{"id":133803,"date":"2026-01-19T09:14:53","date_gmt":"2026-01-19T09:14:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133803"},"modified":"2026-01-19T09:14:53","modified_gmt":"2026-01-19T09:14:53","slug":"lufta-per-desorosizimin-duhet-te-vazhdoje-me-te-gjitha-figurat-politike-dhe-mediatike-te-lidhura-me-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/19\/lufta-per-desorosizimin-duhet-te-vazhdoje-me-te-gjitha-figurat-politike-dhe-mediatike-te-lidhura-me-te\/","title":{"rendered":"Lufta p\u00ebr desorosizimin duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me t\u00eb gjitha figurat politike dhe mediatike t\u00eb lidhura me t\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Kam shprehur shpesh n\u00eb opinionet e mia publike disa nga tiparet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb liberalizmit klasik, t\u00eb cilat neoliberalizmi majtist radikal ka arritur t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb, ashtu si\u00e7 analizohen sot nga disa prej filozof\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb evropian\u00eb. Q\u00ebllimi ishte t\u00eb n\u00ebnvizonim faktin se asgj\u00ebsimi, ose shkat\u00ebrrimi p\u00ebrfundimtar i qytet\u00ebrimit evropian, ka nisur prej koh\u00ebsh dhe po vazhdon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frikshme, n\u00ebse nuk i vihet fre ose n\u00ebse nuk i hapet nj\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d e drejt\u00eb dhe e sh\u00ebndetshme k\u00ebsaj ideologjie, pik\u00ebrisht nga ato vlera dhe tradita q\u00eb themeluan Evrop\u00ebn dhe e mbajt\u00ebn, deri jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, si kampione t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo luft\u00eb q\u00eb po zhvillohet sot n\u00eb Shtetet e Bashkuara kund\u00ebr wokizmit dhe deep state ishte ekzistenciale edhe p\u00ebr ta. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Trump dhe doktrina MAGA u vler\u00ebsuan dhe u votuan masivisht. Mir\u00ebpo n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb shkaqe objektive, kjo p\u00ebrballje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, pasi \u00e7do shtet ka traditat dhe sovranitetin e vet, mbi t\u00eb cilat r\u00ebndon burokracia e Bashkimit Evropian. Kjo \u00ebsht\u00eb lufta e p\u00ebrhershme midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popujve, t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb, dhe institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb em\u00ebruara dhe t\u00eb pazgjedhura, ku deep state, wokizmi dhe sorosian\u00ebt e kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb dhe t\u00eb imponohen.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, lufta e partive liberal-konservatore kund\u00ebr k\u00ebsaj ideologjie, n\u00eb \u00e7do stad dhe institucion, deri n\u00eb kryesin\u00eb e BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb e vetmja betej\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben realisht sot sh\u00ebndoshjes s\u00eb Evrop\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb lufta e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr paqen e saj t\u00eb brendshme dhe p\u00ebr zhvillimin e saj t\u00eb ardhsh\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria, vall\u00eb, qoft\u00eb brenda Evrop\u00ebs apo jasht\u00eb saj, si ndikohet nga nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur tashm\u00eb bot\u00ebrisht si sorosian i thekur, duke kaluar t\u00eb gjitha fazat q\u00eb e em\u00ebrtojn\u00eb si t\u00eb till\u00eb. Ai lindi politikisht si nj\u00eb projekt i Sorosit, u katapultua kryetar bashkie dhe kryetar partie prej tij dhe, me iden\u00eb e nj\u00eb drejtimi afatgjat\u00eb t\u00eb fateve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, udh\u00ebhoqi nj\u00eb shpur\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb rilindasish sorosian\u00eb n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. M\u00eb t\u00eb njohurit sot politikisht jan\u00eb Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali,Blendi Gonxhja \u2026por n\u00eb nj\u00eb grad\u00eb t\u00eb dyt\u00eb apo t\u00eb tret\u00eb, nj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb u shkollua, u ndihmua ekonomikisht dhe u mb\u00ebshtet me lidhje e konsulenc\u00eb evropiane dhe amerikane nga rrjeti i fuqish\u00ebm sorosian n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb protagonist n\u00eb k\u00ebt\u00eb shpur\u00eb dhe mjaft nga analist\u00ebt e sot\u00ebm mediatik\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues tipik\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ideologjie. M\u00eb pas, ai vijoi me shtrirjen e tentakulave sorosiane edhe n\u00eb opozit\u00eb, duke p\u00ebrfituar nga lidhjet dhe konjukturat e tij p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, po synon t\u00eb marr\u00eb rolin e liderit antikonservator dhe anti-Trump n\u00eb Evrop\u00eb, duke mos e p\u00ebrmendur asnj\u00ebher\u00eb luft\u00ebn e brendshme q\u00eb, si nj\u00eb erozion i vazhduesh\u00ebm, po ia rr\u00ebnon trupin Evrop\u00ebs. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, n\u00eb konferencat globaliste, flet p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb bashkuar kund\u00ebr nj\u00eb Amerike q\u00eb, sipas tij, \u201cnuk di t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtet\u201d. Por hipokrizia e tij prej puthadori e tradhton sa her\u00eb q\u00eb flet.<\/p>\n<p>A mos vall\u00eb shtetet ku wokizmi dhe ideologjia e tij mbizot\u00ebrojn\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb mira se t\u00eb tjerat? Apo nuk jan\u00eb, p\u00ebrkundrazi, shoq\u00ebri me m\u00eb shum\u00eb probleme sociale, edukative dhe morale? Kjo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb empirike dhe faktike, q\u00eb askush nuk mund ta fsheh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se sorosian\u00ebt e lidhur me fijet e padronit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo mbrojtje, edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb ai po i b\u00ebn wokizmit, e ka \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb drejt nj\u00eb fundi historik, jo vet\u00ebm politik, por edhe t\u00eb vlerave dhe traditave t\u00eb saj themelore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shtes\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb shtrirjes dhe ndikimit t\u00eb thell\u00eb q\u00eb ai dhe shpura e fijeve sorosiane kan\u00eb tjerr\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb n\u00eb \u00e7do cep shqiptar e shqipfol\u00ebs, lufta jon\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare kund\u00ebr k\u00ebsaj ideologjie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imperativ kategorik p\u00ebr \u00e7do forc\u00eb politike opozitare.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj me desorosizimin e t\u00eb gjitha figurave politike dhe mediatike t\u00eb lidhura me Sorosin, si n\u00eb opozit\u00eb ashtu edhe n\u00eb mazhoranc\u00eb: me diskreditimin faktik t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre dhe me goditjen e menj\u00ebhershme t\u00eb \u00e7do mbrojt\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ideologjie n\u00eb media dhe opinion, si shkat\u00ebrrues t\u00eb vlerave dhe traditave jo vet\u00ebm shqiptare, por edhe t\u00eb qytet\u00ebrimit evropian.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb spastrim t\u00eb till\u00eb, asgj\u00eb e besueshme dhe e pranueshme nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet m\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb dhe vendimtar, pa t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb nis\u00eb asgj\u00eb e re dhe e drejt\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Koha do t\u00eb na gjykoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00ebse nuk kontribuojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb jemi n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb: duke luftuar p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pa wokiz\u00ebm, dhe duke mbrojtur amanetet shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i rezistuan dhe nuk u asimiluan nga asnj\u00eb kultur\u00eb e huaj, pik\u00ebrisht sepse vlerat dhe traditat e tyre ishin superiore dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Kam shprehur shpesh n\u00eb opinionet e mia publike disa nga tiparet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb liberalizmit klasik, t\u00eb cilat neoliberalizmi majtist radikal ka arritur t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb, ashtu si\u00e7 analizohen sot nga disa prej filozof\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb evropian\u00eb. Q\u00ebllimi ishte t\u00eb n\u00ebnvizonim faktin se asgj\u00ebsimi, ose shkat\u00ebrrimi p\u00ebrfundimtar i qytet\u00ebrimit evropian, ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94443,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-133803","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133803"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133803\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133804,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133803\/revisions\/133804"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}