{"id":133849,"date":"2026-01-19T12:36:57","date_gmt":"2026-01-19T12:36:57","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133849"},"modified":"2026-01-19T12:36:57","modified_gmt":"2026-01-19T12:36:57","slug":"eksportet-ne-krize-te-thelle-renie-per-te-tretin-vit-radhazi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/19\/eksportet-ne-krize-te-thelle-renie-per-te-tretin-vit-radhazi\/","title":{"rendered":"Eksportet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb! R\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi"},"content":{"rendered":"<p>Eksportet kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, nga e cila nuk duket se po dalin. T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se shitjet jasht\u00eb vendit kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie n\u00eb vitin 2025, p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi, ndon\u00ebse ritmet jan\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb krahasim me 2024-n.<\/p>\n<p>INSTAT raportoi se gjat\u00eb vitit 2025, eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 346 mld lek\u00eb, duke u ulur me 6,1 %. N\u00eb 2024-n, eksportet kishin r\u00ebn\u00eb me 16.2% dhe n\u00eb 2023-n ishin tkurrur me 9.5%.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat historike tregojn\u00eb se gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit ecuria e eksporteve ka qen\u00eb e paq\u00ebndrueshme. Q\u00eb nga viti 2015, shitjet jasht\u00eb vendit kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr 7 vite (2015, 2016, 2019, 2020, 2023, 2024, 2025) dhe jan\u00eb rritur vet\u00ebm n\u00eb 2017-2018 dhe 2021-2022, kur ishte rikuperimi nga pandemia.<\/p>\n<p>Tendenca e eksporteve p\u00ebrkon dhe m\u00eb r\u00ebnien e euros, q\u00eb ka nisur q\u00eb nga viti 2015, kur monedha e p\u00ebrbashk\u00ebt k\u00ebmbehej me gati 140 lek\u00eb, duke r\u00ebn\u00eb gradualisht \u00e7do vit, p\u00ebr t\u00eb zbritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori posht\u00eb 100 lek\u00ebve n\u00eb gusht 2024 dhe duke ndenjur posht\u00eb k\u00ebtij niveli dhe n\u00eb 2025-n, duke u mbyllur me nj\u00eb mesatare vjetore prej 97.8 lek\u00eb, me nj\u00eb n\u00ebn\u00e7mim prej gati 30% (shiko grafikun e kursit).<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1649860_1_696e2167d3af5   \" data-unique=\"jnews_module_1649860_1_696e2167d3af5\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<div class=\"jeg_block_navigation\"><strong>R\u00ebnia n\u00eb 2025-n<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Vet\u00ebm dy grupe kan\u00eb pasur tendenc\u00eb pozitive n\u00eb 2025-n. Sipas INSTAT, Eksportet, gjat\u00eb vitit 2025 jan\u00eb ulur me 6,1 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb uljen vjetore t\u00eb eksporteve, jan\u00eb: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -4,5 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji elektrike\u201d me -1,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj. Nd\u00ebrsa pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +0,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me +0,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, gjithsesi, u sh\u00ebnua nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i leht\u00eb. Sipas INSTAT, Gjat\u00eb muajit Dhjetor 2025, n\u00eb rritjen e eksporteve prej 5,6 %, pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +3,0 pik\u00eb p\u00ebrqindje , \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me nga +2,4 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me +1,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje. Negativisht kan\u00eb ndikuar grupet:\u00a0 Ushqim, pije, duhan\u201d dhe \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me -0,5 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p><strong>Eksporte e tekstile e k\u00ebpuc\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb, shpres\u00eb p\u00ebr rikuperim<\/strong><\/p>\n<p>Eksportet e tekstile e k\u00ebpuc\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar luhatje t\u00eb shumta p\u00ebrgjat\u00eb 2025-n, me r\u00ebnie e rritje t\u00eb lehta. Ky sektor e mbylli vitin me shitje prej 104 miliard\u00eb lek\u00ebsh, me nj\u00eb r\u00ebnie prej 1.1% n\u00eb krahasim me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm, duke ngadal\u00ebsuar ritmet e tkurrjes.<\/p>\n<p>\u201cViti 2025 shihet si momenti kur fillojm\u00eb t\u00eb kthehemi drejt fitimit, nd\u00ebrsa n\u00eb 2026 parashikojm\u00eb vijimin e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs financiare dhe operacionale\u201d, \u2013 shprehet Eva Laro, e cila drejton \u201cProdyn\u201d, nj\u00eb nga fabrikat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pas tre viteve t\u00eb v\u00ebshtira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetes\u00ebs dhe jo fitimit, industria e prodhimit t\u00eb veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve po hyn n\u00eb vitin 2026 me pritshm\u00ebri m\u00eb pozitive, por ende jo t\u00eb sigurta. R\u00ebnia e vazhdueshme e Euros, rritja e m\u00ebtejshme e pag\u00ebs minimale, tkurrja e k\u00ebrkes\u00ebs nga tregjet europiane dhe kostot shtes\u00eb q\u00eb priten nga procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian po e vendosin fasonin shqiptar n\u00ebn presion t\u00eb dyfisht\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, konkurrenca nga platformat kineze t\u00eb tregtis\u00eb online si \u201cTemu\u201d dhe \u201cShein\u201d po godet prodhuesit europian\u00eb, duke reflektuar drejtp\u00ebrdrejt edhe te porosit\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Eksportet e tekstilet vijojn\u00eb t\u00eb tjen\u00eb grupi m\u00eb i madh eksportues n\u00eb vend me 3% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p><strong>Minerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji, me r\u00ebnie<\/strong><\/p>\n<p>Grupi \u201cMinerale. L\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d ka eksportuar 62.8 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2025-n, me nj\u00eb tkurrje prej 6.7% me baz\u00eb vjetore, e ndikuar kryesisht nga aktiviteti i dob\u00ebt i nj\u00eb prej eksportuesve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend \u201cBankers Petroleum\u201d, q\u00eb shfryt\u00ebzon me koncesion fush\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Patos Marinz\u00ebs. Kjo kompani,\u00a0 krahas konjuktur\u00ebs s\u00eb pafavorshme t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka qen\u00eb n\u00eb konflikte t\u00eb vazhdueshme me qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr detyrimet fiskale.<\/p>\n<p>Ky grup \u00ebsht\u00eb i dyti m\u00eb i madh n\u00eb vend, me 18.2% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p><strong>Ushqime pije e duhan\u00a0 me rritje<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUshqime pije e duhan\u201d, nj\u00eb nga grupet me ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dy sektor\u00ebt q\u00eb ka sh\u00ebnuar rritje n\u00eb 2025-n. Eksportet arrit\u00ebn n\u00eb 55.9 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb zgjerim prej 5%, duke kaluar si grupi i tret\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb vend, me 16.2% t\u00eb totalit. Rritja e k\u00ebtij grupi ka qen\u00eb m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb sasi, por \u00ebsht\u00eb ndikuar nga \u00e7mimet e ul\u00ebta n\u00eb tregjet e huaja.<\/p>\n<p>Ky grup pritet t\u00eb ndikohet negativisht n\u00eb 2026-n nga p\u00ebrmbytjet e janarit dhe ngricat.<\/p>\n<p>Rritja e eksporteve bujq\u00ebsore si n\u00eb sasi dhe n\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr r\u00ebnia e prodhimit po tregon se sektori po shkon drejt konsolidimit.<\/p>\n<p>Fermat e vogla dhe mesme n\u00eb zonat e rurale t\u00eb vendit po falimentojn\u00eb nga tkurrja dhe plakja e popullsis\u00eb, teksa po rriten dhe po zgjerohen fermat e m\u00ebdha blegtorale dhe ato n\u00eb sera n\u00eb zonat me bujq\u00ebsi intensive si Fieri, Lushnja etj. me destinacion eksportin.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e periudh\u00ebs 2021\u20132025 tregojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb fort\u00eb t\u00eb eksporteve t\u00eb zarzavateve dhe frutave, ku totali \u00ebsht\u00eb zgjeruar me rreth 70 p\u00ebr qind. Vlera e e tyre arriti n\u00eb mbi<\/p>\n<p>17.1 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 10-mujorin e 2025, nga 10.1 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2021. T\u00eb krahasuara me 10-mujorin e 2024 eksportet e frutave dhe zarzavateve u rriten me 22 % n\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb sektorin e prodhimit n\u00eb fush\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Samatic\u00ebs Berat, thot\u00eb se prodhimi nuk \u00ebsht\u00eb se po zgjerohet, por po manovrohet me disa kultura q\u00eb besohet se rrisin vler\u00ebn. P\u00ebr shembull vitet e fundit \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm eksporti i shalqinjve dhe lakrave.<\/p>\n<p><strong>Materiale nd\u00ebrtimi e metale n\u00eb r\u00ebnie nga efekti i Kurum<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMaterialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet\u201d\u00a0 e mbyll\u00ebn vitin me nj\u00eb r\u00ebnie prej 25.4%, m\u00eb e thella nga t\u00eb gjitha grupmallrat, duke zbritur n\u00eb grupin e kat\u00ebrt m\u00eb t\u00eb eksportuar n\u00eb vend, me 14% t\u00eb totalit. Kjo tkurrje u ndikua nga mbyllja e aktivitetit t\u00eb Kurum, prodhuesit t\u00eb \u00e7elikut dhe nj\u00eb prej eksportuesve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend, i cili nuk pritet t\u00eb rifilloj\u00eb aktivitetin p\u00ebr p\u00ebrpunimin e metaleve edhe p\u00ebr dy vjet deri sa t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb investimi 150 milion\u00eb euro p\u00ebr prodhim \u00e7eliku t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb Zon\u00ebn Industriale t\u00eb Metalurgjikut n\u00eb Elbasan, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Danieli Officine Meccaniche S.p.A. Burime nga kompania than\u00eb se p\u00ebr momentin po vazhdohet vet\u00ebm me shitjen e energjis\u00eb nga HEC q\u00eb Kurum zot\u00ebron.<\/p>\n<p><strong>Makinerit\u00eb e pajisjet me rritje<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d\u00a0 \u00ebsht\u00eb grupi tjet\u00ebr me rritje n\u00eb 2025-n. Shitjet e tij arrit\u00ebn n\u00eb 39.7 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb rritje prej gati 6%<\/p>\n<p>Pesha e k\u00ebtij grupi ka arritur n\u00eb 11.5% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Ky grup, ku pesh\u00ebn kryesore e mban industria mb\u00ebshtet\u00ebse automotive ka vijuar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje edhe pse t\u00eb moderuar. Ky grup deri n\u00eb mes t\u00eb vitit kishte pritshm\u00ebri jo dhe aq optimiste nisur nga paqart\u00ebsia q\u00eb p\u00ebrkufizon industrin\u00eb e automobilave globalisht por 3 mujori i fundit i vitit t\u00eb shkuar duket se sh\u00ebnoi edhe kthes\u00ebn kur porosit\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb rritje. Nj\u00eb pjes\u00eb\u00a0 e kompanive prodhojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb thjeshta p\u00ebr makineri pune dhe mjete t\u00eb m\u00ebdha transporti nj\u00eb segment q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb ecuri t\u00eb q\u00ebndrueshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb vendimi i KE p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb \u00a0mjetet me djegie t\u00eb brendshme pritej 2035 ne form\u00eb hibride \u00a0ndryshoi panoram\u00ebn edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit ku porosit\u00eb pritet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rritje. Presionet kryesore q\u00eb kjo industri e vendosur n\u00eb vendin ton\u00eb po kalon lidhen me fuqin\u00eb pun\u00ebtore, zhvler\u00ebsimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb euros pasi kontratat e tyre jan\u00eb fikse disavje\u00e7are dhe s\u00eb treti rritja e beft\u00eb e pag\u00ebs minimale n\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deficiti tregtare p\u00ebrkeq\u00ebsohet<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 346 mld lek\u00eb, duke u ulur me 6,1 %, nd\u00ebrkoh\u00eb importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 887 mld lek\u00eb, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Deficiti tregtar arriti vler\u00ebn 541 mld lek\u00eb, duke u rritur me 3,0 %, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb 2024.\/ Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksportet kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, nga e cila nuk duket se po dalin. T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se shitjet jasht\u00eb vendit kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie n\u00eb vitin 2025, p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi, ndon\u00ebse ritmet jan\u00eb ngadal\u00ebsuar n\u00eb krahasim me 2024-n. INSTAT raportoi se gjat\u00eb vitit 2025, eksportet e mallrave &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":133850,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133849"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133851,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133849\/revisions\/133851"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}