{"id":133230,"date":"2026-01-12T09:35:08","date_gmt":"2026-01-12T09:35:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133230"},"modified":"2026-01-12T09:35:08","modified_gmt":"2026-01-12T09:35:08","slug":"skema-si-u-hoqen-nga-sekuestro-pasurite-50-milione-euro-te-mikut-te-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/12\/skema-si-u-hoqen-nga-sekuestro-pasurite-50-milione-euro-te-mikut-te-veliajt\/","title":{"rendered":"Skema\/ Si u hoq\u00ebn nga sekuestro pasurit\u00eb 50 milion\u00eb euro t\u00eb mikut t\u00eb Veliajt"},"content":{"rendered":"<p>Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat p\u00ebr besimin n\u00eb Zot, dashuria p\u00ebr familjen dhe nj\u00eb stil jetese luksoz \u2013 i mbushur me makina t\u00eb shtrenjta dhe udh\u00ebtime n\u00eb destinacione ekzotike, i kan\u00eb sjell\u00eb Kristian Bo\u00e7it gati 100 mij\u00eb ndjek\u00ebs n\u00eb Instagram.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej fasad\u00ebs s\u00eb nj\u00eb babai t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe bashk\u00ebshorti t\u00eb dashur, q\u00eb Bo\u00e7i shfaqte n\u00eb rrjetet sociale, Prokuroria e Tiran\u00ebs dyshon se fshihet nj\u00eb skem\u00eb e sofistikuar pastrimi parash me origjin\u00eb nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, kjo skem\u00eb komplekse, me vler\u00eb rreth 50 milion\u00eb euro, e nd\u00ebrtuar p\u00ebrmes huave dhe qarkullimit t\u00eb parave cash, implikon shtat\u00eb persona t\u00eb dyshuar dhe 14 kompani.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Bo\u00e7it, skema kishte n\u00eb qend\u00ebr biznesmenin Elman Abule \u2013 i b\u00ebr\u00eb i njohur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e tij t\u00eb ngusht\u00eb me kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, si dhe bashk\u00ebshorten e Abules, Mariza Nito.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024, organi i akuz\u00ebs k\u00ebrkoi vendosjen e nj\u00eb sekuestroje preventive ndaj pasurive dhe aseteve t\u00eb t\u00eb dyshuarve, p\u00ebr t\u00eb shmangur tjet\u00ebrsimin e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po zhvilloheshin hetime.<\/p>\n<p>Lexo edhe:<br \/>\n\u2018Nuk ka akt-ekspertimi\u2019\/ Si refuzoi gjykata k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr sekuestrimin e 20 pasurive t\u00eb Abules e Bo\u00e7it<br \/>\nGjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive t\u00eb Kristjan Bo\u00e7it dhe mikut t\u00eb Veliajt, Elman Abules<br \/>\nPor, ndryshe nga shum\u00eb raste t\u00eb tjera, nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, i marr\u00eb n\u00eb shtator 2025 nga gjyqtari Altin Abdiu, e hodhi posht\u00eb sekuestron preventive, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb t\u00eb paplot\u00eb, joproporcionale dhe t\u00eb pabazuar, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb analize kontab\u00ebl dhe provave p\u00ebr vepra penale t\u00eb m\u00ebparshme \u2013 nj\u00eb konstatim i miratuar edhe nga prokurorja e Apelit, Arta Marku.<\/p>\n<p>Burime pran\u00eb hetimit e cil\u00ebsuan vendimmarrjen e gjykat\u00ebs dhe q\u00ebndrimin e prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit si jo t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>\u201cPal\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar pronat\u201d, tha nj\u00eb prokuror, i cili k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim, pasi \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e Abules, Bo\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve i kan\u00eb mohuar akuzat n\u00eb gjykat\u00eb. Ata kan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur se pasurit\u00eb nuk kishin origjin\u00eb kriminale dhe se pretendimet e prokuroris\u00eb ishin t\u00eb pabazuara, pa prova konkrete dhe shkak\u00ebsore.<\/p>\n<p>Mbrojtja k\u00ebmb\u00ebngul se sekuestrimi ishte joproporcional dhe bazohej n\u00eb pretendime t\u00eb padokumentuara p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb Abules n\u00eb Belgjik\u00eb, si dhe n\u00eb lidhje t\u00eb nd\u00ebrprera t\u00eb biznesit me familjar\u00eb t\u00eb Eldi Dizdarit \u2013 i d\u00ebnuar n\u00eb Itali dhe i njohur si pjes\u00eb e nj\u00eb organizate t\u00eb trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve nga Amerika Latine, t\u00eb quajtur \u201cKompania Bello\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs i tha BIRN se \u00e7\u00ebshtja ndaj t\u00eb akuzuarve vijonte t\u00eb ishte n\u00eb hetim, nd\u00ebrsa prokurorja e Apelit, Arta Marku, nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Lidhjet e Abules me \u2018krimin\u2019 dhe politik\u00ebn<\/p>\n<p>Prokuroria dyshon se skema nis me biznesmenin Elman Abule, i cili furnizon fillimisht me para cash dhe hua nj\u00eb zinxhir shoq\u00ebrish tregtare q\u00eb i kontrollon p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201cFidalba\u201d, e cila sh\u00ebrben si kompani m\u00ebm\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto shoq\u00ebri, t\u00eb ngarkuara me kredi dhe detyrime financiare, ia qarkullojn\u00eb m\u00eb pas fondet nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, duke krijuar n\u00eb dokumente nj\u00eb burim t\u00eb ri financiar, i cili kthehet s\u00ebrish te \u201cFidalba\u201d n\u00eb form\u00ebn e huave.<\/p>\n<p>Me parat\u00eb e marra hua nga shoq\u00ebrit\u00eb bija, kompania m\u00ebm\u00eb blen apartamentet nga kompania nd\u00ebrtuese Garden Building n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs n\u00eb qershor 2023.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor 2023, \u201cFidalba\u201d ia kalon t\u00eb drejtat e kontrat\u00ebs bashk\u00ebshortes s\u00eb Abules, Marisa Nito, e cila e finalizon blerjen p\u00ebrmes nj\u00eb kredie bankare.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, ky veprim mbyll n\u00eb dukje qarkun e transaksioneve, por hetuesit theksojn\u00eb se, ndon\u00ebse Nito shfaqet si bler\u00ebse legjitime, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e t\u00eb ardhurave t\u00eb saj, ashtu si edhe e kompanis\u00eb, buron nga Abule, n\u00eb form\u00eb dhuratash dhe huash me burim t\u00eb paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Frika e prokuroris\u00eb se pasurit\u00eb mund t\u00eb firojn\u00eb nuk duket e pabazuar. Sipas akuz\u00ebs, dosja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zinxhir transaksionesh, por nj\u00eb rrjet njer\u00ebzish me role t\u00eb ndryshme dhe me lidhje komplekse me politik\u00ebn, por edhe me personazhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Skema q\u00eb prokuroria thot\u00eb se p\u00ebrb\u00ebn pastrim parash, p\u00ebrfshin kryesisht transaksione mes personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe kompanive t\u00eb tyre. Transaksionet p\u00ebrshkruhen kryesisht si hua nga nj\u00eb kompani te tjetra, investime t\u00eb ortakut dhe kredi t\u00eb m\u00ebdha financiare, t\u00eb garantuara me kolateral nga pasurit\u00eb e blera p\u00ebrmes huave.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, nj\u00eb prej pronave \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb si kolateral kat\u00ebr her\u00eb p\u00ebr kredi t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Prokuroria ka ve\u00e7uar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, blerjen e disa pasurive t\u00eb paluajtshme luksoze, p\u00ebrfshir\u00eb vila n\u00eb \u2018Green Coast\u2019 apo vila n\u00eb kompleksin \u201cMandarine Drive\u201d n\u00eb periferi t\u00eb kryeqytetit, i nd\u00ebrtuar nga Klajdi Merkaj, i hetuar nga ana e tij p\u00ebr lidhje me organizat\u00ebn kriminale t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja.<\/p>\n<p>Elman Abule dhe bashk\u00ebshortja e tij, Marisa Nito jan\u00eb dy emra tashm\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Abule, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij hetimi, akuzohet p\u00ebr pastrim parash edhe nga Prokuroria e Posa\u00e7me, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje me kryebashkiakun Erion Veliaj.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn dy prej kompanive q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Tiran\u00ebs p\u00ebrmenden nga SPAK si pagatore t\u00eb mbi 30 milion\u00eb lek\u00ebve n\u00eb dosjen Veliaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej lidhjeve financiare, hetimi ka dokumentuar edhe nj\u00eb af\u00ebrsi personale midis Abules dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, fakt t\u00eb cilin vet\u00eb Abule e ka pranuar gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje, duke konfirmuar udh\u00ebtime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb destinacione si Tokio dhe Kiev.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, 300 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrdorura si kapital fillestar n\u00eb nj\u00eb prej nismave t\u00eb biznesit t\u00eb Abules dhe Bo\u00e7it vijn\u00eb nga Sajmir Dizdari, v\u00ebllai i Eldi Dizdarit. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr m\u00eb von\u00eb nga kompania, duke iniciuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh q\u00eb prokuroria i dyshon si fiktive dhe me burime t\u00eb pajustifikuara.<\/p>\n<p>Personazhi tjet\u00ebr me rol thelb\u00ebsor n\u00eb skem\u00eb \u00ebsht\u00eb Kristian Bo\u00e7i. Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme, pasi \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Itali dhe njihet p\u00ebr lidhjet e tij edhe me shtetas t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e narkotik\u00ebve, si Eldi Dizdari.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i b\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb prej influenceri n\u00eb Instagram prej t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00eb vjet\u00ebsh, ku ndan foto nga udh\u00ebtimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, nga Brazili n\u00eb Tajland\u00eb. Luksi, q\u00eb z\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb postimeve, shoq\u00ebrohet her\u00eb pas here me foto me f\u00ebmij\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, k\u00ebshilla fetare dhe imazhe nga ndeshje boksi e boksier\u00eb q\u00eb Bo\u00e7i financon.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si p\u00ebr Abulen, prokuroria v\u00eb n\u00eb dukje se pasurit\u00eb e Bo\u00e7it jan\u00eb p\u00ebrfituar pas nj\u00eb morie transaksionesh dhe veprimesh, t\u00eb cilat m\u00eb pas mbulohen me kredi. Prokuroria thot\u00eb se Bo\u00e7i dhe bashk\u00ebshortja e tij, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb biznesesh, nuk kan\u00eb burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Bo\u00e7i dhe bashk\u00ebshortja reklamojn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 jet\u00ebs luksoze, vet\u00ebm p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb biznesin e mod\u00ebs dhe veshjeve. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb Instagram pas njoftimit t\u00eb sekuestrimit preventiv n\u00eb vitin 2024, Bo\u00e7i i mohoi akuzat.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb s\u2019i kam hyr\u00eb n\u00eb hak vendit tim: as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me nj\u00eb lloj gj\u00ebje q\u00eb cenon ligjin e vendit tim. E dua Zotin dhe Ai thot\u00eb: respekto ligjin dhe ashtu t\u00eb respektoj un\u00eb ty\u201d, shkroi ai n\u00eb nj\u00eb postim q\u00eb u shp\u00ebrnda gjer\u00ebsisht n\u00eb media.<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr sekuestron preventive<\/p>\n<p>Para se t\u00eb rr\u00ebzohej nga Abdiu, sekuestroja q\u00eb p\u00ebrfshinte 14 kompani dhe asetet e llogarit\u00eb personale t\u00eb Abules, Nitos, \u00e7iftit Bo\u00e7i dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur u miratua fillimisht nga Gjykata e Tiran\u00ebs n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2024.<\/p>\n<p>Prokuroria njoftoi at\u00ebher\u00eb sekuestrimin e pasurive me vler\u00eb rreth 50 milion\u00eb euro, q\u00eb p\u00ebrfshinin, p\u00ebrve\u00e7 kapitalit t\u00eb kompanive, 11 mij\u00eb metra katror\u00eb nd\u00ebrtime dhe toka, p\u00ebrfshir\u00eb rreth 2 mij\u00eb metra katror\u00eb vila, apartamente dhe garazhe n\u00eb Tiran\u00eb, si edhe vila n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb korrik 2024, pas ankimit t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, Gjykata e Apelit e prishi vendimin, duke e kthyer \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rigjykim n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. Apeli, me dakord\u00ebsin\u00eb edhe t\u00eb prokurores s\u00eb Apelit, Arta Marku, arsyetoi se Shkalla e Par\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb paplot\u00eb dhe t\u00eb paarsyetuar.<\/p>\n<p>Apeli ngriti si arsye p\u00ebr prishjen e vendimit faktin se, nd\u00ebrsa sekuestrimi po b\u00ebhej bazuar n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cpastrimit t\u00eb parave\u201d, gjykata i ishte referuar gabimisht ligjit antimafia n\u00eb pjes\u00ebn urdh\u00ebruese t\u00eb vendimit. Gjykata po ashtu arsyetoi se n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb mungonte nj\u00eb analiz\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Vendimi i Apelit, i cili gjeti mang\u00ebsi thelb\u00ebsore n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, e futi \u00e7\u00ebshtjen e sekuestrimit n\u00eb nj\u00eb qerthull procedural. T\u00eb dyja pal\u00ebt, si prokuroria ashtu edhe personat dhe kompanit\u00eb e prekura, k\u00ebrkuan q\u00ebndrim nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e fundit, si\u00e7 referohet n\u00eb vendimin e rigjykimit t\u00eb marr\u00eb nga Shkalla e Par\u00eb n\u00eb shtator 2025, e gjeti t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e Apelit dhe rr\u00ebzoi k\u00ebrkesat p\u00ebr rekurs, duke hapur rrug\u00ebn q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb rigjykohej.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa kishte vendosur m\u00eb her\u00ebt, gjat\u00eb rigjykimit Gjykata e Tiran\u00ebs e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb dhe u ktheu pasurit\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. \/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat p\u00ebr besimin n\u00eb Zot, dashuria p\u00ebr familjen dhe nj\u00eb stil jetese luksoz \u2013 i mbushur me makina t\u00eb shtrenjta dhe udh\u00ebtime n\u00eb destinacione ekzotike, i kan\u00eb sjell\u00eb Kristian Bo\u00e7it gati 100 mij\u00eb ndjek\u00ebs n\u00eb Instagram. Por p\u00ebrtej fasad\u00ebs s\u00eb nj\u00eb babai t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe bashk\u00ebshorti t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117506,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133230","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133230"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133230\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133231,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133230\/revisions\/133231"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117506"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}