{"id":132352,"date":"2025-12-30T10:18:05","date_gmt":"2025-12-30T10:18:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132352"},"modified":"2025-12-30T10:18:05","modified_gmt":"2025-12-30T10:18:05","slug":"libidoja-hakmarrese-e-kapos-ka-marre-revansh-dhe-po-derdhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/12\/30\/libidoja-hakmarrese-e-kapos-ka-marre-revansh-dhe-po-derdhet\/","title":{"rendered":"Libidoja hakmarr\u00ebse e Kapos ka marr\u00eb revansh dhe po derdhet&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Ky fundviti po na b\u00ebhet shum\u00eb i nxeht\u00eb, p\u00ebr rrjedh\u00ebn e vrullshme t\u00eb skandaleve t\u00eb paimagjinueshme q\u00eb po dalin n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr qeverisjen Rama, jo vet\u00ebm t\u00eb tanishme, por edhe t\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb. Ndaj, bilanci i k\u00ebtij dhjetori, q\u00eb po na zbulon korrupsionin shtet\u00ebror n\u00eb sistem dhe raportin sistemik t\u00eb tij me krimin e organizuar, me t\u00eb drejt\u00ebn e fakteve, po kthehet n\u00eb bilancin e nj\u00eb dekade mandat t\u00eb k\u00ebsaj mazhorance. Nuhatja dhe logjika e sh\u00ebndosh\u00eb e analiz\u00ebs s\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb saj na coi n\u00eb kuptimin e thelbit q\u00eb gjeneronte k\u00ebt\u00eb lloj qeverisje, p\u00ebr ta etiketuar at\u00eb si narko- shtet. Ky dhjetor dhe vazhdimi i zbulimit t\u00eb lidhjeve t\u00eb krimit me shtetin dhe korrupsionin, e ka certifikuar tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb term. Vet\u00ebm se ajo q\u00eb ka ndryshuar radikalisht \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e sjelljes s\u00eb vet\u00eb kryeministrit. Si nj\u00eb let\u00ebr- bilanci p\u00ebr fundvitin, mund t\u00eb shohim fare qart\u00eb tre shfazime dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb saj, krahasuar me m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb sjelljes n\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn politike. E ky shfazim nga ana e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb individi, me vet\u00ebdijen dhe n\u00ebnvet\u00ebdijen e tij, sjelljen politike e publike me sjelljen private dhe personale, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm psikik q\u00eb zbulon shum\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e tij politike, Edi Rama i ka tradhtuar dhe shitur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet, duke i mbrojtur ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipokrite, por me rezultat t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu Tahirin, Veliajn, Ahmetajn, e deri tek m\u00eb t\u00eb vegjlit, Beqaj , Koka e k\u00ebshtu me radh\u00eb. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ai po mundohet t\u00eb mbroj\u00eb e t\u00eb mos shes\u00eb njeri, e kjo po ndodh me Ballukun. \u00c7far\u00eb ka vall\u00eb kaq manjetike ky personazh q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Ram\u00ebn t\u00eb shfaqe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb thyerje karakteriale t\u00eb sjelljes se tij politike? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb thyerje radikale n\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn e tij, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 njehsimit me vet\u00eb karakterin e individit, zbulon q\u00eb ai po humbet raportin me realitetin, me t\u00eb ardhmen, p\u00ebrderisa nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb fare mir\u00eb mund ta shkat\u00ebrroj\u00eb e mund ta l\u00ebr\u00eb pa t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Shfazimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmasave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. Qendra e gravitetit ku ka l\u00ebvizur gjithmon\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj dekade i gjith\u00eb diskursi i tij publik, ka qen\u00eb dob\u00ebsia dhe tallja ndaj opozit\u00ebs, me p\u00ebrfundimin se ne gar\u00ebn e kemi me veten, pasi kontrat\u00ebn e kemi me votuesit, me popullin. E gjith\u00eb magjia e k\u00ebsaj strategjie q\u00eb ka arritur t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb vite, u prish dhe u shkat\u00ebrrua k\u00ebt\u00eb fund- viti, kur kok\u00ebfort\u00ebsia dhe arroganca e tij karakteriale, pushtoi diskursin publik dhe politik, n\u00eb absurdin logjik t\u00eb mos- pezullimit nga detyra jo vet\u00ebm t\u00eb Ballukut, por edhe t\u00eb Kar\u00e7anajt, e gjith\u00eb shpur\u00ebs s\u00eb drejtor\u00ebve n\u00ebn hetim apo arrest sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>N\u00ebse gar\u00ebn dhe llogari- dh\u00ebnien e ke me popullin, jo me opozit\u00ebn ose SPAK, at\u00ebher\u00eb nuk paska vall\u00eb t\u00eb drejt\u00eb populli moralisht dhe administrativisht, t\u00eb shoh njer\u00ebzit q\u00eb drejt\u00ebsia po i heton apo i ka shpallur n\u00eb arrest, t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen ne t\u00eb rinj? Vall\u00eb ky popull i vuajtur dhe i varf\u00ebruar prej korrupsionit, nuk ka bij t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e socialist\u00ebve, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb drejtimin e pun\u00ebve dhe drejtorive t\u00eb tyre? Kjo thyerje e pandodhur kurr\u00eb e rrjedh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb k\u00ebtij diskursi me popullin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb papritur, me pretekstin e nj\u00eb lufte t\u00eb hapur me drejt\u00ebsin\u00eb dhe loj\u00ebs s\u00eb ndarjeve t\u00eb pushteteve. Duket se lumi i n\u00ebnvet\u00ebdijes, asaj q\u00eb Jung e konsideron si mbizot\u00ebruese n\u00eb shfaqjen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb &#8221; persona&#8221;, pra t\u00eb individit njer\u00ebzor pa &#8221; mask\u00ebn&#8221; me t\u00eb cil\u00ebn ai shfaqet n\u00eb shoq\u00ebri, ka dal\u00eb prej shtratit t\u00eb vet dhe ka p\u00ebrmbysur gjith\u00eb sjelljen e tij politike, q\u00eb deri tani ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e kamufluar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky shkaku themelor i shfazimit t\u00eb tij t\u00eb tret\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt ka qen\u00eb tabani psikik i gjith\u00eb personit t\u00eb tij, por q\u00eb ka arritur t\u00eb fshihet e trysnohet fort gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve: p\u00ebrbuzja, p\u00ebr\u00e7mimi deri n\u00eb urrejtje i drejt\u00ebsis\u00eb dhe normave t\u00eb saj. Kjo e ka shp\u00ebn\u00eb n\u00eb thyerjen radikale t\u00eb q\u00ebndrimit ndaj SPAK, duke i shpallur luft\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr mos- nd\u00ebrhyrje n\u00eb pushtetin e tij, n\u00eb krahasim me klishen\u00eb hipokrite q\u00eb p\u00ebrdorte deri tani: drejt\u00ebsia ka pun\u00ebn e vet, ne kemi pun\u00ebn ton\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb kapak ka dashur ti mbyll\u00eb t\u00eb gjitha gropat e shumta e t\u00eb thella t\u00eb korrupsionit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb regjimit t\u00eb tij. Mir\u00ebpo di\u00e7ka duket se ka ndryshuar q\u00eb ai po i turret drejt\u00ebsis\u00eb me kaq arroganc\u00eb. Dhe ky p\u00ebrb\u00ebn kulmin e t\u00eb gjith\u00eb shfazimit t\u00eb tij q\u00eb ky fund vit po na e shfaq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb qart\u00eb. Jeta paralele e dy karaktereve t\u00eb tij, ai i v\u00ebrteti q\u00eb po zbulohet tani dhe ajo q\u00eb si &#8220;mask\u00eb&#8221; ai na shfaqte dikur, n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb publik, \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrruar dhe mpleksur keq, pa kthim.<\/p>\n<p>Jeta e fshehur e kontratave t\u00eb vazhdueshme me bot\u00ebn e krimit, t\u00eb vulosura me darka n\u00eb dhom\u00ebn e luleve, me ver\u00ebra mij\u00ebra euro, tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e diellit. Akshi me milionat e veta, si nj\u00eb &#8221; bank\u00eb&#8221; personale e familjes Rama, tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar, dhe kjo jet\u00eb e re me gjith\u00eb k\u00ebto skandale mbi qaf\u00eb, ia ka kap\u00ebrthyer gjendjet dhe lumenjt\u00eb e tij psiqik\u00eb. Nuk vepron m\u00eb me vet\u00ebdije, si i fort\u00eb dhe i pushtetsh\u00ebm, por vepron vet\u00ebm me n\u00ebnvet\u00ebdije, si arrogant, inat\u00e7or dhe hakmarr\u00ebs, pa marr\u00eb parasysh asgj\u00eb, sepse p\u00ebr t\u00eb s\u2019ka m\u00eb t\u00eb ardhme, por vet\u00ebm t\u00eb tashme dhe shp\u00ebtim prej saj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb ai i k\u00ebrkon jet\u00ebs m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr gjumin e vet, pasi n\u00ebnvet\u00ebdija se l\u00eb m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, i ka shkallmuar \u00e7do dig\u00eb mbrojt\u00ebse, p\u00ebr ti shfaqur n\u00eb sjellje &#8220;persona&#8221; e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb at\u00eb e tmerron dhe e frik\u00ebson, pasi e di q\u00eb n\u00eb politik\u00eb ky \u00ebsht\u00eb fundi. Vet\u00ebm se tashm\u00eb nuk mundet m\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb e ndaloj\u00eb m\u00eb dot asgj\u00eb. Libidoja e tij hakmarr\u00ebse deri n\u00eb shkat\u00ebrrim ka marr\u00eb revansh dhe po i derdhet fuqish\u00ebm n\u00eb detin e sjelljes. Ndaj nuk p\u00ebrfill m\u00eb as diskursin qe e form\u00ebsoi n\u00eb dekada, as tradit\u00ebn e pabesis\u00eb q\u00eb e karakterizoi p\u00ebrher\u00eb e as shkat\u00ebrrimin e fitores politike q\u00eb e ka trumbetuar gjithmon\u00eb si maj\u00ebn e diamantit t\u00eb mazhoranc\u00ebs: drejt\u00ebsin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Sipas psikolog\u00ebve me t\u00eb m\u00ebdhenj, momenti kur n\u00ebnvet\u00ebdija merr pushtetin tek nj\u00eb individ, ai b\u00ebhet vetvetja m\u00eb e thell\u00eb dhe m\u00eb e fshehur, duke ndryshuar radikalisht sjellje dhe veprime. Pra, n\u00ebse njihnim nj\u00eb Ram\u00eb t\u00eb keq e autoritar k\u00ebto vite, si kreun e narko- shtetit, akoma dhe m\u00eb keq presim prej tij n\u00eb vitin q\u00eb vjen: makiavelizmi dhe bizantinizmi n\u00eb kurthe, taktika, pabesi e truke, do t\u00eb ngrihen n\u00eb sistem p\u00ebr ti shp\u00ebtuar rrezikut, sepse kjo \u00ebsht\u00eb adn e thelbit t\u00eb tij karakterial.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb kartolin\u00eb doja ti d\u00ebrgoja popullit shqiptar per vitin q\u00eb po vjen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet e t\u00eb jet\u00eb gati p\u00ebr gjith\u00e7ka e p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, pasi kryeministri yn\u00eb tashm\u00eb e ka hequr mask\u00ebn, tashm\u00eb ai ka vendosur t\u00eb na zhvilloj\u00eb &#8220;persona&#8221; e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00ebfishim i t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb i brend\u00ebson karakteri. \u00cbsht\u00eb faza m\u00eb e rrezikshme n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb njeriu, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb post kaq primar politik, b\u00ebhet disa her\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb krishtlindjesh, duke marr\u00eb shkas nga shpresa dhe besimi i rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb fort, mund t\u00eb themi vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: Zoti e ruajt Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Shqiptar\u00ebt nga veprimet e k\u00ebtij njeriu!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Ky fundviti po na b\u00ebhet shum\u00eb i nxeht\u00eb, p\u00ebr rrjedh\u00ebn e vrullshme t\u00eb skandaleve t\u00eb paimagjinueshme q\u00eb po dalin n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr qeverisjen Rama, jo vet\u00ebm t\u00eb tanishme, por edhe t\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb. Ndaj, bilanci i k\u00ebtij dhjetori, q\u00eb po na zbulon korrupsionin shtet\u00ebror n\u00eb sistem dhe raportin sistemik t\u00eb tij &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":118782,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-132352","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132352"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132352\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132353,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132352\/revisions\/132353"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/118782"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}