{"id":132920,"date":"2026-01-08T11:56:45","date_gmt":"2026-01-08T11:56:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132920"},"modified":"2026-01-08T11:56:45","modified_gmt":"2026-01-08T11:56:45","slug":"mbrojtja-e-ballukut-pd-rama-po-e-kthen-kuvendin-ne-korrace-per-korrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/08\/mbrojtja-e-ballukut-pd-rama-po-e-kthen-kuvendin-ne-korrace-per-korrupsionin\/","title":{"rendered":"Mbrojtja e Ballukut\/ PD: Rama po e kthen Kuvendin n\u00eb korrac\u00eb p\u00ebr korrupsionin!"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se po bllokojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme mbledhjen e K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj kryeparlamentarit Peleshi p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>Sipas Bylykbashit, mazhoranca socialiste, me urdh\u00ebr direkt nga kryeministri Rama, ka refuzuar p\u00ebr t\u00eb pest\u00ebn her\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur K\u00ebshillin.<\/p>\n<p>Ai theksoi se ky bllokim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe rregullores s\u00eb Kuvendit, e cila, sipas tij, i jep t\u00eb drejt\u00ebn gjysm\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit q\u00eb ta th\u00ebrrasin mbledhjen, nj\u00ebsoj si kryetari.<\/p>\n<p><strong>Deklarata <\/strong><\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb i jepet gjysm\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit, pra pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, p\u00ebr ta thirrur mbledhjen me nj\u00eb rend dite q\u00eb \u00ebsht\u00eb fare i qart\u00eb. Vazhdimi i nj\u00eb procedure t\u00eb nisur me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb me dat\u00eb 16 dhjetor dhe mbledhjen e par\u00eb t\u00eb mbetur pa vendimmarrje, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit nga kryetari i Kuvendit zoti Niko Peleshi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb thirrjen ton\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri ne k\u00ebrkojm\u00eb vazhdimin e mbledhjes p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb. Pra, pas pes\u00eb k\u00ebrkesash t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebrs\u00ebri kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca, n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb rregullores s\u00eb Kuvendit, bllokojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb hequr imunitetin. Partia Demokratike e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, por dhe me k\u00ebrkesat, q\u00eb ne jemi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar procedur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hequr imunitetin e deputetes, ministres, z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Provat q\u00eb ka sjell\u00eb prokuroria jan\u00eb t\u00eb qarta q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar mas\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb sepse prokuroria nuk po zbaton, nuk, prokuroria nuk e ka t\u00eb mundur zbatimin e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit. Ka ardhur p\u00ebr shkak se jan\u00eb r\u00ebnduar rrethanat, \u00ebsht\u00eb rritur rrezikshm\u00ebria shoq\u00ebrore e personit t\u00eb pandehur, p\u00ebr shkak se sipas prokuroris\u00eb, e evidentuar kjo me metoda speciale, ajo ka intimiduar d\u00ebshmitar\u00eb dhe gjithashtu jan\u00eb r\u00ebnduar rrethanat p\u00ebr shkak se jan\u00eb shtuar akuzat e prokuroris\u00eb n\u00eb lidhje me veprimet e paligjshme t\u00eb zonj\u00ebs Balluku.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb me urgjenc\u00eb thirrjen e mbledhjes, edhe sot q\u00eb e k\u00ebrkuam p\u00ebrs\u00ebri, Niko Peleshi, kryetar i Kuvendit e ka penguar thirrjen e K\u00ebshillit, duke mos b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb njoftuar qoft\u00eb zonj\u00ebn Balluku, qoft\u00eb prokurorin\u00eb, k\u00ebrkuesen e heqjes s\u00eb imunitetit, apo dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit. Theksoj se rregullorja e p\u00ebrcakton fare qart\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ka gjysma e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit, pra pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb q\u00eb jemi ne t\u00eb opozit\u00ebs, e kemi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta thirrur nj\u00ebsoj me kryetarin, dhe kjo e v\u00eb kryetarin n\u00eb detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb njoftuar pal\u00ebt dhe p\u00ebr ta thirrur mbledhjen. Por gjithashtu mbledhja \u00ebsht\u00eb e vlefshme kur prezent\u00eb jan\u00eb pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb. Pra nuk duhet 50% + 1.<\/p>\n<p>Mjafton gjysma e an\u00ebtar\u00ebve, mjafton ne q\u00eb jemi prezent\u00eb k\u00ebtu sot, q\u00eb mbledhja t\u00eb jet\u00eb e vlefshme. Me veprime dhe mosveprime vazhdon kryetari i Kuvendit q\u00eb ta bllokoj\u00eb haptazi, n\u00ebn urdhrin e kryeministrit. Deklaratat e t\u00eb cilit i keni fare t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej konfuzionit t\u00eb deklarimeve t\u00eb gjith\u00ebsecilit \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, urdhri vjen i past\u00ebr nga Edi Rama. Si at\u00eb dit\u00eb kur u nd\u00ebrpre mbledhja, si n\u00eb vazhdim, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e vet kushtetuese. Praktikisht, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, duke urdh\u00ebruar mazhoranc\u00ebn, kryetarin e Kuvendit, po e kthen Kuvendin dhe procedur\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit n\u00eb nj\u00eb korrac\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e korrupsionit. Kjo bie ndesh jo vet\u00ebm me doktrin\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rregulloren e Kuvendit, jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb qartazi rr\u00ebzim i t\u00ebr\u00eb propagand\u00ebs t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb lidhje me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s&#8217;duhet t\u00eb ket\u00eb dyshim askush. Por n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb goditje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar instrumentin q\u00eb Kushtetuta parashikon p\u00ebr t\u00eb hetuar deri n\u00eb fund korrupsionin, duke filluar nga zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e duke shkuar deri n\u00eb fund. Me k\u00ebto veprime, sigurisht Edi Rama nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebrkon t\u00eb mbroj\u00eb veten e vet. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb mbrojtje p\u00ebr, p\u00ebr Ballukun.<\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb penguar pezullimin n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me pretendimin se ka konflikt pushtetesh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb krejt tjet\u00ebr nga kjo q\u00eb ai pretendon q\u00eb t\u00eb thot\u00eb, un\u00eb e bllokoj k\u00ebt\u00eb mbledhje derisa ta shqyrtoj\u00eb Gjykata Kushtetuese. K\u00ebsaj radhe diskutohet \u00e7\u00ebshtja e imunitetit dhe debati q\u00eb ka parlamenti \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb. A ka apo nuk ka ndjekje politike p\u00ebr deputetin apo ministrin? \u00cbsht\u00eb e vetmja detyr\u00eb q\u00eb ka \u00eb, parlamenti p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb pushtet tjet\u00ebr po sulmon politikisht parlamentin, jo nj\u00eb deputet. Provat e sjella dhe relacioni q\u00eb ka paraqitur prokuroria e b\u00ebjn\u00eb fare t\u00eb qart\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb element p\u00ebr ndjekje politike e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, parlamenti ka detyrimin me urgjenc\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Tani duhet t\u00eb theksojm\u00eb di\u00e7ka. Edhe n\u00eb pretendimin me shkres\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Kuvendit n\u00eb fund t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, se na paska k\u00ebrkuar avokati i zonj\u00ebs Balluku tre jav\u00eb, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka nj\u00eb vendim dhe duhet t\u00eb kishte vendim t\u00eb K\u00ebshillit, edhe ky afat ka kaluar.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb p\u00ebrpjekja \u00ebsht\u00eb si p\u00ebr ta zvarritur gjithmon\u00eb e m\u00eb tej, p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb Ram\u00ebs dhe Ballukut q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb presion, t\u00eb intimidojn\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt, pushtetin, pushtetin, magjistratur\u00ebn dhe gjithashtu t\u00eb vazhdojn\u00eb aktivitetet e tyre. T\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb hapin procedura t\u00eb tenderimit t\u00eb tjera, n\u00eb kushte kur vet\u00eb prokuroria ka konstatuar q\u00eb q\u00ebnia n\u00eb detyr\u00eb e zonj\u00ebs Balluku p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik me p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur veprat penale. Ne e kemi t\u00eb qart\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte Edi Rama nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar q\u00ebndrim. Pra nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje procedure.<\/p>\n<p>Do t\u00eb gjej\u00eb \u00e7do lloj deformim t\u00eb presjes dhe g\u00ebrm\u00ebs s\u00eb rregullores p\u00ebr t\u00eb arsyetuar pse duhet ta zvarrisim m\u00eb tej. Ne e kemi paralajm\u00ebruar m\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kall\u00ebzim penal p\u00ebr kryetarin e Kuvendit, q\u00eb me veprime dhe mosveprimet e tij ka penguar autoritetin kushtetues t\u00eb Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha ka penguar n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre veprimeve b\u00ebrjen e drejt\u00ebsis\u00eb, duke penguar prokurorin\u00eb q\u00eb duke marr\u00eb autorizimin e Kuvendit t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb mas\u00ebn e arrestit p\u00ebrpara Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me. Pra, ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm dhe kemi p\u00ebrgatitur dhe n\u00ebnshkruar kall\u00ebzimin penal p\u00ebr kryetarin e Kuvendit, i cili do t\u00eb depozitohet n\u00eb momentin m\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto shkelje q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, ta kemi t\u00eb qart\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb. \u00cbsht\u00eb Edi Rama i cili po mbron veten e vet, po p\u00ebrdor parlamentin, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mbrojtje q\u00eb b\u00ebhet e nj\u00eb deputeti apo nj\u00eb ministri t\u00eb caktuar. Ai e parashikon, e sheh q\u00eb kjo situat\u00eb do t\u00eb agravoj\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr dhe nuk ka asnj\u00eb ekuivok. Edi Rama nuk do t\u00eb largohet thjesht duke p\u00ebr, duke ndjekur procedura. Edi Rama largohet me protesta t\u00eb vazhdueshme. \u00cbsht\u00eb e vetmja mund\u00ebsi q\u00eb ky kryeminist\u00ebr, i cili e ka kthyer korrupsionin n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb rrezikshme t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, ta, t\u00eb shporret nga, nga ajo detyr\u00eb dhe qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb qeverisin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Kjo ishte prononcimi lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se po bllokojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme mbledhjen e K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":129075,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-132920","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132920"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132920\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132921,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132920\/revisions\/132921"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}