesionaliz\u00ebm, duke e pasuruar pun\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike me nj\u00eb qasje institucionale dhe racionale. Duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb turbullt, sulmesh e propagande, kemi arritur t\u00eb ndezim nj\u00eb drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb qart\u00eb, duke krijuar nj\u00eb klim\u00eb bashk\u00ebveprimi e solidariteti q\u00eb un\u00eb, n\u00eb 20 vite angazhim n\u00eb struktura, nuk e kam hasur m\u00eb p\u00ebrpara. Treguam q\u00eb nuk ishim nj\u00eb fasad\u00eb, si thjesht disa fytyra t\u00eb reja, por ishim prov\u00eb e potencialit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Partie p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar idealist\u00eb e patriot\u00eb.<\/p>\n<p>Me Librin e Pun\u00ebve t\u00eb Mira kthyem prozhektor\u00ebt te e v\u00ebrteta, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn demokrat\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb. Me K\u00ebrkimin e Simboleve b\u00ebm\u00eb betej\u00ebn e ideve dhe vlerave. Me shkrimet, studimet dhe emisionet e shumta \u00e7uam z\u00ebrin se jan\u00eb idet\u00eb mbi t\u00eb cilat duhet t\u00eb diskutojm\u00eb e jo boshll\u00ebku pa substanc\u00eb q\u00eb mbush \u00e7do nat\u00eb debatin publik, prej banak\u00ebve televiziv\u00eb te kafenet\u00eb ku sistemi i patronazhimit vret \u00e7do diskutim mbi esenc\u00ebn, duke mbetur n\u00eb fasad\u00eb. Me ATA THYHEN \u00e7montuam propagand\u00ebn inxhinierike q\u00eb ushqente opinionin publik n\u00eb \u00e7do cep. Propozimet tona p\u00ebr programin elektoral t\u00eb 2025-\u00ebs, ndihmesa q\u00eb dham\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2022-shit e 2023-shit apo dhjet\u00ebra projekte t\u00eb tjera q\u00eb ky departament ka finalizuar, kan\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebmb\u00ebn e propozimit, p\u00ebrve\u00e7se at\u00eb t\u00eb denoncimit.<\/p>\n<p>Brain Gain n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri p\u00ebr PD-n\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00ebn shqiptare. Sot \u00ebsht\u00eb dit\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb at\u00eb q\u00eb arrit\u00ebm me sukses dhe t\u00eb \u00e7ojm\u00eb m\u00eb larg pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb ka funksionuar, por edhe duke korrigjuar limitet e tre viteve t\u00eb para. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb na duhet m\u00eb shum\u00eb pedagogji nga ana jon\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb komunikim e lidhje me strukturat e Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e Departamentit t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb departamentit, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar PD-n\u00eb n\u00eb ato fusha ku Departamenti ka fituar nj\u00eb lloj ekspertize.<\/p>\n<p>Propozimi im p\u00ebr drejtimin e ri, i ndar\u00eb n\u00eb tre shtylla, do t\u00eb konkretizohet me projektet e vitit 2026. Tre shtyllat ku do t\u00eb zhvilloj\u00eb aktivitetin Departamenti Brain Gain jan\u00eb: Anti-propaganda, Propozimet Strategjike dhe Headhunting, q\u00eb do t\u00eb funksionojn\u00eb si en\u00eb komunikuese p\u00ebr t\u00eb thithur af\u00ebr PD-s\u00eb profesionist\u00ebt shqiptar\u00eb nga e gjith\u00eb bota, q\u00eb idet\u00eb e tyre t\u00eb b\u00ebhen ide t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Synimi i Departamentit Brain Gain \u00ebsht\u00eb mbajtja dhe kthimi i trurit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky Brain Gain fillon me at\u00eb politik dhe kjo hap\u00ebsir\u00eb ka funksionuar m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj Brain Gain-i, ku shum\u00eb t\u00eb rinj e t\u00eb reja shqiptar\u00eb kan\u00eb filluar e rritur angazhimin e tyre politik. Pa asnj\u00eb ekzagjerim e them q\u00eb ky Departament u b\u00eb nj\u00eb nga arsyet e kthimit tim n\u00eb Shqip\u00ebri nga Franca p\u00ebr t\u2019u angazhuar me k\u00ebt\u00eb intensitet n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Anti-propaganda do t\u00eb merret me projekte q\u00eb \u00e7montojn\u00eb propagand\u00ebn dhe p\u00ebrgatisin debatues p\u00ebr t\u00eb zhveshur fasad\u00ebn e g\u00ebnjesht\u00ebrt q\u00eb i imponohet opinionit publik nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb. N\u00eb formatin e ATA THYHEN do t\u00eb mbrojm\u00eb tezat e Partis\u00eb Demokratike dhe do t\u00eb hedhim drit\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb u mohohet shqiptar\u00ebve: t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duke thyer narrativ\u00ebn e rreme t\u00eb regjimit. Kjo do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e fol\u00ebsve, debatuesve dhe manualeve q\u00eb demokrat\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb alternative nga ajo q\u00eb shp\u00ebrndahet me regji. Podcasti Z\u00cbRAT po ashtu do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebta z\u00ebra dhe p\u00ebr debatin e ideve.<\/p>\n<p>Shtylla tjet\u00ebr, ajo e propozimeve strategjike, ka si q\u00ebllim q\u00eb pas analizave, monitorimeve dhe studimeve t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb japim propozimet tona ciklike, qoft\u00eb politike drejtuar drejtuesit t\u00eb PD-s\u00eb dhe Kryesis\u00eb, qoft\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb grupin parlamentar n\u00eb propozimet e ligjeve q\u00eb ndihmojn\u00eb PD-n\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr propozime e kemi realizuar me studimin e sjelljeve t\u00eb opozitave n\u00eb vende autoritare si Shqip\u00ebria, ku Partia Demokratike mund t\u00eb marr\u00eb praktika e aksione q\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrshtas\u00eb n\u00eb aksionin e saj politik. Studime t\u00eb tjera mund t\u00eb jen\u00eb sistemet e ndryshme elektorale n\u00eb bot\u00eb apo edhe n\u00eb histori, ku PD-ja mund t\u00eb ket\u00eb disa propozime p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb mundshme zgjedhore nes\u00ebr, apo p\u00ebrdorimin e inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb politik\u00eb, etj. Pra, artikuj tematik\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me disa propozime konkrete ndaj vendimmarr\u00ebsve n\u00eb PD: p\u00ebrmbledhje dhe propozime q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr politika dhe nisma ligjore. Dy nga an\u00ebtar\u00ebt e BG-s\u00eb jan\u00eb edhe k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb Grupit, \u00e7ka do ta leht\u00ebsoj\u00eb komunikimin e ideve tona apo propozimeve tona.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, n\u00eb tre vite t\u00eb gjitha projektet tona jan\u00eb aprovuar dhe mb\u00ebshtetur nga Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, por sigurisht ka vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim p\u00ebr sa i p\u00ebrket shp\u00ebrndarjes kapilare t\u00eb k\u00ebsaj pune. Diskutimi mbi propozimet tona do t\u00eb ishte vler\u00ebsim p\u00ebr pun\u00ebn, por edhe nj\u00eb presion m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb serioz\u00eb me pun\u00ebn q\u00eb dor\u00ebzojm\u00eb. Kjo, n\u00eb mendimin tim, do t\u00eb rriste cil\u00ebsin\u00eb e propozimeve tona, por edhe interesin p\u00ebr Departamentin Brain Gain, duke t\u00ebrhequr m\u00eb shum\u00eb intelektual\u00eb dhe profesionist\u00eb n\u00eb PD, q\u00eb idet\u00eb e tyre t\u00eb b\u00ebhen idet\u00eb e PD-s\u00eb. Hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb ka qen\u00eb \u00e7el\u00ebsi i suksesit t\u00eb Departamentit dhe kam bindjen e plot\u00eb q\u00eb n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb u jepet t\u00eb rinjve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb, gjejm\u00eb talent\u00eb dhe kapacitete t\u00eb nevojshme p\u00ebr PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Shtylla e tret\u00eb do t\u00eb jet\u00eb Head Hunting, pra gjetja e kokave dhe e trurit p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Brain Gain-it e rrjedhimisht edhe t\u00eb PD-s\u00eb. \u201cN\u00eb K\u00ebrkim t\u00eb Simboleve\u201d, ku p\u00ebr 12 muaj dol\u00ebm n\u00eb 12 qytete t\u00eb ndryshme, apo edhe \u201cK\u00ebrko Ndihm\u00eb, Merr Ndihm\u00eb\u201d me kandidat\u00ebt e zgjedhjeve t\u00eb fundit, apo \u201cDhuro Lib\u00ebr\u201d, kan\u00eb qen\u00eb aktivitete q\u00eb na kan\u00eb ndihmuar t\u00eb takojm\u00eb demokrat\u00ebt n\u00ebp\u00ebr rrethe dhe kan\u00eb rritur interesin p\u00ebr pun\u00ebn e Departamentit. Duke marr\u00eb parasysh q\u00eb viti 2026 do t\u00eb jet\u00eb viti paraelektoral p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 2027-\u00ebs, kemi menduar nj\u00eb projekt ambicioz si \u201cQyteti Im\u201d, i cili do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb pak nga t\u00eb gjitha projektet e shkuara dhe synimet p\u00ebr projektet e ardhshme. Do t\u00eb mundohemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb studim p\u00ebr \u00e7do qark, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr secilin qytet kryesor t\u00eb qarkut, mbi \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mir\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur drejtonte PD-ja, \u00e7far\u00eb problematikash ka aktualisht dhe disa propozime konkrete p\u00ebr zgjidhje. Nj\u00eb dokument final n\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebr 12 qytete n\u00eb 12 muaj do t\u00eb ishte nj\u00eb dokument i mir\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt e PD-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, por edhe dokumentim i asaj q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb 35 vite kur kemi drejtuar.<\/p>\n<p>Ky projekt do t\u00eb jet\u00eb projekti kryesor i Head Hunting, sepse p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb studimin do t\u00eb lidhemi, si n\u00eb praktik\u00ebn q\u00eb kemi ndjekur edhe me LPM-n\u00eb, me ish-drejtues t\u00eb PD-s\u00eb, specialist\u00eb lokal\u00eb apo k\u00ebshilltar\u00eb bashkie. Pas nj\u00eb dokumenti fillestar, do t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me p\u00ebrfaq\u00ebsues lokal\u00eb dhe drejtues t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebbisedim mbi dokumentin fillestar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mendime plot\u00ebsuese p\u00ebr dokumentin final. Ky projekt do t\u00eb ndihmoj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr krijimin e kontaktit me njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer PD-s\u00eb nd\u00ebr vite, por do t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinj e t\u00eb reja profesionist\u00eb p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto qytete. Ky projekt do t\u2019i jepte nj\u00eb ekspozim pun\u00ebs ton\u00eb dhe do t\u00eb ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar kapacitete intelektuale e patriotike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarqet e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky projekt \u00ebsht\u00eb baza p\u00ebr nd\u00ebrtimin e elit\u00ebs s\u00eb re lokale, p\u00ebr lidhjen mes brezit t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe profesionist\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, brenda dhe jasht\u00eb vendit. Brain Gain duhet t\u00eb jet\u00eb dera e hapur p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb kontribuojn\u00eb me ide. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb na duhet ndihma edhe e deputet\u00ebve apo drejtuesve lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Departamenti Brain Gain n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb do t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm laborator idesh, por edhe laborator i burimeve njer\u00ebzore, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rinj e t\u00eb reja q\u00eb nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb angazhohen n\u00eb format tradicionale, klasike t\u00eb angazhimit t\u00eb deritanish\u00ebm.<\/p>\n<p>Brain Gain, n\u00ebn drejtimin tim, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019u mbetet parimeve t\u00eb krijuara, si lidhja midis brezave, krijimi i hap\u00ebsirave p\u00ebr \u00e7do demokrat, qasja institucionale e nj\u00eb strukture administrative si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Departamenti Brain Gain dhe duke u fokusuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhet, jo duke u mbivendosur apo duke b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e strukturave t\u00eb tjera. Departamenti Brain Gain do t\u00eb jet\u00eb model i shembullit n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs dhe duke shkuar drejt zgjidhjes, pa mbetur vet\u00ebm n\u00eb konstatime, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb deri tani.<\/p>\n<p>Duke mos u ndalur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb detaje, ju fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen, por edhe mb\u00ebshtetjen q\u00eb shum\u00eb prej jush na keni dh\u00ebn\u00eb prej tre vitesh, pa t\u00eb cil\u00ebn puna jon\u00eb s\u2019do t\u00eb ishte e mundur. Uroj t\u00eb vazhdoj modelin q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb Andi n\u00eb drejtim dhe t\u00eb mbajm\u00eb standardin e lart\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb realizojm\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq dhe Partia Demokratike pran\u00eb rikthimit n\u00eb pushtet p\u00ebr shkak t\u00eb shembjes s\u00eb regjimit nga mega-skandalet, \u00e7ka do t\u00eb duhet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb Parti t\u00eb gatshme p\u00ebr pushtet dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjeneruar ide dhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar patriot\u00eb intelektual\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e nes\u00ebrme, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam i bindur q\u00eb ne si Departament do t\u00eb luajm\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Shqip\u00ebria i ka humbur lidhjet me diaspor\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 familjar\u00ebve t\u00eb patronazhist\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohen dit\u00ebn e votimit, por jo nj\u00eb lidhje organike me diaspor\u00ebn e saj q\u00eb do t\u00eb duhej ta mbanin ambasadat. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Brain Gain duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 p\u00ebr krijimin dhe mbajtjen e lidhjes me diaspor\u00ebn shqiptare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Brain Gain-i n\u00eb tre fazat q\u00eb ne kemi n\u00eb q\u00ebllimin ton\u00eb t\u00eb vij\u00eb si proces e jo si episod i izoluar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I nderuar Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, T\u00eb nderuar deputet\u00eb, T\u00eb nderuar koleg\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Departamentit Brain Gain, T\u00eb dashur miq, demokrat\u00eb Fillimisht dua t\u00eb fal\u00ebnderoj ish-drejtuesin e k\u00ebtij departamenti, Andin, p\u00ebr pun\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto tre vite, n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb PD-s\u00eb, kur ky departament u krijua. I krijuar me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132301,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132300","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132300"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132300\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132302,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132300\/revisions\/132302"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}