{"id":132998,"date":"2026-01-09T09:05:40","date_gmt":"2026-01-09T09:05:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=132998"},"modified":"2026-01-09T09:05:40","modified_gmt":"2026-01-09T09:05:40","slug":"pse-rama-i-zi-nuk-shpall-gjendjen-e-fatkeqesise-natyrore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/09\/pse-rama-i-zi-nuk-shpall-gjendjen-e-fatkeqesise-natyrore\/","title":{"rendered":"Pse Rama i zi nuk shpall gjendjen e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore?!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrmbytjet e 4-8 janarit 2026 po l\u00ebn\u00eb pas vetes dhjetra sht\u00ebpi t\u00eb shkat\u00ebrruara, mij\u00ebra ha tok\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb mbuluara nga uji, biznese t\u00eb paralizuara dhe mij\u00ebra qytetar\u00eb n\u00eb pasiguri. Harta e permbytjes eshte rritur me here qe nga 4-5 janari, duke p\u00ebrfshir\u00eb, krahas Durr\u00ebsit dhe Lezh\u00ebs, edhe Shkodr\u00ebn, Gjirokastr\u00ebn e deri n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e Novosel\u00ebs, si dhe n\u00eb Fier (fshati Ferras dhe fshatrat p\u00ebrreth) zona p\u00ebrgjat\u00eb lumit Vjosa deri tek Ura e Novosel\u00ebs.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/><strong>I. \u00c7do drejtues normal do shpallte gjendjen e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore, Rama jo!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend normal, nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohej menj\u00ebher\u00eb me shpalljen e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore, me mobilizimin e emergjencave, transparenc\u00eb mbi d\u00ebmet dhe aktivizim t\u00eb mekanizmave ligjor\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, qeveria e sektit Rama zgjodhi t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht neglizhenc\u00eb administrative. \u00cbsht\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi ekstreme politike dhe morale. \u00cbsht\u00eb mosp\u00ebrfillje ndaj gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tu!<\/p>\n<p>Mosshpallja e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb nuk e ndryshon realitetin n\u00eb terren. Ajo vet\u00ebm e fsheh at\u00eb nga statistikat, nga v\u00ebmendja publike dhe nga detyrimi ligjor p\u00ebr t\u00eb vepruar. Pa k\u00ebt\u00eb status, bashkit\u00eb mbeten pa fonde emergjente, fermer\u00ebt pa kompensim, bizneset pa instrumente leht\u00ebsuese, nd\u00ebrsa qindra familjet e prekura mbeten n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndihmave sporadike dhe premtimeve boshe. Shteti i Ram\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb mburoj\u00eb e qytetarit, u kthye n\u00eb spektator t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht qeveritar\u00ebve t\u00eb veshur me \u00e7izme p\u00ebr foto e propagand\u00eb, p\u00ebrmbytjet tregojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pa filtra. Gjendja \u00ebsht\u00eb realisht kritike, p\u00ebrtej \u00e7do propagande, e cila po mundohet t\u00eb shitet si marrje p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Pas 13 vitesh keqqeverisje nga sekti Rama, munges\u00eb parandalimi dhe abuzimi me fondet publike, qytetar\u00ebt e k\u00ebtyre zonave p\u00ebrballen \u00e7do vit me t\u00eb nj\u00ebjtin skenar: uj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, toka t\u00eb shkat\u00ebrruara, t\u00eb mbjella t\u00eb p\u00ebrmbytura, baz\u00eb materiale t\u00eb shkat\u00ebrruar dhe drejtues q\u00eb shfaqen vet\u00ebm p\u00ebr kamera.<\/p>\n<p>Kanale t\u00eb pa pastruara, argjinatura t\u00eb l\u00ebna n\u00eb harres\u00eb dhe reagimet pas d\u00ebmeve jan\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb d\u00ebshtimi t\u00eb gjat\u00eb, jo e nj\u00eb fatkeq\u00ebsie t\u00eb papritur. \u00c7izmet n\u00eb balt\u00eb nga ana e drejtuesve nuk z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe as nuk e mbajn\u00eb ujin jasht\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre zonave.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Partia Demokratike ka propozuar dhe ka lan\u00e7uar shpalljen e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore, jo si nj\u00eb rrug\u00eb politike, por si nj\u00eb rrug\u00eb ekonomike dhe sociale, me q\u00ebllim mb\u00ebshtetjen reale t\u00eb familjeve, pron\u00ebs dhe bizneseve t\u00eb prekura nga p\u00ebrmbytjet. Ky q\u00ebndrim mb\u00ebshtetet plot\u00ebsisht n\u00eb detyrimet ligjore dhe kushtetuese q\u00eb shteti ka ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb vet, n\u00eb situata emergjente dhe fatkeq\u00ebsish natyrore.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbytjet e fundit kan\u00eb shkaktuar d\u00ebme t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb banesa, bujq\u00ebsi, blegtori dhe aktivitete ekonomike, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebrballimin e situat\u00ebs nga vet\u00eb qytetar\u00ebt dhe nga pushteti vendor. Bashkit\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa mjete financiare dhe pa mb\u00ebshtetje nga qeveria qendrore, nd\u00ebrsa drejtuesit e tyre ndodhen t\u00eb coroditur dhe t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb emergjence q\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje t\u00eb menj\u00ebhershme shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, ne, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, vler\u00ebsojm\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht kushtet dhe rrethanat e parashikuara n\u00eb ligjin nr. 45\/2019 \u201cP\u00ebr mbrojtjen civile\u201d dhe n\u00eb vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 158, dat\u00eb 17.03.2021, p\u00ebr shpalljen e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore. Konkretisht, kjo situat\u00eb k\u00ebrkon shpalljen e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore n\u00eb zonat e prekura, p\u00ebrfshir\u00eb qarqet Durr\u00ebs, Lezh\u00eb, Elbasan, Shkod\u00ebr, Gjirokast\u00ebr, Vlor\u00eb dhe Fier.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme arsyeja pse K\u00ebshilli i Ministrave nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb ende k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, duke krijuar pasiguri te qytetar\u00ebt p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb p\u00ebrballohen pasojat e k\u00ebsaj fatkeq\u00ebsie. Mosshpallja e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore pamund\u00ebson d\u00ebmshp\u00ebrblimin e plot\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb prekur, dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb akt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie institucionale.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur qart\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligj, ku p\u00ebrcaktohet se Kuvendi ushtron kontroll parlamentar mbi \u00e7\u00ebshtjet e mbrojtjes civile dhe se K\u00ebshilli i Ministrave ka kompetenc\u00ebn dhe detyrimin t\u00eb shpall\u00eb gjendjen e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar, kur rrethanat e k\u00ebrkojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, k\u00ebto rrethana jan\u00eb t\u00eb dukshme, t\u00eb dokumentuara dhe t\u00eb pamohueshme.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/><strong>II. N\u00eb vend t\u00eb solidaritetit dhe vendimit social, Rama zgjedh braktisjen<\/strong><\/p>\n<p>Argumenti se \u201csituata nuk e justifikonte\u201d shpalljen e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore sht\u00eb i pabesuesh\u00ebm, p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb pa d\u00ebmet n\u00eb terren. Vendim mohues i Rams ishte nj\u00eb zgjedhje shpirtkazm politike: zgjodhi shmangien e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb financiare, zgjodhi t\u00eb mos prish\u00eb narrativ\u00ebn dhe imazhin e rrem\u00eb t\u00eb zhvillimit dhe stabilitetit, duke iu larguar procedurave t\u00eb prokurimeve emergjente n\u00eb rastet e fatkeq\u00ebsive natyrore dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimit 100 p\u00ebrqind t\u00eb d\u00ebmeve.<\/p>\n<p>Por qeverisja nuk \u00ebsht\u00eb menaxhim imazhi; \u00ebsht\u00eb mbrojtje e jet\u00ebs, pron\u00ebs dhe dinjitetit t\u00eb qytetar\u00ebve. Por p\u00ebr k\u00ebto vlera, Rama nuk pyet.<\/p>\n<p>Pasojat e braktisjes s\u00eb qytetar\u00ebve prej Ram\u00ebs dhe mosveprimit t\u00eb sektit t\u00eb tij n\u00eb pushtet jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishta. Ekonomikisht, humbjet n\u00eb bujq\u00ebsi dhe infrastruktur\u00eb lokale do t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb ulje t\u00eb prodhimit me miliona euro, n\u00eb rritje kostosh dhe humbje t\u00eb ardhurash p\u00ebr familjet m\u00eb t\u00eb prekura.<\/p>\n<p>Institucionalisht, u d\u00ebrgua nj\u00eb mesazh i rreziksh\u00ebm: ligji zbatohet selektivisht dhe emergjencat trajtohen sipas kalkulimeve politike, jo sipas nevoj\u00ebs reale. Kjo minon thell\u00eb besimin e qytetar\u00ebve tek shteti dhe tek vet\u00eb koncepti i solidaritetit publik.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Si pasoj\u00eb jan\u00eb shkaktuar d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme ekonomike dhe sociale n\u00eb k\u00ebto zona, duke prekur drejtp\u00ebrdrejt jetes\u00ebn dhe aktivitetin e banor\u00ebve. N\u00eb fshatin Bishan, situata paraqitet ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00eb, ku stallat blegtorale jan\u00eb d\u00ebmtuar ndjesh\u00ebm, duke rrezikuar krer\u00ebt blegtoral dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e aktivitetit blegtoral. P\u00ebrmbytjet kan\u00eb sjell\u00eb d\u00ebmtime serioze edhe n\u00eb ushqimin e kafsh\u00ebve dhe krer\u00ebt blegtoral\u00eb, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb goditje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb familjare t\u00eb fermer\u00ebve dhe blegtor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, jan\u00eb evidentuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00eb mbjella, fusha bujq\u00ebsore dhe sera, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb burimin kryesor t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr shum\u00eb familje. Humbja e prodhimit bujq\u00ebsor jo vet\u00ebm q\u00eb cenon sigurin\u00eb ekonomike t\u00eb fermer\u00ebve, por ndikon edhe n\u00eb zinxhirin e furnizimit dhe tregun lokal. D\u00ebmet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuara n\u00eb zon\u00ebn e fshatit Bishanit, ku p\u00ebrmbytjet kan\u00eb shkaktuar shkat\u00ebrrime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb gjera toke bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb Novosel\u00eb, situata paraqitet shqet\u00ebsuese, pasi jan\u00eb p\u00ebrmbytur 14 banesa, duke shkaktuar d\u00ebme materiale t\u00eb konsiderueshme dhe duke v\u00ebshtir\u00ebsuar kushtet e jetes\u00ebs p\u00ebr familjet e prekura. P\u00ebrmbytja e banesave ka sjell\u00eb humbje t\u00eb orendive sht\u00ebpiake, pajisjeve elektrosht\u00ebpiake dhe mjeteve t\u00eb tjera jetike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb procesi i vler\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebmeve dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimit t\u00eb jet\u00eb korrekt, i drejt\u00eb dhe transparent, duke reflektuar realisht nivelin e humbjeve t\u00eb p\u00ebsuara nga banor\u00ebt. Nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim i drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike t\u00eb familjeve t\u00eb prekura, p\u00ebr rikthimin e aktivitetit bujq\u00ebsor dhe blegtoral, si dhe p\u00ebr garantimin e kushteve minimale t\u00eb jetes\u00ebs. \u00c7do n\u00ebnvler\u00ebsim i d\u00ebmeve do t\u00eb thellonte m\u00eb tej v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe sociale t\u00eb komunitetit, nd\u00ebrsa nj\u00eb vler\u00ebsim i sakt\u00eb dhe i ndersh\u00ebm do t\u00eb ndihmonte n\u00eb rikuperimin dhe stabilizimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkohet v\u00ebmendje maksimale nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vler\u00ebsimin objektiv t\u00eb d\u00ebmeve dhe sigurimin e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve t\u00eb drejta, n\u00eb p\u00ebrputhje me realitetin n\u00eb terren dhe nevojat reale t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb prekur.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/><strong>III. Rama i la bashkit\u00eb vet\u00ebm!<\/strong><\/p>\n<p>Pa shpallje zyrtare t\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb, nj\u00ebsit\u00eb vendore u lan\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb barr\u00eb q\u00eb tejkalon kapacitetet e tyre financiare dhe teknike. Kryetar\u00ebt e bashkive u detyruan t\u00eb improvizojn\u00eb, t\u00eb rishp\u00ebrndajn\u00eb buxhete t\u00eb pamjaftueshme dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb centralizim pa pik\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi: qeveria mban vendimmarrjen, por ia l\u00eb kostot pushtetit vendor.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Si pasoj\u00eb e p\u00ebrmbytjeve n\u00eb k\u00ebto zona, situata n\u00eb terren ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah jo vet\u00ebm d\u00ebmet e m\u00ebdha materiale, por edhe munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes reale nga qeveria qendrore. Bashkit\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen t\u00eb vetme me nj\u00eb situat\u00eb emergjente, pa mjetet financiare, logjistike dhe institucionale t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pasojat e fatkeq\u00ebsis\u00eb. Kjo ka krijuar nj\u00eb gjendje konfuzioni dhe pasigurie n\u00eb nivel vendor, ku titullar\u00ebt e bashkive ndodhen t\u00eb coroditur dhe t\u00eb hutuar, t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fondeve dhe kompetencave reale.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje, bashkit\u00eb nuk disponojn\u00eb fondet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar ndihm\u00eb emergjente, strehim, apo mb\u00ebshtetje p\u00ebr rikthimin e aktivitetit ekonomik.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb d\u00ebshmon qart\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb bjer\u00eb mbi pushtetin vendor, i cili \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb mjete dhe burime. Qeveria qendrore ka detyrimin ligjor dhe moral t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb raste emergjencash natyrore, duke siguruar fonde t\u00eb mjaftueshme, koordinim institucional dhe mekanizma t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimin e d\u00ebmeve. L\u00ebnia e bashkive vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrballimin e k\u00ebsaj situate p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shmangie t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb menaxhimin e krizave, nga ana e qeveris\u00eb qendrore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb qeveria t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb angazhohet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebmeve dhe t\u00eb garantoj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblime korrekte, t\u00eb drejta dhe n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet rim\u00ebk\u00ebmbja e familjeve t\u00eb prekura dhe rikthimi i normalitetit n\u00eb komunitetet e d\u00ebmtuara. \u00c7do vones\u00eb apo neglizhenc\u00eb e m\u00ebtejshme vet\u00ebm sa thellon pasojat ekonomike dhe sociale t\u00eb k\u00ebsaj fatkeq\u00ebsie.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>M\u00eb e r\u00ebnda \u00ebsht\u00eb dimensioni moral. \u00c7do familje q\u00eb fjeti n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb lagura, \u00e7do fermer q\u00eb pa t\u00eb shkat\u00ebrrohet nj\u00eb vit pun\u00eb, \u00e7do biznes i vog\u00ebl q\u00eb mbylli dyert p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, mori nj\u00eb mesazh t\u00eb ftoht\u00eb: \u201cNuk jeni prioritet!\u201d. N\u00eb demokraci, ndjeshm\u00ebria ndaj fatkeq\u00ebsive nuk \u00ebsht\u00eb akt bamir\u00ebsie; \u00ebsht\u00eb detyrim kushtetues.<\/p>\n<p>Ende ka koh\u00eb p\u00ebr shpalljen e menj\u00ebhershme t\u00eb gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb n\u00eb zonat e prekura, me transparenc\u00eb mbi kriteret dhe d\u00ebmet. P\u00ebr nj\u00eb fond t\u00eb posa\u00e7\u00ebm kompensimi p\u00ebr familjet, fermer\u00ebt dhe bizneset e vogla, me procedura t\u00eb thjeshtuara. Si dhe p\u00ebr nj\u00eb audit t\u00eb pavarur t\u00eb d\u00ebmeve dhe publikim t\u00eb plot\u00eb t\u00ebt\u00eb dh\u00ebnave. Si dhe p\u00ebr nj\u00eb plan rehabilitimi p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e uj\u00ebrave, kanalet kulluese dhe mbrojtjen nga p\u00ebrmbytjet, jo vet\u00ebm p\u00ebr riparime kozmetike.<\/p>\n<p>Por Rama nuk e ka k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Koha e tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe abuzuar pasurin\u00eb dhe parat\u00eb e shqiptar\u00ebve.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/><strong>xxx<\/strong><\/p>\n<p>Rama dhe sekti i tij mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike p\u00ebr vendimmarrjen q\u00eb la mij\u00ebra qytetar\u00eb pa mbrojtje institucionale.Mosshpallja e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb pas p\u00ebrmbytjeve t\u00eb 4-8 janarit 2026 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim teknik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt pap\u00ebrgjegj\u00ebsie ekstreme q\u00eb r\u00ebndon mbi qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb pas diktatur\u00ebs. Shteti ekziston pik\u00ebrisht p\u00ebr momente t\u00eb tilla: kur natyra godet, politika duhet t\u00eb mbroj\u00eb. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb braktisje e pashpirt.<br class=\"html-br\" \/><br class=\"html-br\" \/>Urojm\u00eb q\u00eb gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs t\u00eb mos ket\u00eb rritje t\u00eb nivelit t\u00eb ujit, duke shmangur p\u00ebrkeq\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb zonat e prekura nga p\u00ebrmbytjet. Q\u00ebllimi kryesor \u00ebsht\u00eb minimizimi i d\u00ebmeve p\u00ebr familjet, banesat, tokat bujq\u00ebsore, blegtorin\u00eb dhe bizneset e vogla, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb nga kjo fatkeq\u00ebsi natyrore.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb 9 janari t\u00eb mos e gjej\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar situat\u00ebn, por me kushte m\u00eb t\u00eb stabilizuara dhe me nd\u00ebrhyrje t\u00eb menj\u00ebhershme dhe efektive nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse. \u00c7do rritje e papritur e ujit mund t\u00eb thelloj\u00eb humbjet ekonomike, t\u00eb rris\u00eb pasigurin\u00eb dhe t\u00eb rrezikoj\u00eb sigurin\u00eb e banor\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb qeveria qendrore dhe pushteti vendor t\u00eb angazhohen maksimalisht, duke siguruar ndihma emergjente, koordinim n\u00eb terren dhe vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb d\u00ebmeve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, shpallja e gjendjes s\u00eb fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore b\u00ebhet nj\u00eb instrument i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar d\u00ebmshp\u00ebrblimin e plot\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e prekur, p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen ekonomike t\u00eb komuniteteve dhe p\u00ebr rikthimin e normalitetit n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Vet\u00ebm me nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejt\u00eb dhe vendimtare mund t\u00eb parandalohet p\u00ebrkeq\u00ebsimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i situat\u00ebs dhe t\u00eb mbrohet jeta dhe prona e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur nga af\u00ebr situat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do qytetar i prekur t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejt\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet jet\u00ebs, siguris\u00eb dhe rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike t\u00eb zonave t\u00eb prekura. \u200e<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.30808-6\/613435093_1473034571489960_7845709401277017655_n.jpg?stp=dst-jpg_p180x540_tt6&amp;_nc_cat=109&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=yc5yo4kJlUAQ7kNvwG_mnUI&amp;_nc_oc=AdmKIBFja8ZFnm7bGCiByUykWTNZ6zVy8Nv2efQazvFhCzqA7IL2tRMf7mEFqUjyUlQ&amp;_nc_zt=23&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=HJ474X15uEXlNc__l7cTKQ&amp;oh=00_AfoH-xo_gp05ekfudA8HzJUPTWboKqlmymrTd0AE76A0Sg&amp;oe=6966A2C0\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i makin\u00eb dhe ambulanc\u00eb\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj P\u00ebrmbytjet e 4-8 janarit 2026 po l\u00ebn\u00eb pas vetes dhjetra sht\u00ebpi t\u00eb shkat\u00ebrruara, mij\u00ebra ha tok\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb mbuluara nga uji, biznese t\u00eb paralizuara dhe mij\u00ebra qytetar\u00eb n\u00eb pasiguri. Harta e permbytjes eshte rritur me here qe nga 4-5 janari, duke p\u00ebrfshir\u00eb, krahas Durr\u00ebsit dhe Lezh\u00ebs, edhe Shkodr\u00ebn, Gjirokastr\u00ebn e deri n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-132998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":132999,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132998\/revisions\/132999"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}