{"id":133614,"date":"2026-01-16T11:21:11","date_gmt":"2026-01-16T11:21:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133614"},"modified":"2026-01-16T11:21:11","modified_gmt":"2026-01-16T11:21:11","slug":"padronet-i-kane-dhene-rames-nje-altoparlant-qesharak-te-shaje-shba-dhe-te-mbroje-kinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/16\/padronet-i-kane-dhene-rames-nje-altoparlant-qesharak-te-shaje-shba-dhe-te-mbroje-kinen\/","title":{"rendered":"Padron\u00ebt i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Ram\u00ebs nj\u00eb altoparlant qesharak t\u00eb shaj\u00eb SHBA dhe t\u00eb mbroj\u00eb Kin\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Vdekja ka nj\u00eb reputacion t\u00eb keq&#8221;, shkruan filozofi Robert Redecker. &#8220;Vet\u00ebm njer\u00ebzit shpirt\u00ebror\u00eb, mistik\u00ebt dhe ca t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar e presin me padurim. Shumica e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb arratisen prej saj, i shmangen sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, duke u munduar ta zgjasin sa m\u00eb shum\u00eb \u00e7astin kur mund t\u00eb gjenden t\u00eb rr\u00ebmbyer n\u00eb vorbull\u00ebn e saj&#8221;. Vet\u00ebm se p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e urryer dhe ve\u00e7an\u00ebrisht diktator\u00ebt, raporti i tyre me t\u00eb \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb brutal. T\u00eb nj\u00ebjtat simptoma duket se po shfaq edhe kryeministri yn\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ai e ka shprehur publikisht, n\u00eb disa raste intervistash, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, se ka nj\u00eb raport frike dhe paniku ndaj saj. Megjithat\u00eb, ka rreth 6 muaj, q\u00eb n\u00eb at\u00eb ver\u00eb t\u00eb tmerrshme skandalesh dhe ngjarjesh bombastike n\u00eb qeverin\u00eb e vet t\u00eb goditur mu n\u00eb zem\u00ebr nga SPAK, ku gjendja e tij n\u00eb raport me publikun, drejt\u00ebsin\u00eb dhe deklaratat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka ndryshuar drastikisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb 6 muajsh shfazimesh mendore, ku intensiteti i tij i ankthit dhe panikut ka arritur majat, duke kaluar n\u00eb kufijt\u00eb e ilaritetit. I b\u00ebn karshill\u00ebk kujtdo q\u00eb nuk duhet, b\u00ebn batuta pa krip\u00eb e tallje me zarar me partner\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj strategjik\u00eb, dhe arrin deri aty sa insinuoi nj\u00eb ndryshim kahu raportesh me Kin\u00ebn, q\u00eb ne na quak\u00ebrka &#8220;nj\u00eb pik\u00eb mjalti n\u00eb Evrop\u00eb&#8221;. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb guxim prej budallai, as nj\u00eb strategji e mir\u00eb menduar, sepse Rama nuk \u00ebsht\u00eb as trim e as nuk ka karakteristika burri ose q\u00ebndrese kurr\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb makiaveliz\u00ebm i stilit bizantin, q\u00eb n\u00eb psikik\u00ebn e piktorit, p\u00ebrkon plot\u00ebsisht me koh\u00ebn e duhur kur sh\u00ebndeti i tij mendor ka arritur t\u00eb shfaq\u00eb simptomat m\u00eb t\u00eb qarta t\u00eb thanatofobis\u00eb. Edhe n\u00eb manualet klinike, \u00e7rregullimet e forta mendore e depresive q\u00eb karakterizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje tmerri dhe paniku ndaj vdekjes ose procesit t\u00eb saj, fillojn\u00eb e lart\u00ebsohen gradualisht n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb prej 6 muajsh. Nuk duhet ngat\u00ebrruar kjo fobi vet\u00ebm me vdekjen fizike, dhe ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht rasti i kryeministrit ton\u00eb. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb intensitet t\u00eb papar\u00eb ankthi e frike p\u00ebr vdekjen e tij politike, sociale, historike dhe dinjitare.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto 4 kurba t\u00eb ve\u00e7anta \u00e7rregullimesh g\u00ebrshetohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb n\u00ebp\u00ebrdukshme q\u00eb e ka z\u00ebn\u00eb, p\u00ebrndryshe nuk shpjegohen dot budallall\u00ebqet dhe absurditetet ligjore dhe mediatike q\u00eb nxjerr nga goja. Shan e shantazhon drejt\u00ebsin\u00eb, nuk mban kurrfar\u00eb pesh\u00eb faji a p\u00ebrgjegj\u00ebsie n\u00eb raport me qytetar\u00ebt dhe helmon pa sens dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb irracionale marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA dhe administrat\u00ebn amerikane Tramp. T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrkojn\u00eb me shkaqet objektive t\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mendore q\u00eb e kapluar nga frika e humbjes s\u00eb pushtetit, nga frika e burgosjes dhe humbjes se liris\u00eb fizike, nga frika e zhdukjes me turp e skandal t\u00eb emrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare nga faqet e historis\u00eb shqiptare. P\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb ka nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar me vdekjen, t\u00eb gjitha k\u00ebto frikera e paniqe barazohen me kushtet m\u00eb objektive t\u00eb mundshme t\u00eb thanatofobis\u00eb socio-historike.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky ankth i vazhduesh\u00ebm e depresiv, p\u00ebr rrjedhim, ashtu si\u00eb pohojn\u00eb mjaft psiko-analist\u00eb, arrin ti shkaktoj\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullim dhe ndryshim radikal e deri brutal t\u00eb jet\u00ebs se p\u00ebrditshme. Kjo e b\u00ebn jo vet\u00ebm t\u00eb pavlefsh\u00ebm e t\u00eb padobish\u00ebm si kryeminist\u00ebr, por t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe t\u00eb pezulluesh\u00ebm nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn e vet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb person me \u00e7rregullime t\u00eb ashpra e stresante \u00e7do dit\u00eb, pra praktikisht nj\u00eb i pezulluesh\u00ebm funksional. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb si pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe s\u00ebmundja tjet\u00ebr mendore e njohur si agorafobia, ose ndryshe frika dhe ankthi i t\u00eb mos qenit i aft\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh ose t\u00eb arratisesh nga nj\u00eb vend ose detyr\u00eb jo m\u00eb familjare ose e pranueshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri yn\u00eb m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb zhdukej nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt po t\u00eb donte, po t\u00eb mundej, jo vet\u00ebm nga detyra e posti, por edhe nga Shqip\u00ebria me k\u00ebt\u00eb ankth intensiv q\u00eb po jeton nga afrimi i vdekjes politike. Por jo, nuk mundet. Nuk e l\u00ebn\u00eb bandat, nuk e l\u00ebn\u00eb padron\u00ebt globalist\u00eb q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb altoparlant qesharak t\u00eb shaj\u00eb Trump dhe SHBA e t\u00eb mbroj\u00eb civilizimin kinez para atij per\u00ebndimor, ku populli yn\u00eb admiron. Nuk e l\u00ebn\u00eb, por e kan\u00eb kthyer pala\u00e7on e oborrit sorosian, t\u00eb agoras\u00eb s\u00eb ndikimit t\u00eb tij, p\u00ebr ta degjeneruar deri n\u00eb vdekje. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kuptimi ideal i agorafobis\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto dy \u00e7rregullime konstante, intensivisht n\u00eb rritje \u00e7do dit\u00eb, me k\u00ebto dy fobi brutale p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe karakterin e nj\u00eb njeriu, sado i lig e diktator qoft\u00eb ai, un\u00eb po filloj t\u00eb ndjej dhembshuri, empati. Po m\u00eb dhimbset, por m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb tmerrsh\u00ebm po m\u00eb dhimbset Shqip\u00ebria q\u00eb gjendet e shtr\u00ebnguar t\u00eb duroj\u00eb shkarkesat psiko-sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb depresionit dhe panikut q\u00eb ato shkaktojn\u00eb. Nj\u00eb popull si yni nuk e meriton nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb till\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, tashm\u00eb me manuale klinik\u00eb t\u00eb mir\u00eb-p\u00ebrcaktuar shkenc\u00ebrisht, l\u00ebre m\u00eb politikisht.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk reagon dhe lufton kundra k\u00ebsaj gjendje p\u00ebr ta hequr qafe nga pushteti k\u00ebt\u00eb njeri, bashk\u00eb me sjelljet e tij t\u00eb \u00e7rregullta psiko- fizike, k\u00ebto dy fobi do t\u00eb sjellin dal\u00ebngadal\u00eb atrofizimin dhe vdekjen administrativo-shtet\u00ebrore t\u00eb gjith\u00eb vendit. Nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb me nj\u00eb manual t\u00eb till\u00eb klinik, nuk mund t\u00eb s\u00ebmur\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Tanim\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb vet\u00ebm politika, por vet\u00eb jeta jon\u00eb e p\u00ebrditshme, vet\u00eb mbijetesa jon\u00eb, nga molepsja totale me s\u00ebmundje t\u00eb tilla katastrofale psiko- sociale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA &#8220;Vdekja ka nj\u00eb reputacion t\u00eb keq&#8221;, shkruan filozofi Robert Redecker. &#8220;Vet\u00ebm njer\u00ebzit shpirt\u00ebror\u00eb, mistik\u00ebt dhe ca t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar e presin me padurim. Shumica e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb arratisen prej saj, i shmangen sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, duke u munduar ta zgjasin sa m\u00eb shum\u00eb \u00e7astin kur mund t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":123595,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-133614","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133614"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133615,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133614\/revisions\/133615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123595"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}