{"id":132828,"date":"2026-01-07T17:37:43","date_gmt":"2026-01-07T17:37:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132828"},"modified":"2026-01-07T17:38:05","modified_gmt":"2026-01-07T17:38:05","slug":"ujerat-e-zeza-pushtojne-tiranen-ku-shkuan-70-mln-e-per-kanalizimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/07\/ujerat-e-zeza-pushtojne-tiranen-ku-shkuan-70-mln-e-per-kanalizimet\/","title":{"rendered":"Uj\u00ebrat e zeza \u201cpushtojn\u00eb\u201d Tiran\u00ebn! Ku shkuan 70 milion euro p\u00ebr kanalizimet?\u00a0"},"content":{"rendered":"<h4>Nd\u00ebrsa Tirana zgjerohet, uj\u00ebrat e zeza derdhen n\u00eb lumenj. Nj\u00eb auditim i KLSH zbulon investime minimale, kanalizime t\u00eb amortizuara dhe rrezik real p\u00ebr sh\u00ebndetin publik, mes heshtjes institucionale.<\/h4>\n<p>Nd\u00ebrsa Tirana \u201crritet\u201d me ritme t\u00eb shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave t\u00eb investimeve reale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb auditim i fundit i\u00a0Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH) nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb panoram\u00eb shqet\u00ebsuese: Investime t\u00eb pakta, menaxhim joefikas dhe rrezik serioz p\u00ebr mjedisin dhe sh\u00ebndetin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb auditimin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit (KLSH) n\u00ebnvizohet se nga 7 miliard\u00eb lek\u00eb apo rreth 70 milion\u00eb euro investime t\u00eb kryera n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb nga Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimet Tiran\u00eb, shuma e investimeve p\u00ebr sistemin e kanalizimeve, mbetet shum\u00eb larg nevojave reale.<\/p>\n<p>KLSH konstaton se nga viti n\u00eb vit nuk ka pasur nj\u00eb harmonizim t\u00eb vlerave q\u00eb investohen n\u00eb kanalizime, duke u luhatur n\u00eb disa raste nga 2% deri n\u00eb 58%.<\/p>\n<p><em>\u201cFondet e destinuara p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e rrjetit t\u00eb kanalizimeve t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs kulmojn\u00eb n\u00eb vitin 2015, ku pesha\u00a0 e k\u00ebtyre fondeve zinte 58% t\u00eb investimeve vjetore, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2022 sh\u00ebnohet p\u00ebrqindja m\u00eb e ul\u00ebt e investimeve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit t\u00eb kanalizimeve, me vet\u00ebm 2.1%, pavar\u00ebsisht se ishte viti me buxhetin m\u00eb t\u00eb madh total t\u00eb investimeve (rreth 2.8 miliard\u00eb lek\u00eb). P\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn 2015-2024 investimet gjithsej t\u00eb UKT sh.a. jan\u00eb 7.038 milion\u00eb lek\u00eb dhe ato p\u00ebr sistemin e kanalizimeve vet\u00ebm 13.2% e tyre, ose 927 milion\u00eb lek\u00eb\u201d<\/em> thuhet n\u00eb auditim.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e publikuar t\u00eb KLSH evidentohet se infrastruktura e kanalizimeve \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr, shpesh e d\u00ebmtuar dhe n\u00eb shum\u00eb zona funksionon n\u00eb kapacitet maksimal, duke shkaktuar p\u00ebrmbytje gjat\u00eb reshjeve t\u00eb dendura dhe derdhje direkte t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00eb lumin e Lan\u00ebs dhe lumin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>KLSH n\u00ebnvizon se deri n\u00eb vitin 2022, 50% e popullsis\u00eb urbane nuk kan\u00eb patur kanalizime t\u00eb menaxhuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb. Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i konstatuar n\u00eb auditim \u00ebsht\u00eb edhe fakti se 30% e popullsis\u00eb p\u00ebrdor sisteme jo t\u00eb lidhura me rrjet kanalizimesh (gropa septike), shpesh pa trajtim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Uj\u00ebrat e zeza derdhen direkt n\u00eb lumenj<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb KLSH, uj\u00ebrat e ndotura n\u00eb kryeqytet vazhdojn\u00eb t\u00eb derdhen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb lumenj, p\u00ebrfshir\u00eb Lan\u00ebn dhe lumin e Tiran\u00ebs, pa trajtim dhe pa kontroll. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit konstaton se mungesa e koordinimit institucional dhe investimeve t\u00eb mjaftueshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Furnizimit me Uj\u00eb dhe Kanalizime 2023-2030, ka sjell\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cZhvillimi i infrastruktur\u00ebs nuk ka ndjekur ritmin e urbanizimit t\u00eb shpejt\u00eb, duke krijuar risk serioz p\u00ebr ndotje mjedisore, p\u00ebrmbytje dhe sh\u00ebndetin publik\u201d<\/em>\u00a0thekson auditimi.<\/p>\n<p>Auditimi i KLSH evidenton se Lumi i Lan\u00ebs ka rreth 85 pika shkarkimi q\u00eb derdhen n\u00eb t\u00eb, shumica e t\u00eb cilave ndodhet n\u00eb segmentin e sistemuar, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, gjat\u00eb reshjeve t\u00eb dendura, rrjeti i \u00a0kanalizimeve nuk arrin t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb volumin e uj\u00ebrave, duke shkaktuar p\u00ebrmbytje n\u00eb disa zona t\u00eb \u00a0kryeqytetit.<\/p>\n<p>Lana \u00ebsht\u00eb kthyer prej dekadash n\u00eb nj\u00eb kanal t\u00eb hapur uj\u00ebrash t\u00eb zeza n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, si rezultat i nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme urbane dhe munges\u00ebs s\u00eb investimeve funksionale n\u00eb kanalizime dhe trajtim t\u00eb uj\u00ebrave. Betonizimi i shtratit dhe zgjerimi i qytetit i hoq\u00ebn p\u00ebrroit funksionin natyror, nd\u00ebrsa derdhja direkte e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura zhduku jet\u00ebn biologjike dhe krijoi ndotje kronike, er\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe rrezik sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Prej viteve \u201980 jan\u00eb propozuar zgjidhje teknike p\u00ebr furnizim me uj\u00eb dhe nd\u00ebrtim impiantesh pastrimi, jan\u00eb hartuar projekte dhe jan\u00eb\u00a0shpallur financime prej qindra milion\u00eb euro, por shumica e tyre nuk u p\u00ebrfunduan kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i KLSH-s\u00eb nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb realitet t\u00eb hidhur: Tirana po zgjerohet mbi nj\u00eb infrastruktur\u00eb kanalizimesh t\u00eb mbingarkuar, pa investime t\u00eb duhura dhe t\u00eb keqmenaxhuar, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb banor\u00ebt e kryeqytetit t\u00eb p\u00ebrballen me pasoja mjedisore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore.\/<a href=\"https:\/\/acqj.al\/ujerat-e-zeza-pushtojne-kryeqytetin-insitucionet-heshtin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ACQJ<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Tirana zgjerohet, uj\u00ebrat e zeza derdhen n\u00eb lumenj. Nj\u00eb auditim i KLSH zbulon investime minimale, kanalizime t\u00eb amortizuara dhe rrezik real p\u00ebr sh\u00ebndetin publik, mes heshtjes institucionale. Nd\u00ebrsa Tirana \u201crritet\u201d me ritme t\u00eb shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojave t\u00eb investimeve reale. Nj\u00eb auditim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132828"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132828\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132831,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132828\/revisions\/132831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}