{"id":133019,"date":"2026-01-09T10:15:04","date_gmt":"2026-01-09T10:15:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133019"},"modified":"2026-01-09T10:16:20","modified_gmt":"2026-01-09T10:16:20","slug":"pse-shba-nuk-e-pushtuan-por-e-cliruan-venezuelen-nga-maduro-t","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/09\/pse-shba-nuk-e-pushtuan-por-e-cliruan-venezuelen-nga-maduro-t\/","title":{"rendered":"\u201cPse ShBA nuk e pushtuan, por e \u00e7liruan Venezuel\u00ebn nga Maduro\/t\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebnjohur, m\u00eb 3 janar 2026, pra ende pa kap\u00ebrdij\u00eb (p\u00ebr humor) kaposhin e detit dhe as urimet tradicionale, Presidenti Donald Trump urdh\u00ebroi p\u00ebrdorimin e fuqis\u00eb ushtarake p\u00ebr t\u00eb prangosur dhe \u00e7uar para drejt\u00ebsis\u00eb z. Nicolas Maduro, i cili: \u201cduke shp\u00ebrdoruar fuqin\u00eb e pushtetit dhe bandave t\u00eb drog\u00ebs jo vet\u00ebm sundonte prej 13 vitesh popullin e Venezuel\u00ebs por edhe k\u00ebrc\u00ebnonte standardet e jet\u00ebs dhe siguris\u00eb s\u00eb amerikan\u00ebve, si dhe interesat gjeopolitike n\u00eb kufijt\u00eb jugor\u00eb t\u00eb SHBA-ve\u201d!<br \/>\nP\u00ebrmbledhje mbi gjetjet dhe pesh\u00ebn gjeo-politike nga operacioni p\u00ebr prangosjen e Maduros:<br \/>\nPik\u00ebs\u00ebpari, p\u00ebrtej makineris\u00eb helmuese t\u00eb dezinformimit (deep fake), tmerrit s\u00eb putinist\u00ebve, Kim-Joung-\u00ebve ose sundimtar\u00ebve t\u00eb ngjash\u00ebm me Maduron, si dhe kakofonis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebditurve kudo n\u00eb studio\/media, fatkeq\u00ebsisht edhe n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb etj, k\u00ebt\u00eb operacion: \u201cnuk e gjej kurr\u00ebsesi agresion p\u00ebr pushtimin e Venezuel\u00ebs\u201d, por si kontribut p\u00ebr \u00e7lirimin e saj, si dhe forcimin e besimit t\u00eb doktrina\/qasja e fort\u00eb e Trump: \u201cpaqe e imponuar n\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs, ndaj sundimtar\u00ebve t\u00eb marr\u00eb nga fuqia e mbi-pushtetit\u201d!<br \/>\nPo ashtu, edhe Presidentin Trump e gjej ter\u00ebsisht brenda ushtrimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive kushtetuese t\u00eb shpallura n\u00eb Strategjin\u00eb e Siguris\u00eb &#8211; 2025 (e miratuar n\u00eb Kongres dhe Senat) e cila p\u00ebrfshin: \u201cdetyr\u00ebn e FAA p\u00ebr mbrojtjen e kufijve shtet\u00ebror\u00eb, standardeve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve si dhe interesave amerikane nga arm\u00ebt e shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb, emigracioni i paligjsh\u00ebm, narko-terrorizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, etj\u201d. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, pa asnj\u00eb dyshim, \u201cprangosja e Maduros pa lejen e Mosk\u00ebs, etj\u201d, vulosi projektin e Presidentit Trump-2 p\u00ebr:\u201cAmerik\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb madhe\/fort\u00eb, si dhe imponimin e paqes n\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs\u201d, \u00e7ka legjitimon p\u00ebrdorimin e fuqis\u00eb ushtarake ndaj autokrat\u00ebve t\u00eb gjithpushtetsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 sundimit t\u00eb popujve t\u00eb tyre, k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb edhe sovranitetin si dhe m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb popullit amerikan!<br \/>\nS\u00eb dyti, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte\/ska pushtim nga ShBA-t\u00eb, por n\u00eb realitet ky sulm sapo ka ndezur shk\u00ebndij\u00ebn e liris\u00eb p\u00ebr popullin e Venezuel\u00ebs, Kolumbis\u00eb, Kub\u00ebs, Iranit etj, si dhe shpres\u00ebs p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga droga, krimi dhe sundimtar\u00ebt e gjithpushtetsh\u00ebm! Prandaj, vet\u00ebm disa or\u00eb pas prangosjes s\u00eb Maduros, ShBA-t\u00eb paralajm\u00ebruan edhe Presidentin qesharak kolumbian Gustavo Petro t\u00eb \u201cmos marr\u00eb kot arm\u00ebt\u201d, pasi ka zero mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrballet me ShBA-t\u00eb n\u00eb raste t\u00eb ngjashme.<br \/>\nP\u00ebrdorimi i forc\u00ebs ushtarake nuk erdhi brenda nj\u00eb dite. Kjo pasi marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA\u2013Venezuel\u00eb u p\u00ebrkeq\u00ebsuan ve\u00e7an\u00ebrisht pasi Maduro mori pushtetin n\u00eb vitin 2013 (sipas OKB-s\u00eb jan\u00eb ekzekutuar pa gjyq mbi 20.000 qytetar\u00eb); edhe pse zgjedhjet e korrikut 2024 nuk u njoh\u00ebn nga ShBA-t\u00eb dhe BE-ja, q\u00ebndroi dhe e zgjati pushtetin derisa u prangos n\u00eb rezidenc\u00ebn e tij, duke shp\u00ebrdoruar fuqin\u00eb e shtetit, si dhe duke e kthyer vendin n\u00eb parajs\u00eb t\u00eb bandave t\u00eb drog\u00ebs, si dhe interesave ruse, iraniane, kineze etj. Megjithat\u00eb, pas operacionit, ShBA-t\u00eb konfirmuan se: \u201cdo t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00eb qeveri q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb koalicion gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb faktor\u00ebt e moderuar, opozit\u00ebn zyrtare, si dhe diaspor\u00ebn e Venezuel\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb zgjedhjeve demokratike dhe stabilitetit t\u00eb vendit\u201d.<br \/>\nS\u00eb treti, jo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00ebsesi pushtim, por dhe nuk ka \u201casnj\u00eb thyerje t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe as ka si t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm\u201d, pasi ShBA-t\u00eb kurr\u00eb nuk kan\u00eb synuar dhe as kan\u00eb shpallur, pushtim t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Venezuel\u00ebs. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, e kan\u00eb theksuar fort se: \u201cnuk jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Venezuel\u00ebn, por me sundimtar\u00ebt e atyre q\u00eb zbrazin burgjet dhe d\u00ebrgojn\u00eb t\u00eb varurit\/s\u00ebmur\u00ebt mendor\u00eb nga droga drejt ShBA-s\u00eb, duke k\u00ebrc\u00ebnuar jet\u00ebn e amerikan\u00ebve dhe interesat gjeopolitike t\u00eb ShBA-s\u00eb\u201d, qofshin n\u00eb Venezuel\u00eb, Kolumbi, Kub\u00eb, Iran e kudoqofshin!<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk gjej asnj\u00eb krahasim me agresionin neo-nazist t\u00eb Rusis\u00eb putiniste rreth 4 vjet m\u00eb par\u00eb, e cila synonte jo vet\u00ebm pushtimin e Ukrain\u00ebs, por edhe rendin global, vlerat demokratike, interesat dhe fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb Aleanc\u00ebs Euroatlantike (USA\/NATO\/BE). K\u00ebshtu nd\u00ebrsa n\u00eb fush\u00ebbetej\u00ebn p\u00ear\/me Ukrain\u00ebn jan\u00eb vrar\u00eb dhe plagosur r\u00ebnd\u00eb mbi 1.5 milion ushtar\u00eb rus\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pra n\u00eb m\u00eb pak se 5 or\u00eb operacion p\u00ebr prangosjen e sundimtarit, forcat ushtarake t\u00eb ShBA-s\u00eb vran\u00eb personelin e t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb sundimtarit (- 100), pra nuk u sulmua me raketa dhe dron\u00eb vras\u00ebs, etj asnj\u00eb spital, shkoll\u00eb, q\u00ebnd\u00ebr banimi dhe infrastruktur\u00eb jetike p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve venezuelas.<br \/>\nS\u00eb kat\u00ebrti, prangosja e Maduros kurr\u00ebsesi nuk mund t\u00eb definohet si pushtim, edhe pse sigurisht vulosi me forc\u00ebn e arm\u00ebve fundin e rendit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb (KS\/OKB), si dhe konfirmoi de facto themelimin e nj\u00eb rendi t\u00eb ri, i cili mund edhe t\u00eb identifikohet me emrin e Donald Trump. Gjith\u00ebsesi duhet th\u00ebn\u00eb se rendi i vjet\u00ebr ra edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pak sukseseve, por shum\u00eb d\u00ebshtimeve, prej pafuqis\u00eb kritike t\u00eb rendit t\u00eb vendosur n\u00eb 1945. P\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb mjaftojm\u00eb ul\u00ebrimat e gjenocidi Serbenic\u00ebs, kur 8000 f\u00ebmij\u00eb, gra dhe pleq u ekzekutuan barbarisht \u201cpara syve t\u00eb kaskaveBlu t\u00eb OKB-s\u00eb\u201d nga makineria kriminale e Milloshevi\u00e7it!<br \/>\nS\u00eb pesti\/fundmi, n\u00eb operacionin \u201cAbsolute Resolve\u201d, mbi 150 avion\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dron\u00eb u nis\u00ebn nga 20 baza ushtarake, zgjati vet\u00ebm 4:45\u2019 dhe pati zero humbje, duke nxjerr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb luftimi sistemin e mbrojtjes ajrore t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb shpenzon mbi 6 miliard\u00eb $ n\u00eb vit p\u00ebr mbrojtjen, \u00e7ka denostroi jo vet\u00ebm nj\u00eb nga operacionet \u201cm\u00eb diskret, m\u00eb t\u00eb shpejt, m\u00eb pre\u00e7iz dhe m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb fuqia ushtarake e ShBA-ve\u201d. Nga ana tjet\u00ebr, pafuqia reaguese (zero) e Venezuel\u00ebs ngre edhe disa pik\u00ebpyetje kritike p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb\/efi\u00e7enc\u00ebn operacionale t\u00eb sistemeve dhe armatimeve t\u00eb mbrojtjes ajrore t\u00eb prokuruara\/blera nga Kina dhe Rusia, pasoja q\u00eb do t\u00eb reflektohen n\u00eb vijim\u00ebsi nga \u00e7do vend ?!<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrmbledhje, asnj\u00eb shtet tjetr\u00ebr bot\u00eb (p\u00ebrfshi Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb) nuk ka dhe nuk ka p\u00ebr t\u00eb patur n\u00eb 100 vitet q\u00eb vijn\u00eb, fuqi ushtarake p\u00ebr t\u00eb realizuar operacione t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me k\u00ebto 2 raste (p\u00ebrfshi sulmin me 6 avion\u00eb B-2 me kosto 2-bilion $; 37 or\u00eb fluturim; 10-ra raketa Tomahawk dhe 125 avion\u00eb F-35 ndaj bazave b\u00ebrthamore t\u00eb Ajatollah-ut t\u00eb Iranit) sh\u00ebrbejn\u00eb edhe si mesazh i fuqis\u00eb shkat\u00ebrrimtare t\u00eb USA ndaj Putinit, Kim Jong, etj, n\u00ebse guxojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb interesat amerikane apo k\u00ebdo nga 32 vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p><strong>II. M\u00ebsime dhe k\u00ebshilla strategjike p\u00ebr RSh dhe Kosov\u00ebn:<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrve\u00e7se fantazi delekuent\u00ebsh, nuk gjej asnj\u00eb krahasim mes rastit Maduro dhe RSh dhe asnj\u00eb vendi tjet\u00ebr t\u00eb NATO-s, por p\u00ebrtej k\u00ebsaj krize hibride, pra: \u201cdemokracia fasad\u00eb dhe opozit e refuzuar\/diskredituar nga riciklimi i listave t\u00eb neveritura n\u00eb 4 zgjedhjet e fundit si dhe shtetit t\u00eb d\u00ebshtuar\/lapur nga korrupsioni endemic\u201d, rikthimin e besimit te demokracia funksionale dhe harmonia e balancave t\u00eb pushtetit, mbetet jo vet\u00ebm k\u00ebshilla nr. 1, por dhe\u00a0sfida dhe misioni jetik i mbar\u00eb-shqiptar\u00ebve.<br \/>\nMarr\u00eb shkak po nga rasti Maduro si dhe shkat\u00ebrrimi i bazave b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit, m\u00eb duhet ta p\u00ebrs\u00ebris se n\u00eb nj\u00eb Rend t\u00eb Ri Siguris\u00eb Globale (vulosur tashm\u00eb me emrin e Presidentit Trump), asnj\u00eb vend nuk e p\u00ebrballon dhe as i mbijeton dot i vet\u00ebm nj\u00eb agresioni ushtarak. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, mbrojtjen e sovranitetit, si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, RSh dhe Kosova, do mund t\u2019i realizojn\u00eb vet\u00ebm duke skalitur mir\u00ebnjohjen komb\u00ebtare, si dhe duke forcuar m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin strategjik me ShBA\/NATO.<br \/>\nP\u00ebrtej oshilacioneve t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7-it, por duke ri-duartrokitur \u201cmarr\u00ebveshjen mes Kroacis\u00eb, Kosov\u00ebs dhe RSh, si dhe Buxhetin Historik t\u00eb Mbrojtjes 2026\u201d, faktor\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb do t\u2019i k\u00ebshilloja t\u00eb p\u00ebrulen\/mi n\u00eb gjunj\u00eb para historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb Platform\u00ebs: \u201c2-Shtete sovrane, 1-Komb i Vet\u00ebm\u201d, e cila do t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr paqen, stabilitetin si dhe integrimin euroatlantik t\u00eb 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Po ashtu, konsideruar m\u00ebsimin e hidhur nga gjysmimi q\u00eb u imponua \u201cShqip\u00ebris\u00eb Natyrale\u201d nga pafuqia ushtarake n\u00eb Konferenc\u00ebn e Versaj\u00ebs (1918), k\u00ebt\u00eb projekt e gjej jo vet\u00ebm si urgjenc\u00eb Komb\u00ebtare, por fatmir\u00ebsisht edhe t\u00eb nd\u00ebrthurur me interesat e SHBA-s\u00eb n\u00eb rajon dhe Mesdhe.<br \/>\nNd\u00ebrsa ri-kthimimin te gara e armatimeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe armatosjen deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, objektivin e RSh drejt 5% t\u00eb GDP-s\u00eb (rreth 1.5 miliard \u20ac), p\u00ebrve\u00e7se si \u201cpresion\u201d t\u00eb Presidentit Trump, e gjej edhe si legjitimitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar (ShBA\/NATO\/BE), por edhe mund\u00ebsi historike p\u00ebr t\u00eb modernizuar dhe rritur fuqin\u00eb ushtarake, p\u00ebrfshi kapacitete deterrence (pra shkurajuese) ndaj \u00e7do vendi\/aleance Ruso-sllave q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon sovranitetin apo interesat gjeopolitike t\u00eb RSh dhe Kosov\u00ebs.<br \/>\nS\u00eb fundmi, si edhe n\u00eb qindra produkte me k\u00ebt\u00eb subjekt, t\u00eb publikuara n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb, ShBA, Bruksel etj, nuk pretendoj t\u00eb privatizoj t\u00eb v\u00ebrtetat shteruese, gjith\u00ebsesi shpresoj t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike si dhe ardhm\u00ebrin\u00eb euroatlantike t\u00eb Kombit (Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u0113 Kosov\u00ebs).<\/p>\n<p><em>*<strong>Autori:<\/strong> Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj:<\/em><br \/>\nSenior Ekspert p\u00ebr Sigurin\u00eb dhe Mbrojtjen Komb\u00ebtare,<br \/>\nBallkanit si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me USA\/NATO.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebnjohur, m\u00eb 3 janar 2026, pra ende pa kap\u00ebrdij\u00eb (p\u00ebr humor) kaposhin e detit dhe as urimet tradicionale, Presidenti Donald Trump urdh\u00ebroi p\u00ebrdorimin e fuqis\u00eb ushtarake p\u00ebr t\u00eb prangosur dhe \u00e7uar para drejt\u00ebsis\u00eb z. Nicolas Maduro, i cili: \u201cduke shp\u00ebrdoruar fuqin\u00eb e pushtetit dhe bandave t\u00eb drog\u00ebs jo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-133019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133019"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133021,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133019\/revisions\/133021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}