{"id":133074,"date":"2026-01-09T16:54:30","date_gmt":"2026-01-09T16:54:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133074"},"modified":"2026-01-09T16:54:30","modified_gmt":"2026-01-09T16:54:30","slug":"permbytjet-e-qyteteve-qe-rrezuan-fasadat-e-rilindjes-urbane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/09\/permbytjet-e-qyteteve-qe-rrezuan-fasadat-e-rilindjes-urbane\/","title":{"rendered":"P\u00ebrmbytjet e qyteteve q\u00eb rr\u00ebzuan fasadat e rilindjes urbane!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ylli ASLLANI<\/strong><\/p>\n<p>Pamjet e p\u00ebrmbytjeve q\u00eb po cfaqen n\u00eb qytetet tona pas shirave jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rr\u00ebnqeth\u00ebse\u2026 Sistemi shqiptar i mbrojtjes nga rreziqet e permbytjeve ka r\u00ebn\u00eb!<\/p>\n<p>Banor\u00ebt po p\u00ebrjetojn\u00eb situata apokaliptike, edhe pse furria e shirave \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr tu menaxhuar. Shp\u00ebrthimi i uj\u00ebrave k\u00ebrc\u00ebnon jet\u00eb qytetar\u00ebsh, po shkat\u00ebrron, prona, pasuri shqiptar\u00ebsh, si dhe cdo gj\u00eb q\u00eb i ka dal\u00eb p\u00ebrpara si gardhe, murre rrethues dhe dyer banesash\u2026<\/p>\n<p>Rrjeti amortizuar i kanalizimeve, hidrovor\u00ebve, kolektor\u00ebve dhe pritave ka dal\u00eb jasht\u00eb luftimit q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para!<\/p>\n<p>Projekti 2 milard euro i qeveris\u00eb p\u00ebr fasadat e Rilindjes Urbane, n\u00eb zhvillimin e q\u00ebndrave t\u00eb qyteteve t\u00eb kujton me dhimbje n\u00eb k\u00ebto momente shprehjen popullore, hunda n\u00eb qiell dhe t\u00eb pasmet n\u00eb diell\u2026<\/p>\n<p>Nuk ke cfar\u00eb ti b\u00ebsh! Jan\u00eb kapricot e motit, do t\u00eb mendonte dikush\u2026<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebtij fakti e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se sistemi i mbrojtjes nga rreziqet e permbytjeve ka r\u00ebn\u00eb nga megalomania fallce, korrupsioni endemik, militantizmi pa kriter dhe mungesa e vizionit!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu emergjencat civile bashk\u00eb me punonj\u00ebsit e kanalizimeve jan\u00eb t\u00eb braktisur n\u00eb betej\u00ebn e tyre t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr shbllokimin e pusetave, riparimin e kanaleve kullues, linjave, elktropompave dhe p\u00ebrforcimin e baseneve t\u00eb ujit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet serioz gjith\u00eb kjo p\u00ebrpjekje tashm\u00eb e d\u00ebshtuar do t\u00eb duhej t\u00eb ishte paraprir\u00eb sipas nj\u00eb kalendari teknik t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrjeteve p\u00ebrkat\u00ebs dhe investimeve n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Mos harrojm\u00eb se rimonti i rrjetit t\u00eb kanalizimeve kryhet pik\u00ebrsht n\u00eb stin\u00ebn e ver\u00ebs! Por askush nuk diskutonte at\u00ebhere p\u00ebr v\u00ebrshime ujrash, rritje fondesh, investime dhe masa konkrete p\u00ebr pastrimin dhe riokonstruksionin e kanaleve kullues, digave dhe argjinaturave!!<\/p>\n<p>\u201c Vall\u00ebzoni tani e dashur gjinkall\u00eb meq\u00eb n\u00eb ver\u00eb k\u00ebnduat \u201d, m\u00eb shkojn\u00eb nd\u00ebr mend vargjet e La Fontenit<\/p>\n<p>Pra jan\u00eb disa pun\u00eb dhe probleme t\u00eb dimrit, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb destinuara t\u00eb zgjidhen posac\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb stin\u00eb t\u00eb that\u00eb! Megjith\u00ebse fjala pun\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb ting\u00ebllon disi jo normale p\u00ebr vesh\u00ebt e k\u00ebsaj qeverije..!<\/p>\n<p>Le t\u00eb flasim p\u00ebr disa pun\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kryhen!<\/p>\n<p>Gjithsesi, kjo situat\u00eb q\u00eb po ndodh le t\u00eb na shtyj\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr disa pun\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mos neglizhohen, si dhe disa kapricio q\u00eb lihen p\u00ebrgjat\u00eb cdo sezoni.<\/p>\n<p>S\u00eb pari.<\/p>\n<p>Menaxhimi i territorit, fatkeq\u00ebsive natyrore dhe ruajtja e pasuris\u00eb monumentale nuk mund t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb kodeve teknike, standarteve dhe studimeve afatgjata.<\/p>\n<p>Qeveria dhe bashkit\u00eb duhet t\u00eb aprovojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb me rigorozitet studime t\u00eb plota sizmike, gjeologjike, hidroteknike p\u00ebr menaxhimin e rreziqeve n\u00eb territorin e tyre n\u00eb drit\u00ebn e situatave q\u00eb po perjetojm\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto plane menaxhimi duhet t\u00eb aprovohen n\u00eb cdo K\u00ebshill dhe n\u00eb KRRT t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb shqiptare kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr hartimin e nj\u00eb rregulloreje teknike (Statuti) t\u00eb menaxhimit t\u00eb qyteteve dhe krejt territorit e tyre.<\/p>\n<p>Statute, t\u00eb cilat do t\u00eb vendosin disiplin\u00eb teknike dhe rregulla t\u00eb forta p\u00ebr menaxhimin e nd\u00ebrtimeve, mbrojtjen nga fatkeq\u00ebsit\u00eb dhe ruajtjen e territorit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, mungesa e fondeve emergjente \u00ebsht\u00eb asfiksuese.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetet tona dhe zonat p\u00ebrreth investimet n\u00eb kanalizime jan\u00eb te pamjaftueshme, sporadike, te cop\u00ebtuara dhe jo t\u00eb mir\u00ebmenduara.<\/p>\n<p>P\u00ebr kujtes\u00eb, fondi rezerv\u00eb p\u00ebr vitin 2025 n\u00eb menaxhim e emergjencave dhe fatkeq\u00ebsive \u00ebsht\u00eb ulur me 22.9%. Me k\u00ebt\u00eb buxhet qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb ekspozuar edhe m\u00eb tep\u00ebr para katastrofave sidomos p\u00ebrmbytjeve dhe zjarreve!<\/p>\n<p>Pra ka pamjaftushm\u00ebri financimi n\u00eb funksionet e transferuara si mbrojtja sociale, vaditja, kullimi, digat, rrug\u00ebt rurale, shkarrjet, mbrojtja e pyjeve dhe parandalimi rreziqeve, t\u00eb cilat jan\u00eb jetike sidomos p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb zonat delikate dhe periferike.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, p\u00ebrq\u00ebndrimi I nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalime n\u00eb duar t\u00eb qeveris\u00eb dhe militant\u00ebve partiak\u00eb ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksionit real qeverisjen vendore dhe bashkit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt bashkiak\u00eb jan\u00eb shpreh\u00ebs t\u00eb politikave jo efeciente t\u00eb rilindjes urbane n\u00eb qytete dhe kan\u00eb len\u00eb pas dore politikat strategjike rajonale dhe investimet e duhura n\u00eb menaxhimin e fatkeq\u00ebsive, si dhe sh\u00ebrbimet e rrjetit t\u00eb dranazhimit dhe kanalizimeve.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj qindra mij\u00ebra banor\u00eb jan\u00eb edhe sot pa mb\u00ebshtetje, pa mbrojtje dhe n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi<\/p>\n<p>Por jo nga r\u00ebnd\u00ebsia, Reforma Administrative e Territoriale e vitit 2014 dhe strukturat e dala prej saj kan\u00eb d\u00ebshtuar duke shkaktuar pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr funksionimin menaxhimin dhe stabilitetin demokratik, ekonomik e shoq\u00ebror t\u00eb nj\u00ebsive vendore.<\/p>\n<p>Qeverisja vendore po i largohet gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve, halleve dhe zgjidhjes s\u00eb problemeve q\u00eb ata kan\u00eb. Furia e pushtetit qendror n\u00eb marrjen e kompetencave, zaptimin e territoreve dhe pasurive lokale \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsuese!<\/p>\n<p>N\u00eb zonat me probleme dhe larg qendr\u00ebs s\u00eb bashkive sh\u00ebrbimet publike dhe investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb mungojn\u00eb totalisht. K\u00ebshtu qytetar\u00ebt ndodhen t\u00eb ekspozuar para rreziqeve e fatkeq\u00ebsive natyrore pa patur mbrojtjen p\u00ebrkat\u00ebse civile vendore.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj tabloje t\u00eb zymt\u00eb dhe d\u00ebmeve pa fund natyrsh\u00ebm lind pyetjet: A do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shkaktar\u00ebt e k\u00ebtij d\u00ebshtimi historik, dhe s\u00eb dyti a mundet t\u00eb rishkruajn\u00eb dhe zbatojn\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb daljes nga situata katastrofike natyrore autor\u00ebt e k\u00ebsaj fatkeq\u00ebsie!<\/p>\n<p>Le t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb tani n\u00eb dim\u00ebr p\u00ebr pun\u00ebt q\u00eb duhen kryer n\u00eb pranver\u00eb dhe vjesht\u00ebn q\u00eb vjen!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli ASLLANI Pamjet e p\u00ebrmbytjeve q\u00eb po cfaqen n\u00eb qytetet tona pas shirave jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rr\u00ebnqeth\u00ebse\u2026 Sistemi shqiptar i mbrojtjes nga rreziqet e permbytjeve ka r\u00ebn\u00eb! Banor\u00ebt po p\u00ebrjetojn\u00eb situata apokaliptike, edhe pse furria e shirave \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr tu menaxhuar. Shp\u00ebrthimi i uj\u00ebrave k\u00ebrc\u00ebnon jet\u00eb qytetar\u00ebsh, po shkat\u00ebrron, prona, pasuri shqiptar\u00ebsh, si dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133075,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133074","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133074"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133074\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133076,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133074\/revisions\/133076"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}