{"id":132440,"date":"2026-01-03T10:12:15","date_gmt":"2026-01-03T10:12:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132440"},"modified":"2026-01-03T10:12:16","modified_gmt":"2026-01-03T10:12:16","slug":"si-shba-te-po-i-ngushtojne-lakun-autokratit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/03\/si-shba-te-po-i-ngushtojne-lakun-autokratit-rama\/","title":{"rendered":"Si SHBA-t\u00eb po i ngushtojn\u00eb lakun autokratit Rama"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 18 dhjetor 2025, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump firmosi ligjin vjetor t\u00eb mbrojtjes (n\u00eb anglisht National Defense Annual Act 2026). Nj\u00eb ligj i till\u00eb tradicionalisht sh\u00ebrben jo vet\u00ebm p\u00ebr buxhetin ushtarak, por edhe si dokument orientues i politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane.<br \/>\nN\u00eb ligj, Ballkani Per\u00ebndimor konsiderohet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku demokracia, korrupsioni, media, ekonomia dhe siguria kibernetike jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit problem strategjik. Kapitulli q\u00eb flet p\u00ebr rajonin ton\u00eb, me emrin \u201cKapitulli F p\u00ebr Demokracin\u00eb dhe Prosperitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d. e p\u00ebrkufizon rajonin si \u201cnj\u00eb rajon pluralist, shumetnik, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, kritik p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit\u201d, duke sinjalizuar se destabiliteti n\u00eb rajon shihet si risk europian dhe transatlantik.<\/p>\n<p>C\u00ebnimi i siguris\u00eb kibernetike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor-prekje e interesit amerikan<br \/>\nNj\u00eb nga mesazhet m\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb kapitullit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb ligj, \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb SHBA-t\u00eb i japin demokracis\u00eb, si kusht funksional p\u00ebr stabilitetin n\u00eb rajon. Mungesa e zgjedhjeve reale dhe kapja e institucioneve t\u00eb pavarura konsiderohen nga SHBA-t\u00eb si faktor\u00eb destabilizues.<br \/>\nLigji shkon edhe m\u00eb tej, duke e identifikuar korrupsionin n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor si nyj\u00ebn kryesore t\u00eb kriz\u00ebs demokratike. Ai cil\u00ebson se \u201ckorrupsioni, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mes drejtuesve kryesor\u00eb politik\u00eb, vazhdon t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga pengesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm ekonomik dhe politik\u201d. Ligji shprehet se \u201ckorrupsioni dhe dezinformimi p\u00ebrhapen n\u00eb mjedise politike t\u00eb sh\u00ebnuara nga kontroll autokratik\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga risit\u00eb e ligjit \u00ebsht\u00eb pesha q\u00eb i jepet siguris\u00eb kibernetike n\u00eb rajon. Kongresi Amerikan paralajm\u00ebron se \u201ccenueshm\u00ebria ndaj sulmeve kibernetike ose ndaj infrastruktur\u00ebs s\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit rrit rreziqet p\u00ebr funksionimin e qeveris\u00eb dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve publike\u201d.<br \/>\nKy paralajm\u00ebrim ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pas skandaleve t\u00eb fundit, q\u00eb treguan se si sistemet kibernetike t\u00eb vendit ndodheshin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb miqve t\u00eb Ram\u00ebs dhe ka dyshime se jan\u00eb shfryt\u00ebzuar edhe nga bandat kriminale. SHBA e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e TI, por \u00e7\u00ebshtje sigurie komb\u00ebtare. Ligji thekson se \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb interesin e siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d q\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb forcojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb kibernetike.<br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Ballkani trajtohet si front i luft\u00ebs hibride, ku zgjedhjet, sh\u00ebrbimet publike dhe infrastruktura digjitale jan\u00eb objektiva strategjike t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p><em><strong>SHBA-t\u00eb: angazhim i fort\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit<\/strong> <\/em><\/p>\n<p>Ligji amerikan i fundit t\u00eb dhjetorit 2025, i em\u00ebrtuar \u201cDemokracia e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Akti i Prosperitetit\u201d parashikon nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr korrupsionit p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila do t\u00eb zbatohet nga Departamenti i Shtetit, p\u00ebrmes programeve ekzistuese dhe atyre t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ligji synon nd\u00ebrhyrje direkte n\u00eb strukturat shtet\u00ebrore,\u00a0duke e konsideruar korrupsionin politik si penges\u00ebn kryesore p\u00ebr demokracin\u00eb, zhvillimin ekonomik dhe besimin e qytetar\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>SHBA-t\u00eb parashikojn\u00eb asistenc\u00eb teknike direkte edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00ebse qeveria shqiptare rishikon strategjin\u00eb komb\u00ebtare kund\u00ebr korrupsionit dhe pranon bashk\u00ebpunim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me programet amerikane.<\/p>\n<p>Ligji e thekson qart\u00eb se korrupsioni politik duhet luftuar, sidomos n\u00eb gjyq\u00ebsor, n\u00eb institucionet q\u00eb administrojn\u00eb zgjedhjet dhe n\u00eb prokurimet publike. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kjo n\u00ebnkupton se SHBA-t\u00eb do t\u00eb vendosin v\u00ebzhgim dhe trajnim amerikan p\u00ebr strukturat e drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mbi administrimin e zgjedhjeve, nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb kontestuara t\u00eb sistemit politik shqiptar.<\/p>\n<p>SHBA-t\u00eb do t\u00eb zgjerojn\u00eb asistenc\u00ebn teknike p\u00ebr vendet e rajonit, me kusht q\u00eb qeverit\u00eb vendase t\u00eb angazhohen n\u00eb hartimin dhe zbatimin e strategjive t\u00eb reja komb\u00ebtare antikorrupsion, t\u00eb p\u00ebrshtatura sipas realitetit t\u00eb seicilit vend.<\/p>\n<p>Nisma synon t\u00eb forcoj\u00eb strategjit\u00eb ekzistuese p\u00ebr t\u00eb luftuar: korrupsionin n\u00eb nivelet e larta politike, nd\u00ebrhyrjen politike n\u00eb drejt\u00ebsi dhe manipulimin e institucioneve t\u00eb pavarura. Projektligji cil\u00ebson se korrupsioni n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe n\u00eb proceset zgjedhore minon drejtp\u00ebrdrejt demokracin\u00eb dhe pengon investimet e huaja.<\/p>\n<p>SHBA-t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb forcimin e mbik\u00ebqyrjes ligjore mbi: lirin\u00eb e informacionit, prokurimet publike dhe p\u00ebrdorimin e sistemeve digjitale shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, parashikohet edhe rritja e siguris\u00eb kibernetike dhe mbrojtja e rrjeteve kibernetike t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe komunikimit, p\u00ebr t\u00eb parandaluar manipulime, nd\u00ebrhyrje t\u00eb jashtme dhe abuzime me t\u00eb dh\u00ebnat publike, sikurse skandali i fundit me AKSHI-n e tregoi qart\u00eb se k\u00ebto abuzime po ndodhin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe n\u00eb Nism\u00ebn e Q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb Demokratike Europiane t\u00eb SHBA-ve(n\u00eb anglisht, European Democratic Resilience Initiative of the USA), duke u b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfituese t\u00eb fondeve t\u00eb posa\u00e7me antikorrupsion dhe mb\u00ebshtetjes teknike afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>\u201cSita\u201d amerikane n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Ballkanin Per\u00ebndimor<\/strong> <\/em><\/p>\n<p>Miratimi i Aktit t\u00eb Demokracis\u00eb dhe Prosperitetit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb thell\u00eb strategjike n\u00eb qasjen e SHBA-s\u00eb ndaj korrupsionit n\u00eb rajonin tone. Kjo qasje sot shikon me p\u00ebrpar\u00ebsi drejt \u00e7montimit t\u00eb plot\u00eb dhe sistematik t\u00eb rrjeteve financiare, ekonomike dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuese q\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb pushtetin korruptiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Akti, i cili parashikon nj\u00eb periudh\u00eb rishikimi 90-ditore dhe pritet t\u00eb prodhoj\u00eb efektet e para konkrete n\u00eb muajin mars 2026, sinjalizon qart\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim amerikan shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vendosur ndaj korrupsionit politik dhe zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cSita\u201d amerikane do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb financues ekonomik\u00eb, figura ky\u00e7e t\u00eb biznesit, nd\u00ebrmjet\u00ebs dhe operator\u00eb informal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt leht\u00ebsojn\u00eb, mbulojn\u00eb dhe riprodhojn\u00eb sistemin e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Departamenti Amerikan i Shtetit duket se ka futur \u201cn\u00eb sit\u00eb\u201d disa sektor\u00eb q\u00eb njihen si m\u00eb problematik\u00ebt p\u00ebr pastrimin e paras\u00eb s\u00eb korrupsionit dhe krimit, t\u00eb till\u00eb si: infrastruktura teknologjike dhe dixhitale, me fokus tek kontraktor\u00ebt e AKSHI-t dhe &#8220;taksa e korrupsionit&#8221; n\u00eb sh\u00ebrbimet dixhitale shtet\u00ebrore, pasurit\u00eb e paluajtshme dhe nd\u00ebrtim, sidomos nd\u00ebrtimet luksoze bregdetare dhe projektet e nd\u00ebrtesave t\u00eb larta n\u00eb Tiran\u00eb, energjia dhe sh\u00ebrbimet publike, p\u00ebrmes mbikqyrjes s\u00eb rrept\u00eb t\u00eb korporatave shtet\u00ebrore t\u00eb energjis\u00eb dhe koncesioneve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, partneritetet publiko-private (PPP), p\u00ebrmes auditimit t\u00eb kontratave t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve dhe infrastruktur\u00ebs, si dhe turizmit strategjik, p\u00ebrmes rishikimit t\u00eb projekteve, t\u00eb cilave u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb statusi i &#8220;investitorit strategjik&#8221;, n\u00ebp\u00ebrmjet favorizimit politik.<\/p>\n<p>Ky akt p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb konfirmim t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr amerikane ndaj aktor\u00ebve q\u00eb konsiderohen rrezik p\u00ebr stabilitetin demokratik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon. SHBA e sheh Ballkanin Per\u00ebndimor si nj\u00eb zon\u00eb ky\u00e7e t\u00eb betej\u00ebs gjeopolitike dhe ka vendosur t\u00eb mos toleroj\u00eb m\u00eb kompromis me korrupsionin e lart\u00eb, edhe n\u00ebse kjo sjell tensione politike apo diplomatike.<\/p>\n<p>xxx<br \/>\nMe zbatimin e Aktit t\u00eb Demokracis\u00eb dhe Prosperitetit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, SHBA-t\u00eb n\u00eb fakt po ofrojn\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb plot\u00eb veprimi p\u00ebr institucionet tona ligjzbatuese, i cili do t\u00eb nis\u00eb nga ngrirja e aseteve, deri te arrestimet e nivelit t\u00eb lart\u00eb, duke synuar t\u2019i &#8220;pastroj\u00eb&#8221; zgjedhjet n\u00eb rajon dhe gjith\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb, nga konkurrenca e shtremb\u00ebruar e kompanive t\u00eb lidhura me drejtuesit qeveritar\u00eb dhe me struktura t\u00eb krimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj M\u00eb 18 dhjetor 2025, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump firmosi ligjin vjetor t\u00eb mbrojtjes (n\u00eb anglisht National Defense Annual Act 2026). Nj\u00eb ligj i till\u00eb tradicionalisht sh\u00ebrben jo vet\u00ebm p\u00ebr buxhetin ushtarak, por edhe si dokument orientues i politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. N\u00eb ligj, Ballkani Per\u00ebndimor konsiderohet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku demokracia, korrupsioni, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":2501,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132440","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132440","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132440"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132440\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132441,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132440\/revisions\/132441"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}