{"id":133657,"date":"2026-01-16T17:15:56","date_gmt":"2026-01-16T17:15:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133657"},"modified":"2026-01-16T17:15:56","modified_gmt":"2026-01-16T17:15:56","slug":"berisha-pd-eshte-nje-parti-e-madhe-kush-ka-bashkepunuar-me-kundershtarin-te-shkoje-te-partia-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/16\/berisha-pd-eshte-nje-parti-e-madhe-kush-ka-bashkepunuar-me-kundershtarin-te-shkoje-te-partia-e-krimit\/","title":{"rendered":"Berisha: PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e madhe! Kush ka bashk\u00ebpunuar me kund\u00ebrshtarin t\u00eb shkoj\u00eb te partia e krimit!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb takimit me kryetar\u00ebt dhe sekretar\u00ebt e deg\u00ebve u shpreh se, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e madhe dhe k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb faktuar votat.<\/p>\n<p>Berisha tha se, individ\u00eb t\u00eb caktuar, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb bizneseve t\u00eb tyre kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me kund\u00ebrshtarin ton\u00eb, ata nuk kan\u00eb vend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Ata t\u00eb shkojn\u00eb tek partia e tyre e krimit. Se t\u00eb flirtosh me partin\u00eb e krimit \u00ebsht\u00eb krim ndaj opozit\u00ebs. S&#8217;jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, aq sa jan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Berisha: <\/strong>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb, jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme. Se ne nuk kemi m\u00eb luksin. Nuk kemi m\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndjekim nj\u00eb lloj axhende me \u00e7\u00ebshtje nj\u00eb nga nj\u00eb. Jo. Jemi n\u00eb emergjenc\u00eb. Jemi n\u00eb emergjenc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ndaj dhe ne duhet t\u00eb, duhet t\u00eb vendosim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb ta kemi shum\u00eb planshe.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e madhe. Me votimet e saj, me votimet e saj pra q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi jan\u00eb mbi 40.000 an\u00ebtar\u00eb dhe an\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb ardhur dhe kan\u00eb votuar. Ka patur normal, si\u00e7 ka, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fluksi i popullsis\u00eb, i popullat\u00ebs dhe fluksi i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb ton\u00eb, kan\u00eb emigruar, jan\u00eb larguar, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi votimet tregojn\u00eb pak a shum\u00eb k\u00ebto shifra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, si n\u00eb \u00e7do parti tjet\u00ebr ka nj\u00eb num\u00ebr, nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb caktuar an\u00ebtar\u00ebsie q\u00eb quhet an\u00ebtar\u00ebsi e fjetur, e cila nuk ndjek, nuk ndjek me disiplin\u00eb procedurat n\u00eb parti, votimet e t\u00eb tjer\u00eb, por ajo ekziston. Tani, ne shkojm\u00eb drejt zgjedhjeve, se jemi, ne do b\u00ebjm\u00eb analizat. N\u00eb k\u00ebto rrethana q\u00eb jemi ne do b\u00ebjm\u00eb patjet\u00ebr analiz\u00ebn.<\/p>\n<p>Do b\u00ebjm\u00eb analiz\u00ebn sepse \u00ebsht\u00eb e domosdoshme analiza p\u00ebr ne. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb secili nga ne p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, m\u00ebsimet, p\u00ebrmir\u00ebsimet, kritikat, q\u00ebndrimet. Nuk jemi ne kurr\u00eb ata q\u00eb i shmangemi t\u00eb v\u00ebrtetave dhe realitetit. N\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se kjo nuk u fillua p\u00ebr disa muaj, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj prap\u00eb para jush, kishte vet\u00ebm nj\u00eb shkak.<\/p>\n<p>Betej\u00ebn e eg\u00ebr q\u00eb po zhvillohej midis nesh dhe qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mashtruar, deformuar, ndryshuar raportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit. Kurse ne luftonim n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb pabarabarta, por vet\u00ebm me fakte dhe me t\u00eb v\u00ebrteta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai raport t\u00eb mos ndryshoj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin e atij ekipi dhe t\u00eb atij drejtuesi dhe atyre drejtuesve t\u00eb, t\u00eb delegacioneve parlamentare dhe jo parlamentare t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb raportin jo q\u00eb nuk e ndryshuan, por p\u00ebrkundrazi, e plot\u00ebsuan me nj\u00eb seri, me nj\u00eb, me nj\u00eb shum\u00ebsi dokumentesh q\u00eb ne i furnizuam n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, dokumente t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb fund, Edi Rama q\u00eb priste me \u00e7do kusht q\u00eb ato, ato zgjedhje t\u00eb quheshin m\u00eb t\u00eb mirat se m\u00eb par\u00eb, apo t\u00eb quheshin k\u00ebshtu apo ashtu, ngeli me duar bosh, u turp\u00ebrua, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, se turp s&#8217;ka ai, nj\u00eb deklarat\u00eb e b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar brenda 24 or\u00ebve dy her\u00eb si e pav\u00ebrtet\u00eb nga nj\u00eb lobist i tij. Ndaj dhe tani, kjo ka qen\u00eb shkaku.<\/p>\n<p>Tani ne jemi parti e mendimit t\u00eb lir\u00eb, parti e hapur, parti q\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr korrigjimet, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin, p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen, p\u00ebr zgjerimin e radh\u00ebve. Natyrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb q\u00eb do b\u00ebhet, individ\u00eb t\u00eb caktuar, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb bizneseve t\u00eb tyre kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me kund\u00ebrshtarin ton\u00eb, ata nuk kan\u00eb vend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute n\u00eb Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Ata t\u00eb shkojn\u00eb tek partia e tyre e krimit. Se t\u00eb flirtosh me partin\u00eb e krimit \u00ebsht\u00eb krim ndaj opozit\u00ebs. S&#8217;jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, aq sa jan\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt zem\u00ebrimi, prish se jeni k\u00ebtu. Zem\u00ebrimi, nuk i lejoi t\u00eb ngrihen mbi zem\u00ebrimin e tyre dhe t\u00eb gjejn\u00eb forca t\u00eb angazhohen n\u00eb betej\u00ebn n\u00eb fushat\u00eb elektorale. A pati t\u00eb till\u00eb? Pati.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb themi q\u00eb s&#8217;pati. I kemi t\u00eb, jan\u00eb t\u00eb dokumentuar. Edhe k\u00ebta t\u00eb na falin, por t\u00eb na falin, por n\u00eb poste drejtuese nuk do mund t\u00eb pretendojn\u00eb ata. Po ti je n\u00ebnkryetar partie, ke qen\u00eb n\u00ebnkryetar partie dhe tani m\u00eb thua mua q\u00eb thua q\u00eb un\u00eb nuk punova n\u00eb fushat\u00eb. Po si s&#8217;punove ti n\u00eb fushat\u00eb? Apo pse s&#8217;e pate emrin t\u00ebnd n\u00eb list\u00eb, s&#8217;punove n\u00eb fushat\u00eb ti?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb, ti nuk dole dot mbi zem\u00ebrimin t\u00ebnd, kupton apo jo? Prandaj t\u00eb lutem, merr nj\u00eb pauz\u00eb, qet\u00ebsohu, je, mbetesh ti, po mendo nj\u00ebher\u00eb, se nuk t\u00eb ka borxh partia ty, edhe gabim po t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb, se un\u00eb nuk them se ka patur nj\u00eb drejt\u00ebsi maksimale n\u00eb, n\u00eb, n\u00eb p\u00ebrcaktimin e listave e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Po dhe gabim, ti s&#8217;mund t\u00eb reagoj\u00eb kurr\u00eb me nj\u00eb indiferenc\u00eb, sikur nuk po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ishte e gjith\u00eb, e gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia jote n\u00eb betej\u00eb. Edhe k\u00ebta, aq sa jan\u00eb, nuk jan\u00eb shum\u00eb, u them q\u00eb tani, jepni dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb mir\u00ebn tuaj, nuk do zgjidhin n\u00eb forume. Jo, nuk mund t\u00eb zgjidhen. Sepse nuk ju ka, nuk dol\u00ebt dot mbi zem\u00ebrimin ju. Ndaj dhe kjo, kjo analiz\u00eb, pra b\u00ebhet me q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb forcat, p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb drejtimet n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Por kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet, nuk mund t\u00eb marri kurr\u00eb, nuk mund t\u00eb marri kurr\u00eb karakterin q\u00eb duam, n\u00eb qoft\u00eb se ne nuk verifikojm\u00eb, identifikojm\u00eb \u00e7do an\u00ebtar dhe an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj partie. Konstatoj nj\u00eb tendenc\u00eb jo t\u00eb favorshme ndaj primareve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, gjat\u00eb takimit me kryetar\u00ebt dhe sekretar\u00ebt e deg\u00ebve u shpreh se, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e madhe dhe k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb faktuar votat. Berisha tha se, individ\u00eb t\u00eb caktuar, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb bizneseve t\u00eb tyre kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me kund\u00ebrshtarin ton\u00eb, ata nuk kan\u00eb vend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133657"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133657\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133659,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133657\/revisions\/133659"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}