{"id":134089,"date":"2026-01-21T18:07:17","date_gmt":"2026-01-21T18:07:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134089"},"modified":"2026-01-21T18:07:17","modified_gmt":"2026-01-21T18:07:17","slug":"kryetarja-e-deges-nr-2-me-24-janar-dalim-ne-shesh-ti-themi-narko-regjimit-se-koha-juaj-ka-perenduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/21\/kryetarja-e-deges-nr-2-me-24-janar-dalim-ne-shesh-ti-themi-narko-regjimit-se-koha-juaj-ka-perenduar\/","title":{"rendered":"Kryetarja e Deg\u00ebs Nr. 2: M\u00eb 24 janar dalim n\u00eb shesh t\u2019i themi narko-regjimit se koha juaj ka per\u00ebnduar!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Foltoren e radh\u00ebs s\u00eb PD, mbajti fjal\u00ebn e saj edhe kryetarja e Deg\u00ebs Nr. 2, Mirlinda Prendi e cil\u00ebsoi qeverin\u00eb nj\u00eb \u201cnarko-shtet funksional\u201d, ku krimi dhe korrupsioni vendosin mbi jet\u00ebt e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa ekonomia dhe rinia vuajn\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb lidhur me pushtetin. Prendi paralajm\u00ebroi se frika nga qytetar\u00ebt dhe presioni mbi opozit\u00ebn jan\u00eb e vetmja \u201carm\u00eb\u201d q\u00eb mban qeverin\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke theksuar se Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb kompromisi, por nj\u00eb parti e p\u00ebrballjes me t\u00eb keqen.<\/p>\n<p>Prendi b\u00ebri thirrje p\u00ebr pjes\u00ebmarrje masive n\u00eb protest\u00ebn e 24 janarit, duke n\u00ebnvizuar se kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb se \u201ckoha juaj ka per\u00ebnduar\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb treguar se demokracia dhe drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb blihen.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Profesor Doktor Sali Berisha!<br \/>\nI nderuar drejtues politik i Qarkut Tiran\u00eb, zoti Belind K\u00eblli\u00e7i!<br \/>\nE nderuar deputete, zonja Jorida Tabaku!<br \/>\nI nderuar koordinator i Deg\u00ebs 2, zoti Endri Hasa!<br \/>\nT\u00eb nderuar demokrat\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dua t\u00eb shpreh nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb thell\u00eb dhe respekt maksimal p\u00ebr strukturat e Partis\u00eb Demokratike: p\u00ebr \u00e7do kryetar sepsioni e grup-seksioni, p\u00ebr \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb saj q\u00eb u angazhua n\u00eb fushat\u00ebn e 14 majit. Fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr komisioner\u00ebt dhe num\u00ebruesit tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndruan n\u00eb k\u00ebmb\u00eb deri n\u00eb num\u00ebrimin e vot\u00ebs s\u00eb fundit. Ata p\u00ebrballuan lodhje, presion dhe padrejt\u00ebsi, por nuk u larguan, nuk u t\u00ebrhoq\u00ebn dhe nuk e tradhtuan misionin e tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur demokrat\u00eb! Gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit nis\u00ebm nj\u00eb proces t\u00eb thell\u00eb analize n\u00eb \u00e7do grup-seksion apo seksion, ku \u00e7do demokrat i thjesht\u00eb apo drejtues strukture \u2013 q\u00eb nga seksioni apo thjesht si an\u00ebtar partie \u2013 pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shprehte lirsh\u00ebm dhe pa retushime shqet\u00ebsimet e tij, duke v\u00ebn\u00eb theksin mbi mang\u00ebsit\u00eb q\u00eb u vun\u00eb re dhe duke sugjeruar zgjidhje p\u00ebrtej tyre.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 tashm\u00eb e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, fushata e 14 majit 2023 nuk ishte e leht\u00eb. U p\u00ebrball\u00ebm nga nj\u00ebra an\u00eb me nj\u00eb makineri shtet\u00ebrore q\u00eb p\u00ebrdor parat\u00eb e krimit, administrat\u00ebn dhe presionin p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin. Nga ana tjet\u00ebr ishin strukturat e Partis\u00eb Demokratike dhe demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb, me t\u00eb vetmet arm\u00eb shpirtin e sakrific\u00ebs, q\u00ebndres\u00ebs dhe besimin tek idealet e tyre.<\/p>\n<p>Po, duhet ta themi fort dhe qart\u00eb: zgjedhjet nuk ishin gar\u00eb e ndershme, si\u00e7 edhe pasqyron qart\u00ebsisht raporti i OSBE\/ODHIR-it. Ishin imponim. Ishin blerje votash, intimidim dhe shantazh. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, demokrat\u00ebt nuk u t\u00ebrhoq\u00ebn. Q\u00ebndruan n\u00eb terren, ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo qeveri e ka kthyer shtetin n\u00eb nj\u00eb narko-shtet funksional. Krimi vendos. Korrupsioni i qeveris\u00eb\u2026 qytetar\u00ebt paguajn\u00eb. Ekonomia \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar t\u00eb oligark\u00ebve. Rinia ik\u00ebn. Familjet varf\u00ebrohen. Nd\u00ebrsa nj\u00eb grusht njer\u00ebzish pasurohen n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ky pushtet nuk ka as moral, as legjitimitet. Ka vet\u00ebm frik\u00eb nga qytetar\u00ebt dhe nga nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb nuk blihet. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye sulmon, shpif, shantazhon dhe p\u00ebrdor drejt\u00ebsin\u00eb si arm\u00eb politike.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti, ne nuk kemi asnj\u00eb justifikim p\u00ebr heshtje. Kush hesht, b\u00ebhet pjes\u00eb e problemit. Kush lodhet, i sh\u00ebrben regjimit. E kush b\u00ebn p\u00ebr\u00e7arje, i b\u00ebn dhurat\u00eb pushtetit nj\u00eb fitore q\u00eb nuk e meriton. Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb parti e kompromisit me t\u00eb keqen. \u00cbsht\u00eb parti e p\u00ebrballjes. Historia ka treguar se asnj\u00eb pushtet i nd\u00ebrtuar mbi krimin nuk zgjat p\u00ebrgjithmon\u00eb. Koha e pritjes ka mbaruar. Koha e justifikimeve ka marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb koha e veprimit. \u00c7do struktur\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. \u00c7do seksion duhet t\u00eb funksionoj\u00eb. \u00c7do demokrat duhet t\u00eb jet\u00eb z\u00eb kundra padrejt\u00ebsis\u00eb. Ne nuk jemi opozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb num\u00ebruar humbje. Jemi opozit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar fitore. Dhe fitorja fillon n\u00eb terren, n\u00eb lagje, n\u00eb familje, te qytetari i zhg\u00ebnjyer q\u00eb k\u00ebrkon shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Ky regjim moralisht ka r\u00ebn\u00eb. Demokrat\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn me vete. Shpresa duhet t\u00eb ndizet fuqish\u00ebm te \u00e7do demokrat. Protestat jan\u00eb e vetmja rrug\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me k\u00ebt\u00eb narko-regjim.<\/p>\n<p>Ndaj m\u00eb lejoni t\u2019ju them: m\u00eb 11 korrik, t\u00eb jemi aty n\u00eb shesh p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb narko-regjimit se koha juaj ka per\u00ebnduar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Foltoren e radh\u00ebs s\u00eb PD, mbajti fjal\u00ebn e saj edhe kryetarja e Deg\u00ebs Nr. 2, Mirlinda Prendi e cil\u00ebsoi qeverin\u00eb nj\u00eb \u201cnarko-shtet funksional\u201d, ku krimi dhe korrupsioni vendosin mbi jet\u00ebt e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa ekonomia dhe rinia vuajn\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb lidhur me pushtetin. Prendi paralajm\u00ebroi se frika nga qytetar\u00ebt dhe presioni mbi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134090,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134089","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134089"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134089\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134091,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134089\/revisions\/134091"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}