{"id":133791,"date":"2026-01-18T20:55:49","date_gmt":"2026-01-18T20:55:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133791"},"modified":"2026-01-18T20:55:49","modified_gmt":"2026-01-18T20:55:49","slug":"revolta-ne-prag-24-janari-kushtrim-per-cdo-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/18\/revolta-ne-prag-24-janari-kushtrim-per-cdo-shqiptar\/","title":{"rendered":"Revolta n\u00eb prag\/ 24 janari, kushtrim p\u00ebr \u00e7do shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ju, demokrate dhe demokrat\u00eb, drejtues t\u00eb strukturave t\u00eb PD n\u00eb Kombinat, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kombinatit, Tiran\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt drejtuesve qendror\u00eb dhe lokal\u00eb t\u00eb PD, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb: znj. kryetare, z. Klevis, z. Ilir, Andia dhe t\u00eb gjith\u00eb sa jeni k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Kam ardhur sot tek ju p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, duhet ta b\u00ebjm\u00eb me \u00e7do demokrat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb, t\u00eb realizojm\u00eb se sot ne jemi n\u00eb agun v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb transformimi t\u00eb madh. Sot, ne jemi n\u00eb agun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb fitoreje t\u00eb pashmangshme n\u00eb betejat e saj, t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ju, me t\u00eb drejt\u00eb, jeni t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, jeni t\u00eb lodhur, t\u00eb m\u00ebrzitur; nj\u00eb opozit\u00eb e pamerituar 13-vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb st\u00ebrmunduese. Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se armiku q\u00eb ne kemi p\u00ebrball\u00eb nuk respekton asnj\u00eb rregull, por nga ana tjet\u00ebr jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe i sigurt\u00eb se ne, s\u00eb bashku sot, jemi n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb misionit ton\u00eb historik t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve nga narkodiktatura, apo diktatura autokratike, e cila n\u00eb shum\u00eb aspekte ka shkat\u00ebrruar dhe d\u00ebmtuar q\u00ebnien shqiptare m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do regjim tjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Kreu i narkoekzekutivit t\u00eb sot\u00ebm, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb me opozit\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin moral, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn urrejtje, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn armiq\u00ebsi t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Natyrisht, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb koha e diktaturave totalitare ku pluralizmi ndalohej me Kushtetut\u00eb, por sot ky p\u00ebrdor \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb shtypur pluralizmin, p\u00ebr t\u00eb shtypur opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 gjahut t\u00eb shtrigave q\u00eb b\u00ebn ndaj opozitar\u00ebve, pun\u00ebs s\u00eb tyre, bizneseve t\u00eb tyre e me radh\u00eb, nuk ngurron t\u00eb arrestoj\u00eb, persekutoj\u00eb, nj\u00eblloj si et\u00ebrit e tij, drejtuesit e opozit\u00ebs. Edi Rama n\u00eb k\u00ebto 13 vite shkat\u00ebrroi institucionin m\u00eb themelor t\u00eb demokracis\u00eb, por edhe t\u00eb dinjitetit: vot\u00ebn e lir\u00eb. Ai q\u00ebndron n\u00eb pushtet duke pla\u00e7kitur vot\u00ebn. Me lidhjet e tij t\u00eb krimit, ai ka ngritur n\u00eb piedestal kartelet e drog\u00ebs, vras\u00ebsit serial\u00eb; me qeveritar\u00ebt e tij dhe familjen e tij ka vendosur sistemin e pla\u00e7kitjes m\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb.<\/p>\n<p>Miq, diktatura e par\u00eb totalitare ishte m\u00eb mizorja n\u00eb Europ\u00eb. Ata q\u00eb e kan\u00eb jetuar, ose q\u00eb kan\u00eb lexuar p\u00ebr t\u00eb, e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb: ajo pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq si kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb mbi 7 mij\u00eb shqiptar\u00eb, internoi mbi 40 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe persekutoi mbi 100 mij\u00eb. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ai ishte regjimi m\u00eb mizor i Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Diktatura e dyt\u00eb, e pasardh\u00ebsve t\u00eb tyre, n\u00eb kushte t\u00eb reja, p\u00ebrzuri n\u00eb 10 vite nga Shqip\u00ebria, vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn europiane, 1.1 milion\u00eb shqiptar\u00eb. Diktatura e dyt\u00eb, me pla\u00e7kitjet ndaj shqiptar\u00ebve, b\u00ebri q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre ngrit\u00ebn kok\u00ebn dhe arrit\u00ebn t\u00eb paguhen m\u00eb mir\u00eb se kombet e tjera t\u00eb rajonit, p\u00ebr t\u2019u zbresur me shpejt\u00ebsi n\u00eb vendin e fundit p\u00ebr rrogat dhe pensionet.<\/p>\n<p>Diktatura e dyt\u00eb b\u00ebri q\u00eb drejt\u00ebsia e t\u00ebra t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb arm\u00eb politike, t\u00eb p\u00ebrdoret kund\u00ebr opozit\u00ebs dhe kund\u00ebr pluralizmit politik, t\u2019i jap\u00eb licenc\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr pla\u00e7kitjen e zgjedhjeve, dhe b\u00ebri q\u00eb zgjedhjet t\u00eb jen\u00eb krejt\u00ebsisht nj\u00eb fasad\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, pra, qeveriset nga nj\u00eb regjim q\u00eb sillet ndaj pasurive t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, buxhetit t\u00eb tyre dhe aseteve publike nj\u00eblloj si nj\u00eb pushtues i keq.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb kushtet, k\u00ebto jan\u00eb shkaqet pse ju jeni t\u00eb lodhur, pse njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur, t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. Por nj\u00eb gj\u00eb, miq, ju ftoj ju, ftoj \u00e7do demokrat, ftoj \u00e7do qytetar, t\u00eb mos harroj\u00eb se geni yn\u00eb, geni i demokrat\u00ebve, \u00ebsht\u00eb geni i njer\u00ebzve t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt jan\u00eb ata burra dhe gra, djem dhe vajza q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi kan\u00eb faktuar se t\u00eb pamundur\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur plot\u00ebsisht. Ata kan\u00eb faktuar se jan\u00eb dhe mbeten besnik\u00eb t\u00eb vlerave q\u00eb besojn\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtetave q\u00eb besojn\u00eb. Imagjinoni ku ishim ne n\u00eb vitin 1991, q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtonim nj\u00eb rend t\u00eb ri. Cilat ishin njohurit\u00eb tona p\u00ebr rendin e ri? Inekzistente. Por vullneti dhe idealet tona ishin energji e pashtershme p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, p\u00ebr t\u2019i zbatuar, p\u00ebr t\u00eb transformuar Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe e realizuam at\u00eb me vendosm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kriz\u00eb e thell\u00eb pllakosi vendin edhe p\u00ebr gabimet e PD n\u00eb vitin 1997. Menduan se kjo parti do t\u00eb vidhisej n\u00eb honet e historis\u00eb, do t\u2019i harrohej emri, por jo. Rikujtoni pak se si u ngrit\u00ebm. Po pse u ngrit\u00ebm ne? Ne u ngrit\u00ebm, jo se nuk kishim b\u00ebr\u00eb gabim, por se u ngrit\u00ebm t\u00eb vendosur t\u00eb korrigjojm\u00eb gabimin, u ngrit\u00ebm me moral se ato borxhe q\u00eb na i atribuonin, nuk i kishim, se qeveria nuk kishte prekur nj\u00eb qindark\u00eb nga skemat piramidale. U ngrit\u00ebm se, n\u00eb kulmin e rebelimit, pavar\u00ebsisht \u00e7mimit q\u00eb mund t\u00eb kishte, i tham\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn: ne parat\u00eb nuk mund t\u2019i kthejm\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb marrim parat\u00eb e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb vendosur n\u00eb skema piramidale, t\u2019i shp\u00ebrndajm\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb vendosur. Q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment, ne kryenim nj\u00eb krim dhe turp q\u00eb nuk e merrnim kurr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto qen\u00eb arsyet pse shqiptar\u00ebt na rikthyen ne, na votuan masivisht n\u00eb vitin 2001. Qem\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ju kujtohet, kur e filluam protest\u00ebn ton\u00eb me 30-50 vet\u00eb gjith\u00ebsej? E mbani mend? Nuk u t\u00ebrhoq\u00ebm; vazhduam n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb, gjersa arrit\u00ebm n\u00eb fitore.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb parti q\u00eb ndau epokat, \u00ebsht\u00eb parti q\u00eb ndau sistemet, \u00ebsht\u00eb parti e interesit komb\u00ebtar. P\u00ebr nj\u00eb moment, \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare kishte ardhur si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tradh\u00ebtuar, kurse ne guxuam q\u00eb n\u00eb themelimin e k\u00ebsaj partie t\u00eb shpallim \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare si yllin polar t\u00eb PD.<\/p>\n<p>T\u00eb shpallim dinjitetin njer\u00ebzor dhe lirit\u00eb e t\u00eb drejtat e qytetarit si themelin e programit ton\u00eb. Ne u p\u00ebrmbajt\u00ebm. Askush, p\u00ebrve\u00e7 nesh, nuk donte q\u00eb t\u00eb merreshim me \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, por ne e mor\u00ebm dhe e vum\u00eb at\u00eb t\u00eb par\u00ebn. Sepse pa interes komb\u00ebtar nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb as zhvillim, as njer\u00ebz t\u00eb qytet\u00ebruar. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se pik\u00ebrisht ne kemi t\u00eb gen, se mbrojm\u00eb interesin komb\u00ebtar dhe mbrojm\u00eb dinjitetin njer\u00ebzor. Ne ngrihemi sa her\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohemi, ne ngrihemi fuqish\u00ebm, ne nuk mposhtemi kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Secili nga ne ka firmosur nj\u00eb akt madhor, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Edi Rama, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb makabre, kishte vendosur ta kapte t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb, nga kreu, ta korruptonte, ta shnd\u00ebrronte n\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb opozit\u00eb, n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb tij\u00ebn, loboi me Xhorxh Sorosin etj., kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs q\u00eb kishte 8 vite pa asnj\u00eb funksion. Dhe kjo vet\u00ebm e vetme p\u00ebr t\u00eb shuajtur z\u00ebrin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju, njer\u00ebz t\u00eb idealeve, n\u00eb nj\u00eb moment kritik, b\u00ebt\u00eb nj\u00eb zgjedhje epike. Ju u rreshtuat me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, pavar\u00ebsisht se kush q\u00ebndronte n\u00eb krahun tjet\u00ebr. Pavar\u00ebsisht nga privacionet, mashtrimet, shantazhet q\u00eb b\u00ebheshin ndaj jush. Ju nuk pranuat q\u00eb idealet tuaja, t\u00eb dinjitetit, liris\u00eb, t\u00eb treg\u00ebtoheshin, t\u00eb b\u00ebheshin pla\u00e7k\u00eb tregu. Ndaj dhe, haptas, me ballin lart\u00eb dhe me kuraj\u00eb, pranuat t\u00eb hyni n\u00eb kalvarin m\u00eb t\u00eb pamerituar, por q\u00ebndruat t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>Miq, i dini vet\u00eb, nuk do t\u00eb b\u00ebj historikun e k\u00ebtyre viteve q\u00eb shkuan, por nj\u00eb gj\u00eb ishte e sigurt\u00eb: q\u00eb u b\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb na fusnin 5 pash\u00eb n\u00ebn tok\u00eb. Po pse, \u00e7far\u00eb po b\u00ebnim?<\/p>\n<p>Ne \u00e7do dit\u00eb po denonconim nj\u00eb regjim q\u00eb vidhte qytetar\u00ebt, i cili bashk\u00ebpunonte me bandat, me vras\u00ebsit serial\u00eb, kartelet e drog\u00ebs, i cili p\u00ebrb\u00ebnte rrezik jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Po denonconim nj\u00eb regjim q\u00eb pasurit\u00eb p\u00ebrrallore t\u00eb k\u00ebsaj toke dhe k\u00ebtij vendi i shnd\u00ebrroi n\u00eb nj\u00eb mallkim p\u00ebr qytetar\u00ebt. Nj\u00eb regjim i cili vendosi taksat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj qytetar\u00ebve dhe b\u00ebri q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, p\u00ebr t\u00eb mos menduar t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb merrnin rrug\u00ebt e Europ\u00ebs masivisht. K\u00ebt\u00eb po b\u00ebnim ne.<\/p>\n<p>Pra, ne po mbronim vlera t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e lir\u00eb. Megjithat\u00eb, ne p\u00ebrjetuam nj\u00eb kalvar, por prap\u00eb ADN-ja jon\u00eb, geni yn\u00eb i pamposhtur, nuk u mposht nga asgj\u00eb. Jo! Sepse mbronim t\u00eb v\u00ebrteta. Nuk ishte problemi t\u00eb mbronim nj\u00eb person, por mbronim t\u00eb v\u00ebrtetat, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb merit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme e juaja. Ju mbrojt\u00ebt opozit\u00ebn, ju mbrojt\u00ebt pluralizmin, ju mbrojt\u00ebt gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb \u00e7muara q\u00eb ka nj\u00eb komb, vend, familje.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto rrethana, ne ia dol\u00ebm. S\u00eb pari, nga partia m\u00eb e izoluar n\u00eb bot\u00eb\u2014as Partia Komuniste e Kin\u00ebs, ose e Kores\u00eb s\u00eb Veriut nuk ka qen\u00eb m\u00eb e izoluar se sa PD, parti e vlerave. Sot jemi partia m\u00eb e mb\u00ebshtetur. U firmos\u00ebn n\u00eb 14 muaj, nga tetori i vitit 2024 deri m\u00eb 5 dhjetor t\u00eb vitit 2025, 7 rezoluta nga t\u00eb gjitha partit\u00eb simotra n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cilat sanksionojn\u00eb pa p\u00ebrjashtim mb\u00ebshtetje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr PD, vler\u00ebsimin maksimal p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e saj epike, denoncuan narkoregjimin e Edi Ram\u00ebs, fars\u00ebn e tij elektorale, shtypjen e pluralizmit nga Edi Rama dhe pla\u00e7kitjen q\u00eb ai i b\u00ebn qytetar\u00ebve, narkoshtetin e Edi Rama.<\/p>\n<p>Pra, miq, kjo u b\u00eb e mundur vet\u00ebm n\u00eb saj\u00eb t\u00eb genit t\u00eb pamposhtur t\u00eb demokrat\u00ebve. ADN-ja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ADN-ja e njer\u00ebzve t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>Ndaj dhe un\u00eb kam bindjen m\u00eb t\u00eb madhe se demokrat\u00ebt e pamposhtur, nj\u00eblloj si\u00e7 arkivuan t\u00eb k\u00ebqijat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij kombi nga vitet 1990 e gjer sot, do t\u00eb arkivojn\u00eb t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe pas Enver Hoxh\u00ebs: regjimin e Edi Ram\u00ebs me t\u00eb gjitha anekset e tij.<\/p>\n<p>Miq, sot jemi n\u00eb fush\u00eb, jemi n\u00eb betej\u00eb, por sot ne dalim n\u00eb fush\u00eb, dalim n\u00eb betej\u00eb pasi iu kemi faktuar shqiptar\u00ebve dhe bot\u00ebs se ky armik nuk na lejon t\u00eb votojm\u00eb, p\u00ebrdor parat\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer votat tona, p\u00ebrdor krimin p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer vot\u00ebn, dhe vot\u00ebn e shnd\u00ebrron n\u00eb krim. Ky armik qeveris me bandat, qeveris me krimin. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pla\u00e7kit\u00ebs i pam\u00ebshir\u00eb i pasurive publike dhe buxhetit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ju them un\u00eb, protesta e dhjetorit ka patur nj\u00eb jehon\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb paimagjinueshme. Cilat ishin lajmet? Lajmet ishin: n\u00eb zyr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs shishe molotov, sepse mbron Lubi Ballukun.<\/p>\n<p>Demokrate e demokrat\u00eb, ju njer\u00ebz politik\u00eb, nj\u00eb qeveri q\u00eb del nga zgjedhjet e lira nuk sulmohet. Ai q\u00eb vler\u00ebson vot\u00ebn, ai q\u00eb vler\u00ebson parimet themelore t\u00eb demokracis\u00eb, nuk mendon se mund t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb buron nga vullneti i qytetar\u00ebve. Por nj\u00eb qeveri q\u00eb buron nga fars\u00eb zgjedhore e dokumentuar, nuk meriton t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb pushtet, sepse \u00ebsht\u00eb e paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Valencia, nj\u00eb jav\u00eb para zgjedhjeve, PPE denoncoi, pa u zhvilluar zgjedhjet e 11 majit, si fars\u00eb elektorale. Denoncoi \u00e7do akt q\u00eb Edi Rama kreu pa zhvilluar zgjedhjet p\u00ebr t\u2019i zhvilluar zgjedhjet n\u00eb fars\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne kemi \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb me nj\u00eb kryengritje t\u00eb fuqishme paq\u00ebsore ta largojm\u00eb Edi Ram\u00ebn nga pushteti. Kemi \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Thash\u00eb, lajmet bot\u00ebrore: n\u00eb zyr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs hidhen shishe molotov sepse mbron t\u00eb korruptuar\u00ebn zv. kryeministren; ai n\u00eb fakt mbron veten e tij.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nuk c\u00ebnohet kurr\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohet nj\u00eb qeveri q\u00eb del nga zgjedhje t\u00eb lira. Por edhe nj\u00eb qeveri q\u00eb del nga zgjedhje t\u00eb lira, n\u00ebse i vjedh qytetar\u00ebt e vet, humbet legjitimitetin.<\/p>\n<p>Pra, aktet q\u00eb ka kryer Lubi Balluku, Edi Rama dhe ministrat e tyre ndaj jush, ndaj taksave, parave tuaja, ua shum\u00ebzojn\u00eb me zero legjitimetin. Nuk ka legjitimitet nj\u00eb qeveri q\u00eb vjedh qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Jeni d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb 33 vite, nuk ka ndodhur kurr\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se me Edi Ram\u00ebn, q\u00eb prokurori t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u2019i heqi imunitetin ministrin, gjyqtarit apo kujtdo dhe k\u00ebt\u00eb ta bllokoj\u00eb qeveria. Kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Q\u00eb k\u00ebtu merr fund ndarja e pushteteve. Dhe ju ua rikujtoj k\u00ebtu. Kujtoni pak ato shprehjet e mia p\u00ebr Ina Ram\u00ebn; ia kam th\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb, nuk heq asnj\u00eb fjal\u00eb: por Ina Rama k\u00ebrkoi prapa 3 imunitete\u2014zv. kryeministri, dy ministra. Absolutisht, ua them juve miq, as p\u00ebr t\u00eb qindt\u00ebn e sekondit nuk i kishte shkuar kujt nd\u00ebrmend q\u00eb kryeministri Sali Berisha mund t\u00eb bllokonte heqjen e imunitetit. Dhe k\u00ebt\u00eb e dinin edhe ministrat. Ministrat as q\u00eb prisnin t\u00eb k\u00ebrkohej, por e dor\u00ebzuan vet imunitetin. Ishte \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb para jush, para qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kurse ky, hajdut i kombit, i erdhi mandati p\u00ebr Saimir Tahirin nga Italia, nuk i hoqi imunitetin.<\/p>\n<p>Vjen k\u00ebrkesa p\u00ebr Lubi Ballukun; nuk heq imunitetin.<\/p>\n<p>A e dini pse? Sepse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, n\u00eb dosjen e Lubis\u00eb, n\u00eb 3 rreshta, 2 flasin p\u00ebr Ram\u00ebn. Sepse n\u00eb Ankara nuk e mori Lubia Ram\u00ebn me vete, e mori Rama Lubin\u00eb me vete p\u00ebr Tunelin e Llogaras\u00eb. Sepse, p\u00ebr aeroportin e Vlor\u00ebs, nuk ishte ide e Lubis\u00eb, ishte ide p\u00ebr vjedhje e Edi Ram\u00ebs dhe k\u00ebto jan\u00eb me dokumente.<\/p>\n<p>Po AKSHI, sa her\u00eb e kisha denoncuar un\u00eb publikisht Armand Frangun, baxhanakun e tij? I cili, n\u00eb nj\u00eb vit, ka 800 transaksione nga parat\u00eb tuaja, nga baxhanaku kryeminist\u00ebr. I cili ka qindra kontrata sekrete n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjin, i cili \u00ebsht\u00eb aksioner kryesor i t\u00eb gjitha vjedhjeve, bashk\u00eb me baxhanakun kryeminist\u00ebr, dhe sip\u00ebrmarrjen q\u00eb na e shet si model; merreshin njer\u00ebzit peng. Agjenci shtet\u00ebrore ajo, q\u00eb merrte njer\u00ebz peng.<\/p>\n<p>U ndala n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb deklaruar se k\u00ebta q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb jan\u00eb armiq t\u00eb shp\u00ebrfytyruar, jan\u00eb armiq t\u00eb eg\u00ebr. K\u00ebta nuk meritojn\u00eb asnj\u00eb or\u00eb n\u00eb pushtet dhe ne do t\u2019u tregojm\u00eb k\u00ebtyre vendin q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave q\u00eb besojn\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb idealeve t\u00eb tyre, t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, jan\u00eb t\u00eb ftuar dhe t\u00eb detyruar q\u00eb, me nj\u00eb kryengritje paq\u00ebsore t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, t\u2019i largojm\u00eb nga pushteti dhe t\u00eb p\u00ebrmbushim misionin ton\u00eb. Ne jemi parti misioni.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrmbushim misionin ton\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, opozita n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet dhe Shqip\u00ebria t\u00eb rikthehet n\u00eb rrug\u00ebn e dinjitetit, n\u00eb rrug\u00ebn e zhvillimit.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, ju ftoj ju, ftoj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kombinatit, Tiran\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 24 janar, n\u00eb prov\u00ebn ton\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebrball\u00eb regjimit m\u00eb t\u00eb urryer q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb patur pas Enver Hoxh\u00ebs gjer sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ju, demokrate dhe demokrat\u00eb, drejtues t\u00eb strukturave t\u00eb PD n\u00eb Kombinat, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kombinatit, Tiran\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt drejtuesve qendror\u00eb dhe lokal\u00eb t\u00eb PD, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb: znj. kryetare, z. Klevis, z. Ilir, Andia dhe t\u00eb gjith\u00eb sa jeni &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":133792,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133791"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133793,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133791\/revisions\/133793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133792"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}