{"id":132869,"date":"2026-01-08T09:10:53","date_gmt":"2026-01-08T09:10:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132869"},"modified":"2026-01-08T09:10:53","modified_gmt":"2026-01-08T09:10:53","slug":"romani-oligarket-i-vili-minarollit-dhe-fundi-me-turp-i-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/08\/romani-oligarket-i-vili-minarollit-dhe-fundi-me-turp-i-rames\/","title":{"rendered":"Romani &#8220;Oligark\u00ebt&#8221; i Vili Minarollit dhe fundi me turp i Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Si lexues, paraqes modestisht k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebr romanin \u201cOligark\u00ebt\u201d i Vili Minarollit, i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga p\u00ebrpjekjet m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare bashk\u00ebkohore, p\u00ebr t\u00eb ekspozuar mekanizmat okult\u00eb t\u00eb pushtetit ekonomik dhe politik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tranzicionit t\u00eb von\u00eb.<br \/>\nKjo vep\u00ebr q\u00eb prodhon let\u00ebrsi me nivel mesatar artistik, me nuanca publicistike, ka nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb lexohet me k\u00ebnaq\u00ebsi, sidomos n\u00eb situat\u00ebn e sotme.<br \/>\nRomani nd\u00ebrton nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ku Shteti, kapitali dhe politika jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike, duke krijuar nj\u00eb sistem oligarkik. N\u00eb t\u00eb, vendimmarrja nuk buron nga interesat publike, por nga marr\u00ebveshje t\u00eb mbyllura dhe interesa private. Minarolli p\u00ebrdor nj\u00eb stil realist, her\u00eb-her\u00eb brutal, duke mos u fshehur pas alegorive t\u00eb nd\u00ebrlikuara.<br \/>\nPersonazhet e tij jan\u00eb tipologji t\u00eb njohura t\u00eb realitetit shqiptar: biznesmen\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin, politikan\u00eb pa ideologji, media t\u00eb instrumentalizuara dhe qytetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga proceset reale t\u00eb vendimmarrjes.<br \/>\nI. Romani \u201cOligark\u00ebt\u201d: nj\u00eb denoncim i fuqish\u00ebm i Shtetit t\u00eb kapur n\u00eb Shqip\u00ebri<br \/>\nForca e romanit q\u00ebndron n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta kthyer oligarkin\u00eb nga nj\u00eb koncept abstrakt, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb prekshme sociale, ku pasojat ndihen n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, n\u00eb varf\u00ebri, n\u00eb munges\u00eb drejt\u00ebsie dhe n\u00eb shkat\u00ebrrimin e besimit publik.<br \/>\nE gjith\u00eb vepra p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb denoncim t\u00eb fuqishem t\u00eb Shtetit shqiptar t\u00eb kapur nga interesat klienteliste t\u00eb nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh rrotull Ram\u00ebs, t\u00eb faktit q\u00eb n\u00eb 10 vitet e fundit(romani u botua n\u00eb vitin 2020), Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shoq\u00ebri dhe ekonomi n\u00eb tranzicion t\u00eb zgjatur.<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar gradualisht n\u00eb nj\u00eb sistem oligarkik funksional, ku pushteti ekonomik dhe ai politik jan\u00eb nd\u00ebrthurur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike, duke prodhuar pasuri t\u00eb p\u00ebrqendruar, institucione t\u00eb dob\u00ebta dhe nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lodhur nga padrejt\u00ebsia. Kostoja e k\u00ebtij modeli nuk \u00ebsht\u00eb abstrakte. Ajo matet n\u00eb mallra dhe sh\u00ebrbime nga m\u00eb t\u00eb shtranjtat n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb humbura, konkurrenc\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe besim publik t\u00eb rr\u00ebnuar.<br \/>\nAutori e thekson qart\u00eb s\u00eb tek ne oligark\u00ebt nuk jan\u00eb produkt i tregut t\u00eb lir\u00eb, por produkt i aksesit t\u00eb privilegjuar tek drejtuesit e shtetit, m\u00eb shkoqur tek kryeministri, n\u00eb roman i quajtur \u201cShefi\u201d(n\u00ebnkupto KM). Ata nuk u rrit\u00ebn p\u00ebrmes inovacionit, konkurrenc\u00ebs apo eficienc\u00ebs, por p\u00ebrmes koncesioneve dhe PPP-ve t\u00eb dyshimta, tender\u00ebve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur pa gar\u00eb reale, ligjeve dhe vendimeve t\u00eb personalizuara, si dhe tolerimit fiskal dhe institucional<br \/>\nKjo ka krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri dhe ekonomi, ku suksesi dhe fitimi nuk varen nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb prodhuar mallra dhe sh\u00ebrbime m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb lir\u00eb, por nga af\u00ebrsia me pushtetin.<br \/>\nII. Fundi i Ram\u00ebs-shterim i nj\u00eb modeli qeverisjeje t\u00eb mb\u00ebshtetur tek abuzimi dhe korrupsioni sistemik<br \/>\nVepra \u201cOligark\u00ebt\u201d e Vili Minarollit nuk synon neutralitet estetik, por nd\u00ebrton nj\u00eb narrativ\u00eb kritike, q\u00eb e \u00e7monton figur\u00ebn e Shefit(KM), si simbol t\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb personalizuar, t\u00eb mbajtur nga oligark\u00ebt q\u00eb i ka rreth vetes, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi imazhin, retorik\u00ebn dhe kontrollin e narrativ\u00ebs publike.<br \/>\nRomani e paraqet \u201cfundin\u201d jo thjesht si r\u00ebnie personale t\u00eb Shefit, por si shterim t\u00eb nj\u00eb modeli qeverisjeje, i cili mb\u00ebshtetet m\u00eb shum\u00eb tek abuzimi me interesat dhe fondet publike, tek korrupsioni sistemik dhe tek spektakli, sesa tek institucionet.<br \/>\nVlera e k\u00ebtij romani q\u00ebndron n\u00eb guximin p\u00ebr t\u00eb trajtuar drejtp\u00ebrdrejt nj\u00eb figur\u00eb aktuale t\u00eb pushtetit dhe p\u00ebr ta vendosur at\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nj\u00eb analize letrare dhe politike. Autori shfryt\u00ebzon ironin\u00eb dhe demistifikimin, p\u00ebr t\u00eb treguar se si pushteti, kur shk\u00ebputet nga llogaridh\u00ebnia dhe realiteti social, fillon t\u00eb prodhoj\u00eb vet\u00eb kushtet e r\u00ebnies s\u00eb tij.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, romani \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb akt kritik, se sa nj\u00eb rr\u00ebfim klasik, duke i afruar kufijt\u00eb e tij t\u00eb krijimit me ese-n\u00eb politike dhe satir\u00ebn sociale.<br \/>\nRomani \u201cOligark\u00ebt\u201d, i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb stilin dhe struktur\u00ebn e tij, denoncon me forc\u00eb nj\u00eb tranzicion t\u00eb kapur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, ku demokracia formale mbulon nj\u00eb realitet t\u00eb p\u00ebrqendruar pushteti dhe pasurie.<br \/>\nVepra e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb sistemi narrativ ku pushteti \u00ebsht\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb mes aktor\u00ebve ekonomik\u00eb dhe politik\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb dhe p\u00ebrqendrohen n\u00eb miklimet e tyre tek figura e drejtuesit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb qeverisje dhe qeveris\u00eb, si mish\u00ebrim i k\u00ebtij sistemi.<br \/>\nKy roman p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb let\u00ebrsi q\u00eb nuk k\u00ebrkon vet\u00ebm t\u00eb tregoj\u00eb histori, por t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb debatin publik. Kjo vep\u00ebr i jep romanit shqiptar nj\u00eb funksion kritik dhe d\u00ebshmues, duke e pozicionuar let\u00ebrsin\u00eb si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb rezistence ndaj normalizimit t\u00eb pushtetit, oligarkis\u00eb dhe manipulimit t\u00eb realitetit politik, shoq\u00ebr dhe ekonomik t\u00eb vendit.<br \/>\nEdhe kur jan\u00eb polemike apo t\u00eb ashpra, romane t\u00eb tilla si \u201cOligark\u00ebt\u201d e Vili Minarollit fitojn\u00eb vler\u00eb, pik\u00ebrisht sepse refuzojn\u00eb heshtjen dhe neutralitetin dhe zgjedhin denoncimin, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti t\u00eb kontestuar shoq\u00ebror.<br \/>\nxxx<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, edhe pse t\u00eb publikuar kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, politikani dhe ambasadori yn\u00eb i shquar Vili Minarolli vjen, krahas vlerave t\u00eb tjera t\u00eb shumta t\u00eb romanit, edhe si shkrimtar parashikues!<br \/>\nAi ka parashikuar me largpam\u00ebsi dhe thell\u00ebsi fundin e afert dhe me turp t\u00eb Shefit(KM), k\u00ebtij autokrati t\u00eb mb\u00ebshtetur vet\u00ebm nga sekti i tij dhe shpura e oligark\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb rreth vetes, krijesa t\u00eb panginjura p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebmbyer dhe akaparuar vendit \u00e7do pasuri publike dhe \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb.<br \/>\nNga fundi i romanit, p\u00ebr fundin e Shefit -KM (n\u00ebnkupto Ram\u00ebs ), autori parashikon nj\u00eb dalje turp\u00ebruese p\u00ebr t\u00eb, por pa u finalizuar me arrrestim , sepse arratiset dhe i shp\u00ebton drejt\u00ebsis\u00eb, duke k\u00ebrkuar azil politik n\u00eb nj\u00eb vend aleat t\u00eb Rusis\u00eb (ndoshta Serbi, apo Hungari, si Gruevski). Kjo, me objektivin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00ebn suaz\u00ebn e Rusis\u00eb, nd\u00ebrsa pjestar\u00ebt e sektit grabit\u00ebs Rama(ministrat e tij) ngecin n\u00eb rrjet\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re (edhe n\u00eb roman, Shefi-Kryeministri mendon vet\u00ebm p\u00ebr vete-shikoni me v\u00ebmendje faqen 283 t\u00eb romanit).<br \/>\nAutori, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt me telashet e botimit, thekson se \u201c\u00c7do ngjashm\u00ebri me ngjarje t\u00eb caktuara a me persona konkret\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e rast\u00ebsishme\u201c. N\u00eb fakt , nga leximi duket qart\u00eb dhe bukur se nuk \u00ebsht\u00eb\u2026<br \/>\nFaleminderit, shkrimtari Vili Minarolli!<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/611151780_1472224674904283_6755968006326921255_n.jpg?stp=dst-jpg_s590x590_tt6&amp;_nc_cat=101&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=7itgPIOISBsQ7kNvwEuYajy&amp;_nc_oc=AdlBdh3y0Ew5MAyLKCCNstKeGqkz9htTvQ9bZ9fgrvszdOFYMLngsMQPepKHMijSaRY&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=HGjBReOA5Jywdnxp9vWNFw&amp;oh=00_AfrfBCsSUrPzlIgxBDm80yIrGFtU-GVMKYc1v7yNDowdIw&amp;oe=69654043\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/611169719_1472224761570941_2309449663402530685_n.jpg?_nc_cat=104&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=eS7JS_Nkr4kQ7kNvwGIXJy1&amp;_nc_oc=AdmZyAZIrvjeUQFu_dw_hdUzwcgMUInOdmSqhCwe7JfYOWzpmFqJspoSgCCtg1lH4xQ&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=P6I6B3WItJ1h8ZGpBWOADw&amp;oh=00_AfpFtM03de6PhXvkaqu7wkxPDCorru-S_Gf6zyQBRzTSAw&amp;oe=69654411\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i teksti q\u00eb thot\u00eb &quot;A SEARCA P3IZE \uc18cI Titulli origjinal: Vili Minarolli Oligarket \u91cd SAMSUNG daktor: Hysni Ndreu grafike: Ulinda Selenica ight autori, 2020 a me persona konkrete\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e rastesishme. \u00c7dongjashn\u00ebrimengarjetec \u00c7do ngjashmeri me ngjarje t\u1ebb caktuara Tirane 2048503&quot;\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/611171794_1472224721570945_7572770863794214356_n.jpg?_nc_cat=111&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=SllhFeec8FkQ7kNvwHhj7gv&amp;_nc_oc=AdlCfDRRegLkBcpmpgerMIiGmI8LovjcwAwv7j9VCNV2qoSc2YmvqE-C8fcc5NpKZqM&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=d6NvQiEv_aH6EcpRsKEQTg&amp;oh=00_AfqJuoJMJlS9_Ux2w5Jkzh8rTIAvtgXuy9IWlpsKyd4I0A&amp;oe=69653E83\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i duke studiuar dhe teksti q\u00eb thot\u00eb &quot;p\u00ebrgjigje p\u00ebrgjigi menj\u00ebher\u00eb tjetri.- k\u00ebrkes\u00ebn d\u00ebrgoji not\u00eb, dor\u00ebzojn\u00eb autorin dor\u00eb k\u00ebrkesa dh\u00ebn\u00eb veprimeve statusin politik, President, mendoj... hi\u00e7. at\u00eb ndonj\u00eb nga un\u00eb tan\u00eb mendua a. porosit politik, qoft\u00eb vendi gatsh\u00ebm shpejt\u00ebsi pak \u00e7aste para apo edhe cilat ministrive, me titullarin mes. zyra, shtepi apo shtetit, atje ku gjenin, pushimit n\u00eb bregdet. Shpejt p\u00ebrhap thashethemnaj\u00eb se disa prej largohen vendi ishin ndaluar govtnto nga pikat kufitare n\u00eb veri, apo vendit. von\u00eb, para gazetave, publikuan n\u00eb rrjetet sociale, kishin tituj nga \u00e7uditshmit: kishin vendosur shisnin p\u00ebr oligarkis\u00eb kriminale vendin&quot;; &quot;Pasurite vjedhura dhe populli kan\u00eb er Te drejt moniste dhe buxhetit&quot;\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Si lexues, paraqes modestisht k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebr romanin \u201cOligark\u00ebt\u201d i Vili Minarollit, i cili p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga p\u00ebrpjekjet m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare bashk\u00ebkohore, p\u00ebr t\u00eb ekspozuar mekanizmat okult\u00eb t\u00eb pushtetit ekonomik dhe politik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tranzicionit t\u00eb von\u00eb. Kjo vep\u00ebr q\u00eb prodhon let\u00ebrsi me nivel mesatar artistik, me nuanca &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":132870,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-132869","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132869"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132869\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132871,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132869\/revisions\/132871"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}