{"id":133517,"date":"2026-01-15T10:07:19","date_gmt":"2026-01-15T10:07:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133517"},"modified":"2026-01-15T10:07:19","modified_gmt":"2026-01-15T10:07:19","slug":"60-milion-euro-tendera-sekrete-kush-eshte-njeriu-hije-i-dy-dosjeve-durana-dhe-akshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/15\/60-milion-euro-tendera-sekrete-kush-eshte-njeriu-hije-i-dy-dosjeve-durana-dhe-akshi\/","title":{"rendered":"60 milion euro tendera sekret\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb njeriu \u201chije\u201d i dy dosjeve &#8220;Durana&#8221; dhe AKSHI"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb individ, pronar me letra i disa kompanive, \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer dy nga dosjet q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb duart e SPAK-ut, tenderat sekret\u00eb t\u00eb AKSHI-t dhe afer\u00ebn DURANA. Ai \u00ebsht\u00eb G\u00ebzim Hoxha, emri i t\u00eb cilit del n\u00eb t\u00eb gjitha dosjet, por deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb amnistuar nga institucionet ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Emri i G\u00ebzim Hoxh\u00ebs dhe i kompanis\u00eb kryesore t\u00eb tij \u201cFirst\u201d gjendet n\u00eb shum\u00eb faqe dhe fashikuj t\u00eb dosjes s\u00eb AKSHI-t, ka bashk\u00ebpunuar shum\u00eb ngusht\u00eb edhe me Ermal Beqirin, duke i dh\u00ebn\u00eb dhe marr\u00eb \u201cpun\u00eb\u201d, me vlera miliona euro. N\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me detajohen tenderat q\u00eb ka marr\u00eb Hoxha, ku n\u00eb nj\u00eb rast ai ka deklaruar se ka marr\u00eb nga AKSHI plot 60 milion\u00eb euro tendera sekret\u00eb, teksa m\u00eb pas ka paguar edhe Beqirin, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr lidhje e G\u00ebzim Hoxh\u00ebs me Ermal Beqirin dhe t\u00eb tjer\u00eb oligark\u00eb del te afera DURANA, me kompani guask\u00eb dhe fiktive duke i regjistruar n\u00eb Xhafzotaj, ku pasi merrnin dhjet\u00ebra miliona euro nga parat\u00eb publike, i xhironin n\u00eb k\u00ebto firme dhe nuk paguanin taksa, tatim fitimi apo kishin leht\u00ebsi me pun\u00ebtor\u00ebt apo edhe me mallrat e importuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb zhvatje, ku veprimet e qeveritar\u00ebve i hap\u00ebn rrug\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb strukture fiktive, pas s\u00eb cil\u00ebs qendronin peshkaqen\u00ebt e parave publike, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb lartp\u00ebrmendurit, q\u00eb vepronin si nj\u00eb grup i mir\u00ebfillt\u00eb kriminal.<\/p>\n<figure class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/voxnews.al\/media3\/-640-0-ne-vitin-2023-dhe-2024-megjithese-xhiroi-qindra-miliona-euro-first-deklaroi-nje-fitim-prej-16-milione-euro-1768422033.jpeg\" alt=\"G\u00ebzim Hoxha, njeriu \u201chije\u201d i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60\" width=\"640\" height=\"575\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Faksimile: N\u00eb vitin 2023 dhe 2024, megjith\u00ebse xhiroi qindra miliona euro, \u201cFIRST\u201d deklaroi nj\u00eb fitim prej 1.6 milion\u00eb euro<\/figcaption><\/figure>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara flasin se, G\u00ebzim Hoxha ka ngritur nj\u00eb skem\u00eb p\u00ebr pastrimin e parave q\u00eb merrte nga tender\u00ebt, duke i xhiruar n\u00eb kompani t\u00eb tjera me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fush\u00eb, apo s\u00eb fundmi edhe n\u00eb kompanit\u00eb virtuale t\u00eb DURANA-s.<\/p>\n<p>Kompania e tij kryesore, me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb tendera kryesisht te AKSHI apo edhe n\u00eb OST, ka marr\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit shifr\u00ebn e mbi 100 milion\u00eb eurosh. Natyrisht, fitimet duhet t\u00eb ishin marramend\u00ebse p\u00ebr vet\u00eb G\u00ebzim Hoxh\u00ebn, por si\u00e7 rezulton na bilancet e deklaruara, ai shkruan se n\u00eb vitin 2024 ka fituar 120 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2023 ka fituar 36 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve ka marr\u00eb rreth 1.6 milion\u00eb euro fitim dhe ka paguar divident rreth 130 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, po n\u00eb k\u00ebto vite, ai rezulton se ka marr\u00eb dhjet\u00ebra miliona euro tendera sekret\u00eb dhe pa gar\u00eb. Pak para se t\u00eb b\u00ebnte bilancin e vitit 2024, G\u00ebzim Hoxha arriti q\u00eb t\u00eb paguhe nga Thesari i Shtetit me plot 15 milion\u00eb euro. Pagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb mujin n\u00ebntor 2024, nd\u00ebrsa paguesi ishte Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb Kibernetike. K\u00ebto pagesa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr sulmet kibernetike, pavar\u00ebsisht se t\u00eb gjitha sistemet shtet\u00ebrore u sulmuan dhe hakeruan.<\/p>\n<figure class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/voxnews.al\/media3\/-640-0-emri-i-gezim-hoxhes-dhe-kompanise-se-tij-first-gjendet-ne-dosjen-e-spak-ut-per-akshi-n-1768422030.jpeg\" alt=\"G\u00ebzim Hoxha, njeriu \u201chije\u201d i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60\" width=\"640\" height=\"335\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Faksimile: Emri i G\u00ebzim Hoxh\u00ebs dhe kompanis\u00eb s\u00eb tij \u201cFirst\u201d gjendet n\u00eb dosjen e SPAK-ut p\u00ebr AKSHI-n<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr abuzimet e AKSHI-t, emri i G\u00ebzim Hoxh\u00ebs ndodhet n\u00eb shum\u00eb faqe dhe fashikuj. Madje, ai ka nj\u00eb rol aktiv mes Ermal Beqirit dhe biznesmen\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, pasi ka bashk\u00ebpunuar duke ndar\u00eb miliona euro me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Ka dyshime se, edhe tenderat sekret\u00eb dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, G\u00ebzim Hoxha e ka p\u00ebrfituar p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, e drejtuar deri para disa jav\u00ebsh nga Mirlinda Kar\u00e7anajn, n\u00ebn akuz\u00eb nga SPAK-u dhe e hetuar me mas\u00ebn e siguris\u00eb arrest sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb rr\u00ebfim i gjat\u00eb i G\u00ebzim Hoxh\u00ebs, i cili deklaron se \u201cAKSHI ka prokuruar nj\u00eb procedur\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me fush\u00ebn e siguris\u00eb kibernetike me AKSIK, pra menaxhimin e rrezikut t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, procedur\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne kemi marr\u00eb pjes\u00eb dhe jemi shpallur fitues si operator ekonomik i vet\u00ebm. Ne kemi pasur si n\u00ebnkontraktor\u00eb \u2018Soft &amp; Solution\u2019, p\u00ebr shkak se ka pasur eksperienc\u00eb. Pasi u shpall\u00ebm fitues, Beqiri m\u00eb tha se do t\u00eb bashk\u00ebpunonim me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr\u201d ka pohuar G\u00ebzim Hoxha.<\/p>\n<p>Dyshimet jan\u00eb se, futja si n\u00ebnkontraktor i Beqirit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb form\u00eb hara\u00e7i, pra \u201cgjob\u00eb\u201d.<\/p>\n<figure class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/voxnews.al\/media3\/-640-0-gezim-hoxha-pronari-i-first-ka-deshmuar-ne-dosjen-e-akshi-t-se-ka-fituar-nje-tender-sekret-me-vlere-60-milione-euro-1768422030.jpeg\" alt=\"G\u00ebzim Hoxha, njeriu \u201chije\u201d i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60\" width=\"640\" height=\"352\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Faksimile: G\u00ebzim Hoxha pronari i \u201cFirst\u201d ka d\u00ebshmuar n\u00eb dosjen e AKSHI-t se ka fituar nj\u00eb tender sekret me vler\u00eb 60 milion\u00eb euro<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje detajohet se G\u00ebzim Hoxha, pronar i kompanis\u00eb \u201cFirst\u201d ka deklaruar se ka pasur nj\u00eb tjet\u00ebr bashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEA Solution\u201d. \u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket rasteve t\u00eb tjera t\u00eb bashk\u00ebpunimit me shoq\u00ebrin\u00eb \u2018EA Solution\u2019 sh.p.k, shtetasi Gezim Hoxha deklaroi se \u2018 .. kemi patur dhe nj\u00eb bashk\u00ebpunim tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak se vitin e kaluar, ndoshta n\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit 2024, ne kemi fituar nj\u00eb procedur\u00eb tjet\u00ebr prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb prej rreth 60 milion\u00eb euro. Ky tender \u00ebsht\u00eb sekret dhe aty kemi n\u00ebnkontraktuar disa sh\u00ebrbime nga shoq\u00ebria \u2018EA Solution\u2019, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 60.000.000 lek\u00eb t\u00eb reja\u201d thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>E shkruar mjaft qart\u00eb, q\u00eb G\u00ebzim Hoxha ka p\u00ebrfituar nj\u00eb tender t\u00eb majm\u00eb sekret nga qeveria me vler\u00eb plot 60 milion\u00eb euro. Para se G\u00ebzimi t\u00eb bashk\u00ebpunonte me krer\u00ebt e AKSHI-t, firma \u201cFirst\u201d xhironte deri n\u00eb rreth 2 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet e fundit, arriti t\u00eb xhiroj\u00eb mbi 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/voxnews.al\/media3\/-640-0-gezim-hoxha-themeloi-virtualisht-firmen-cybermind-labs-duke-e-regjistruar-ne-parkun-fiktiv-durana-1768422031.jpeg\" alt=\"G\u00ebzim Hoxha, njeriu \u201chije\u201d i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<figure class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/voxnews.al\/media3\/-640-0-gezim-hoxha-themeloi-virtualisht-firmen-cybermind-labs-duke-e-regjistruar-ne-parkun-fiktiv-durana2-1768422031.jpeg\" alt=\"G\u00ebzim Hoxha, njeriu \u201chije\u201d i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60\" width=\"640\" height=\"531\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Faksimile: G\u00ebzim Hoxha themeloi virtualisht firm\u00ebn CyberMind Labs, duke e regjistruar n\u00eb parkun fiktiv DURANA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Fijet mes G\u00ebzim Hoxh\u00ebs dhe Ermal Beqirit lidhen s\u00ebrish, k\u00ebsaj her\u00eb n\u00eb parkun fiktiv t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, DURANA. Nj\u00eb park i ngritur nga Elira Kokona e Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Shqiptare, e cila pa nd\u00ebrtuar asnj\u00eb godin\u00eb, \u201czhvendosi\u201d n\u00eb at\u00eb adres\u00eb rreth 50 firma, me pronar\u00eb emra t\u00eb njohur, disa prej t\u00eb cil\u00ebve me dosje n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>S\u2019kishte si t\u00eb mungonte as G\u00ebzimi, i cili me njohjet apo bashk\u00ebpunimet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, hapi kompanin\u00eb \u201cCyberMind Labs\u201d. Ai e regjistroi n\u00eb QKB n\u00eb muajin n\u00ebntor t\u00eb vitit 2025. Adresa e kompanis\u00eb, sipas dokumenteve, \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u201cShijak, Durana Tech Park, rruga Ahmet Zogu, Nj\u00ebsia Administrative Xhafzotaj\u201d.<\/p>\n<p>Objekti i kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb krijimi dhe funksionimi i laborator\u00ebve t\u00eb k\u00ebrkimit dhe zhvillimit n\u00eb fushat ICT, AI, ML, IoT, digjitalizim dhe siguri kibernetike.<\/p>\n<figure class=\"wp-caption alignnone\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnimpuls.com\/voxnews.al\/media3\/-640-0-gezim-hoxha-hapi-te-durana-edhe-firmen-box-artificial-logic-1768422032.jpeg\" alt=\"G\u00ebzim Hoxha, njeriu \u201chije\u201d i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60\" width=\"640\" height=\"577\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Faksimile: G\u00ebzim Hoxha hapi te DURANA edhe firm\u00ebn \u201cBox Artificial Logic\u201d<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00ebntor 2025, G\u00ebzim Hoxha hapi nj\u00eb tjet\u00ebr kompani guask\u00eb apo fiktive me adres\u00eb n\u00eb Xhafzotaj, duke e quajtur \u201cBox Artificial Logic\u201d. Shkodrani duket se ka lindur \u201cme k\u00ebmish\u00eb\u201d, pasi me nj\u00eb l\u00ebvizje arriti q\u00eb t\u00eb regjistroj\u00eb dy firma me \u201cbekimin\u201d e Elira Kokon\u00ebs, e cila n\u00eb k\u00ebmbim i falte taksat, dividentin apo leht\u00ebsi doganore.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\" align=\"center\"><ins id=\"revive-0-3\" data-revive-zoneid=\"138\" data-revive-id=\"2581c650fb61ab0cf7e084114e7ddb41\" data-revive-seq=\"3\" data-revive-loaded=\"1\"><\/p>\n<div id=\"beacon_7134080e4d\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F01%2F15%2Fgezim-hoxha-njeriu-hije-i-dy-dosjeve-durana-dhe-akshi-60-mln-e-tendera-sekrete-kompani-guaske-ne-xhafzotaj%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2F&amp;cb=7134080e4d\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e marra nga tenderat sekret\u00eb, ku ende sot e k\u00ebsaj dite nuk dihen me sakt\u00ebsi se sa para ka marr\u00eb n\u00eb total G\u00ebzim Hoxha, apo njer\u00ebzit q\u00eb fshihen pas tij.\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.voxnews.al\/fokus\/gezim-hoxha-njeriu-hije-i-dy-dosjeve-durana-dhe-akshi-60-milione-euro-tend-i108158\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Voxnews<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb individ, pronar me letra i disa kompanive, \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer dy nga dosjet q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb duart e SPAK-ut, tenderat sekret\u00eb t\u00eb AKSHI-t dhe afer\u00ebn DURANA. Ai \u00ebsht\u00eb G\u00ebzim Hoxha, emri i t\u00eb cilit del n\u00eb t\u00eb gjitha dosjet, por deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb amnistuar nga institucionet ligjzbatuese. Emri i G\u00ebzim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133518,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133517","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133517"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133517\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133519,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133517\/revisions\/133519"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133518"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}