{"id":132402,"date":"2026-01-01T22:13:50","date_gmt":"2026-01-01T22:13:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132402"},"modified":"2026-01-01T22:13:50","modified_gmt":"2026-01-01T22:13:50","slug":"zgjedhjet-ne-kosove-si-ldk-humbi-52-mije-vota-ne-vetem-10-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/01\/zgjedhjet-ne-kosove-si-ldk-humbi-52-mije-vota-ne-vetem-10-muaj\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb\/ Si LDK humbi 52 mij\u00eb vota n\u00eb vet\u00ebm 10 muaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bekim BISLIMI<\/strong><\/p>\n<p>Rreth 52 mij\u00eb vota m\u00eb pak, apo minus pes\u00eb vende n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u2013 ky \u00ebsht\u00eb bilanci i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), n\u00ebse krahasohen dy pal\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb mbajtura k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Faktor\u00ebt q\u00eb ndikuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr LDK-n\u00eb nga elektorati jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike.<\/p>\n<p>Por, sipas tyre, kryesor\u00ebt jan\u00eb \u201cqasja jo e duhur e lidershipit t\u00eb partis\u00eb\u201d, mosveprimi i partis\u00eb \u201csipas pritjeve t\u00eb elektoratit\u201d dhe \u201cmargjinalizimi i strukturave t\u00eb vjetra\u201d, t\u00eb cilat t\u00ebrheqin votuesit tradicional\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Rezultatet preliminare t\u00eb publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojn\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare, m\u00eb 28 dhjetor, p\u00ebr LDK-n\u00eb votuan 119.201 qytetar\u00eb, apo 13.57 p\u00ebr qind e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb votime.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e rregullta parlamentare t\u00eb 9 shkurtit, LDK-ja mori mb\u00ebshtetjen e 171.357 kosovar\u00ebve, ose t\u00eb 18.27 p\u00ebr qind t\u00eb atyre q\u00eb votuan at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>LDK-ja \u201cia mbylli dyert vetes\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Analisti Imer Mushkolaj thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se arsyeja kryesore pse LDK-ja ka p\u00ebsuar \u201cr\u00ebnie t\u00eb madhe\u201d n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nisur 11 muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai rikujton q\u00ebndrimin q\u00eb asokohe kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, se partia e tij nuk do t\u00eb hynte n\u00eb koalicion as me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje (LVV), e cila kishte fituar 42 p\u00ebr qind t\u00eb votave n\u00eb shkurt, dhe as me dy partit\u00eb tjera, Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) dhe Aleanc\u00ebn p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), p\u00ebr nj\u00eb qeveri eventuale t\u00eb kampit ish-opozitar asokohe.<\/p>\n<p>LDK-ja refuzoi ofert\u00ebn e LVV-s\u00eb p\u00ebr partneritet n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht qasja jo e duhur e lidershipit t\u00eb partis\u00eb&#8230; Un\u00eb jam i bindur q\u00eb kjo ka ndikuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb te logjika se si votojn\u00eb dhe si kan\u00eb votuar votuesit e LDK-s\u00eb, p\u00ebr shkak se p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb nj\u00eb parti, e cila ekziston p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet \u2013 sikurse \u00e7do parti tjet\u00ebr \u2013 thjesht\u00eb ia mbyll dyert vetes\u201d, thekson Mushkolaj.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb vitit 2021, LDK-ja kishte marr\u00eb vet\u00ebm 12.73 p\u00ebr qind t\u00eb votave. Megjithat\u00eb, ajo sh\u00ebnoi p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u rritur p\u00ebr 5 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje.<\/p>\n<p>Analisti Rrahman Pa\u00e7arizi konsideron se kur votuesit i rikthehen nj\u00eb partie, ata presin edhe veprim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, veprimi i LDK-s\u00eb nuk ka ndodhur fare, apo nuk ka ndodhur ashtu si\u00e7 e kan\u00eb pritur ose perceptuar ata votues, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb menduar dhe shpresuar q\u00eb LDK-ja do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e institucioneve\u201d, thot\u00eb Pa\u00e7arizi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se LDK-ja nuk ka arritur q\u00eb ta nd\u00ebrtoj\u00eb rr\u00ebfimin e saj pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, t\u00eb cilat u pasuan me zvarritje disamuajshe t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit. LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, nuk arriti ta krijonte e vetme qeverin\u00eb e re, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebrgoi vendin n\u00eb zgjedhjet e parakohshme t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, trendi i r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb votuesve t\u00eb LDK-s\u00eb, sipas Pa\u00e7arizit, kishte nisur rreth pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ardhja e Abdixhikut n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb n\u00eb vitin 2021 n\u00ebnkuptoi edhe nj\u00eb ekip t\u00eb ri njer\u00ebzish m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb tij n\u00eb strukturat drejtuese t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e partis\u00eb, thot\u00eb Pa\u00e7arizi, nuk prodhuan edhe rezultat t\u00eb mir\u00eb tek ruajtja e elektoratit.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se LDK-ja i ka l\u00ebn\u00eb pas dore strukturat m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb saj, t\u00eb cilat tashm\u00eb pothuajse jan\u00eb margjinalizuar dhe jan\u00eb struktura t\u00eb fjetura. Votuesit e k\u00ebtyre strukturave nuk b\u00ebhen elektorat i askujt tjet\u00ebr, por refuzojn\u00eb t\u00eb dalin p\u00ebr ta votuar LDK-n\u00eb\u201d, thekson Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>N\u00eb linj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb shpreh mendimin edhe Mushkolaj, i cili po ashtu e sheh margjinalizimin e disa prej njer\u00ebzve nga strukturat m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb LDK-s\u00eb, si shkaktar t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb votuesve t\u00eb k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb mos harrojm\u00eb se profili i votuesve t\u00eb LDK-s\u00eb jan\u00eb edhe njer\u00ebzit n\u00eb mosh\u00eb mesatare dhe t\u00eb shtyr\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb viteve t\u00eb t\u00ebra e kan\u00eb asociuar LDK-n\u00eb me k\u00ebta njer\u00ebz. At\u00ebher\u00eb, mos pritni q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn LDK-s\u00eb. M\u00eb e pakta q\u00eb ata mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb abstenojn\u00eb nga votimi dhe t\u00eb mos votojn\u00eb LDK-n\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ku shkuan votuesit e LDK-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>R\u00ebnia e numrit t\u00eb votuesve t\u00eb LDK-s\u00eb m\u00eb 2021, rikthimi i nj\u00eb numri t\u00eb tyre n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit dhe r\u00ebnia e s\u00ebrishme n\u00eb zgjedhjet 28 dhjetorit, tregojn\u00eb se mjaft prej k\u00ebtyre votuesve i takojn\u00eb \u201czon\u00ebs s\u00eb hirt\u00eb\u201d t\u00eb elektoratit.<\/p>\n<p>Pa\u00e7arizi shpjegon se ky elektorat \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrcaktuar p\u00ebr ndonj\u00eb parti politike. Sipas tij, LDK-ja arriti t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij elektorati prej vitit 2021 e deri n\u00eb shkurt 2025, kur u mbajt\u00ebn zgjedhjet.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 thot\u00eb ai, brenda 11 muajve t\u00eb fundit, LDK-ja nuk arriti q\u00eb k\u00ebt\u00eb elektorat ta mobilizonte n\u00eb drejtim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cPati munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019i ftuar, p\u00ebr t\u2019i apeluar votuesit q\u00eb t\u00eb hidhen n\u00eb \u2018zon\u00ebn e hirt\u00eb\u2019 nd\u00ebrmjet partive politike. Ata jan\u00eb votues t\u00eb emancipuar, t\u00eb cil\u00ebt shohin programet e partive politike. Kjo ka qen\u00eb fatale p\u00ebr LDK-n\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb rezultatin e saj t\u00eb vitit 2021\u201d, thekson Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Mushkolaj vler\u00ebson se nj\u00eb num\u00ebr i madh i votuesve t\u00eb pap\u00ebrcaktuar m\u00eb 9 shkurt votuan p\u00ebr LDK-n\u00eb. Por, gjat\u00eb 11 muajve t\u00eb fundit, ata ndryshuan mendje.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb num\u00ebr i madh i k\u00ebtyre njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr LDK-n\u00eb m\u00eb 9 shkurt, jan\u00eb kthyer te L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. Un\u00eb mendoj q\u00eb kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak se te LDK-ja nuk e pan\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe seriozitetin e nj\u00eb partie p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, qoft\u00eb me opozit\u00ebn, qoft\u00eb me partin\u00eb fituese\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>E ardhmja e mundshme e LDK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e 28 dhjetorit, pas shpalljes s\u00eb rezultateve preliminare nga KQZ-ja, lideri i LDK-s\u00eb pranoi mbi vete p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr rezultatin e ul\u00ebt t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se s\u00eb shpejti LDK-ja do t\u00eb mbaj\u00eb Kuvendin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb adresuar hapat e m\u00ebtejm\u00eb, dhe nuk p\u00ebrjashtoi mund\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebheqjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi zyrtar\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, por ata nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb komentonin zhvillimet e mundshme brenda partis\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit e zhvillimeve politike i shohin paralajm\u00ebrimet e Abdixhikut si nj\u00eb hap para dor\u00ebheqjes s\u00eb tij. Ata besojn\u00eb se brenda LDK-s\u00eb ka persona me ambicie p\u00ebr ta marr\u00eb drejtimin e timonit t\u00eb LDK-s\u00eb, por mbetet ende pik\u00ebpyetje se kush mund t\u00eb jet\u00eb lideri i ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mushkolaj thekson se ndryshimi eventual i kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb edhe ndryshim t\u00eb qasjes s\u00eb deritashme t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00eb ngjashme me k\u00ebt\u00eb t\u00eb Abdixhikut, nuk mendoj se LDK-ja mund t\u00eb k\u00ebndellet, dhe t\u00eb jet\u00eb parti e fort\u00eb dhe serioze n\u00eb gar\u00eb kundrejt [Albin] Kurtit dhe L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje\u201d, theksoi Mushkolaj.<\/p>\n<p>Homogjenizimi i elektoratit t\u00eb LDK-s\u00eb, sipas Pa\u00e7arizit, k\u00ebrkon nj\u00eb lider, i cili duhet t\u00eb ket\u00eb qasje p\u00ebrbashkuese t\u00eb strukturave t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 vler\u00ebson ai, pavar\u00ebsisht ambicieve t\u00eb disa personave p\u00ebr ta marr\u00eb drejtimin e LDK-s\u00eb, k\u00ebndellja e k\u00ebsaj partie do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur dihet q\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs me gjas\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh, at\u00ebher\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lider q\u00eb do ta marr\u00eb me vullnet partin\u00eb dhe do t\u00eb arrij\u00eb ta mbaj\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vjet t\u00eb ndezur elektoratin e LDK-s\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb ndonj\u00eb rezultat\u201d, shprehet Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Rezultatet preliminare e nxor\u00ebn LDK-n\u00eb partin\u00eb e tret\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit.<\/p>\n<p>Ajo parashihet t\u2019i ket\u00eb 15 vende n\u00eb Kuvend, ndryshe nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kur i fitoi 20 sosh.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje aktualisht ka siguruar 56 vende n\u00eb Kuvend, PDK-ja 21, AAK-ja 6, nd\u00ebrsa 20 vende t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb garantuara p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb\/ REL<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bekim BISLIMI Rreth 52 mij\u00eb vota m\u00eb pak, apo minus pes\u00eb vende n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u2013 ky \u00ebsht\u00eb bilanci i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), n\u00ebse krahasohen dy pal\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb mbajtura k\u00ebt\u00eb vit. Faktor\u00ebt q\u00eb ndikuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr LDK-n\u00eb nga elektorati jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":132403,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-132402","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132402"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132402\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132404,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132402\/revisions\/132404"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}