{"id":132625,"date":"2026-01-05T18:09:53","date_gmt":"2026-01-05T18:09:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132625"},"modified":"2026-01-05T18:09:53","modified_gmt":"2026-01-05T18:09:53","slug":"kasmi-ky-35-vjetor-i-rd-perkon-me-nje-periudhe-ndryshimesh-te-medha-qe-po-vijne-nga-shba-dhe-presidenti-tramp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/05\/kasmi-ky-35-vjetor-i-rd-perkon-me-nje-periudhe-ndryshimesh-te-medha-qe-po-vijne-nga-shba-dhe-presidenti-tramp\/","title":{"rendered":"Kasmi: Ky 35-vjetor i RD p\u00ebrkon me nj\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb po vijn\u00eb nga SHBA dhe presidenti Tramp"},"content":{"rendered":"<p>Kryeredaktori i \u201cRD\u201d, Bledi Kasmi n\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb foltoren e PD para Kryeministris\u00eb p\u00ebrkujtoi 35-vjetorin e numrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs Rilindja Demokratike.<\/p>\n<p>Kasmi u shpreh se, situata mediatike dhe institucionale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit. Ai denoncoi blerjen e tok\u00ebs nga Kryeministri nga nj\u00eb kandidatee Gjykat\u00ebs Kushtetuese me 2.9 milion\u00eb euro nga parat\u00eb e shqiptar\u00ebve, tok\u00eb e cila iu dhurua m\u00eb pas Carlo Bollinos.<\/p>\n<p>Ai theksoi se mediat kryesore jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e tre familjeve dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb qeveris\u00eb dhe bandave kriminale, nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kapur dhe po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin.<\/p>\n<p>Kasmii paralajm\u00ebroi se nd\u00ebrhyrja e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump kund\u00ebr regjimeve t\u00eb tilla nuk do t\u00eb ndalet dhe se Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr vendet e radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>\u201cSot \u00ebsht\u00eb 35-vjetori i numrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs Rilindja Demokratike. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ta kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb nga kjo foltore dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh proteste. Duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se Rilindja Demokratike lindi n\u00eb dit\u00ebt e protestave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb student\u00ebve t\u00eb dhjetorit. U rrit me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe me q\u00ebndres\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e themeluan dhe e vazhduan at\u00eb gazet\u00eb si nj\u00eb mesazh.<\/p>\n<p>Rilindja Demokratike nuk ishte thjesht nj\u00eb gazet\u00eb, ishte nj\u00eb frym\u00eb, nj\u00eb frym\u00eb lirie q\u00eb ndante dy epoka: epok\u00ebn e komunizmit, epok\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste, e cila la pas qindra e mij\u00ebra t\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb pushkatuar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs. Dhe ky 5 janar i vitit 1991 e ndau at\u00eb epok\u00eb nga epoka tjet\u00ebr e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Por sot, fatkeq\u00ebsisht, kemi shum\u00eb pak media t\u00eb lira, shum\u00eb pak gazetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Tridhjet\u00eb e pes\u00eb vite m\u00eb pas, situata mediatike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb thuajse e ngjashme me at\u00eb t\u00eb 35 viteve m\u00eb par\u00eb. Sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, n\u00eb Shqip\u00ebri mediat dhe drejtuesit e mediave urdh\u00ebrohen nga qeveria dhe bandat kriminale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar lajmet e tyre.<\/p>\n<p>Sipas raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sot tre familje n\u00eb Shqip\u00ebri zot\u00ebrojn\u00eb dy t\u00eb tretat e tregut mediatik, nd\u00ebrsa vet\u00ebm nj\u00eb e treta \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit t\u00eb k\u00ebtyre tre familjeve. Dhe k\u00ebto tre familje jan\u00eb shpallur investitor\u00eb strategjik\u00eb nga kreu i regjimit. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb media t\u00eb lir\u00eb flasim sot, pas 35 vitesh?<\/p>\n<p>Raporti i fundit i OSBE\/ODIHR-it theksonte se n\u00eb zgjedhje nuk kishte raportime t\u00eb pavarura dhe se raportimet ishin t\u00eb gjitha t\u00eb kontrolluara nga qeveria. Pra, sot, 35 vite pas atij 5 janari t\u00eb vitit 1991, situata mbetet e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb emision investigativ nxori n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb fakt tjet\u00ebr dramatik: kryeministri i blinte tok\u00eb nj\u00eb kandidateje p\u00ebr an\u00ebtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr 2.9 milion\u00eb euro nga parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe k\u00ebt\u00eb tok\u00eb ia dhuronte nj\u00eb botuesi mediash, Carlo Bollinos. Pra, shikoni se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjendjeje \u00ebsht\u00eb sot jo vet\u00ebm media, por edhe pushteti, i cili ka kapur drejt\u00ebsin\u00eb dhe e kontrollon at\u00eb, ashtu si edhe mediat.<\/p>\n<p>Por ka edhe nj\u00eb fije shprese. Cila \u00ebsht\u00eb shpresa? Mos harroni se m\u00eb 5 janar t\u00eb vitit 1991, edhe nj\u00eb media e vetme b\u00ebri ndryshimin kund\u00ebr t\u00eb gjitha mediave t\u00eb kapura nga regjimi i at\u00ebhersh\u00ebm. Edhe sot, ato pak media dhe gazetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rezistojn\u00eb, un\u00eb besoj se do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshimin dhe do t\u00eb sjellin mesazhet e duhura p\u00ebr t\u00eb ringritur frym\u00ebn e liris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ka edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ky 35-vjetor i Rilindjes Demokratike, ky 5 janar, p\u00ebrkon me nj\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb po vijn\u00eb nga Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump. \u00cbsht\u00eb rasti q\u00eb, n\u00eb emrin tim si qytetar i k\u00ebtij vendi, t\u2019u shpreh mir\u00ebnjohjen Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe presidentit Trump p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr rr\u00ebzimin e nj\u00eb narko-regjimi si ai i Venezuel\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe mos mendoni se k\u00ebto nuk kan\u00eb lidhje. Thon\u00eb se nuk ka lidhje sot. Por narko-regjimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet. Situata \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb vitit 1991. Regjimet komuniste t\u00eb at\u00ebhershme ran\u00eb; sot kemi regjime hibride komuniste t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi narko-regjime. Dominoja e par\u00eb e shembjes s\u00eb k\u00ebtyre regjimeve ra n\u00eb Venezuel\u00eb. Tjetra do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Kolumbi, dhe m\u00eb pas do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rama nuk ka shp\u00ebtim. Ky narko-regjim nuk do t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebtim. Ky narko-regjim do t\u00eb rr\u00ebzohet.<\/p>\n<p>Thon\u00eb se nuk ka lidhje. Po si t\u00eb mos ket\u00eb? Venezuela \u00ebsht\u00eb vendi ku protestuesit vriten, ku ka qindra t\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, ku arrestohen opozitar\u00ebt. Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte. Kryetari i opozit\u00ebs vazhdon t\u00eb p\u00ebrndiqet.<\/p>\n<p>Varf\u00ebria n\u00eb Venezuel\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb sa paga e qytetar\u00ebve mjafton p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb buk\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, raportet e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb tregojn\u00eb se 49% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb varf\u00ebris\u00eb. Pra, nj\u00eb n\u00eb dy shqiptar\u00eb jeton n\u00eb prag t\u00eb varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kartelet e drog\u00ebs jan\u00eb kudo. Bashk\u00ebshortja e Maduros p\u00ebrfitonte nga 100 mij\u00eb deri n\u00eb 300 mij\u00eb euro p\u00ebr \u00e7do ngarkes\u00eb kokaine q\u00eb kalonte me avion n\u00eb Venezuel\u00eb. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu, te \u201cMaduroja\u201d yn\u00eb, kemi v\u00ebllain e kryeministrit q\u00eb ka pasur fabrik\u00eb kokaine.<\/p>\n<p>Sot, Maduro ka detyruar t\u00eb largohen nga Venezuela rreth 7.9 milion\u00eb qytetar\u00eb, rreth 25% e popullsis\u00eb. Nd\u00ebrsa ai q\u00eb kemi k\u00ebtu ka larguar 35% t\u00eb popullsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti model narko-regjimi q\u00eb funksionon kudo.<\/p>\n<p>Po ju kujtoj di\u00e7ka tjet\u00ebr: presidenti Trump deklaroi sot se radh\u00ebn e ka presidenti i Kolumbis\u00eb, Petro. Kjo nuk do t\u00eb ndalet. Than\u00eb se gjith\u00e7ka b\u00ebhet p\u00ebr naft\u00ebn e Venezuel\u00ebs. Po Kolumbia \u00e7far\u00eb nafte ka? Kush \u00ebsht\u00eb Petro i Kolumbis\u00eb? \u00cbsht\u00eb i nj\u00ebjti simbol i drejtuesve t\u00eb narko-regjimeve, si n\u00eb Venezuel\u00eb, ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Petro \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb familjarisht n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs. Djali i tij \u00ebsht\u00eb gjykuar dhe d\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia kolumbiane p\u00ebr pastrim parash t\u00eb drog\u00ebs dhe p\u00ebr financimin e zgjedhjeve q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb atin president. Sot ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i nd\u00ebshkuar nga drejt\u00ebsia kolumbiane\u201d, u shpreh Kasmi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeredaktori i \u201cRD\u201d, Bledi Kasmi n\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb foltoren e PD para Kryeministris\u00eb p\u00ebrkujtoi 35-vjetorin e numrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs Rilindja Demokratike. Kasmi u shpreh se, situata mediatike dhe institucionale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit. Ai denoncoi blerjen e tok\u00ebs nga Kryeministri nga nj\u00eb kandidatee Gjykat\u00ebs Kushtetuese me 2.9 milion\u00eb euro nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132626,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132625","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132625"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132625\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132627,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132625\/revisions\/132627"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}