{"id":132622,"date":"2026-01-05T17:55:16","date_gmt":"2026-01-05T17:55:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132622"},"modified":"2026-01-05T17:55:16","modified_gmt":"2026-01-05T17:55:16","slug":"boci-rama-eshte-celesi-i-korrupsionit-meriton-fatin-e-maduros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/05\/boci-rama-eshte-celesi-i-korrupsionit-meriton-fatin-e-maduros\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Rama \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i korrupsionit, meriton fatin e Maduros!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, duke folur n\u00eb Foltoren e qytetar\u00ebve dhe deputet\u00ebve p\u00ebrpara kryeminsitris\u00eb, tha se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb po mbajn\u00eb mbi supe pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve sistematike, duke i v\u00ebn\u00eb ata n\u00eb rrezik varf\u00ebrie dhe p\u00ebrjashtimi social.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Bo\u00e7i u ndal n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aferash t\u00eb dyshuara korruptive, duke filluar nga Llogaraja, Porti i Durr\u00ebsit, incenerator\u00ebt e deri te projekti i Unaz\u00ebs s\u00eb Re.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se tallet me qytetar\u00ebt p\u00ebrmes \u201cpensioneve qesharake\u201d dhe projekteve luksoze si \u201csateliti orbital\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb realiteti p\u00ebr shumic\u00ebn \u00ebsht\u00eb i zymt\u00eb. Sipas tij, kjo qeverisje jo vet\u00ebm ka detyruar largimin e t\u00eb rinjve, por tani po k\u00ebrkon t\u00eb \u201cshkat\u00ebrroj\u00eb familjen\u201d duke p\u00ebrdhosur vlerat themelore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb atyre qytetar\u00ebve q\u00eb mbajn\u00eb dhe p\u00ebsojn\u00eb mbi supe pesh\u00ebn e korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve, nga Llogaraja deri n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, nga incenerator\u00ebt tek laborator\u00ebt, nga pjesa e unaz\u00ebs deri tek Qaf\u00eb Pllo\u00e7a dhe me t\u00eb gjitha dhe me t\u00eb gjitha grabitjet dhe vjedhjet. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrteta e atyre qytetar\u00ebve q\u00eb shohin para syve t\u00eb tyre me grushta t\u00eb mbledhur, talljen q\u00eb i b\u00ebn Rama me shpur\u00ebn e tij, me l\u00ebmosh\u00eb dhe me lug\u00eb bosh, q\u00eb ja b\u00ebn me pensione qesharake, q\u00eb ja b\u00ebn me tigra si barake, q\u00eb ja b\u00ebn me satelit orbital dhe me parlament banal. Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e atyre qytetar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb kuptuar se deri tani ja degdis\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb af\u00ebrmit, nd\u00ebrsa sot k\u00ebrkojn\u00eb t&#8217;i shkat\u00ebrrojn\u00eb familjen duke i p\u00ebrdhosur n\u00ebn\u00ebn dhe babain, vajz\u00ebn dhe djalin, motr\u00ebn dhe v\u00ebllain. Dhe ky Rama, t\u00eb dashur miq, ka nd\u00ebrtuar k\u00ebtu at\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e s\u00eb keqes, si parajs\u00ebn e vet dhe si ferrin e qytetar\u00ebve. Ai dhe shpura e tij, Balluk\u00ebt, Agas\u00ebt, Mirlindat, hedhin hedhin vallen e vdekjes mbi fatet e shqiptar\u00ebve, mbi fatet e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, mbi fatet tona, nd\u00ebrsa vet\u00eb notojn\u00eb n\u00eb luks t\u00eb shfrenuar. Po, t\u00eb v\u00ebrtetat tona miq, jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e Sali Berish\u00ebs, t\u00eb cilat ai i mbrojti, i p\u00ebrballoi me durim, me vullnet dhe me q\u00ebndres\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebrtetat tona jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat e Partis\u00eb Demokratike, e cila me gjith\u00eb gabimet e vogla n\u00eb qeverisje, me gjith\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr ta asgj\u00ebsuar at\u00eb, mbetet forca politike m\u00eb e sinqert\u00eb, m\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kontributin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb ne e quajm\u00eb e mira e p\u00ebrbashk\u00ebt, e mira e vendit ton\u00eb. Dhe sot, fal\u00eb k\u00ebsaj q\u00ebndrese, t\u00eb v\u00ebrtetat tona jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sepse jo m\u00eb kot, dat\u00ebn 28 N\u00ebntor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kombit dhe e shtetformimit shqiptar, Shtetet e Bashkuara n\u00eb vend t\u00eb urimit, i kujtuan kryeministrit se ka nd\u00ebrtuar n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs nj\u00eb narko-shtet me krim dhe me korrupsion.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht, gazetat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, mediat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha prestigjioze e p\u00ebrcaktojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb narko-shtet. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat. Dhe ju e dini shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh me nj\u00eb narko-shtet. E treguan Shtetet e Bashkuara me Maduron, me arrestimin e tij, fatin e t\u00eb cilit e meriton dhe ky kryeminist\u00ebr. Dhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur shum\u00eb pushtete. Ka pasur t\u00eb mira dhe t\u00eb mbrapshta. Por asnj\u00eb pushtet nuk ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtues dhe kaq i paburr\u00eb sesa ky pushtet dhe ky kryeminist\u00ebr, i cili sa her\u00eb kapet gafil n\u00eb korrupsion, ai shet nj\u00eb ish-shok, shet nj\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor, ose justifikohet me fruta-perime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sot ka dal\u00eb hapur n\u00eb mbrojtje t\u00eb Ballukut, Agasit, Mirlind\u00ebs, duke d\u00ebshmuar q\u00eb korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb sistem. Dhe n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij sistemi \u00ebsht\u00eb ky njeri, \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Dhe meq\u00eb jemi tek fruta-perimet, po, n\u00eb bot\u00eb ka pasur republika fruta-perimesh, republikat e bananeve. Por ato duken m\u00eb dinjitoze dhe atje demokracia fasad\u00eb ka qen\u00eb. Po duken m\u00eb dinjitoze se Republika e krimit dhe e korrupsionit, se Republika ku kryeministri merr n\u00eb mbrojtje zv\/ministren e kapur n\u00eb korrupsion bashk\u00eb me at\u00eb. Ku kryeministri hedh n\u00eb gjyq drejt\u00ebsin\u00eb, e cila i ka trokitur te porta dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai merr n\u00eb mbrojtje k\u00ebto njer\u00ebz, po mbron veten e vet.<\/p>\n<p>Dhe mos harroni, pas Belind\u00ebs \u00ebsht\u00eb Rama, pas Mirlind\u00ebs \u00ebsht\u00eb Rama, pas Agasit \u00ebsht\u00eb Rama, pas Veliajt \u00ebsht\u00eb Rama, pas Da\u00e7it \u00ebsht\u00eb po Rama, pas Benetit n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb Rama, pas incenerator\u00ebve 430 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb Rama. Pas laborator\u00ebve \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb Rama, pas Marriot-it 160 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb Rama, pas Llogaras\u00eb bashk\u00eb me unaz\u00ebn 450 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb Rama, pas portit t\u00eb Durr\u00ebsit 1 miliard\u00eb euro \u00ebsht\u00eb Rama. Mos kemi iluzione. Ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtesa e korrupsionit. Ai \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i korrupsionit\u201d, u shpreh Bo\u00e7i.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, duke folur n\u00eb Foltoren e qytetar\u00ebve dhe deputet\u00ebve p\u00ebrpara kryeminsitris\u00eb, tha se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb po mbajn\u00eb mbi supe pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve sistematike, duke i v\u00ebn\u00eb ata n\u00eb rrezik varf\u00ebrie dhe p\u00ebrjashtimi social. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Bo\u00e7i u ndal n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aferash t\u00eb dyshuara &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132623,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132622","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132622"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132622\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132624,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132622\/revisions\/132624"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132623"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}