{"id":133099,"date":"2026-01-09T17:42:15","date_gmt":"2026-01-09T17:42:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133099"},"modified":"2026-01-09T17:42:15","modified_gmt":"2026-01-09T17:42:15","slug":"adriana-tolka-interesi-i-perbashket-per-rrezimin-e-qeverise-nuk-duhet-te-mbytet-nga-interesat-personale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/09\/adriana-tolka-interesi-i-perbashket-per-rrezimin-e-qeverise-nuk-duhet-te-mbytet-nga-interesat-personale\/","title":{"rendered":"Adriana Tolka: Interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb nuk duhet t\u00eb mbytet nga interesat personale"},"content":{"rendered":"<p>Jam Adriana Tolka, aktore n\u00eb profesion dhe kam filluar angazhimin tim si qytetare n\u00eb jet\u00ebn politike n\u00eb mbrojtje t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe deri m\u00eb sot nuk kam reshtur.<\/p>\n<p>Do t\u00eb fokusohem n\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb shkurtra. Do ta p\u00ebrqendroj fjal\u00ebn time tek mosbesimi i thell\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngulitur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare: mosbesimi i qytetarit ndaj qytetarit, i qytetarit ndaj strukturave shtet\u00ebrore, i qytetarit ndaj opozit\u00ebs dhe, madje, mosbesimi q\u00eb ekziston brenda vet\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr situat\u00ebn e qeveris\u00eb u fol k\u00ebtu. Sa i p\u00ebrket mosbesimit t\u00eb qytetarit ndaj opozit\u00ebs dhe mosbesimit q\u00eb ekziston mes opozitar\u00ebve, ne k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebto tryeza, nuk na lidh m\u00eb s\u00eb shumti dashuria, por na lidh nj\u00eb interes i p\u00ebrbashk\u00ebt: rr\u00ebzimi i k\u00ebsaj qeverie, e cila, pa u intimiduar, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb armike t\u00eb kombit, nisur nga d\u00ebmet e poshtra q\u00eb ka shkaktuar.<\/p>\n<p>Mendoj se ky interes madhor nuk duhet t\u00eb eklipsohet nga interesat personale, t\u00eb cilat nuk mund t\u2019i mohojm\u00eb, secili prej nesh i ka, por q\u00eb n\u00eb jo pak raste kan\u00eb arritur deri n\u00eb meskin\u00ebri dhe beteja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer shpesh n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb tavolinash.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, q\u00eb interesi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb fitoj\u00eb, mendoj se gj\u00ebja kryesore q\u00eb na duhet \u00ebsht\u00eb sinqeriteti i mir\u00ebfillt\u00eb mes nj\u00ebri-tjetrit. N\u00eb jo pak raste, opozitar\u00eb me kontribut t\u00eb shquar nuk jan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar nga t\u00eb ngjashmit e tyre, p\u00ebr fat t\u00eb keq. Dhe njer\u00ebzit, qytetar\u00ebt nga jasht\u00eb, e dallojn\u00eb k\u00ebt\u00eb energji.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb sinqeritet mes nesh, \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb flasim. Nuk do t\u00eb arrijm\u00eb dot t\u00eb rinjallim besimin te qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb dhe te elektorati se ne nuk do t\u00eb jemi nj\u00ebsoj si ata q\u00eb po na qeverisin sot.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, q\u00eb t\u00eb na bashkohen njer\u00ebzit n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh, duhet q\u00eb papajtueshm\u00ebrin\u00eb me sektin e madhis\u00eb n\u00eb fuqi ta kemi seriozisht. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, seriozitet nuk do t\u00eb thot\u00eb emfaza n\u00eb fjalime, por konkretisht t\u00eb marrim iniciativa: t\u00eb ngulimojm\u00eb 24 or\u00eb, me turne, ne s\u00eb pari, me familjar\u00ebt tan\u00eb, kush mundet. Kjo pun\u00eb nuk b\u00ebhet m\u00eb me t\u00ebrheqje.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar shpesh, sidomos n\u00eb radh\u00ebt e demokrat\u00ebve, q\u00eb thuhet se demokrat\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb dhe nuk i detyrojm\u00eb dot. Jo. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, liria nuk ka k\u00ebt\u00eb kuptim. Liria do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ti t\u00eb jesh zot i zgjedhjeve t\u00eb tua. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ne duhet t\u00eb detyrojm\u00eb veten ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk duhet k\u00ebrkuar vet\u00ebm tek ata q\u00eb drejtojn\u00eb opozit\u00ebn, por edhe tek opozitari m\u00eb i thjesht\u00eb. Kjo pun\u00eb nuk b\u00ebhet me t\u00ebrheqje. Secili prej nesh, sipas mund\u00ebsive, duhet t\u00eb z\u00ebr\u00eb sheshin. K\u00ebt\u00eb e kemi treguar n\u00eb protest\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se secili prej nesh t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb val\u00ebvis\u00eb flamurin. Flamurin e Partis\u00eb Socialiste? Jo. Flamurin e kauz\u00ebs politike, sepse un\u00eb jam dakord q\u00eb zgjidhja politike dhe spektri politik, i gjith\u00eb p\u00ebrmbajtja e tij, duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e kombit nga kjo gjendje masakre.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, ky seriozitet dhe kjo pun\u00eb jan\u00eb edhe nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk kemi mb\u00ebshtetjen q\u00eb do t\u00eb donim prej tij. Duhet t\u2019u tregojm\u00eb edhe atyre se e kemi seriozisht, duke vepruar ne s\u00eb pari.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, qeveria do t\u00eb ishte mes dy zjarresh dhe, me shpres\u00eb, edhe ata do t\u2019i kemi n\u00eb krah dhe m\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm. E kemi par\u00eb: kemi shkuar, kemi takuar qytetarin sy m\u00eb sy dhe nuk na kan\u00eb besuar. Sepse vet\u00ebm me fjal\u00eb kjo pun\u00eb nuk b\u00ebhet. Duhet realisht me vepra, me sinqeritet p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb na takon dhe me seriozitet, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam Adriana Tolka, aktore n\u00eb profesion dhe kam filluar angazhimin tim si qytetare n\u00eb jet\u00ebn politike n\u00eb mbrojtje t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar dhe deri m\u00eb sot nuk kam reshtur. Do t\u00eb fokusohem n\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb shkurtra. Do ta p\u00ebrqendroj fjal\u00ebn time tek mosbesimi i thell\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngulitur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare: mosbesimi i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133100,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133099","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133099","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133099"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133099\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133101,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133099\/revisions\/133101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}