{"id":132858,"date":"2026-01-07T21:28:22","date_gmt":"2026-01-07T21:28:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132858"},"modified":"2026-01-07T21:50:26","modified_gmt":"2026-01-07T21:50:26","slug":"tonelata-me-kokaine-si-e-pushtoi-krimi-i-organizuar-shqiptar-tregun-europian-te-kokaines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/07\/tonelata-me-kokaine-si-e-pushtoi-krimi-i-organizuar-shqiptar-tregun-europian-te-kokaines\/","title":{"rendered":"Tonelata me kokaine\/ Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian t\u00eb kokain\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/author\/besar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Besar Likmeta<\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/author\/klodiana-lala\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Klodiana Lala<\/a><\/p>\n<p>Pasditen e 5 n\u00ebntorit 2020, nd\u00ebrsa rrug\u00ebt q\u00ebndronin t\u00eb mbyllura p\u00ebr shkak t\u00eb masave kund\u00ebr pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19, dy burra shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Belgjik\u00eb shk\u00ebmbyen nj\u00eb seri mesazhesh t\u00eb shkurtra n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit t\u00eb koduar Sky ECC \u2013 t\u00eb deshifruara vite m\u00eb von\u00eb nga autoritetet ligjzbatuese europiane.<\/p>\n<p>\u201cE gjet\u00ebm mallin,\u201d shkruante i k\u00ebnaqur nj\u00eb prej tyre, nd\u00ebrsa tjetri i p\u00ebrgjigjej me vet\u00ebbesim [cit]: \u201cPo\u2026 t\u2019thash\u00eb \u00ebsht\u00eb aty. Puna ma e madhe n\u2019histori q\u00eb ka hy i her\u00ebsh n\u2019Europ\u00eb, 12T\u2026 8,7 ka qen\u00eb rekordi.\u201d<\/p>\n<p>Mesazhet i referohen tonelatave t\u00eb kokain\u00ebs t\u00eb importuara nga Amerika Latine dhe jan\u00eb pjes\u00eb e provave kund\u00ebr nj\u00eb grupi kriminal n\u00eb ndjekje penale nga Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).<\/p>\n<p>Kokaina \u00ebsht\u00eb droga m\u00eb fitimprur\u00ebse n\u00eb Europ\u00eb dhe trafiku i kokain\u00ebs konsiderohet nj\u00eb lloj \u201cChampions League\u201d e krimit t\u00eb organizuar \u2013 ku t\u00eb gjitha grupet synojn\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb tavolin\u00eb, pasi mund t\u00eb fitosh shum\u00eb para n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shkurt\u00ebr. Megjithat\u00eb, krahasuar me drog\u00ebrat e tjera, kokaina ka nj\u00eb zinxhir t\u00eb gjat\u00eb furnizimi, i cili \u00ebsht\u00eb i komplikuar dhe k\u00ebrkon q\u00eb shum\u00eb element\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb funksionojn\u00eb nj\u00ebherazi.<\/p>\n<p>Ky kompleksitet ka krijuar nj\u00eb segmentim n\u00eb hallka t\u00eb trafikut dhe nj\u00eb kultur\u00eb ku krimi shihet si sh\u00ebrbim \u2013 i ofruar nga nj\u00eb num\u00ebr i madh operator\u00ebsh dhe jo nga nj\u00eb organizat\u00eb e vetme q\u00eb menaxhon importin nga vendet e origjin\u00ebs deri n\u00eb shitjen e saj n\u00eb rrug\u00ebt e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar rolin e organizatave kriminale shqiptare n\u00eb tregun europian t\u00eb kokain\u00ebs, BIRN shqyrtoi mij\u00ebra faqe dokumentesh gjyq\u00ebsore nga n\u00ebnt\u00eb dosje penale t\u00eb SPAK dhe zhvilloi intervista me ekspert\u00eb vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, akademik\u00eb dhe prokuror\u00eb.<\/p>\n<p>Panorama q\u00eb del nga k\u00ebto burime \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlikuar, por n\u00eb thelb ajo tregon nj\u00eb prirje t\u00eb qart\u00eb \u2013 konsolidimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb grupeve kriminale shqiptare dhe zgjerimin e ndikimit t\u00eb tyre p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Daniel Brombacher, nj\u00eb nga drejtuesit e Iniciativ\u00ebs Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Transnacional, thekson se para hetimeve t\u00eb Sky ECC dhe EncroChat, hetuesit n\u00eb Europ\u00eb besonin se mafia italiane ishte protagonistja kryesore n\u00eb biznesin e kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb. Por pas k\u00ebtyre hetimeve u b\u00eb e qart\u00eb se ka shum\u00eb aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, ku disa prej tyre luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb nga grupet mbizot\u00ebruese n\u00eb biznesin e kokain\u00ebs, n\u00eb mos grupi dominues\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr kohore, q\u00eb shtrihet nga dhjetori i vitit 2019 deri n\u00eb mars 2021, dyshohet se grupet kriminale shqiptare kan\u00eb trafikuar dhjet\u00ebra ton\u00eb kokain\u00eb nga Amerika Latine drejt Europ\u00ebs, me nj\u00eb vler\u00eb tregu prej miliarda eurosh.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Sky ECC nga SPAK ka ndihmuar n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb modeli t\u00eb ri proaktiv hetimor, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave,\u201d tha SPAK n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>\u201cMbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Sky ECC jan\u00eb regjistruar rreth 60 procedime penale n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me,\u201d shtoi SPAK, nd\u00ebrsa theksoi se hetimet e zhvilluara kan\u00eb rezultuar n\u00eb vendosjen e masave t\u00eb siguris\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb \u201carrest me burg\u201d, ndaj 340 personave t\u00eb konsideruar pjes\u00eb e rrjeteve kriminale me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Guri i Rozet\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi ndaj aplikacionit t\u00eb koduar Sky ECC e ka zanafill\u00ebn n\u00eb vitin 2016, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje p\u00ebr trafikim narkotik\u00ebsh n\u00eb Anvers\u00eb t\u00eb Belgjik\u00ebs, ku policia gjyq\u00ebsore sekuestroi disa aparate celulare me aplikacionin e instaluar.<\/p>\n<p>Autoritetet belge konstatuan se k\u00ebto pajisje p\u00ebrdoreshin gjer\u00ebsisht n\u00eb aktivitete kriminale, nd\u00ebrsa aplikacioni reklamohej hapur n\u00eb internet si mjet komunikimi i sigurt, i koduar \u201cend-to-end\u201d dhe rezistent ndaj nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb autoriteteve ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Pajisjet shiteshin p\u00ebrmes rishit\u00ebsve t\u00eb dedikuar dhe pagesat kryheshin kryesisht me para n\u00eb dor\u00eb ose p\u00ebrmes metodave q\u00eb garantonin anonimitet.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e autoriteteve belge dhe holandeze p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion nga kompania Sky ECC mbet\u00ebn pa p\u00ebrgjigje, \u00e7ka i shtyu hetuesit t\u00eb blinin vet\u00eb pajisje p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Nga analizat rezultoi se Sky ECC p\u00ebrdorte kodim \u201cPGP\u201d dhe se komunikimet kryheshin p\u00ebrmes server\u00ebve t\u00eb vendosur n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza teknike zbuloi arkitektur\u00ebn e rrjetit, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb server kryesor dhe nj\u00eb server rezerv\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrlidhur mes tyre dhe t\u00eb p\u00ebrdorur nga persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda, kryesisht trafik narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, p\u00ebrmes Urdhrave p\u00ebr Hetim Europian t\u00eb l\u00ebshuar nga prokurorit\u00eb e Belgjik\u00ebs dhe Holand\u00ebs, \u00e7\u00ebshtja iu referua Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Lille, e cila regjistroi nj\u00eb procedim penal n\u00eb shkurt 2019.<\/p>\n<p>Prokuroria franceze hapi hetim p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup kriminal dhe shkelje t\u00eb legjislacionit mbi kriptologjin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb atij viti gjykata autorizoi p\u00ebrgjimin, regjistrimin dhe transkriptimin e komunikimeve q\u00eb kalonin p\u00ebrmes server\u00ebve t\u00eb Sky ECC. P\u00ebrgjimet e autorizuara vijuan deri n\u00eb vitin 2021, kur agjencit\u00eb ligjzbatuese nd\u00ebrhyn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteve franceze, p\u00ebrmbajtja e komunikimeve t\u00eb siguruara nga Sky ECC tregoi se aplikacioni sh\u00ebrbente kryesisht p\u00ebr leht\u00ebsimin e krimeve t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb trafikimin e narkotik\u00ebve, krime kund\u00ebr jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit, si dhe pastrim parash.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e ngjashme me zbulimin e \u201cGurit t\u00eb Rozet\u00ebs\u201d p\u00ebr forcat e zbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb Europ\u00eb,\u201d tha Brombacher p\u00ebr BIRN, duke iu referuar mbishkrimeve t\u00eb nxjerra n\u00eb drit\u00eb n\u00eb Egjipt n\u00eb vitin 1799, t\u00eb cilat mund\u00ebsuan deshifrimin e hieroglif\u00ebve t\u00eb faraon\u00ebve n\u00eb piramida.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteve belge, shqipja \u00ebsht\u00eb gjuha e dyt\u00eb m\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb aplikacionin Sky ECC, pas anglishtes.<\/p>\n<p>Provat e mbledhura nga autoritet franceze u ndan\u00eb me agjenci ligjzbatuese dhe autoritete t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb disa vende europiane, p\u00ebrfshir\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila ka administruar komunikime t\u00eb zhvilluara nga nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm shtetasish shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi i k\u00ebtyre komunikimeve, prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb ngritur akuza ndaj n\u00ebnt\u00eb grupeve kriminale, kryesisht t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs midis Amerik\u00ebs Latine dhe Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKomunikimet e dekriptuara nga platformat si Sky ECC dhe EncroChat tregojn\u00eb se grupet kriminale shqiptare kan\u00eb arritur nj\u00eb nivel t\u00eb konsideruesh\u00ebm sofistikimi,\u201d thot\u00eb Fabian Zhilla, shef-kabineti i drejtuesit t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto komunikime zbulojn\u00eb struktura gjysm\u00eb-hierarkike me ndarje rolesh, planifikim afatmes\u00ebm dhe afatgjat\u00eb t\u00eb veprimeve kriminale, si dhe p\u00ebrdorim sistematik t\u00eb teknologjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur ndjekjen penale,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Ruggero Scaturros, ekspert mbi krimin e organizuar shqiptar pran\u00eb Iniciativ\u00ebs Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Transnacional, t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrftuara nga Sky ECC konfirmojn\u00eb vler\u00ebsimet e m\u00ebparshme mbi struktur\u00ebn dhe rolin e grupeve kriminale shqiptare n\u00eb tregun e kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAto tregojn\u00eb se grupet shqiptare kontrollojn\u00eb segmente t\u00eb caktuara t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit, disponojn\u00eb fuqin\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb korruptuar dhe dep\u00ebrtuar n\u00eb zinxhir\u00ebt e ligjsh\u00ebm tregtar\u00eb, si dhe kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb pozicionohen q\u00eb n\u00eb origjin\u00eb, duke vepruar si nd\u00ebrmjet\u00ebs profesionist\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, del qart\u00eb kapaciteti i tyre p\u00ebr t\u00eb komunikuar dhe operuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, ndon\u00ebse jo n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb tregut,\u201d shtoi Scaturro.<\/p>\n<p>Trafiku i kokain\u00ebs nuk k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht prani fizike n\u00eb pikat kryesore t\u00eb trafikut. P\u00ebrgjimet \u00a0tregojn\u00eb se shum\u00eb prej aktor\u00ebve shqiptar\u00eb operonin dhe e drejtonin aktivitetin kriminal duke qen\u00eb t\u00eb vendosur larg, si nga zonat e origjin\u00ebs s\u00eb kokain\u00ebs, ashtu edhe nga destinacionet e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica e figurave ky\u00e7e t\u00eb trafikut kan\u00eb jetuar dhe vepruar jasht\u00eb vendit, shpesh n\u00eb qendra si Dubai, duke funksionuar si nj\u00eb rrjet transnacional q\u00eb i ngjan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb kompanie shum\u00ebkomb\u00ebshe t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga profesionist\u00eb t\u00eb specializuar. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se trafikant\u00ebt shqiptar\u00eb nuk operojn\u00eb me nj\u00eb partner t\u00eb vet\u00ebm, por me rrjete t\u00eb shumta bashk\u00ebpunimi. Nj\u00eb element tjet\u00ebr ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e tyre si poliglot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrafikanti mesatar shqiptar flet kat\u00ebr deri n\u00eb pes\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb avantazh i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb zinxhir furnizimi global,\u201d tha Scaturro. \u201cNd\u00ebrsa bashk\u00ebpunimi mes shqiptar\u00ebsh mbetet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ata lidhen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb edhe me aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Tonelata me kokain\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb shp\u00ebrndahej ndonj\u00eb kup\u00eb p\u00ebr biznesin e paligjsh\u00ebm t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs mes grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar shqiptar, organizata kriminale e njohur si klani \u00c7ela-\u00c7opja, padyshim do ta fitonte at\u00eb \u2013 n\u00eb merit\u00eb t\u00eb sasive rekord t\u00eb markotik\u00ebve t\u00eb trafikuara drejt Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo struktur\u00eb kriminale e specializuar n\u00eb trafikun e kokain\u00ebs ka dy figura kryesore: Ervis \u00c7ela, nj\u00eb 41-vje\u00e7ar me origjin\u00eb nga fshati Fatish i Peqinit, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi kryesor i kokain\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, dhe Franc \u00c7opja, 36 vje\u00e7, nga Elbasani, i cili \u00ebsht\u00eb financuesi dhe drejtuesi logjistik n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo struktur\u00eb kriminale vepron n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e vler\u00ebs s\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs, nga financimi dhe blerja e saj n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb Paraguajit, t\u00eb njohura ndryshe si \u201ckuzhina\u201d ose laborator\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb kokain\u00ebs, deri te logjistika e transportit nga pika e nisjes drejt porteve europiane si Anversa dhe Hamburgu.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht sekuestrimit t\u00eb nj\u00eb sasie rekord kokaine prej 16 ton\u00ebsh nga autoritete gjermane n\u00eb shkurt 2021, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Sky ECC n\u00eb dosjen penale t\u00eb SPAK, kjo organizat\u00eb kriminale arriti t\u00eb trafikonte 36.4 ton kokain\u00eb drejt Europ\u00ebs vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb 6 mujore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte magazinuar dhe 22 ton t\u00eb tjera \u2013 gati p\u00ebr t\u2019u trafikuar \u2013 n\u00eb Paraguaj.<\/p>\n<p>Sipas Altin Dumanit, ish-drejtues i SPAK, klani \u00c7ela-\u00c7opja \u00ebsht\u00eb organizata m\u00eb e madhe shqiptare \u2013 p\u00ebr nga volumi \u2013 e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb, por jo e vetmja. \u00a0Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, SPAK ka njoftuar goditjen e 9 organizatave t\u00eb tjera kriminale t\u00eb akuzara p\u00ebr trafikimin e 16.2 ton\u00ebve t\u00eb tjera kokain\u00eb, nga Amerika Latine drejt Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Fabian Zhilla thot\u00eb se suksesi i grupeve kriminale shqiptare bazohet n\u00eb nj\u00eb kombinim faktor\u00ebsh strukturor\u00eb dhe funksional\u00eb, si prania e tyre n\u00eb Amerik\u00ebn Latine dhe partneritetet me kartelet vendore t\u00eb drog\u00ebs, si dhe kontrolli i segmenteve ky\u00e7e t\u00eb importit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb vendet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr faktor dhe karakteristik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e tyre, \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e grupeve kriminale shqiptare p\u00ebr t\u00eb korruptuar punonj\u00ebs n\u00eb portet hyr\u00ebse n\u00eb Europ\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb neutralizuar strukturat ligjzbatuese n\u00eb disa nivele \u2013 kryesisht n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, n\u00eb Bashkimin Europian dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Zhilla thekson se grupet kriminale shqiptare trafikojn\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha kokaine dhe operojn\u00eb n\u00eb pika strategjike hyr\u00ebse p\u00ebrmes rrug\u00ebve tok\u00ebsore, detare dhe ajrore \u2013 si n\u00eb Holand\u00eb, Belgjik\u00eb, Spanj\u00eb, Gjermani, Itali, Greqi, Britani t\u00eb Madhe, Mal t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebri, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7mimin e kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy akses dhe sasit\u00eb e konsiderueshme t\u00eb kokain\u00ebs u kan\u00eb mund\u00ebsuar atyre t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb stabilitetin e furnizimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e produktit n\u00eb treg dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb \u00e7mimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb tregjet lokale apo rajonale n\u00eb vendet ku ata jan\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p><strong>Lidhja me mafian italiane<\/strong><\/p>\n<p>Ekspansioni i grupeve kriminale shqiptare drejt Amerik\u00ebs Latine \u2013 p\u00ebrjashtuar Ekuadorin, ku mafia italiane nuk ka qen\u00eb e pranishme \u2013 konsiderohet gjer\u00ebsisht si nj\u00eb proces i mund\u00ebsuar fillimisht nga mafia kalabreze, Ndrangheta.<\/p>\n<p>Sipas Ruggero Scaturros, Italia ka pasur nj\u00eb rol historik n\u00eb form\u00ebsimin e diaspor\u00ebs kriminale shqipfol\u00ebse. Shum\u00eb prej trafikant\u00ebve shqiptar\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Ervis \u00c7el\u00ebn dhe Franc \u00c7opjan \u2013 e kan\u00eb nisur aktivitetin e tyre kriminal pik\u00ebrisht n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Scaturro thekson se lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me klanet e rajonit t\u00eb Pulias jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb hershme sesa ato me Ndranghet\u00ebn, por kjo e fundit ka luajtur nj\u00eb rol ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm fal\u00eb rrjetit t\u00eb saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebrtej Amerik\u00ebs Latine, Ndrangheta ka ndihmuar shtrirjen e grupeve shqiptare n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore, duke u ofruar atyre akses n\u00eb infrastruktur\u00ebn dhe kontaktet q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar atje. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shqiptar\u00ebt kan\u00eb shfryt\u00ebzuar edhe diaspor\u00ebn kalabreze n\u00eb Gjermani, Holand\u00eb dhe Belgjik\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal.<\/p>\n<p>\u201cProfili tipik i trafikantit shqiptar t\u00eb arrestuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb t\u00eb 40-at, me t\u00eb pakt\u00ebn 5 deri n\u00eb 15 vite q\u00ebndrimi n\u00eb Itali dhe me lidhje t\u00eb forta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend,\u201d tha Scaturro.<\/p>\n<p>Ndryshe nga disa vende t\u00eb tjera europiane, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb Itali, grupet kriminale shqiptare jan\u00eb detyruar t\u00eb krijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me grupet mafioze vendase p\u00ebr shp\u00ebrndarjen me pakic\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs. N\u00eb Rom\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht, shqiptar\u00ebt emigrant\u00eb t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb veprojn\u00eb shpesh si pjes\u00eb e klaneve kriminale lokale, duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb veprimtarish kriminale \u2013 si fajdet apo shantazhi \u2013 p\u00ebrtej trafikut t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Dr. Anna Sergit, profesore e Sociologjis\u00eb s\u00eb Ligjit n\u00eb Universitetin e Bolonj\u00ebs n\u00eb Itali dhe autore e disa librave mbi mafian dhe krimin e organizuar, grupet kriminale shqiptare dhe mafiet italiane e kan\u00eb thelluar ndjesh\u00ebm bashk\u00ebpunimin mes tyre gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sergi thekson se organizatat italiane kan\u00eb shfryt\u00ebzuar aksesin e tyre t\u00eb konsoliduar n\u00eb tregun europian dhe lidhjet me portet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb partner\u00eb me grupet shqiptare, t\u00eb cilat synonin t\u00eb zgjeronin aktivitetin e tyre duke kryer \u201cpun\u00ebn n\u00eb terren\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia ka evoluar nga nj\u00eb raport mentorimi n\u00eb nj\u00eb partneritet t\u00eb integruar, ku grupet shqiptare tashm\u00eb negociojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur me burimet n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, nd\u00ebrsa bashk\u00ebrendojn\u00eb aktivitetin me shp\u00ebrndar\u00ebsit italian\u00eb,\u201d tha Sergi.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb operacion droge n\u00eb Itali, t\u00eb lidhur me Ndranghetan, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb partneritet me grupe shqiptare ose nga Ballkani Per\u00ebndimor,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb, sipas Sergit, ekzistojn\u00eb dallime thelb\u00ebsore mes grupeve kriminale shqiptare dhe atyre italiane.<\/p>\n<p>\u201cGrupet e krimit t\u00eb organizuar shqiptar funksionojn\u00eb si rrjete t\u00eb decentralizuara, t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi projekte specifike dhe me aft\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrshtatjeje, nd\u00ebrsa organizatat kriminale italiane ruajn\u00eb struktura hierarkike, t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me territore t\u00eb caktuara dhe me dep\u00ebrtim t\u00eb thell\u00eb politik,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas Sergit, grupet kriminale italiane \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Ndrangheta \u2013 menaxhojn\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb gjer\u00eb aktivitetesh kriminale, nd\u00ebrsa grupet shqiptare fokusohen kryesisht n\u00eb forma t\u00eb specializuara t\u00eb trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebrdorin komunikime t\u00eb koduara, p\u00ebrfshir\u00eb aplikacionin Sky ECC, por rrjetet shqiptare shfaqin shpejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe operacionale dhe fleksibilitet gjeografik, nd\u00ebrsa grupet italiane, ve\u00e7an\u00ebrisht ato kalabreze, mbeten m\u00eb t\u00eb lidhura me norma dhe praktika tradicionale t\u00eb funksionimit kriminal,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Zinxhiri i furnizimit<\/strong><\/p>\n<p>Zgjerimi i tregut t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb nxitur nga nj\u00eb shtim i ndjesh\u00ebm i prodhimit dhe furnizimit nga Amerika Latine, ve\u00e7an\u00ebrisht pas vitit 2016. Pas marr\u00ebveshjeve t\u00eb paqes me gueriljen e FARC-ut n\u00eb Kolumbi, kultivimi i bim\u00ebs s\u00eb kok\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, sidomos n\u00eb Kolumbi, nd\u00ebrsa ka mbetur relativisht i q\u00ebndruesh\u00ebm edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera si Peruja dhe Bolivia. Ky zhvillim ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb mbiprodhim t\u00eb kokain\u00ebs, i reflektuar edhe n\u00eb r\u00ebnien e \u00e7mimeve n\u00eb vendet e origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Paralelisht me shtimin e prodhimit, k\u00ebrkimi i tregjeve t\u00eb reja n\u00eb Europ\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesve, si n\u00eb an\u00ebn e furnizimit ashtu edhe t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs brenda Bashkimit Europian. P\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb, treguesit krysor\u00eb t\u00eb fluksit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebrfshir\u00eb shtimin masiv t\u00eb sekuestrimeve \u2013 t\u00eb cilat p\u00ebsuan r\u00ebnie p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vet\u00ebm vitin e kaluar, si dhe rritje t\u00eb qart\u00eb t\u00eb treguesve t\u00eb konsumit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se grupet kriminale shqiptare nuk e kontrollojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs nga fillimi n\u00eb fund, por ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb specializuara dhe luajn\u00eb role t\u00eb ndryshme p\u00ebrgjat\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cShumica e grupeve kriminale europiane operojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb segmente t\u00eb caktuara t\u00eb zinxhirit \u2013 transport, shp\u00ebrndarje ose pastrim parash,\u201d tha Fabian Zhilla.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e grupeve shqiptare, vihet re nj\u00eb integrim vertikal, q\u00eb p\u00ebrfshin, sigurimin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, transportin nd\u00ebrkontinental, p\u00ebrzierjen dhe shp\u00ebrndarjen n\u00eb Evrop\u00eb, dhe pastrimin e t\u00eb ardhurave n\u00eb Shqip\u00ebri ose vende t\u00eb tjera,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Amerik\u00ebn Latine gjenden nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb kokain\u00ebs nga Shqip\u00ebria, ose shqipfol\u00ebs, por edhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb europian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb porte ky\u00e7e t\u00eb origjin\u00ebs, si n\u00eb Ekuador apo Brazil \u2013 ky i fundit m\u00eb shpesh i lidhur me grupet kriminale serbe. Edhe n\u00eb Kolumbi prania e trafikant\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu e vazhdueshme.<\/p>\n<p>Rrjetet kriminale shqipfol\u00ebse kan\u00eb gjithashtu nj\u00eb prani t\u00eb fort\u00eb n\u00eb portet kryesore t\u00eb hyrjes s\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb. Tradicionalisht, k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb Roterdami, Anversa dhe Hamburgu.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ata jan\u00eb gjithmon\u00eb pronar\u00eb t\u00eb ngarkes\u00ebs, por kan\u00eb kapacitetin t\u00eb paguhen p\u00ebr t\u00eb siguruar daljen e nj\u00eb kontejneri nga porti, p\u00ebr t\u00eb organizuar transportin e sasive m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb kokain\u00ebs brenda Europ\u00ebs p\u00ebrmes mjeteve t\u00eb kontraband\u00ebs me hap\u00ebsira t\u00eb fshehta, si dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar korrupsionin e personave t\u00eb duhur.<\/p>\n<p>N\u00eb skajin tjet\u00ebr t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit, ata gjithashtu luajn\u00eb rol n\u00eb l\u00ebvizjen e drog\u00ebs nga Kolumbia drejt Ekuadorit dhe m\u00eb tej, nga portet ekuadoriane drejt Europ\u00ebs, me kontejner\u00ebt e kompanive t\u00eb frutave \u2013 kryesisht banane.<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt gjenden n\u00eb pika ky\u00e7e t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit, duke vepruar si nyje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs,\u201d tha Brombacher.<\/p>\n<p>Dr.Anna Sergi shpjegon se rrjetet moderne t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs funksionojn\u00eb mbi baz\u00ebn e specializimit komplementar. P\u00ebr shembull, grupet e krimit t\u00eb organizuar shqiptar merren kryesisht me logjistik\u00ebn transkontinentale dhe operacionet n\u00eb porte, nd\u00ebrsa sindikatat italiane menaxhojn\u00eb financimin n\u00eb Europ\u00eb, shp\u00ebrndarjen dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrjeteve t\u00eb shitjes me pakic\u00eb. Ajo thekson se zgjerimi i furnizimit me kokain\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit i tejkaloi kapacitetet tradicionale t\u00eb shp\u00ebrndarjes t\u00eb sindikatave kriminale italiane, duke krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr grupe t\u00eb tjera, mes tyre dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cGrupet shqiptare zot\u00ebronin avantazhe gjeografike, si portet e Ballkanit dhe rrjetet e diaspor\u00ebs, nj\u00eb ekspozim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ndaj autoriteteve ligjzbatuese dhe nj\u00eb fleksibilitet t\u00eb lart\u00eb organizativ,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonin sindikatat italiane, ato mbush\u00ebn hap\u00ebsira t\u00eb caktuara operacionale, duke krijuar partneritete t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe jo marr\u00ebdh\u00ebnie konkurruese,\u201d shtoi Sergi.<\/p>\n<p>Studiuesit v\u00ebrejn\u00eb se disa prej drejtuesve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar shqiptar e kan\u00eb nisur \u201ckarrier\u00ebn\u201d e tyre kriminale duke bashk\u00ebpunuar me \u2019Ndraget\u00ebn\u201d dhe m\u00eb pas duke u shk\u00ebputur gradualisht prej saj, p\u00ebr shkak t\u00eb ekspozimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb klaneve kalabreze ndaj autoriteteve ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7ori dalluese e grupeve shqiptare \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb siguruar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pasi ato funksionojn\u00eb n\u00eb klane t\u00eb vogla, shpesh me lidhje familjare, me 10\u201320 an\u00ebtar\u00eb n\u00eb maksimum.<\/p>\n<p>Edhe kur disa an\u00ebtar\u00eb largohen dhe krijojn\u00eb grupe t\u00eb reja, k\u00ebto mbeten qeliza t\u00eb vogla dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura, \u00e7ka e b\u00ebn dep\u00ebrtimin e tyre shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr hetuesit dhe ngadal\u00ebson ndjesh\u00ebm procesin e sigurimit t\u00eb d\u00ebshmive nga brenda rrjetit kriminal.<\/p>\n<p><strong>\u2018Kapitaliz\u00ebm i eg\u00ebr\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb Europiane t\u00eb Drog\u00ebs, tregu i kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb vlen m\u00eb shum\u00eb se 10 miliard\u00eb euro dhe konsumi vjetor vler\u00ebsohet midis 200 deri n\u00eb 400 ton. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023, n\u00eb Europ\u00eb u sekuestruan rreth 400 ton kokain\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tregu i kokain\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar vler\u00ebsohet n\u00eb 200 ton nga autoritet vendase.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet e konsumit total n\u00eb Europ\u00eb bazohen kryesisht n\u00eb sasit\u00eb e sekuestruara, t\u00eb dh\u00ebnat e prevalenc\u00ebs s\u00eb konsumit dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e analizave t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza. Megjithat\u00eb, sipas studiuesve, asnj\u00eb metod\u00eb nuk ofron nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>\u201cKujt numrave mund t\u2019i referohemi, kjo \u00ebsht\u00eb pyetja 1 milion\u00eb dollar\u00ebshe,\u201d thot\u00eb Daniel Brombacher.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u201crregull i p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr narkotik\u00ebve sugjeron se autoritetet kapin vet\u00ebm 10\u201320 p\u00ebr qind t\u00eb kokain\u00ebs q\u00eb qarkullon drejt Europ\u00ebs, por edhe vet\u00eb ekspert\u00ebt pranojn\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje shkencore. \u00a0Analizat e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura japin sinjale t\u00eb forta rritjeje t\u00eb tregut, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, por ato jan\u00eb t\u00eb kufizuara dhe zakonisht p\u00ebrfshin\u00eb qytete ku problemi tashm\u00eb dihet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e prevalenc\u00ebs, t\u00eb bazuara n\u00eb intervista me popullat\u00ebn, n\u00ebnvler\u00ebsojn\u00eb ndjesh\u00ebm konsumin real, pasi p\u00ebrdoruesit priren t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb.<\/p>\n<p>Tipari dallues i tregut t\u00eb kokain\u00ebs, n\u00eb krahasim me drog\u00ebrat e tjera, \u00ebsht\u00eb nivel i lart\u00eb i fitimit. Brombacher thekson se ajo \u00e7far\u00eb e b\u00ebn kokain\u00ebn jasht\u00ebzakonisht fitimprur\u00ebs\u00eb nuk lidhet me koston e prodhimit \u2013 e cila \u00ebsht\u00eb e krahasueshme me at\u00eb t\u00eb heroin\u00ebs, por me nivelin shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rrezikut p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb zinxhirit t\u00eb trafikut.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do hallk\u00eb e rrjetit kriminal e faturon rrezikun e sekuestrimit, arrestimit apo dhun\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb kokain\u00ebn nj\u00eb mall t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, shum\u00eb fitimprur\u00ebs,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vitet e fundit tregu europian ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve me shumic\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore. Nga nivelet rreth 28-30 mij\u00eb euro p\u00ebr kilogram n\u00eb Holand\u00eb dhe deri n\u00eb 40 mij\u00eb euro n\u00eb vende t\u00eb tjera, \u00e7mimet kan\u00eb zbritur deri n\u00eb 18 mij\u00eb euro, madje edhe 14 mij\u00eb euro p\u00ebr kilogram n\u00eb Anvers\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo r\u00ebnie sugjeron nj\u00eb furnizim masiv dhe nj\u00eb ulje t\u00eb rrezikut p\u00ebr trafikant\u00ebt, pavar\u00ebsisht sekuestrimeve t\u00eb m\u00ebdha, duke treguar se krimi i organizuar ka arritur t\u00eb p\u00ebrshtatet dhe t\u00eb tejkaloj\u00eb p\u00ebrpjekjet e organeve ligjzbatuese, p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb reja, fshehjes m\u00eb t\u00eb sofistikuar dhe d\u00ebrgesave m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u00e7mimet me pakic\u00eb mbeten relativisht t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr shkak t\u00eb \u201c\u00e7mimeve historike\u201d t\u00eb pritshme nga konsumator\u00ebt, r\u00ebnia e kostos n\u00eb nivel shumice ka rritur ndjesh\u00ebm marzhet e fitimit p\u00ebr rrjetet kriminale. Ky bum n\u00eb tregun e kokain\u00ebs, sipas Brombacher, ka sjell\u00eb rritjen e kapitalit investues \u2013 si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n<p>\u201cKy \u201cboom\u201d i kokain\u00ebs ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku krimi i organizuar ka m\u00eb shum\u00eb akses n\u00eb kapital t\u2019u investuar n\u00eb nj\u00eb ekosistem t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i rreziksh\u00ebm, m\u00eb i organizuar dhe m\u00eb mir\u00eb i mbrojtur,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Brombacher n\u00ebnvizoi se krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e past\u00ebr dhe brutale e kapitalizmit q\u00eb gjendet n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kapitaliz\u00ebm i eg\u00ebr, q\u00eb nuk interesohet aspak p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe p\u00ebr pasojat q\u00eb ata p\u00ebrjetojn\u00eb,\u201d tha ai.\u00a0 \u201cKonkurrenca n\u00eb treg zgjidhet zakonisht ose p\u00ebrmes dominimit, ose p\u00ebrmes dhun\u00ebs,\u201d shtoi Brombacher, nd\u00ebrsa theksoi se \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj kapitalizmi Hobbsian.\u201d<\/p>\n<p>Edhe pse filozofi anglez, Thomas Hobbes nuk ka shkruar p\u00ebr kapitalizmin, Brombacher i referohet p\u00ebrshkrimit t\u00eb tij t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore si thelb\u00ebsisht egoiste dhe gjendjes njer\u00ebzore, pa autoritet, si t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb disa raste ka bashk\u00ebpunim n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Superkartelit t\u00eb Dubait, ku grupe nga Ballkani Per\u00ebndimor, grupe holandeze, italiane dhe irlandeze bashk\u00ebpunojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore \u2013 ky \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrjashtimi q\u00eb konfirmon rregullin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb biznesin e kokain\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb transnacional dhe shtrihet p\u00ebrtej kufijve shtet\u00ebror\u00eb, me nj\u00eb zinxhir furnizimi shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe me shum\u00eb aktor\u00eb, nuk ekziston nj\u00eb fuqi e till\u00eb rregulluese,\u201d tha Brombacher. \u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kapitaliz\u00ebm t\u00eb past\u00ebr, ku secili p\u00ebrpiqet t\u00eb mposht\u00eb tjetrin,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Pastrimi i parave<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetet italiane raportojn\u00eb se rrjetet kriminale shqiptare mbeten nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fuqishmet n\u00eb Europ\u00eb, me deg\u00eb t\u00eb konsoliduara n\u00eb Itali, Greqi, Holand\u00eb, Belgjik\u00eb dhe Europ\u00ebn Qendrore, duke u zhvendosur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga kanabisi drejt trafikut t\u00eb kokain\u00ebs dhe heroin\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb fitimeve m\u00eb t\u00eb larta dhe rrezikut m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt operacional.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, roli i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb lidhet kryesisht me pastrimin e t\u00eb ardhurave kriminale, por jo si vend ku trafikant\u00ebt nd\u00ebrtojn\u00eb baza apo strehohen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Trafikant\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb vend i sigurt p\u00ebr t\u2019u fshehur, por mbetet t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr riciklimin e parave, e cila sjell nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pasojash negative n\u00eb ekonomin\u00eb lokale.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga pasojat kryesore \u00ebsht\u00eb kapja e institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebrmes korrupsionit sistemik, gj\u00eb q\u00eb dob\u00ebson funksionimin normal t\u00eb organeve t\u00eb qeverisjes dhe drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d tha Fabian Zhilla.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, kapitali i krijuar nga aktiviteti kriminal, kur pasurohet dhe integrohet n\u00eb ekonomin\u00eb formale, shkakton nj\u00eb deformim t\u00eb tregut dhe ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, duke krijuar avantazhe t\u00eb p\u00ebr grupet kriminale dhe duke minuar konkurrenc\u00ebn e ligjshme,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin social, ndikimi i krimit t\u00eb organizuar kontribuon n\u00eb normalizimin e kultur\u00ebs s\u00eb mosnd\u00ebshkimit, ku veprat penale konsiderohen t\u00eb pranueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb komunitete periferike ku k\u00ebto strukturat kriminale kan\u00eb prani t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cImazhi i shtetit ligjor n\u00eb publik d\u00ebmtohet, duke p\u00ebsuar nj\u00eb erozion t\u00eb legjitimitetit t\u00eb tij moral,\u201d theksoi Zhilla.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga k\u00ebto grupe kriminale p\u00ebrdorin sistem \u2018hawala\u2019 p\u00ebr t\u00eb transferuar parat\u00eb e paligjshme, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i bazuar tek besimi.<\/p>\n<p>Qasja tradicionale kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave bazohet te monitorimi i transaksioneve brenda sistemit bankar t\u00eb ligjsh\u00ebm \u2013 por kur nuk ka transaksione, nuk ka as \u00e7far\u00eb t\u00eb monitorohet. Kjo e b\u00ebn sistem \u2018hawala\u2019 nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ideale p\u00ebr t\u00eb transferuar dhe kanalizuar t\u00eb ardhurat kriminale, pa i kaluar ato p\u00ebrmes kanaleve formale.<\/p>\n<p>Sipas Ruggero Scaturros, hetimet e bazuara n\u00eb Sky ECC, krijimi i SPAK-ut dhe goditjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj trafikut t\u00eb kokain\u00ebs kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb tronditje reale p\u00ebr grupet kriminale shqiptare, duke zbuluar dhe dob\u00ebsuar rrjete q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin pothuajse t\u00eb panjohura p\u00ebr autoritetet. \u00a0Megjithat\u00eb, ndikimi i tyre pritet t\u00eb jet\u00eb kryesisht i p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cStrukturat kriminale shqiptare nuk vuajn\u00eb nga mungesa e \u201cushtar\u00ebve\u201d, tha Scaturro. \u201cPas m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb zinxhirin global t\u00eb kokain\u00ebs, niveli i sofistikimit q\u00eb kan\u00eb arritur i b\u00ebn ato t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar dhe sugjeron se prania e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg do t\u00eb vijoj\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse disa klane shp\u00ebrb\u00ebhen, Scaturro thekson se infrastruktura e tyre mbetet funksionale dhe z\u00ebvend\u00ebsimi ndodh shpejt, pasi grupet shqiptare operojn\u00eb si rrjete fleksib\u00ebl, pa hierarki t\u00eb ngurta, t\u00eb bazuara n\u00eb lidhje personale dhe role t\u00eb specializuara nd\u00ebrmjet\u00ebsimi.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr kokain\u00eb n\u00eb Europ\u00eb vazhdon t\u00eb rritet, do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb oferta p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur at\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besar Likmeta Klodiana Lala Pasditen e 5 n\u00ebntorit 2020, nd\u00ebrsa rrug\u00ebt q\u00ebndronin t\u00eb mbyllura p\u00ebr shkak t\u00eb masave kund\u00ebr pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19, dy burra shqiptar\u00eb me banim n\u00eb Belgjik\u00eb shk\u00ebmbyen nj\u00eb seri mesazhesh t\u00eb shkurtra n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit t\u00eb koduar Sky ECC \u2013 t\u00eb deshifruara vite m\u00eb von\u00eb nga autoritetet ligjzbatuese europiane. \u201cE gjet\u00ebm mallin,\u201d shkruante &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":65523,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132858","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132858"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132858\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132859,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132858\/revisions\/132859"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}