{"id":133367,"date":"2026-01-13T10:54:28","date_gmt":"2026-01-13T10:54:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133367"},"modified":"2026-01-13T10:54:28","modified_gmt":"2026-01-13T10:54:28","slug":"rama-i-ka-shpallur-lufte-hyn-ne-fuqi-ligji-i-kundershtuar-nga-shba-be-dhe-fmn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/13\/rama-i-ka-shpallur-lufte-hyn-ne-fuqi-ligji-i-kundershtuar-nga-shba-be-dhe-fmn\/","title":{"rendered":"Rama i ka shpallur luft\u00eb\/ Hyn n\u00eb fuqi ligji i kund\u00ebrshtuar nga SHBA, BE dhe FMN"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs dekretoi ligjet e paket\u00ebs fiskale, duke p\u00ebrfshir\u00eb ligjet \u201cP\u00ebr marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d, \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore ndaj administrat\u00ebs tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve t\u00eb pagueshme n\u00eb dogan\u00eb\u201d ndryshimet n\u00eb TVSH-n\u00eb p\u00ebr rimbursimin e TVSH-s\u00eb 10% t\u00eb fermer\u00ebve etj.<\/p>\n<p>Dekretimi dhe m\u00eb pas botimi n\u00eb Fletoren Zyrtare i ligjeve t\u00eb paket\u00ebs fiskale i hap rrug\u00eb zbatimit t\u00eb tyre nga administrata tatimore. Nd\u00ebrsa zbatimi i plot\u00eb nis pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare dhe miratimit t\u00eb akteve n\u00ebnligjore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Nga 7 ligjet e paket\u00ebs fiskale n\u00eb Fletoren Zyrtare \u00ebsht\u00eb botuar vet\u00ebm ligji p\u00ebr \u201cRivler\u00ebsimin e Pasurive t\u00eb Paluajtshme\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ligjet q\u00eb kan\u00eb nxitur pritshm\u00ebri t\u00eb larta nga bizneset, pavar\u00ebsisht rezervave t\u00eb shprehura nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jan\u00eb ligjet p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale dhe \u201cP\u00ebr fshirjen e detyrimeve t\u00eb papaguara n\u00eb tatime dhe dogana\u201d.<\/p>\n<h4>Jan\u00eb t\u00eb shumta bizneset q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale me administrat\u00ebn tatimore, por k\u00ebrkesat e tyre po refuzohen nga inspektor\u00ebt tatimore, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb akteve n\u00ebnligjore p\u00ebr zbatimin e tyre.<\/h4>\n<p>Administrata Tatimore sqaroi p\u00ebr Monitor s\u00eb do t\u00eb nis\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre ligjeve, pas dekretimit t\u00eb tyre nga Presidenti i Republik\u00ebs, botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare, si dhe miratimi i akteve n\u00ebnligjore p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb procedurat p\u00ebr zbatimin e tyre.<\/p>\n<p>Edhe Ministria e Financave sqaroi p\u00ebr Monitor se ligjet hyjn\u00eb n\u00eb fuqi pas dekretimit t\u00eb tyre nga Presidenti dhe botimit n\u00eb Fletoren zyrtare, nd\u00ebrsa udh\u00ebzimi p\u00ebr zbatimin e ligjit p\u00ebr fshirjen e detyrimeve t\u00eb papaguara n\u00eb tatime dhe dogana duhet t\u00eb miratohet brenda 15 dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit, nd\u00ebrsa udh\u00ebzimi p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale duhet t\u00eb miratohet brenda 3 muajve nga hyrja n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d, p\u00ebrcaktohet se hyn n\u00eb fuqi 15 dit\u00eb pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri n\u00eb vitin tatimor 2028. Shtrirja e efekteve zgjat deri n\u00eb 2028, pasi marr\u00ebveshja do t\u00eb zbatohet p\u00ebr nj\u00eb vit tatimor, por me t\u00eb drejt\u00eb rinovimi p\u00ebr dy vite tatimore t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb ligj p\u00ebrcaktohet se procedurat p\u00ebr hartimin dhe p\u00ebrmbajtjen e propozimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, m\u00ebnyrat e komunikimit me tatimpaguesin dhe konfirmimin elektronik, regjistrimin dhe ruajtjen e marr\u00ebveshjes n\u00eb regjistrin elektronik tatimor, si dhe trajtimin e rasteve t\u00eb refuzimit, mospranimit apo pavlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj, do t\u00eb p\u00ebrcaktohen me udh\u00ebzim t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat.<\/p>\n<h4>Edhe procedurat p\u00ebr P\u00ebrfundimi i vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Paqes Fiskale do t\u00eb zbatohen sipas procedurave q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktohen me udh\u00ebzim t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat.<\/h4>\n<p>Sipas ligjit Marr\u00ebveshja e Paqes Fiskale p\u00ebrfundon n\u00eb rastet kur: tatimpaguesi ndryshon llojin e veprimtaris\u00eb s\u00eb deklaruar; nuk realizon rritjen mbi 18% t\u00eb fitimit t\u00eb tatuesh\u00ebm; pezullon ose nd\u00ebrpret p\u00ebrfundimisht aktivitetin ekonomik; kryen shkelje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb detyrimeve tatimore q\u00eb cenojn\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb fiskale; nuk paguan detyrimet sipas marr\u00ebveshjes; nuk p\u00ebrmbush kushtet e parashikuara n\u00eb nenin 6 t\u00eb ligjit; realizon rritje t\u00eb fitimit t\u00eb tatuesh\u00ebm mbi 50% gjat\u00eb vitit tatimor p\u00ebrkat\u00ebs, krahasuar me vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Procedura e aplikimit p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebrcakton se marr\u00ebveshja e paqes Fiskale mes biznesit dhe administrat\u00ebs tatimore do t\u00eb kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet aplikimit q\u00eb b\u00ebhet nga tatimpaguesi p\u00ebrmes platform\u00ebs elektronike \u201ce-filing\u201d, brenda afatit p\u00ebr dor\u00ebzimin e deklarat\u00ebs vjetore t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vitit paraardh\u00ebs. P\u00ebr vitin e par\u00eb t\u00eb zbatimit, afati p\u00ebrcaktohet me udh\u00ebzim t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Tatimeve.<\/p>\n<p>Propozimi i marr\u00ebveshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs \u201ce-filing\u201d, duke p\u00ebrmbajtur vler\u00ebn e fitimit t\u00eb tatuesh\u00ebm dhe normat e detyrimit tatimor p\u00ebr periudh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Tatimpaguesi ka t\u00eb drejt\u00eb ta pranoj\u00eb ose refuzoj\u00eb propozimin deri m\u00eb 15 prill. Me pranimin dhe n\u00ebnshkrimin elektronik, marr\u00ebveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor p\u00ebr vitin tatimor p\u00ebrkat\u00ebs. Tatimpaguesi ka detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb dhe t\u00eb paguaj\u00eb detyrimin tatimor sipas marr\u00ebveshjes, nd\u00ebrsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.<\/p>\n<h4>Ligji p\u00ebr fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore<\/h4>\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore ndaj administrat\u00ebs tatimore qendrore e vendore dhe t\u00eb detyrimeve t\u00eb pagueshme n\u00eb dogan\u00eb\u201d hyn n\u00eb fuqi 15 dit\u00eb pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare. Brenda 15 dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi, ministri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat nxjerr udh\u00ebzimin p\u00ebr zbatimin e ligjit. Ky ligj i shtrin efektet nga 1 janar 2026 deri m\u00eb 31 dhjetor 2026.<\/p>\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin nr. 92\/2014 \u201cP\u00ebr tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar hyn n\u00eb fuqi 15 dit\u00eb pas botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare. Zbatimi i k\u00ebtij ligji do t\u00eb sjell\u00eb kompensimin 10% t\u00eb TVSH -s\u00eb p\u00ebr fermer\u00ebt p\u00ebr shitjet e mallrave bujq\u00ebsore q\u00eb ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb grumbulluesit, p\u00ebrpunuesit apo agrobizneset e certifikuara. Kompnesimi do t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet autofaturave t\u00eb l\u00ebshuara nga bler\u00ebsit e mallrave bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>-Shpalljen e ligjit nr. 86\/2025, \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore ndaj administrat\u00ebs tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve t\u00eb pagueshme n\u00eb dogan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>-Shpalljen e ligjit nr. 83\/2025, \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin nr. 87\/2019, \u201cP\u00ebr fatur\u00ebn dhe sistemin e monitorimit t\u00eb qarkullimit\u201d, i ndryshuar\u201d\u201d.<\/p>\n<p>-Shpalljen e ligjit nr. 83\/2025, \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin nr. 87\/2019, \u201cP\u00ebr fatur\u00ebn dhe sistemin e monitorimit t\u00eb qarkullimit\u201d, i ndryshuar\u201d\u201d.<\/p>\n<p>-Shpalljen e ligjit nr. 82\/2025, \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshim n\u00eb ligjin nr. 9632, dat\u00eb 30.10.2006, \u201cP\u00ebr sistemin e taksave vendore\u201d, i ndryshuar\u201d\u201d.<\/p>\n<p>-Shpalljen e ligjit nr. 79\/2025, \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr. 9920, dat\u00eb 19.5.2008, \u201cP\u00ebr procedurat tatimore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d\u201d.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><ins id=\"revive-0-5\" data-revive-zoneid=\"165\" data-revive-id=\"2581c650fb61ab0cf7e084114e7ddb41\" data-revive-seq=\"5\" data-revive-loaded=\"1\"><\/p>\n<div id=\"beacon_3984d05fa2\"><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>-Shpalljen e ligjit nr. 80\/2025, \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin nr. 92\/2014, \u201cP\u00ebr tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d\u201d.\/Monitor.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs dekretoi ligjet e paket\u00ebs fiskale, duke p\u00ebrfshir\u00eb ligjet \u201cP\u00ebr marr\u00ebveshjen e Paqes Fiskale\u201d, \u201cP\u00ebr fshirjen, shuarjen dhe pages\u00ebn e detyrimeve tatimore ndaj administrat\u00ebs tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve t\u00eb pagueshme n\u00eb dogan\u00eb\u201d ndryshimet n\u00eb TVSH-n\u00eb p\u00ebr rimbursimin e TVSH-s\u00eb 10% t\u00eb fermer\u00ebve etj. Dekretimi dhe m\u00eb pas botimi n\u00eb Fletoren &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":126166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-133367","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133367"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133367\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133368,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133367\/revisions\/133368"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/126166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}