{"id":133653,"date":"2026-01-16T17:10:12","date_gmt":"2026-01-16T17:10:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133653"},"modified":"2026-01-16T17:10:37","modified_gmt":"2026-01-16T17:10:37","slug":"berisha-linda-e-akshi-t-eshte-linda-e-surrelit-rama-tani-nuk-do-mesazhet-si-prova-se-ne-mesazhe-jane-dhene-urdhra-ekzekutimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/16\/berisha-linda-e-akshi-t-eshte-linda-e-surrelit-rama-tani-nuk-do-mesazhet-si-prova-se-ne-mesazhe-jane-dhene-urdhra-ekzekutimi\/","title":{"rendered":"Berisha: Linda e AKSHI-t \u00ebsht\u00eb Linda e Surrelit! Rama nuk do mesazhet si prova se n\u00eb mesazhe jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdhra ekzekutimi"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb nj\u00eb mbledhjeje me kryetar\u00ebt e deg\u00ebve tha se, Linda e AKSHI-t \u00ebsht\u00eb Linda e Surrelit, Rama tani nuk do mesazhet si prova, se n\u00eb mesazhe jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdhra ekzekutimi.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, kreu i PD b\u00ebri thirrje p\u00ebr mobilizim, dialog intensiv me an\u00ebtar\u00ebt dhe organizim protestash, duke e cil\u00ebsuar vitin aktual si \u201cvit misioni\u201d.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se largimi i Ram\u00ebs nga pushteti, sipas tij, mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm nga qytetar\u00ebt p\u00ebrmes nj\u00eb \u201ckryengritjeje paq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Berisha: Ky del dhe thot\u00eb se un\u00eb kam respektin maksimal p\u00ebr at\u00eb lindjen e AKSHI-t. Sepse Linda e AKSHI-t \u00ebsht\u00eb Linda e Surrelit. Ta dij\u00eb \u00e7do shqiptar. E kemi denoncuar p\u00ebrpara, e kemi denoncuar fort, por koha e provoi q\u00eb Linda e Akshit \u00ebsht\u00eb Linda e Surrelit.<\/p>\n<p>Sepse ishte kunati i saj, ai q\u00eb pla\u00e7kiste me qindra e qindra milion\u00eb euro p\u00ebr familjen n\u00eb parat\u00eb publike n\u00eb AKSHI-n e famsh\u00ebm t\u00eb tij. AKSHI merrte peng me urdh\u00ebr t\u00eb kunatit, biznesmen q\u00eb guxonin t\u00eb paraqisnin oferta p\u00ebr tendera n\u00eb AKSH. AKSHI dhe i gjith\u00eb shteti kontrollohej nga nj\u00eb bandit, nga nj\u00eb mafioz q\u00eb quhet Ergys Agasi, i cili merrej me vrasje, i cili merrej me kontrollin digjital elektronik t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb \u00e7do shqiptari, t\u00eb \u00e7do t\u00eb huaji dhe eksportonte t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb sekrete t\u00eb vendit n\u00eb duart e organizatave kriminale dhe armiqve t\u00eb NATO-s dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb kalb\u00ebsira q\u00eb kemi p\u00ebrpara dhe q\u00eb ne duhet t\u00eb matemi. Prandaj dhe ky vit \u00ebsht\u00eb viti i misionit ton\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb ta ket\u00eb t\u00eb sigurt \u00e7do demokrat e demokrat. Mos kemi asnj\u00eb iluzion, t\u00eb b\u00ebhemi tok\u00ebsor\u00eb dhe realist\u00eb. At\u00eb nuk e heq kurr\u00eb drejt\u00ebsia. Ai ka t\u00eb gjitha \u00e7el\u00ebsat p\u00ebr t&#8217;ia mbyllur der\u00ebn si\u00e7 po ja mbyll drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk vjen kush nga jasht\u00eb p\u00ebr ta hequr. At\u00eb duhet ta heqim ne. Ne shqiptar\u00ebt na kan\u00eb votuar. Nuk na skualifikuan pavar\u00ebsisht terrorit q\u00eb ushtruan, na kan\u00eb votuar p\u00ebr ta hequr at\u00eb. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin ton\u00eb, largimin e tij nga pushteti.<\/p>\n<p>Ndaj dhe duhet nj\u00eb dialog intensiv me an\u00ebtar\u00ebt tan\u00eb. \u00cbsht\u00eb, e themi, e kemi th\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebrpara, \u00ebsht\u00eb koha e guximtar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb koha e idealist\u00ebve, \u00ebsht\u00eb koha e njer\u00ebzve q\u00eb vendosin t\u00eb sakrifikojn\u00eb p\u00ebr idealet e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve, t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe. Bota e pret me koh\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb. Shqiptar\u00ebt e presin nga ne me koh\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb. Sikund\u00ebr presin z\u00ebrin ton\u00eb t\u00eb revoltuar, kryengritjen ton\u00eb paq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrditshme gjer\u00eb n\u00eb rr\u00ebzimin e tij.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb aparenc\u00eb, ne jemi nj\u00eb parti e madhe. Jemi me nj\u00eb elektorat t\u00eb madh. Por natyrisht beteja krijon dhe problemet e veta. Ndaj dhe ne do e bazojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb n\u00eb guximtar\u00eb, se vet\u00ebm ata, vet\u00ebm ata do mund t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nuk mundet dhe nj\u00ebher\u00eb, asnj\u00eb nga ne nuk mund t\u00eb mendoj\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmbushjes s\u00eb misionit ton\u00eb, largimit nj\u00eb minut\u00eb m\u00eb par\u00eb nga pushteti t\u00eb k\u00ebsaj organizate kriminale q\u00eb kryesohet nga Edi Rama.<\/p>\n<p>E kuptoni ju? Ai nuk do tani. Ai thot\u00eb, \u00e7&#8217;vler\u00eb ka mesazhi? Por shkaku se n\u00eb mesazh i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe urdh\u00ebra ekzekutimi. Pam, pam, pam, i thot\u00eb Ergys Agasi atij q\u00eb flet. Po se ka t\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb zhdukur, kjo p\u00ebr Edi Ram\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb krim. Pra, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e gjat\u00eb. \u00cbsht\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb t\u00eb tejkalohen perdet e tmerrshme t\u00eb trasha t\u00eb censur\u00ebs dhe mashtrimit mediatik q\u00eb ky krijoi mbi shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb shkon, ky shkon tani si nj\u00eb kryetar i nj\u00eb organizate kriminale, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt. Ndaj dhe, thirrja ime p\u00ebr ju, p\u00ebr kryesit\u00eb e deg\u00ebve, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb, t&#8217;i p\u00ebrgjigjemi or\u00ebs ton\u00eb, t&#8217;i p\u00ebrgjigjemi koh\u00ebs, t\u00eb mbrojm\u00eb ato ideale p\u00ebr t\u00eb cilat kemi kushtuar jet\u00ebn dhe vite e dekada veprimtari.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb nj\u00eb mbledhjeje me kryetar\u00ebt e deg\u00ebve tha se, Linda e AKSHI-t \u00ebsht\u00eb Linda e Surrelit, Rama tani nuk do mesazhet si prova, se n\u00eb mesazhe jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdhra ekzekutimi. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, kreu i PD b\u00ebri thirrje p\u00ebr mobilizim, dialog intensiv me an\u00ebtar\u00ebt dhe organizim protestash, duke e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133654,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133653","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133653"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133653\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133656,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133653\/revisions\/133656"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133654"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}