{"id":132409,"date":"2026-01-01T22:30:33","date_gmt":"2026-01-01T22:30:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132409"},"modified":"2026-01-01T22:30:33","modified_gmt":"2026-01-01T22:30:33","slug":"do-te-jete-viti-i-funeralit-politik-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/01\/do-te-jete-viti-i-funeralit-politik-te-rames\/","title":{"rendered":"Do t\u00eb jet\u00eb viti i funeralit politik t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"chapo\">Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha ka uruar n\u00eb prag t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, duke e shoq\u00ebruar urimin e tij me kritika t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe me thirrje p\u00ebr mobilizim politik t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/div>\n<p>Berisha e cil\u00ebsoi Vitin e Ri si nj\u00eb vit shprese, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb vitit 2025, t\u00eb cilin e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb vit q\u00eb, sipas tij, shqiptar\u00ebt nuk e meritonin.<\/p>\n<p><em>\u201cT\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare shqiptar\u00eb! Sonte ne presim vitin e ri 2026! Ndaj dhe un\u00eb nga zemra ju uroj, kudo q\u00eb ndodheni, n\u00eb votrat familjare, n\u00eb lokale, n\u00eb udh\u00ebtime, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, n\u00eb spitale, G\u00ebzuar vitin e ri 2026. Viti i ri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, \u00ebsht\u00eb vit shprese. Por, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tradita, nuk mund t\u00eb ndahemi nga ky vit pa hedhur nj\u00eb v\u00ebshtrim drejt tij. Viti 2025 ishte nj\u00eb vit q\u00eb shqiptar\u00ebt kurr\u00eb nuk e meritonin. Ky vit i gjen ata qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb keqpaguar n\u00eb Europ\u00eb. Qytetar\u00ebt me tavolinat m\u00eb t\u00eb pakta, sepse blejn\u00eb me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb shtrenjta, me rroga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, me pensionet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtor\u00ebt, ministrat, qeveritar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb Europ\u00eb. Pasurit\u00eb e tyre marramend\u00ebse arrijn\u00eb pasurit\u00eb e regjimeve diktatoriale t\u00eb dikurshme t\u00eb Afrik\u00ebs s\u00eb 30 viteve m\u00eb par\u00eb. Viti q\u00eb lam\u00eb pas ishte nj\u00eb vit n\u00eb t\u00eb cilin kombi u pak\u00ebsua dhe m\u00eb shum\u00eb. Mij\u00ebra shqiptar\u00eb u ndan\u00eb nga jeta m\u00eb shum\u00eb sesa erdh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Viti 2025 ishte viti i agonis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare.\u201d<\/em>, u shpreh Berisha n\u00eb videomesazhin e tij t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>Kreu i PD-s\u00eb akuzoi kryeministrin Rama p\u00ebr manipulim t\u00eb zgjedhjeve dhe p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar, duke pretenduar se n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 u \u201c<em>rr\u00ebmbye vota e shqiptar\u00ebve<\/em>\u201d dhe u konsolidua ajo q\u00eb ai e quajti \u201c<em>narkoshtet<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cNarkodiktatori, duke p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet dhe potencialet e nj\u00eb shteti, rr\u00ebmbeu vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe nd\u00ebrtoi mazhoranc\u00ebn e krimit. Viti q\u00eb lam\u00eb pas ishte viti i zjarreve, p\u00ebrmbytjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat nuk ndodh\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por ato p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt erdh\u00ebn si n\u00eb nj\u00eb vend pa shtet. \u00a0N\u00eb fakt, viti 2025 do t\u00eb mbahet mend edhe si viti i zbulimit t\u00eb vjedhjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Edi Rama, Lubi Balluku, familja Rama, Erjon Veliaj, drejtor\u00ebt e tij n\u00eb ministri, n\u00eb bashki, zyrtar\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ky ishte viti n\u00eb t\u00eb cilin u burgos pas 46 protestave, kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00ebs. Viti n\u00eb t\u00eb cilin n\u00eb regjistrat e prokuroris\u00eb, dol\u00ebn emrat dhe vjedhjet e paimagjinueshme t\u00eb Lubi Ballukut me 300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete. Emri i Edi Ram\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha mesazhet si p\u00ebrcaktues i tenderave dhe vet\u00ebm n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb u zhduk\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn 50 milion\u00eb euro. AKSHI, p\u00ebrb\u00ebn skandalin m\u00eb t\u00eb madh korruptiv jo t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po t\u00eb Europ\u00ebs. AKSHI, kopshti privat i Edi Ram\u00ebs, ishte epiqendra e krimit shtet\u00ebror, t\u00eb pad\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb.<\/em>\u201d, deklaroi ish-kryeministri.<\/p>\n<p>Berisha deklaroi se viti 2026 do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit vendimtar p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi si vitin e shpres\u00ebs dhe t\u00eb bashkimit qytetar p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p><em>\u201cPra miq, t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr \u00e7do qytetar shqiptar p\u00ebr veprim, ndaj dhe me besim t\u00eb plot\u00eb mund t\u00eb themi se viti 2026 \u00ebsht\u00eb viti i shpres\u00ebs s\u00eb madhe, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb viti n\u00eb t\u00eb cilin ata do bashkohen si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb funeralin organizat\u00ebs kriminale q\u00eb quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama. Do bashkohen si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar demokracin\u00eb shqiptare, rikthimin e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar familjen shqiptare nga nj\u00eb ligj shkat\u00ebrrimtar p\u00ebr gjinin\u00eb dhe familjen. P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga rrokullisja e saj e madhe. Pra, k\u00ebt\u00eb vit \u00e7do shqiptar q\u00eb e do k\u00ebt\u00eb vend, e fillon si misionar, e fillon n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb misioni t\u00eb madh shp\u00ebtimtar.\u201d,<\/em>\u00a0shtoi m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mesazhit, Berisha uroi shqiptar\u00ebt p\u00ebr Vitin e Ri, duke shprehur d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb 2026 t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pritshm\u00ebrive dhe shpresave t\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha ka uruar n\u00eb prag t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, duke e shoq\u00ebruar urimin e tij me kritika t\u00eb forta ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe me thirrje p\u00ebr mobilizim politik t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Berisha e cil\u00ebsoi Vitin e Ri si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":126166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132409","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132409"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132409\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132410,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132409\/revisions\/132410"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}