{"id":132309,"date":"2025-12-29T17:24:52","date_gmt":"2025-12-29T17:24:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132309"},"modified":"2025-12-29T17:24:52","modified_gmt":"2025-12-29T17:24:52","slug":"balluku-akshi-2-organizata-1-kryetar-dhe-shteti-mafioz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/29\/balluku-akshi-2-organizata-1-kryetar-dhe-shteti-mafioz\/","title":{"rendered":"\u201cBalluku-AKSHI\u201d 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Basir \u00c7OLLAKU<\/strong><\/p>\n<p>\u201c..Shteti mafioz, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem politik, ku qeveria dhe institucionet, jan\u00eb infiltruar n\u00eb role, ndikim dhe kontroll, formal a informal, nga krimi i organizuar, duke p\u00ebrafruar deri n\u00eb nj\u00ebhsim, pushtetin formal dhe informal, ku eliat politike jan\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb me krimin, p\u00ebr t\u00eb vjedhur pasurit\u00eb dhe fondet publike, p\u00ebr t\u00eb intimiduar dhe kontrolluar opozit\u00ebn, dhe opinionin publik, duke krijuar nj\u00eb qeverisje bazuar n\u00eb korrupsion, klienteliz\u00ebm, manipulim mediatik, dhe dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet mafioz, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet ku kufijt\u00eb midis pushtetit politik legjitim dhe organizatave kriminale shuhen duke e shnd\u00ebrruar aparatin shtet\u00ebror n\u00eb nj\u00eb makineri efektive p\u00ebr pasurimin e nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb kurriz t\u00eb shumic\u00ebs, dhe t\u00eb pasurive publike..\u201d ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkufizim i fondacionit amerikan Carnegie.<\/p>\n<p>A kemi mb\u00ebrritur ne k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Sigurisht po.<\/p>\n<p>Viti 2025, nisi me pranga, e me t\u00eb tilla po mbyllet, p\u00ebr \u201csuksesmenin\u201d e panikosur qeveritar Edi Rama, edhe vet\u00eb n\u00eb prag t\u00eb marrjes i pandehur familjarisht. Me 10 shkurt 2025, u arrestua kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj. U prangos pretenduesi p\u00ebr pasardh\u00ebs partiak i kryeministrit, nj\u00eb nga dy v\u00ebllez\u00ebrit e vet\u00ebshpallur t\u00eb Aleks Sorosit. \u201cV\u00ebllai\u201d tjet\u00ebr sipas vet\u00ebdeklarimeve, pas fotove me af\u00ebrsi befasuese, \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Me 16 dhjetor 2025, Struktura e Posa\u00e7me, i k\u00ebrkoi Kuvendit, autorizim p\u00ebr imuntetin dhe arrestimin e ministres s\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe energjis\u00eb, z\u00ebv\u00ebnd\u00ebses s\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb qeveri, Belinda Ballukun. Rama po t\u00ebrheq zvarr\u00eb mazhoranc\u00ebn, duke hapur betej\u00ebn e fundit me drejt\u00ebsin\u00eb. Hetimet jan\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, famijen e tij, oborrin e tij. Sanksionet e af\u00ebrta amerikane ndaj Ram\u00ebs, jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale.<\/p>\n<p>Dosjet e tij narcos, korrupsionit, pastrimit t\u00eb parave, nuk konkurohen p\u00ebrve\u00e7 nga autokrat\u00ebt e diktator\u00ebt e pak\u00ebt n\u00eb qarkullim. Arsenali p\u00ebrgjimeve Gysi-Balluku, nuk shushat ask\u00ebnd, sesi vizitor\u00ebt e pafund n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb n\u00eb ish-bllok, kan\u00eb sajdisur trupat e tyre, emocionalisht, apo kan\u00eb pir\u00eb pije t\u00eb \u00e7do ngjyre. Goj\u00ebt e tyre dhe goj\u00ebt e liga e din\u00eb \u00e7ka ndodhur. Sado perversitete t\u00eb ken\u00eb konsumuar, nuk i k\u00ebrcet njeriu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zd\u00ebrhallje pasthirmash, mbi apo n\u00ebn brez. Problemi \u00ebsht\u00eb me pengmarrjen e institucioneve, parave publike, drejt\u00ebsis\u00eb, ekonomis\u00eb, sh\u00ebrbimeve e investimeve. T\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb te aktet kriminale t\u00eb gatuara dhe ekzekutuara nga grupi, organizata, kostoja e madhe e prodhuar nga kjo sjellje. Telashet ul\u00ebrit\u00ebse jan\u00eb n\u00eb faktin se si ndahet si pla\u00e7k\u00eb, pasuria publike, me pushtetar\u00eb, zyrtar\u00eb me mandate publike, trafikant\u00eb e vras\u00ebs, funksionar\u00eb ligjesh t\u00eb \u00e7do hallke t\u00eb sistemit, biznesmen\u00eb, mediatik\u00eb, e gjith\u00ebfar\u00eb turli horrnaje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Biznesmen\u00ebt e m\u00ebdhenj, n\u00eb list\u00ebn e 54 kontrolleve t\u00eb ushtruara n\u00eb zyra e aktivitetet e tyre, nuk jan\u00eb t\u00eb sulmuar me tendenc\u00eb falimentin e ekonomis\u00eb. Ata sip\u00ebrmarr\u00ebsit, n\u00ebse jan\u00eb shk\u00ebmbyes privilegjesh n\u00eb marrjen e pun\u00ebve publike, koh\u00ebn dhe veprimin kompromentues apo korruptues t\u00eb paligjsh\u00ebm, duhet ta p\u00ebrballin vet\u00eb, pa u viktimizuar.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb bizneset e m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri, ndoshta tek- tuk ndonj\u00ebri ka qen\u00eb m\u00ebnjanuar n\u00eb fushat\u00eb elektorale, shumica ishin n\u00eb rresht. Ishin n\u00eb radh\u00eb duke kryer porosit\u00eb n\u00eb terren p\u00ebr mazhoranc\u00ebn. Me rrug\u00eb, me uj\u00ebsjell\u00ebsa, pa\u00e7ka se uji kismet kur t\u00eb vij\u00eb. Me gardhiqe e rrugica, me asfalte elektorale, me hekurishte e beton, me \u00e7ati e rikonstruksione banesash n\u00eb ato jav\u00eb zgjedhore.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht porosit\u00eb pranoheshin edhe si shp\u00ebrblim k\u00ebtyre pun\u00ebve t\u00eb marra n\u00ebp\u00ebr takime e jo garime, e t\u00eb tjerave q\u00eb do t\u00eb merreshin pas fitores, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb sh\u00ebnimet e list\u00ebs s\u00eb patronazhimit. Konkurenca ka ikur p\u00ebr lesh me vakt n\u00eb k\u00ebt\u00eb allasoj qeverisjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do qark kishte nga nj\u00eb \u201czyr\u00eb-gys\u201d, si shp\u00ebrndar\u00ebs. 800 pagesa nga thesari n\u00eb nj\u00eb vit p\u00ebr baxhanakun e Ram\u00ebs, p\u00ebr pun\u00ebt e ndara me AKSHI, nga udh\u00ebheq\u00ebsja e vizionit t\u00eb Ram\u00ebs, nuk jan\u00eb gjenialitet, por afinitet me oborrin, ndaj hetimi aty duhet t\u00eb ndaloj\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Lista me deputet\u00eb e me ministra, bashkiak\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb korruptuar, andej, k\u00ebndej dhe gjithandej, n\u00eb pritje t\u00eb masave t\u00eb arrestit, nuk sjellin entuziaz\u00ebm qelie. Kjo \u00ebsht\u00eb lufta me t\u00eb keqen. N\u00ebse i hedhim sheqer sipas orekseve lobuese, paguese, t\u00eb hallexhinjve n\u00eb hetim, thjesht e b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb hidhur nes\u00ebr\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Basir \u00c7OLLAKU \u201c..Shteti mafioz, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem politik, ku qeveria dhe institucionet, jan\u00eb infiltruar n\u00eb role, ndikim dhe kontroll, formal a informal, nga krimi i organizuar, duke p\u00ebrafruar deri n\u00eb nj\u00ebhsim, pushtetin formal dhe informal, ku eliat politike jan\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb me krimin, p\u00ebr t\u00eb vjedhur pasurit\u00eb dhe fondet publike, p\u00ebr t\u00eb intimiduar dhe kontrolluar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132310,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-132309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132311,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132309\/revisions\/132311"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}