{"id":134021,"date":"2026-01-21T09:48:42","date_gmt":"2026-01-21T09:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134021"},"modified":"2026-01-21T09:48:42","modified_gmt":"2026-01-21T09:48:42","slug":"banka-boterore-shpenzime-te-larta-rruge-pa-cilesi-te-reformohet-urgjentisht-transporti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/21\/banka-boterore-shpenzime-te-larta-rruge-pa-cilesi-te-reformohet-urgjentisht-transporti\/","title":{"rendered":"Banka Bot\u00ebrore: Shpenzime t\u00eb larta, rrug\u00eb pa cil\u00ebsi! T\u00eb reformohet urgjentisht transporti!"},"content":{"rendered":"<p>Sektori i transportit n\u00eb Shqip\u00ebri vijon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash strukturore q\u00eb kufizojn\u00eb ndjesh\u00ebm zhvillimin ekonomik, tregtin\u00eb dhe potencialin turistik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Raporti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore thekson se edhe pse shpenzimet publike p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e transportit jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb rajon si pesh\u00eb ndaj buxhetit: rreth 7.5 p\u00ebr qind t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve, ku afro 80 p\u00ebr qind u dedikohet rrug\u00ebve, problematikat e akumuluara nd\u00ebr vite tregojn\u00eb se investimet nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar me efikasitet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe cil\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme t\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Rrjeti rrugor prej 15 mij\u00eb kilometrash mbart 98 p\u00ebr qind t\u00eb trafikut t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb pasagjer\u00ebve, por pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tij mbeten t\u00eb amortizuara, sidomos rrug\u00ebt rurale dhe lidhjet rajonale, t\u00eb cilat vuajn\u00eb nga standardet e dob\u00ebta t\u00eb mir\u00ebmbajtjes, mungesa e parametrave bashk\u00ebkohor\u00eb t\u00eb siguris\u00eb dhe lidhshm\u00ebria e pamjaftueshme mes zonave ekonomike. Kjo situat\u00eb penalizon jo vet\u00ebm l\u00ebvizjen e njer\u00ebzve dhe mallrave, por edhe konkurrueshm\u00ebrin\u00eb tregtare dhe flukset e turizmit, q\u00eb varen nga nj\u00eb infrastruktur\u00eb funksionale dhe e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Sipas raportit, rritja e fort\u00eb e numrit t\u00eb automjeteve, mbi 114 p\u00ebr qind n\u00eb dekad\u00ebn 2013\u20132023, ka ushtruar trysni t\u00eb madhe mbi rrug\u00ebt ekzistuese dhe ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar ndjesh\u00ebm ndotjen urbane, p\u00ebr shkak t\u00eb flot\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebruar, ku rreth 90 p\u00ebr qind e mjeteve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 10 vjet.<\/p>\n<p>Trafiku i r\u00ebnduar, zhurma, konsumi i lart\u00eb i karburanteve dhe emetimet e d\u00ebmshme e vendosin Shqip\u00ebrin\u00eb nd\u00ebr vendet me sfida serioze mjedisore n\u00eb sektorin e transportit. P\u00ebrve\u00e7 rrug\u00ebve, infrastruktura hekurudhore paraqet nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Mbi 70 p\u00ebr qind e linjave jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb degraduar, duke kufizuar shpejt\u00ebsin\u00eb, cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit dhe integrimin rajonal t\u00eb vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, transporti detar, q\u00eb p\u00ebrpunon gati 55 p\u00ebr qind t\u00eb volumit t\u00eb mallrave, ka nevoj\u00eb p\u00ebr modernizim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me flukset tregtare n\u00eb rritje dhe k\u00ebrkesat e ekonomis\u00eb moderne.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre sfidave infrastrukturore u shtohet edhe cenueshm\u00ebria e lart\u00eb klimatike. P\u00ebrmbytjet e shpeshta p\u00ebrgjat\u00eb korridoreve kryesore, si Tiran\u00eb\u2013Durr\u00ebs dhe Durr\u00ebs\u2013Vlor\u00eb, shkaktojn\u00eb humbje vjetore rreth 15 milion\u00eb dollar\u00eb, nd\u00ebrsa d\u00ebmtimet n\u00eb ura dhe prita rrjedhin n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Transporti \u00ebsht\u00eb gjithashtu sektori i dyt\u00eb m\u00eb i madh emetues n\u00eb vend, duke kontribuar me rreth 22 p\u00ebr qind t\u00eb totalit t\u00eb emetimeve, \u00e7ka e vendos n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sfidave t\u00eb tranzicionit t\u00eb gjelb\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vler\u00ebsimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb infrastruktur\u00ebs, vendi renditet ul\u00ebt, si n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e rrug\u00ebve dhe energjis\u00eb, ashtu edhe n\u00eb treguesit e logjistik\u00ebs, duke reflektuar boshll\u00ebqet e akumuluara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Raporti thekson se Shqip\u00ebria mund t\u00eb arrij\u00eb rezultate duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta nga niveli aktual i shpenzimeve, n\u00ebse investimet orientohen dhe menaxhohen m\u00eb me efikasitet. Banka Bot\u00ebrore vler\u00ebson se optimizimi i investimeve ekzistuese mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte rezultatin e Infrastruktur\u00ebs me 18.6 p\u00ebr qind, duke afruar vendin me nivelet e CEE8 dhe cil\u00ebsia e rrug\u00ebve me rreth 29 pik\u00eb p\u00ebrqindje. Rritja e efikasitetit t\u00eb kapitalit publik do t\u00eb sillte nj\u00eb kontribut prej 0.1 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje n\u00eb rritjen e PBB-s\u00eb p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2026\u20132050, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm zhvillimin afatgjat\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, raporti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore n\u00ebnvizon disa rekomandime ky\u00e7e. N\u00eb afatshkurt\u00ebr sugjerohet krijimi i nj\u00eb buxheti t\u00eb dedikuar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e urave dhe strukturave rrugore, forcimi i institucioneve dhe standardeve t\u00eb siguris\u00eb, rritja e transparenc\u00ebs dhe kontrollit n\u00eb importet e automjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura dhe ruajtja e taksave t\u00eb larta ndaj karburanteve fosile.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb k\u00ebrkohet mobilizimi i investimeve private p\u00ebr hekurudhat, nxitja e mobilitetit t\u00eb gjelb\u00ebr urban dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kuadri t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e karikimit dhe reduktimin e var\u00ebsis\u00eb nga automjetet.<\/p>\n<p>Sipas raportit, vet\u00ebm nj\u00eb kombinim i till\u00eb politikash t\u00eb q\u00ebndrueshme, investimesh efikase dhe reformash institucionale mund t\u00eb transformoj\u00eb sektorin e transportit n\u00eb nj\u00eb motor real zhvillimi p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare.\/ ekofin\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sektori i transportit n\u00eb Shqip\u00ebri vijon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash strukturore q\u00eb kufizojn\u00eb ndjesh\u00ebm zhvillimin ekonomik, tregtin\u00eb dhe potencialin turistik t\u00eb vendit. Raporti i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore thekson se edhe pse shpenzimet publike p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e transportit jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb rajon si pesh\u00eb ndaj buxhetit: rreth 7.5 p\u00ebr qind t\u00eb totalit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":119080,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134021"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134022,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134021\/revisions\/134022"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/119080"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}