{"id":132429,"date":"2026-01-03T09:48:12","date_gmt":"2026-01-03T09:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132429"},"modified":"2026-01-03T09:48:12","modified_gmt":"2026-01-03T09:48:12","slug":"investigimi-narko-shteti-i-edi-rames-po-kercenon-europen-be-ka-mbyllur-syte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/03\/investigimi-narko-shteti-i-edi-rames-po-kercenon-europen-be-ka-mbyllur-syte\/","title":{"rendered":"Investigimi\/ Narko-shteti i Edi Ram\u00ebs po k\u00ebrc\u00ebnon Europ\u00ebn, BE ka mbyllur syt\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Antoine Harari, FOLLOW THE MONEY<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb nate t\u00eb ftoht\u00eb tetori n\u00eb vitin 2013, policia ndaloi nj\u00eb Audi A8 t\u00eb zi n\u00eb Fier, nj\u00eb qytet n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr jav\u00eb me radh\u00eb, agjent\u00ebt ndoq\u00ebn makin\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve se trafikant\u00ebt e drog\u00ebs e p\u00ebrdornin Audi-n. Ato nat\u00eb, inspektori i policis\u00eb, Dritan Zagani, i dha ekipit t\u00eb tij urdh\u00ebr q\u00eb ta d\u00ebrgonin mjetin n\u00eb komisariat.<\/p>\n<p>Pasi mb\u00ebrrit\u00ebn atje, Zagani kuptoi se nuk do t\u00eb ishte e thjesht\u00eb t\u00eb arrestoheshin pasagjer\u00ebt p\u00ebr trafik droge; shefi i tij i ndaloi agjent\u00ebt q\u00eb t\u00eb kontrollonin makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Problemi? Thuhet se makina i p\u00ebrkiste nj\u00ebrit prej figurave m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb vendit, ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Saimir Tahiri.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vepronin fort kund\u00ebr krimeve t\u00eb mundshme t\u00eb drog\u00ebs, prokuror\u00ebt nis\u00ebn hetimin ndaj inspektorit Zagani: e akuzuan se kishte vepruar jasht\u00eb kompetencave.<\/p>\n<p><strong>Narko-shteti<\/strong><\/p>\n<p>Tani, m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, nga nj\u00eb vend i sigurt dhe me nj\u00eb identitet t\u00eb ri, Zagani shpjegon se gjat\u00eb dekadave q\u00eb punoi n\u00eb polici, ka par\u00eb se krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb lidhur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me shtetin shqiptar. Zagani, i zeshk\u00ebt dhe i veshur thjesht, me nj\u00eb kapele t\u00eb ulur mbi ballin, flet shpejt.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebrat, p\u00ebr t\u00eb cilat kisha m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb, kan\u00eb ndodhur,\u201d tregon ish-policia p\u00ebr \u2018Follow the Money\u2019, duke marr\u00eb nj\u00eb gll\u00ebnjk\u00eb kafeje n\u00eb nj\u00eb kopsht t\u00eb qet\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr. \u201cVendi im \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb narko-shtet\u201d.<\/p>\n<p>Mafia shqiptare \u00ebsht\u00eb infiltruar n\u00eb qeveri, dhe sipas Zaganit, kjo ndodh kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb kryeministrit aktual, Edi Rama.<\/p>\n<p>Rama i siguroi Partis\u00eb Socialiste nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb paprecedent n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij viti, t\u00eb cilat sipas v\u00ebzhguesve jan\u00eb njollosur nga parregullsit\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e fushat\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs ishte p\u00ebr ta paraqitur at\u00eb si politikan pro-evropian q\u00eb vler\u00ebson sundimin e ligjit. N\u00eb dukje, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i flakt\u00eb i p\u00ebrpjekjeve anti-korrupsion dhe anti-drog\u00eb. N\u00eb shtator, qeveria krijoi nj\u00eb minist\u00ebr p\u00ebr AI-n\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cnj\u00eb vend ku prokurimet publike jan\u00eb 100% t\u00eb lira nga korrupsioni\u201d.<\/p>\n<p>Por hetimi i \u2018Follo\u00eb the Money\u2019 n\u00eb bashk\u00ebpunim me partnerin e mediave \u2018BLAST\u2019 tregon se krimi i organizuar ka mundur t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb sundimit t\u00eb tij \u2013 me pasoja katastrofike p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Sasia e drog\u00ebs q\u00eb mafia shqiptare shp\u00ebrndan n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm vitet e fundit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autoritetet kan\u00eb realizuar operacione t\u00eb m\u00ebdha kund\u00ebr trafikut.<\/p>\n<p>Vitet e fundit, mafia shqiptare ka zgjeruar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb rrjetet e saj jasht\u00eb vendit, nd\u00ebrsa Rama ka b\u00ebr\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb kufizuar ndikimin e organizatave kriminale, sipas bisedave me prokuror\u00eb, polic\u00eb dhe ekspert\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumente konfidenciale, t\u00eb cilat FTM i ka par\u00eb, mb\u00ebshtesin k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh p\u00ebr Italin\u00eb, ku bandat shqiptare t\u00eb drog\u00ebs po fitojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ndikim. Kjo ngre gjithashtu pyetjen se pse Brukseli mb\u00ebshtet an\u00ebtar\u00ebsimin e Tiran\u00ebs n\u00eb BE, pavar\u00ebsisht akuzave kund\u00ebr Ram\u00ebs dhe d\u00ebshtimit t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb infiltruara n\u00eb qeveri<\/strong><\/p>\n<p>Ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb e b\u00ebn vendin vulnerab\u00ebl ndaj krimit t\u00eb organizuar. \u201cGrupet kriminale jan\u00eb infiltruar n\u00eb t\u00eb gjitha shtresat e qeveris\u00eb,\u201d thot\u00eb Zagani.<\/p>\n<p>Rreth 20% e popullsis\u00eb jeton n\u00ebn kufirin e varf\u00ebris\u00eb, thuajse nj\u00eb e treta e t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb papun\u00eb, dhe paga mesatare luhatet rreth 600 euro n\u00eb muaj. Gjithashtu, vendi ka v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar sektorin e turizmit.<\/p>\n<p>Grupet e krimit t\u00eb organizuar p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo duke investuar n\u00eb prona t\u00eb lira p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb parat\u00eb dhe duke p\u00ebrdorur bizneset lokale si mbules\u00eb.<\/p>\n<p>Por ndikimi i mafias shqiptare shtrihet m\u00eb gjer\u00eb se bizneset lokale. Mafia ka figura ky\u00e7e n\u00eb qeveri dhe n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kur Zagani ishte n\u00eb konflikt me ministrin e Brendsh\u00ebm Tahiri dhe rrjetin e tij t\u00eb dyshuar t\u00eb trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs, Rama zgjodhi t\u00eb mb\u00ebshteste Tahirin.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2019, dy vjet pasi nj\u00eb hetim i \u2018Guardia di Finanza\u2019-s italiane q\u00eb tregoi se Tahiri ishte i p\u00ebrfshir\u00eb direkt n\u00eb krimin e organizuar, ai mori nj\u00eb d\u00ebnim me burg.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Zagani u lirua n\u00eb pritje t\u00eb procesit n\u00eb vitin 2015, pas disa muajsh t\u00eb mbajtur n\u00eb paraburgim n\u00eb Tiran\u00eb. M\u00eb pas u largua n\u00eb Zvic\u00ebr, ku i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb azil.<\/p>\n<p>N\u00ebse Zagani do t\u00eb kthehet ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ai ndoshta do t\u00eb p\u00ebrballet s\u00ebrish me burg: \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb me shtat\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi rast ku nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt i Ram\u00ebs duket se ishte mbrojtur fillimisht nga ndjekja penale.<\/p>\n<p><strong>Telefonat satelitor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025, Taulant Balla, gjithashtu ish-minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe at\u00ebher\u00eb minist\u00ebr i shtetit p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me parlamentin, u p\u00ebrfshi n\u00eb telashe p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs si minist\u00ebr, ai ishte gjithashtu udh\u00ebheq\u00ebsi politik i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr diaspor\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit. Me 2.5 milion shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb, vendi ka thuajse po aq njer\u00ebz jasht\u00eb kufijve sa brenda.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e Ball\u00ebs u kap\u00ebn duke ofruar rreth 60 euro p\u00ebr votat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. N\u00eb sh\u00ebrbimet policore evropiane, Balla njihet: emri i tij u shfaq gjat\u00eb nj\u00eb hetimi global p\u00ebr rrjetin e komunikimit SKY ECC. Kjo operacion, i udh\u00ebhequr nga disa sh\u00ebrbime policore evropiane, synonte t\u00eb nd\u00ebrpriste telefonat satelitor\u00eb t\u00eb koduar q\u00eb p\u00ebrdornin kriminel\u00ebt p\u00ebr t\u00eb komunikuar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur autoritetet fituan qasje n\u00eb biseda, pan\u00eb q\u00eb Balla ishte n\u00eb kontakt me trafikant\u00eb droge. Kjo u evidentua nga nj\u00eb fragment transkriptimi i publikuar nga mediat lokale Lapsi.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb mbrojti Ball\u00ebn dhe e mbajti n\u00eb detyr\u00eb. P\u00ebr FTM, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i qeveris\u00eb shqiptare mohon t\u00eb gjitha akuzat.<\/p>\n<p>Akuzat p\u00ebr korrupsion nuk kan\u00eb kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re nga popullsia. N\u00eb indeksin e perceptimit t\u00eb korrupsionit t\u00eb Transparency International, vendi renditet aktualisht n\u00eb vendin e 80 nga 180, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Qendra e lul\u00ebzimit t\u00eb droge n\u00eb Europ\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa grupet kriminale shqiptare lul\u00ebzojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre, ato kan\u00eb zgjeruar rrjetet e tyre n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, tregojn\u00eb zyrtar\u00ebt e zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr FTM.<\/p>\n<p>\u201cMafia shqiptare po fiton shum\u00eb terren. Jo vet\u00ebm sa i p\u00ebrket sasis\u00eb s\u00eb drog\u00ebs q\u00eb tregtohet ose numrit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, por kryesisht p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019u organizuar,\u201d thot\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00ebsis\u00eb hetimore \u2018Guardia di Finanza\u2019 p\u00ebr krimin e organizuar n\u00eb Breshia dhe Rom\u00eb, q\u00eb ka udh\u00ebhequr hetime t\u00eb shumta mbi trafikun e drog\u00ebs nga shqiptar\u00ebt. \u201cAta jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn po aq t\u00eb fuqish\u00ebm sa mafia italiane\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, policia po sekuestron gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha kanabisi dhe drogash t\u00eb forta q\u00eb lidhen me grupet kriminale shqiptare.<\/p>\n<p>Shtatorin e kaluar, operacioni \u2018Tornado\u2019 n\u00eb Breshia t\u00eb veriut t\u00eb Italis\u00eb \u00e7oi n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00ebdhjet\u00eb arrestime. Mbi kat\u00ebrqind polic\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb hetimin kat\u00ebrvje\u00e7ar, i cili rezultoi n\u00eb sekuestrimin e 300 kilogram\u00eb kokain\u00eb, me vler\u00eb mbi 60 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pas tregtis\u00eb n\u00eb Breshia ishte nj\u00eb grup kriminal i organizuar shqiptar, tha policia italiane p\u00ebr FTM.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb bos\u00ebt ishin shqiptar\u00eb dhe shumica q\u00ebndronin n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d thot\u00eb nj\u00eb polic italian q\u00eb ishte pjes\u00eb e operacionit. \u201cAta drejtonin gjith\u00e7ka nga larg\u201d.<\/p>\n<p>Grupi lau parat\u00eb duke d\u00ebrguar fatura false p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti kompanish, me nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 375 milion\u00eb eurosh. Sipas policit, parat\u00eb shkonin fillimisht n\u00eb Europ\u00ebn Lindore dhe pastaj n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb mars, policia italiane arrestoi kat\u00ebr shqiptar\u00eb n\u00eb Bolonj\u00eb, p\u00ebr dyshimin e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs, marijuan\u00ebs dhe hashashit me vler\u00eb rreth 5 milion\u00eb euro nga Holanda drejt Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Madh\u00ebsia e mafias shqiptare n\u00eb Europ\u00eb u b\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr autoritetet p\u00ebrmes \u00e7\u00ebshtjes Sky ECC, ku ishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe ish-ministri Balla.<\/p>\n<p>\u201cZbuluam q\u00eb ata ishin shum\u00eb aktiv\u00eb. Ata kan\u00eb baza logjistike q\u00eb shtrihen nga Shqip\u00ebria deri n\u00eb Belgjik\u00eb dhe Gjermani,\u201d thot\u00eb Nicolo Gratteri, prokuror italian i specializuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7mimi p\u00ebr gjyqtarin belg<\/strong><\/p>\n<p>Si rezultat i hetimit t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb nj\u00eb seri procesesh q\u00eb nga viti 2021 jan\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb persona. Rreth 179 milion\u00eb euro jan\u00eb sekuestruar.<\/p>\n<p>Pak pas fillimit t\u00eb hetimit, an\u00ebtar\u00ebt e mafies shqiptare vendos\u00ebn nj\u00eb shp\u00ebrblim prej 1 milion euro p\u00ebr kok\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari federal belg.<\/p>\n<p>\u201cSot, k\u00ebto grupe kontrollojn\u00eb portet e Antverpenit dhe Roterdamit,\u201d thot\u00eb Gratteri. \u201cAta mund t\u00eb sjellin leht\u00ebsisht disa qindra kilogram\u00eb me nj\u00eb d\u00ebrges\u00eb t\u00eb vetme.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb Belgjik\u00eb, t\u00eb gjitha plantacionet e kanabisit kontrollohen nga krimi i organizuar shqiptar. N\u00eb fund t\u00eb prillit, policia belge realizoi nj\u00eb bastisje n\u00eb nj\u00eb plantacion kanabisi q\u00eb thuhet se menaxhohej nga nj\u00eb grup kriminal italo-shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb raste t\u00eb izoluar, dhe sinjalet e dominimit t\u00eb shqiptar\u00ebve po rriten. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Europol-it nga 2024, mafia shqiptare kategorizohet si nj\u00eb nga pes\u00eb grupet kriminale m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb Europ\u00eb sa i p\u00ebrket trafikut t\u00eb kokain\u00ebs dhe kanabisit.<\/p>\n<p>Edhe Fatjona Mejdini, drejtoresh\u00eb e \u2018South Eastern Europe Observatory\u2019, paralajm\u00ebron p\u00ebr dominimin e mafies shqiptare. \u201cAto jan\u00eb nd\u00ebr grupet mafioze m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb Europ\u00eb,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>SPAK, agjencia shqiptare anti-korrupsion, num\u00ebroi at\u00eb vit plot 16 grupe t\u00eb ndryshme kriminale shqiptare.<\/p>\n<p>Sipas \u2018National Crime Agency\u2019 t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, grupet shqiptare tani kontrollojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tregut britanik t\u00eb kokain\u00ebs, m\u00eb i madhi n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Spanja \u2013 nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr kokain\u00ebn latino-amerikane \u2013 regjistroi nj\u00eb kulm t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sekuestrime: n\u00eb n\u00ebntor 2024, n\u00eb Algeciras u kap nj\u00eb ngarkes\u00eb rekord prej 13 ton kokain\u00eb. D\u00ebrgesa ishte e lidhur me rrjete shqiptare.<\/p>\n<p>Agjencia e drog\u00ebs e Bashkimit Europian zbuloi se midis 2012 dhe 2021, numri i sekuestrimeve t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb portet evropiane \u00ebsht\u00eb rritur me gati 400%. N\u00eb raportin e fundit, UNODC njofton se \u201coferta globale e kokain\u00ebs ka arritur nivele rekord\u201d.<\/p>\n<p><strong>Jo i pavarur<\/strong><\/p>\n<p>Zagani mendon se qeveria ushtronte presion mbi sistemin gjyq\u00ebsor p\u00ebr ta d\u00ebnuar. Ai nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb beson se gjykatat nuk jan\u00eb t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>N\u00ebn presidentin amerikan, Barack Obama, agjencia p\u00ebr zhvillim USAID shpenzoi rreth 27 milion dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb financuar nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb synonte ndarjen e politik\u00ebs nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, n\u00eb 2016 u krijua nj\u00eb entitet i ri p\u00ebr t\u00eb trajtuar krimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, i quajtur Struktura Speciale kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK). N\u00eb teori, kjo duhej t\u00eb ishte nj\u00eb entitet i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb funksionon i pavarur nga qeveria.<\/p>\n<p>Por kjo d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse organi u krijua p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, duket se i ka mund\u00ebsuar kryeministrit ta p\u00ebrdor\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si arm\u00eb. Prokuror\u00ebt shqyrtohen nga nj\u00eb panel, an\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cilit zgjidhen nga parlamenti dhe shpesh jan\u00eb pro-Rama dhe Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cVendi vuab nga korrupsioni dhe drejtohet nga Rama dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb,\u201d thot\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebspresidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Arben Ahmetaj, p\u00ebr FTM.<\/p>\n<p>I ulur n\u00eb nj\u00eb kafe n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, Ahmetaj, i cili ishte n\u00eb qeveri nga 2013 deri n\u00eb 2022, akuzon Ram\u00ebn se largohet nga njer\u00ebzit q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb pozicionin e tij.<\/p>\n<p>\u201cRival\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs ndiqen t\u00eb gjith\u00eb nga drejt\u00ebsia, madje edhe ata brenda partis\u00eb s\u00eb tij q\u00eb i kund\u00ebrvihen,\u201d thot\u00eb ish-ministri i Financave.<\/p>\n<p>Ahmetaj u largua nga qeveria n\u00eb korrik 2022 pas nj\u00eb beteje p\u00ebr pushtet me kryeministrin. M\u00eb von\u00eb ai u akuzua p\u00ebr korrupsion mbi pretendime, q\u00eb sipas tij, ishin orkestruar nga qeveria p\u00ebr ta njollosur. Qeveria nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb dhe Ahmetaj mbetet i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ashtu si Zagani, Ahmetaj k\u00ebrkoi azil n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb 2023, ku vajza dhe gruaja e tij tashm\u00eb kishin leje q\u00ebndrimi, kur mori vesh se n\u00eb Shqip\u00ebri ishte l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr arresti kund\u00ebr tij. N\u00eb aplikimin e azilit, ai argumentoi se drejt\u00ebsia gjithashtu kishte intimiduar miqt\u00eb dhe familjen e tij dhe kishte kontrolluar zyrat dhe sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Burime nga policia italiane mb\u00ebshtesin pretendimet e tij mbi korrupsionin dhe besojn\u00eb se sistemi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb infiltruar nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb policor, q\u00eb merret me krimin e organizuar, thot\u00eb se policia italiane nuk i beson gjithmon\u00eb homolog\u00ebve t\u00eb saj shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk i informon gjithmon\u00eb plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Policia italiane \u00ebsht\u00eb prezente n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga mesi i viteve \u201990 p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin transnacional, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pagat e ul\u00ebta t\u00eb zyrtar\u00ebve e b\u00ebjn\u00eb sipas tij sistemin t\u00eb cenuesh\u00ebm ndaj korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cKur sheh nj\u00eb prokuror, q\u00eb fiton 800 euro n\u00eb muaj, nget nj\u00eb Maserati, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ka probleme,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Ram\u00ebs mohon akuzat. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr akuz\u00eb politike nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e Edi Ram\u00ebs. Nuk bazohet n\u00eb fakte; ka d\u00ebshmi t\u00eb bollshme q\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><strong>Dep\u00ebrtimi n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e suksesit t\u00eb mafias shqiptare mund t\u00eb shpjegohet nga modeli i tyre i biznesit: ata eliminuan nd\u00ebrmjet\u00ebsit dhe filluan aktivitetet n\u00eb vendet furnizuese t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Matt Shea, autor dokumentaresh q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hulumtim t\u00eb gjer\u00eb mbi trafikun shqiptar t\u00eb kokain\u00ebs, ka intervistuar si lider\u00ebt e kartelit kolumbian, ashtu edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb mafias shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cKur takova an\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u2018Clan del Golfo\u2019, ata m\u00eb than\u00eb se shqiptar\u00ebt u ofronin nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fitimit. Ndryshe nga \u2018Ndrangheta, q\u00eb paguante \u00e7mimet standarde kolumbiane p\u00ebr kilogram, shqiptar\u00ebt sugjeronin nj\u00eb ndarje 50-50.\u201d<\/p>\n<p>Tani q\u00eb shqiptar\u00ebt po fusin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, droga po gjen gjithashtu rrug\u00ebn drejt Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb vlen p\u00ebr bot\u00ebn e sip\u00ebrme, vlen edhe p\u00ebr bot\u00ebn e poshtme: kushdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb dij\u00eb ku \u00ebsht\u00eb pushteti, ndjek parat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Europolit, trafikanti fam\u00ebkeq i drog\u00ebs Dritan Gjika transportoi tonelata kokain\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe disa porte evropiane. Platforma e gazetaris\u00eb investigative ekuadoriane Plan V raportoi se ai p\u00ebrdori kompanin\u00eb e tij t\u00eb eksportit t\u00eb bananeve Agricomtrade p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Dyshohet se ajo kontrabandoi drog\u00ebn n\u00eb d\u00ebrgesat e tij n\u00eb Evrop\u00eb. Gjat\u00eb disa bastisjeve n\u00eb Ekuador dhe Spanj\u00eb, u sekuestruan m\u00eb shum\u00eb se 3 ton drog\u00eb dhe 48 milion\u00eb euro n\u00eb asete financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, policia bastisi sht\u00ebpin\u00eb e Gjik\u00ebs n\u00eb qytetin jugper\u00ebndimor Guayaquil. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati. Nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb metod\u00eb.<\/p>\n<p>Autori francez St\u00e9phane Quere, i cili ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr mbi origjin\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar shqiptar, thot\u00eb se kontejner\u00ebt e bananeve (shpesh nga Ekuadori, i cili eksporton shum\u00eb banane) jan\u00eb t\u00eb preferuara nga trafikant\u00ebt. Arsyeja: \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb inspektohen shpejt. Autoritetet portuale duhet t\u00eb paguajn\u00eb kostot e nj\u00eb d\u00ebrgese t\u00eb prishur n\u00ebse bananet kalb\u00ebn.<\/p>\n<p>Shifrat flasin vet\u00eb, thot\u00eb Quere. \u201cKa m\u00eb shum\u00eb se dyzet kompani q\u00eb importojn\u00eb banane n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d b\u00ebn shaka ai. \u201cSigurisht q\u00eb duhet t\u2019i p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb bananet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb sy i mbyllur<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa policia dhe prokuror\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr rritjen e pranis\u00eb s\u00eb mafies shqiptare n\u00eb vendin e tyre, duket se Europa po mbyll nj\u00eb sy.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, Komisioni publikoi vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. N\u00eb njoftimin p\u00ebr shtyp thuhej se vendi kishte b\u00ebr\u00eb \u201cprogres t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d q\u00eb nga viti i kaluar. Por n\u00eb raportin e detajuar thuhej se \u201ckorrupsioni ende \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb sektor\u00ebt e cenuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE dashur Edi, ti dhe ekipi yt keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer,\u201d tha kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, n\u00eb tetor 2024 gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo iu referua planeve t\u00eb vendit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e mundsh\u00ebm n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e mb\u00ebshtetjes s\u00eb Von der Leyen mund t\u00eb shpjegohet nga r\u00ebnd\u00ebsia strategjike e Shqip\u00ebris\u00eb: vendi \u00ebsht\u00eb ofruar t\u00eb ndihmoj\u00eb BE-n\u00eb duke pranuar refugjat\u00eb ose duke hapur nj\u00eb baz\u00eb ajrore p\u00ebr NATO-n.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e Von der Leyen \u00ebsht\u00eb vendimtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Europian \u2013 negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim filluan zyrtarisht n\u00eb korrik 2022.<\/p>\n<p>\u201cE dashur Edi,\u201d p\u00ebrfundoi Von der Leyen fjalimin e saj n\u00eb tetor t\u00eb kaluar. \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Bashkimin Europian. Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn tuaj t\u00eb palodhur, p\u00ebr angazhimin dhe p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb tuaj.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr Ahmetajn, ish-ministrin, mb\u00ebshtetja e vazhdueshme e Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb e paarsyeshme: \u201cNuk kuptoj pse Europa mbyll syt\u00eb ndaj realitetit n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Antoine Harari, FOLLOW THE MONEY Gjat\u00eb nj\u00eb nate t\u00eb ftoht\u00eb tetori n\u00eb vitin 2013, policia ndaloi nj\u00eb Audi A8 t\u00eb zi n\u00eb Fier, nj\u00eb qytet n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr jav\u00eb me radh\u00eb, agjent\u00ebt ndoq\u00ebn makin\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve se trafikant\u00ebt e drog\u00ebs e p\u00ebrdornin Audi-n. Ato nat\u00eb, inspektori i policis\u00eb, Dritan Zagani, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132430,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132429","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132429"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132429\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132431,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132429\/revisions\/132431"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132430"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}