{"id":133864,"date":"2026-01-19T17:26:53","date_gmt":"2026-01-19T17:26:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=133864"},"modified":"2026-01-19T17:26:53","modified_gmt":"2026-01-19T17:26:53","slug":"urrejtja-e-rames-per-kuvendin-dhe-opoziten-urrejtje-per-kontrollin-demokratik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/19\/urrejtja-e-rames-per-kuvendin-dhe-opoziten-urrejtje-per-kontrollin-demokratik\/","title":{"rendered":"Urrejtja e Ram\u00ebs p\u00ebr Kuvendin dhe opozit\u00ebn: urrejtje p\u00ebr kontrollin demokratik"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do demokraci funksionale, Kuvendi \u00ebsht\u00eb zemra e sistemit p\u00ebrfaq\u00ebsues, institucioni ku pushteti buron nga vota dhe kontrollon ekzekutivin. N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr fat t\u00eb keq, prej 13 vitesh po shohim nj\u00eb realitet t\u00eb zymt\u00eb: nj\u00eb kryeminist\u00ebr autokrat q\u00eb e sheh Kuvendin jo si institucion sovran, por si penges\u00eb, dhe deputet\u00ebt jo si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit, por si zgjatime t\u00eb vullnetit t\u00eb tij personal.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb urren Kuvendin, urren vet\u00eb parimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit. Urrejtja e Ram\u00ebs p\u00ebr Parlamentin dhe deputet\u00ebt \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, frik\u00eb nga kontrolli dhe llogaridh\u00ebnia. Por pa Kuvend t\u00eb fort\u00eb nuk ka shtet t\u00eb fort\u00eb, dhe pa deputet\u00eb t\u00eb lir\u00eb nuk ka demokraci.<\/p>\n<p><strong>I. Kuvendi i shnd\u00ebrruar n\u00eb noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb dhe dekor<\/strong><\/p>\n<p>Sjellja politike e Edi Ram\u00ebs ka treguar hapur nj\u00eb p\u00ebr\u00e7mim sistematik ndaj Kuvendit. Seancat plenare jan\u00eb reduktuar n\u00eb formalitet, debati \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga monologu, nd\u00ebrsa vendimmarrja reale ndodh jasht\u00eb Kuvendit: n\u00eb Kryeministri, n\u00eb zyra t\u00eb mbyllura, ose n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n<p>Ligjet miratohen me procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara, pa konsultim real, pa respekt p\u00ebr opozit\u00ebn dhe pothuajse p\u00ebrher\u00eb edhe pa debat brenda vet\u00eb mazhoranc\u00ebs. Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vendi ku bindja fitohet me argumente, por ku urdhri zbatohet me ngritje kartoni.<\/p>\n<p>Listat e mbyllura, karriera t\u00eb varura nga kryeministri dhe frika e p\u00ebrjashtimit e kan\u00eb kthyer deputetin n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb heshtur, q\u00eb ekziston vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb legjitimuar vendime t\u00eb marra diku tjet\u00ebr. Kuvendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb pushtetit personal t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Rama nuk e fsheh ambicien p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mbi Kuvendin. Ai flet p\u00ebr t\u00eb me ironi, mungon n\u00eb seanca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, shmang interpelancat dhe e p\u00ebrdor arroganc\u00ebn si instrument politik. Kjo sjellje nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsore; ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb filozofie pushteti autokratik, q\u00eb e sheh kontrollin parlamentar si bezdi dhe rrezik.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb Kuvendi duhet t\u00eb ushtroj\u00eb rolin e tij kushtetues, mbik\u00ebqyrjen e qeveris\u00eb, reagimi i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb nervoziz\u00ebm, sulm verbal dhe minimizim i institucionit, deri n\u00eb zerim t\u00eb funksionit dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Urrejtja ndaj Kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht problem stili, por k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr demokracin\u00eb. Kur Parlamenti dob\u00ebsohet, pushteti p\u00ebrqendrohet; kur deputet\u00ebt heshtin, qytetar\u00ebt mbeten pa z\u00eb; kur debati shuhet, vendimet merren pa llogaridh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po rr\u00ebshqet nga demokracia p\u00ebrfaq\u00ebsuese drejt nj\u00eb modeli t\u00eb rreziksh\u00ebm, ku gjith\u00e7ka rrotullohet rreth nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, nd\u00ebrsa institucionet sh\u00ebrbejn\u00eb si fasad\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Kryeministrit. Ai \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e qytetar\u00ebve. Dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta denigruar dhe n\u00ebnshtruar at\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje direkte ndaj demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p><strong>II. P\u00ebr Ram\u00ebn, deputeti i PS-\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtar i rangut t\u00eb fundit!<\/strong><\/p>\n<p>Urrejtja e Ram\u00ebs p\u00ebr deputet\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb vet shfaqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ai i trajton ata: pa autonomi, pa z\u00eb dhe pa dinjitet institucional. Deputeti i mazhoranc\u00ebs nuk guxon t\u00eb ket\u00eb mendim ndryshe, sepse nd\u00ebshkimi dhe lin\u00e7imi \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm: politik, moral ose mediatik. P\u00ebr Ram\u00ebn, deputeti i Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb ushtar i rangut t\u00eb fundit!<\/p>\n<p>N\u00eb Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Edi Ram\u00ebs, deputeti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve, as z\u00eb me pesh\u00eb politike, me identitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike. Deputeti \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb \u201ctetar\u201d t\u00eb thirrur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zbatuar urdhra, p\u00ebr t\u00eb ngritur kartonin n\u00eb seanc\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb heshtur kur k\u00ebrkohet debat.<\/p>\n<p>Prej gati dy dekadash, Rama ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb model partie, ku mendimi kritik shihet si tradhti, nd\u00ebrsa bindja verbale shp\u00ebrblehet me mbijetes\u00eb politike. Deputet\u00ebt socialist\u00eb rrall\u00eb flasin, edhe m\u00eb rrall\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb. Ata nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb zona, komunitete apo interesa konkrete shoq\u00ebrore, por vet\u00ebm vullnetin e kryetarit t\u00eb sektit n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Deputeti i PS-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs, por ekzekutor politik. Nuk pyetet p\u00ebr ligjet, nuk p\u00ebrfshihet realisht n\u00eb hartimin e tyre dhe shpesh m\u00ebson vendimet madhore nga mediat, nj\u00ebsoj si qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Struktura e Partis\u00eb Socialiste sot i ngjan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb zinxhiri komandimi ushtarak, sesa nj\u00eb force politike moderne. N\u00eb krye \u00ebsht\u00eb \u201ckomandanti\u201d, m\u00eb posht\u00eb nj\u00eb rreth i ngusht\u00eb besnik\u00ebsh dhe, n\u00eb fund, deputet\u00ebt. K\u00ebta t\u00eb fundit, pa autonomi, pa ndikim dhe pa garanci politike.<\/p>\n<p>Rama i do deputet\u00ebt e PS-s\u00eb n\u00eb Kuvend q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb ligjet e qepura me dor\u00eb prej sektit Rama n\u00eb rrobaqep\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb korrupsionit qeveritar 13-vje\u00e7ar. Listat e mbyllura, kontrolli absolut mbi karrier\u00ebn dhe frika e p\u00ebrjashtimit jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kthyer deputetin socialist n\u00eb figur\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsueshme dhe t\u00eb bindur. Ushtari i rangut t\u00eb fundit nuk pyet pse. Ai vet\u00ebm zbaton urdh\u00ebrat.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, edhe deputeti i mazhoranc\u00ebs trajtohet nj\u00ebsoj si opozita: si z\u00eb i panevojsh\u00ebm, n\u00ebse nuk p\u00ebrforcon narrativ\u00ebn e kryeministrit. Kur deputeti shnd\u00ebrrohet n\u00eb ushtar t\u00eb fundit t\u00eb hierarkis\u00eb, humb demokracia. Humb p\u00ebrfaq\u00ebsimi. Humb lidhja mes qytetarit dhe shtetit. Kuvendi kthehet n\u00eb formalitet, nd\u00ebrsa pushteti p\u00ebrqendrohet n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parti ku deputet\u00ebt nuk guxojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb nuk mund t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb i trajton deputet\u00ebt e vet si konsumator\u00eb urdhrash, nuk nd\u00ebrton shtet, por kult pushteti.<\/p>\n<p>Mungesat e shpeshta t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Kuvend, shmangia e interpelancave dhe komunikimi arrogant me deputet\u00ebt tregojn\u00eb qart\u00eb p\u00ebr\u00e7mimin ndaj rolit t\u00eb tyre. Kuvendi p\u00ebrdoret si sken\u00eb, jo si institucion, nd\u00ebrsa deputet\u00ebt si dekor, jo si faktor vendimmarr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>III. Urrejtja e thell\u00eb dhe e p\u00ebrhershme p\u00ebr opozit\u00ebn dhe deputet\u00ebt e saj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do demokraci n\u00eb bot\u00eb, opozita \u00ebsht\u00eb shtyll\u00eb e domosdoshme e sistemit politik, z\u00ebri kritik q\u00eb kontrollon pushtetin dhe mbron balanc\u00ebn institucionale. N\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn qeverisjen e autokratit Rama, opozita nuk trajtohet si pjes\u00eb legjitime e demokracis\u00eb, por si armik p\u00ebr t\u2019u asgj\u00ebsuar politikisht. Urrejtja e thell\u00eb dhe e p\u00ebrhershme e kryeministrit ndaj opozit\u00ebs dhe deputet\u00ebve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb tipar konstant t\u00eb qeverisjes k\u00ebta 13 vjet.<\/p>\n<p>Rama nuk e ka par\u00eb kurr\u00eb opozit\u00ebn si kund\u00ebrshtar politik me t\u00eb cilin p\u00ebrballet n\u00eb ide dhe programe. P\u00ebr t\u00eb, opozita \u00ebsht\u00eb penges\u00eb q\u00eb duhet n\u00ebn\u00e7muar, izoluar dhe diskredituar. Ai e urren at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, visherale, me t\u00eb gjitha poret e unit t\u00eb vet. Gjuha p\u00ebr\u00e7muese, ironia arrogante dhe sulmet personale ndaj deputet\u00ebve opozitar\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb mjet t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm komunikimi politik t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb debatit, Rama zgjedh talljen. N\u00eb vend t\u00eb argumentit, fyerjen. N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrballjes parlamentare, delegjitimimin publik.<\/p>\n<p>Rama e p\u00ebrdor Kuvendin si aren\u00eb posht\u00ebrimi. Seancat plenare jan\u00eb shnd\u00ebrruar shpesh n\u00eb skena ku kryeministri p\u00ebrdor pushtetin e tij verbal, p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. Pyetjet parlamentare shmangen, interpelancat relativizohen, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesat p\u00ebr llogaridh\u00ebnie trajtohen si provokime t\u00eb pad\u00ebshiruara.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs nuk shihen si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qindra mij\u00ebra qytetar\u00ebve, por si figura pa legjitimitet, t\u00eb cil\u00ebve u mohohet respekti minimal institucional. Urrejtja p\u00ebr opozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, urrejtje p\u00ebr kontrollin demokratik.<\/p>\n<p>Sjellja e Ram\u00ebs ndaj opozit\u00ebs zbulon nj\u00eb problem m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ekzistencial t\u00eb tij: pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb duruar kund\u00ebrshtimin. \u00c7do kritik\u00eb cil\u00ebsohet si sulm personal, \u00e7do pyetje si komplot, \u00e7do alternativ\u00eb si rrezik p\u00ebr pushtetin e tij.<\/p>\n<p>Kjo frym\u00eb ka ushqyer polarizimin ekstrem, ka helmuar klim\u00ebn politike dhe ka varf\u00ebruar debatin publik n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb till\u00eb, opozita nuk luftohet me ide, por shtypet me arroganc\u00eb pushteti.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Kur kryeministri urren Kuvendin, urren opozit\u00ebn dhe p\u00ebr\u00e7mon deputet\u00ebt e vet, d\u00ebmtohet dhe rrezikohet r\u00ebnd\u00eb vet\u00eb demokracia. Pa opozit\u00eb t\u00eb respektuar, nuk ka Kuvend funksional. Pa deputet\u00eb opozitar\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar, nuk ka transparenc\u00eb. Pa debat real, nuk ka vendimmarrje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po jeton nj\u00eb model, ku pushteti k\u00ebrkon heshtje, jo dialog; n\u00ebnshtrim, jo p\u00ebrballje; bindje, jo pluraliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Urrejtja e thell\u00eb e Ram\u00ebs p\u00ebr Kuvendin, p\u00ebr opozit\u00ebn dhe deputet\u00ebt e saj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht problem stili apo temperamenti politik. Ajo \u00ebsht\u00eb strategji pushteti, e nd\u00ebrtuar mbi p\u00ebrjashtimin, p\u00ebr\u00e7mimin dhe frik\u00ebn nga kontrolli parlamentar.<\/p>\n<p>Opozita nuk \u00ebsht\u00eb armik. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e demokracis\u00eb. Dhe \u00e7do pushtet q\u00eb e urren opozit\u00ebn, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i frik\u00ebsohet llogaridh\u00ebnies dhe fundin e ka t\u00eb pashmangsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj N\u00eb \u00e7do demokraci funksionale, Kuvendi \u00ebsht\u00eb zemra e sistemit p\u00ebrfaq\u00ebsues, institucioni ku pushteti buron nga vota dhe kontrollon ekzekutivin. N\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr fat t\u00eb keq, prej 13 vitesh po shohim nj\u00eb realitet t\u00eb zymt\u00eb: nj\u00eb kryeminist\u00ebr autokrat q\u00eb e sheh Kuvendin jo si institucion sovran, por si penges\u00eb, dhe deputet\u00ebt jo si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-133864","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133864"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133864\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":133865,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133864\/revisions\/133865"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}