{"id":134095,"date":"2026-01-21T18:15:22","date_gmt":"2026-01-21T18:15:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134095"},"modified":"2026-01-21T18:15:22","modified_gmt":"2026-01-21T18:15:22","slug":"kellici-me-24-janar-te-bashkohemi-per-ti-vene-derrmen-ketij-grupi-te-strukturuar-kriminal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/21\/kellici-me-24-janar-te-bashkohemi-per-ti-vene-derrmen-ketij-grupi-te-strukturuar-kriminal\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: M\u00eb 24 janar t\u00eb bashkohemi p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb d\u00ebrrm\u00ebn k\u00ebtij grupi t\u00eb strukturuar kriminal!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb takim me strukturat e PD t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb num\u00ebr 2, pasditen e sotme, Belind K\u00eblli\u00e7i i deleguari politik i qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs theksoi se, zhvillimet e fundit q\u00eb lidhen me gjyqtaren Irena Gjoka v\u00ebrtetuan at\u00eb q\u00eb opozita e ka denoncuar prej 20 muajsh: q\u00eb goditja ndaj PD-s\u00eb nuk po vinte nga nj\u00eb gjyqtare e pavarur, por nga nj\u00eb kamikaze politike dhe ministre e kabinetit Rama.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i ftoi mb\u00ebshtet\u00ebsit e PD-s\u00eb dhe shqiptar\u00ebt t\u00eb bashkohen n\u00eb protest\u00ebn e 24 janarit kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie q\u00eb vepron si &#8220;grup t\u00eb strukturuar kriminal&#8221; e ministrat shantazhojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. \u00a0Qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb duhet t\u00eb bashkohen p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb klik\u00eb q\u00eb ka zbrazur vendin, theksoi deputeti demokrat, K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Belind K\u00eblli\u00e7it<\/strong><\/p>\n<p>E mbani mend mjaft mir\u00eb p\u00ebr 20 muaj me radh\u00eb betej\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb saj duke nisur nga doktor Berisha, t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb deputet\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb denoncuar goditjen q\u00eb i ndodhte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente opozit\u00ebs dhe Partis\u00eb Demokratike, jo nga nj\u00eb gjyqtare, as me tre as me 300 mbiemra si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Irena Gjoka Shpata Maneku, por nga nj\u00eb ministre dhe ushtare e Edi Ram\u00ebs e cila kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb godiste Partin\u00eb Demokratike dhe ta zhb\u00ebnte at\u00eb. Dit\u00ebn e djeshme \u00ebsht\u00eb faktuar me z\u00eb dhe me figur\u00eb para gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, ajo \u00e7ka ka th\u00ebn\u00eb Partia Demokratike p\u00ebr 20 vite.<\/p>\n<p>Q\u00eb kjo gjyqtare e padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjyqtare, kjo kamikaze politike, kjo ministre e kabinetit Rama, \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn. Dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb ato 20 muaj q\u00eb u vonua prokuroria e p\u00ebrgjithshme t\u00eb faktonte at\u00eb \u00e7ka e dinte mbar\u00eb bota, \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>Sali Berish\u00ebn kjo gjyqtare e izoloi p\u00ebr 333 dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi pa t\u00eb drejt\u00eb. Sot Gjykata Kushtetuese na jep t\u00eb drejt\u00eb. Sot del q\u00eb Irena Gjoka Shpata Maneku me v\u00ebrtet\u00eb paska qen\u00eb dy her\u00eb e d\u00ebbuar, ka mashtruar dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb gjyqtare.<\/p>\n<p>Por ama ata ia dol\u00ebn q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment ta ndalonin Partin\u00eb Demokratike. Doktor Berisha, kreu i opozit\u00ebs u burgos padrejt\u00ebsisht 333 dit\u00eb, nj\u00eb vit para zgjedhjeve, n\u00eb sht\u00ebpi. Fatmir Mediu vijon t\u00eb gjykohet sot dhe t\u00eb k\u00ebrcohet me proces politik.<\/p>\n<p>Presidenti Meta u mor zvarr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb fund.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrkoh\u00eb Partia Demokratike nuk rreshti s\u00eb protestuari, s\u00eb denoncuari, derisa edhe dje u faktua i gjith\u00eb ai rrug\u00ebtimi i yni dhe t\u00eb gjitha ato akuzat tona si t\u00eb v\u00ebrteta. Un\u00eb ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr betej\u00ebn epike q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7do vot\u00eb. Imagjinoni vet\u00ebm di\u00e7ka, sa her\u00eb q\u00eb jeni t\u00eb tulatur apo t\u00eb m\u00ebrzitur mos harroni, q\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb fars\u00eb elektorale si\u00e7 ishte 14 Maji, ku ajo fars\u00eb \u00ebsht\u00eb damkosur tashm\u00eb me shtat\u00eb rezoluta nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga organizatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb majta, prap\u00eb ne na besuan gjys\u00ebm milioni shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb duan ndryshimin, guximtar\u00eb q\u00eb vajt\u00ebn edhe duke qen\u00eb t\u00eb koshient\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fars\u00eb elektorale s\u00ebrish k\u00ebrkuan ndryshimin dhe votuan Partin\u00eb Demokratike. Por ju e dini mjaft mir\u00eb, jeni \u00e7do dit\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb rrugica, n\u00eb lagje, n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb pran\u00eb miqve tuaj, t\u00eb af\u00ebrmve tuaj dhe e shihni padurimin e madh t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr ndryshimin. Por ne kemi nj\u00eb sfid\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb at\u00eb \u00e7ka njer\u00ebzit e thjesht\u00eb mbase p\u00ebr nj\u00eb moment nuk kan\u00eb kurajo ta k\u00ebrkojn\u00eb, nuk kan\u00eb guximin tuaj ta arrijn\u00eb, duhet t&#8217;i prijm\u00eb ne k\u00ebsaj beteje. 24 Janari \u00ebsht\u00eb dit\u00eb de\u00e7izive p\u00ebr ne dhe p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Dy fjal\u00eb shum\u00eb shkurt do t&#8217;ju them p\u00ebr forumin e Davos-it dit\u00ebn e sotme, madje erdha i p\u00ebrgatitur e mbajta dhe sh\u00ebnim sepse m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn dhe n\u00eb adresimin e presidentit Trump d\u00ebgjoje p\u00ebr momentin q\u00eb bota po kalon ndryshime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve shum\u00eb t\u00eb shpejta dhe transformimin q\u00eb sjell teknologjia, inxhinieria, kreativiteti dhe planet e Trump-it dhe t\u00eb gjith\u00eb per\u00ebndimit, bot\u00ebs per\u00ebndimore n\u00eb vijim p\u00ebr rritjen e m\u00ebtejshme, zhvillimin, prosperitetin e kombeve, n\u00eb nj\u00eb moment ndal dhe mendon: po ne?<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria ku \u00ebsht\u00eb? Ku hyn Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebto zhvillime q\u00eb po i prek i gjith\u00eb per\u00ebndimi?<\/p>\n<p>Ne p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq jemi jasht\u00eb \u00e7do forumi t\u00eb till\u00eb. Jemi jasht\u00eb \u00e7do iniciative t\u00eb till\u00eb. Jemi jasht\u00eb dhe t\u00eb fundit n\u00eb \u00e7do list\u00eb, n\u00eb \u00e7do renditje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe bot\u00ebrore p\u00ebrsa i p\u00ebrket mir\u00ebq\u00ebnies, rritjes ekonomike, zhvillimit arsimor e tjer\u00eb e tjer\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e mbar\u00eb bota flet p\u00ebr zhvillim, p\u00ebr transformim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb teknologjis\u00eb, ne kemi nj\u00eb park bosh n\u00eb Xhafzotaj, nj\u00eb l\u00ebndin\u00eb ku fiktivisht jan\u00eb t\u00eb regjistruar klient\u00ebt e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur pages\u00ebn e taksave. N\u00eb Davos sot ishin gjigant\u00ebt e teknologjis\u00eb dhe aty flitej p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb po vjen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb shteti ka ngritur zyra mashtrimi t\u00eb cilat rrjepin qytetar\u00ebt europian\u00eb, kryesisht italian\u00ebt dhe gjerman\u00ebt me Call Center-a me li\u00e7enc\u00eb t\u00eb mbrojtur nga qeveria e Edi Ram\u00ebs dhe familja e tij.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme se sa mbrapa ka mbetur Shqip\u00ebria p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij individi. Ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb sot n\u00eb 2026-\u00ebn n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, s\u00ebrish mblidhemi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore: zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. N\u00eb Shqip\u00ebri sot prap\u00eb nuk b\u00ebhen zgjedhje. Pse? P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb quhet Edi Rama. Un\u00eb t\u00eb dashur miq nuk dua t\u00eb zgjatem m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se t&#8217;ju them pafund\u00ebsisht faleminderit p\u00ebr pun\u00ebn, p\u00ebr kurajon, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen, p\u00ebr guximin. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sot t\u00eb jesh opozitar. N\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb plakur dhe t\u00eb mpakur, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku kan\u00eb mbetur rreth dy milion\u00eb banor\u00eb, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku shteti pothuaj kontrollon gjith\u00e7ka, \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe profesionale dhe ekonomike, un\u00eb e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb opozit\u00eb. E di q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kesh nj\u00eb biznes t\u00eb vog\u00ebl dhe ta ngresh z\u00ebrin kund\u00ebr qeveris\u00eb. Megjithat\u00eb ju, demokrat\u00ebt, an\u00ebtar\u00ebsia, jeni guximi dhe shpresa p\u00ebr \u00e7do qytetar shqiptar. Un\u00eb personalisht jam krenar q\u00eb jam pjes\u00eb e k\u00ebsaj force politike dhe jam i lumtur q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb isha n\u00eb sallat e qeveris\u00eb ku sot kryeministri pi 33 mij\u00eb euro shishen e ver\u00ebs, jam k\u00ebtu mes \u00ebndrimtar\u00ebve, guximtar\u00ebve, demokrat\u00ebve, njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb do ta ndrojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb betej\u00ebn dhe q\u00eb pa diskutim duke nisur nga data 24 Janar e n\u00eb vijim do t&#8217;ia dalin betej\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne jemi n\u00eb betej\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar, edhe p\u00ebr socialist\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sepse nuk \u00ebsht\u00eb as Gysi, as Mirlinda, as Linda, as Belinda dhe as Edi Rama nuk jan\u00eb socialist\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm apo qytetar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi. Jan\u00eb thjesht nj\u00eb grup i strukturuar kriminal, ku e keni par\u00eb mjaft mir\u00eb dhe po e rikthej dhe nj\u00ebher\u00eb at\u00eb \u00e7ka kam th\u00ebn\u00eb nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon kjo qeveri. Kjo qeveri mjafton t\u00eb kuptoni: Visi ruante mesazhet e Belind\u00ebs, Belinda ruante mesazhet e Palloshit dhe Gysi i filmonte t\u00eb gjith\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb qeveria e Edi Ram\u00ebs. T\u00eb dashur miq, dit\u00ebn e shtun\u00eb n\u00eb dat\u00eb 24 Janar n\u00eb or\u00ebn 17:00 t\u00eb mblidhemi t\u00eb gjith\u00eb para kryeministris\u00eb p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb d\u00ebrrm\u00ebn nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb k\u00ebsaj klike dhe grupi t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb \u00ebsht\u00eb unik n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Faleminderit dhe mir\u00ebnjohje pafund p\u00ebr demokrat\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb num\u00ebr 2, p\u00ebr struktur\u00ebn e k\u00ebsaj force politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb na ndjekin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb takim me strukturat e PD t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb num\u00ebr 2, pasditen e sotme, Belind K\u00eblli\u00e7i i deleguari politik i qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs theksoi se, zhvillimet e fundit q\u00eb lidhen me gjyqtaren Irena Gjoka v\u00ebrtetuan at\u00eb q\u00eb opozita e ka denoncuar prej 20 muajsh: q\u00eb goditja ndaj PD-s\u00eb nuk po vinte nga nj\u00eb gjyqtare e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134096,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134095","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134095"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134095\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134097,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134095\/revisions\/134097"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}