{"id":133093,"date":"2026-01-09T17:22:55","date_gmt":"2026-01-09T17:22:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133093"},"modified":"2026-01-09T17:22:55","modified_gmt":"2026-01-09T17:22:55","slug":"ceo-i-sigal-ig-mbajtja-e-fjales-dhe-pagesa-e-demeve-thelbi-i-industrise-se-sigurimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/09\/ceo-i-sigal-ig-mbajtja-e-fjales-dhe-pagesa-e-demeve-thelbi-i-industrise-se-sigurimeve\/","title":{"rendered":"CEO i SIGAL IG: Mbajtja e fjal\u00ebs dhe pagesa e d\u00ebmeve thelbi i industris\u00eb s\u00eb sigurimeve"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e djeshme, emisioni \u201cShtylla\u201d n\u00eb KOSOVAPRESS, transmetoi nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb CEO-s s\u00eb SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari.<\/p>\n<ol>\n<li>Avni Ponari u ndal te historiku i themelemit t\u00eb SIGAL, duke filluar q\u00eb nga ideja e emrit, q\u00eb nga dit\u00ebt e para t\u00eb themelimit t\u00eb biznesit e deri te zgjerimi gradual n\u00eb tre shtete, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>K\u00ebtu gjeni intervist\u00ebn e plot\u00eb, video n\u00eb youtube t\u00eb emisionit:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0youtube.com\/watch?v=08y-o65ehaA&amp;feature=emb_err_woyt<\/strong><\/p>\n<p>CEO i SIGAL Insurance Group rr\u00ebfeu q\u00eb kalimi n\u00eb vitit 1992 n\u00eb nj\u00eb kompani sigurimesh, si drejtues i departamentit t\u00eb marin\u00ebs n\u00eb kompanin\u00eb shtet\u00ebrore, ishte lidhja e tij e par\u00eb me sigurimet, nga ku m\u00eb pas, n\u00eb vitet 1993-1994 kreu disa kurse profesionale n\u00eb kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha prestigjioze n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Lloyd\u2019s n\u00eb Lond\u00ebr, broker\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj si Marsh, Munich Re dhe Swiss Re.<\/p>\n<ol start=\"1999\">\n<li>Avni Ponari rr\u00ebfeu se miratimi i ligjit t\u00eb par\u00eb n\u00eb 1996 p\u00ebr sigurimet private e gjeti brenda tregut t\u00eb sigurimeve dhe se at\u00ebher\u00eb pati vendosur t\u00eb provonte marrjen e nj\u00eb license. K\u00ebshtu nisi historia e operatorit t\u00eb par\u00eb privat n\u00eb tregun e sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, SIGAL, n\u00eb vitin 1999. Z. Ponari rr\u00ebfeu edhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr interesant n\u00eb lidhje me emrin, i cili, si\u00e7 tregoi ai, ka kuptimin e nj\u00eb pulebardhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ose nga deti,\u00a0seagull,\u00a0tingujt e shqiptimit t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb radio marine, i pat\u00ebn mbetur n\u00eb mendje kur raportohej p\u00ebr nj\u00eb kthim n\u00eb portin e Durr\u00ebsit.<\/li>\n<li>Ponari shpreh edhe nj\u00eb vler\u00ebsim dhe solidaritet me klas\u00ebn e biznesmen\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para.\u00a0<em>\u201cNd\u00ebrtimi i klas\u00ebs s\u00eb biznesit q\u00eb sot anatemohet aq shum\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, me nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nga k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb sot\u201d<\/em>, tha z. Ponari.<\/li>\n<\/ol>\n<p><em>\u201cShum\u00eb veta mendojn\u00eb q\u00eb biznesi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e merr n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Biznesi n\u00eb Shqip\u00ebri ka nisur pa para, pa makina private, pa banka; ka filluar secili nga hi\u00e7i. Kam parasysh t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb plejad\u00eb biznesmen\u00ebsh q\u00eb nis\u00ebn nj\u00ebher\u00eb. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk jam i k\u00ebnaqur me ata njer\u00ebz q\u00eb sot flasin p\u00ebr nj\u00eb q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me biznes dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes, p\u00ebrpiqen t\u2019i p\u00ebrgojojn\u00eb, p\u00ebrpiqen t\u2019i p\u00ebrgojojn\u00eb, denigrojn\u00eb, ngacmojn\u00eb. N\u00eb 1991\u20131992 ne n\u00eb Shqip\u00ebri ishim t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kishin nj\u00eb dhom\u00eb e nj\u00eb kuzhin\u00eb, kishin dy divane dhe nj\u00eb televizor \u201cLura\u201d dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. T\u00eb gjith\u00eb dol\u00ebm t\u00eb papun\u00eb ose u larguam nga puna. Kishim mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb startonim dhe t\u00eb krijonim biznes\u201d<\/em>, ndau me publikun e KOSOVAPRESS CEO i SIGAL.<\/p>\n<p>Ai shprehu krenari p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb biznesmen\u00ebve q\u00eb, n\u00eb kushte thuajse t\u00eb pamundura dhe pa banka, industri sigurimesh apo ekonomi private, arrit\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb fort\u00eb biznesi brenda 30 viteve, duke theksuar se ata meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje e vler\u00ebsim dhe jo anatemiM, pasi suksesi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb faj i t\u00eb tjer\u00ebve dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e asaj q\u00eb krijojn\u00eb kthehet n\u00eb dobi t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p><em>\u201cNa ndihmuan kompanit\u00eb e huaja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb na dhan\u00eb asistenc\u00ebn e tyre, na ndihmuan duke filluar nga sigurimet motorike, TPL-ja, q\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia e par\u00eb, e pastaj te sigurimet e tjera. N\u00eb 4\u20135 vjet, 1992\u20131996, u b\u00eb nj\u00eb revolucion i t\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta kuptuar industrin\u00eb dhe p\u00ebr ta kuptuar se \u00e7far\u00eb jan\u00eb sigurimet. Dalja n\u00eb tregun privat natyrisht ishte e v\u00ebshtir\u00eb\u201d,\u00a0<\/em>vijoi rr\u00ebfimi i z. Ponari p\u00ebr fillesat e kompanis\u00eb.<\/p>\n<ol>\n<li>Ponari, ndau me publikun e Kosovapress edhe filozofin\u00eb e tij t\u00eb pun\u00ebs: thelbi i industris\u00eb s\u00eb sigurimeve \u00ebsht\u00eb mbajtja e fjal\u00ebs dhe pagesa e d\u00ebmeve, pasi marr\u00ebdh\u00ebnia mes siguruesit dhe klientit nd\u00ebrtohet mbi besimin e nd\u00ebrsjell\u00eb, t\u00eb simbolizuar nga duart e shtr\u00ebnguara q\u00eb shfaqen n\u00eb \u00e7do mesazh t\u00eb k\u00ebsaj industrie.\u00a0<em>\u201cTi i blen riskun klientit dhe n\u00ebse nuk e mban fjal\u00ebn, pasojat shum\u00ebzohen me mij\u00ebra klient\u00eb, nd\u00ebrsa kur e mban, besimi p\u00ebrhapet vet\u00eb\u201d<\/em>, ve\u00e7oi ai, duke i v\u00ebn\u00eb theksin faktit se pagesa n\u00eb koh\u00eb e d\u00ebmit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore, sepse nj\u00eb d\u00ebm i vonuar humbet vler\u00ebn e tij dhe \u00ebsht\u00eb pothuajse nj\u00ebsoj sikur t\u00eb mos paguhet fare.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sipas z. Avni Ponari, CEO i SIGAL Insurance Group, hyrja e Fondit Amerikan n\u00eb vitin 2003 sh\u00ebnoi nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr kompanin\u00eb dhe p\u00ebr tregun e sigurimeve n\u00eb rajon. Ai kujton se\u00a0<em>\u201cn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb ndodhi hyrja e kapitalit amerikan dhe licenca n\u00eb Kosov\u00eb\u201d<\/em>, nj\u00eb moment q\u00eb solli ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore, rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe konsolidim t\u00eb SIGAL si lider tregu, me pranin\u00eb e sotme n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<ol>\n<li>Ponari thekson se sigurimet jan\u00eb shtylla e tret\u00eb e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut dhe nj\u00eb element ky\u00e7 n\u00eb kalimin nga mentaliteti shtet\u00ebror te p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale.\u00a0<em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shteti ai q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr gjith\u00e7ka; kontrata e sigurimit i jep qytetarit dinjitet dhe siguri\u201d,<\/em>shprehet ai, duke n\u00ebnvizuar se mungesa e sigurimit e kthen individin te lutja dhe pasiguria, nd\u00ebrsa sigurimi i jep zgjidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb mbyllje, drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i SIGAL rr\u00ebzoi mitin se kompanit\u00eb nuk paguajn\u00eb d\u00ebme, duke theksuar se\u00a0<em>\u201c95% e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve paguhen drejtp\u00ebrdrejt nga kompanit\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0nd\u00ebrsa vet\u00ebm nj\u00eb pakic\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb gjykata. Me mbi 500 milion\u00eb euro d\u00ebme t\u00eb paguara n\u00eb tre shtete dhe 30 vite histori, SIGAL, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se besimi, kapitali dhe korrekt\u00ebsia nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb kompani t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb treg t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e djeshme, emisioni \u201cShtylla\u201d n\u00eb KOSOVAPRESS, transmetoi nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb CEO-s s\u00eb SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari. Avni Ponari u ndal te historiku i themelemit t\u00eb SIGAL, duke filluar q\u00eb nga ideja e emrit, q\u00eb nga dit\u00ebt e para t\u00eb themelimit t\u00eb biznesit e deri te zgjerimi gradual n\u00eb tre shtete, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133094,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-133093","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133093","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133093"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133093\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133095,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133093\/revisions\/133095"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133094"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}