{"id":134130,"date":"2026-01-22T07:14:02","date_gmt":"2026-01-22T07:14:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134130"},"modified":"2026-01-22T07:14:02","modified_gmt":"2026-01-22T07:14:02","slug":"kayo-korrupsioni-inovativ-i-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/22\/kayo-korrupsioni-inovativ-i-rames\/","title":{"rendered":"KAYO-korrupsioni \u201cinovativ\u201d i Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Struktura ushtarake KAYO administron prokurimet, mir\u00ebmbajtjen dhe logjistik\u00ebn e pajisjeve ushtarake t\u00eb vendit, duke p\u00ebrfshir\u00eb armatime, mjete, municione dhe sh\u00ebrbime ushtarake. Kjo e b\u00ebn at\u00eb nj\u00eb nga nyjet m\u00eb kritike t\u00eb sistemit ton\u00eb t\u00eb mbrojtjes. \u00c7do devijim nga ligji n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb c\u00ebnon (i) gatishm\u00ebrin\u00eb luftarake t\u00eb ushtris\u00eb, (ii) sigurin\u00eb e personelit ushtarak dhe (iii) besueshm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj NATO-s.<\/p>\n<p><strong><em>I. KAYO-fusha \u201cinovative\u201d e korrupsionit t\u00eb Ram\u00ebs <\/em><\/strong><\/p>\n<p>KAYO dhe korrupsioni n\u00eb ushtri do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb historin si korrupsioni i ri \u201cinovativ\u201d i Ram\u00ebs, n\u00ebse do t\u2019i ngelet koh\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb pista n\u00eb Shqip\u00ebri. Autokrati Rama ka gjetur fush\u00ebn e duhur dhe personin \u201ce duhur\u201d n\u00eb krye t\u00eb KAYO-s, nj\u00eb drejtues me p\u00ebrvoj\u00eb negative dhe tregues negativ\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse citohet nga mediat e huaja (<a href=\"https:\/\/www.thenationalnews.com\/news\/europe\/2025\/12\/08\/israels-elbit-suspended-from-nato-tenders-amid-corruption-probe\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.thenationalnews.com\/news\/europe\/2025\/12\/08\/israels-elbit-suspended-from-nato-tenders-amid-corruption-probe\/<\/a> ; <a href=\"https:\/\/www.ftm.eu\/articles\/israel-defence-elbit-systems-suspended-nato-corruption-investigation\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.ftm.eu\/articles\/israel-defence-elbit-systems-suspended-nato-corruption-investigation<\/a>; <a href=\"https:\/\/www.lalettre.fr\/fr\/entreprises_defense-et-aeronautique\/2025\/12\/08\/corruption-at-nato-prosecutors-probe-suspect-contracts-won-by-israeli-giant-elbit,110573154-gel\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.lalettre.fr\/fr\/entreprises_defense-et-aeronautique\/2025\/12\/08\/corruption-at-nato-prosecutors-probe-suspect-contracts-won-by-israeli-giant-elbit,110573154-gel<\/a>)\u00a0 \u00a0dhe mediat shqiptare, kompania private izraelite \u201cElbit Systems\u201d(k\u00ebtej e tutje me inicialet \u201cES\u201d), e cila ka lidhur marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb ushtarake shqiptare KAYO p\u00ebr rihapjen e Akademis\u00eb s\u00eb Aviacionit n\u00eb Vlor\u00eb dhe p\u00ebr prodhimin e dron\u00ebve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb madh p\u00ebr manipulimin e tenderave t\u00eb NATO-s. Autoritetet belge (Belgjika \u00ebsht\u00eb selia e NATO-s) kan\u00eb nisur nj\u00eb hetim n\u00eb lidhje me disa kontrata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb firmosura mes kompanis\u00eb izraelite dhe Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve t\u00eb NATO-s. Prokuroria Federale e Belgjik\u00ebs ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar arresti p\u00ebr nj\u00eb konsulent q\u00eb ka vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb izraelite private \u201cES\u201d, p\u00ebr lidhjen e kontratave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me NATO-n.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2025, Shqip\u00ebria n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb gjer\u00eb ushtarake me Izraelin. P\u00ebr shum\u00eb muaj ky n\u00ebnshkrim u pa thjesht si nj\u00eb marr\u00ebveshje normale midis dy qeverive, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes. Vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht nj\u00eb marr\u00ebveshje mes dy qeverive, por nj\u00eb biznes sekret qindra milion\u00eb dollar\u00ebsh, i KAYO-s me kompanin\u00eb private \u201cES\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes g\u00ebrshetohet deliri i madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb \u201cLiderit Global\u201d, Ram\u00ebs, me korrupsionin galopant t\u00eb sektit t\u00eb tij dhe munges\u00ebn e thekshme t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Denoncimet mediatike kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr tendera t\u00eb paracaktuar, ku fituesit duken t\u00eb njohur para hapjes s\u00eb procedurave, p\u00ebr mbivler\u00ebsim t\u00eb pajisjeve ushtarake, shpesh me cil\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt,\u00a0 p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb mbyllura pa transparenc\u00eb, n\u00ebn justifikimin e \u201csekretit ushtarak\u201d dhe konflikt t\u00eb hapur interesi midis zyrtar\u00ebve t\u00eb KAYO-s dhe kompanive private t\u00eb huaja t\u00eb furnizimit, sikurse \u00ebsht\u00eb kompania \u201cES\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin n\u00ebntor 2025, mediat e huaja zbuluan se kompania \u201cES\u201d ka siguruar nj\u00eb kontrat\u00eb dhjetra milion\u00eb dollar\u00ebshe nga qeveria shqiptare, p\u00ebr t\u00eb furnizuar Shqip\u00ebrin\u00eb me armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb murtaja dhe dron\u00eb. Paralelisht, kompania izraelite do t\u00eb hap\u00eb dhe shkoll\u00ebn e aviacionit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Burime mediatike t\u00eb huaja dhe vendase cil\u00ebsojn\u00eb se qeveria shqiptare po shqyrton nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb projektit \u201cSmart City\u201d, p\u00ebr t\u00eb financuar fatur\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u2019i paguaj\u00eb kompanis\u00eb private t\u00eb huaj. Sipas k\u00ebtyre burimeve, kompania e huaj do t\u2019i gjej\u00eb vet\u00eb fondet me hua bankare, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria do t\u00eb garantoj\u00eb kredin\u00eb e kompanis\u00eb me garanci sovrane shtet\u00ebrore! M\u00eb tej, do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shlyerjen e saj, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe interesat e majm\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb sot po hetohet nga NATO p\u00ebr korrupsion me Agjencin\u00eb e tenderimeve t\u00eb vet\u00eb NATO\u2019s!!<\/p>\n<p>K\u00ebto praktika \u00a0p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb jo vet\u00ebm shkelje ligjore, por tradhti institucionale ndaj misionit t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb! Korrupsioni n\u00eb ushtri nuk matet vet\u00ebm me dhjetra miliona euro t\u00eb humbura, por me pajisje jofunksionale n\u00eb situata emergjente, me munges\u00eb municionesh ose logjistike n\u00eb momente kritike, me ulje t\u00eb moralit t\u00eb efektiv\u00ebve dhe me humbje besimi nga aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes me kontratat abuzive t\u00eb KAYO-s me kompanin\u00eb private \u201cES\u201d, reagimi institucional ka qen\u00eb zero! Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e kontrollit ushtarak nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb sqarim dhe nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hetim t\u00eb thelluar dhe transparent.<\/p>\n<p>Kjo heshtje dhe ky mosveprim ushqen dyshimin se KAYO \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar tashm\u00eb nga sekti Rama n\u00eb pushtet, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur nga nd\u00ebshkimi.<\/p>\n<p><strong><em>II. KAYO: bankomat i Ram\u00ebs dhe turp i Shtetit ton\u00eb!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse korrupsioni n\u00eb rrug\u00eb, shkolla apo spitale \u00ebsht\u00eb krim ndaj qytetar\u00ebve, korrupsioni n\u00eb ushtri \u00ebsht\u00eb krim ndaj vet\u00eb Shtetit. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare jan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata pa gar\u00eb reale, me kompani me lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta politike. Kjo nuk keqmenaxhim, por skem\u00eb e organizuar vjedhjeje.<\/p>\n<p>N\u00ebn flamurin e \u201csekretit ushtarak\u201d, KAYO \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb bankomat p\u00ebr klientel\u00ebn politike t\u00eb Ram\u00ebs dhe t\u00eb sektit t\u00eb tij, ku tender\u00ebt shp\u00ebrndahen, \u00e7mimet fryhen dhe cil\u00ebsia sakrifikohet.<\/p>\n<p>Sekreti ushtarak nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr korrupsion. Ai nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn medias dhe opinionit publik, p\u00ebr t\u00eb shmangur auditin dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur kontrata t\u00eb dyshimta. Kur \u00e7do blerje shpallet \u201csekret\u201d, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shtet t\u00eb kapur, jo me shtet funksional.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, por korrupsioni n\u00eb KAYO me kompanin\u00eb private \u201cES\u201d t\u00eb hetuar nga NATO p\u00ebr korrupsion, na shnd\u00ebrron n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb bananesh. Aleat\u00ebt tan\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb, integritet dhe llogaridh\u00ebnie. \u00c7far\u00eb marrin? Heshtje, mjegull dhe arroganc\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mesazhi u d\u00ebrgojm\u00eb partner\u00ebve strategjik\u00eb, kur pajisjet ushtarake mund t\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb amortizuara, kontratat t\u00eb fryra dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb papreksh\u00ebm?<\/p>\n<p>KAYO nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb struktur\u00eb \u00a0ushtarake nevralgjike\u2013 \u00ebsht\u00eb testi i fundit i seriozitetit t\u00eb shtetit shqiptar. Ose luftojm\u00eb korrupsionin edhe aty ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm, ose pranojm\u00eb se ushtria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb pla\u00e7k\u00eb politike. Dhe nj\u00eb shtet q\u00eb lejon vjedhjen n\u00eb ushtri, ka hequr dor\u00eb nga vet\u00ebmbrojtja.<\/p>\n<p><strong><em>III. Korrupsion q\u00eb vret moralin e ushtarak\u00ebve tan\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ushtar\u00ebt shqiptar\u00eb st\u00ebrviten dhe sh\u00ebrbejn\u00eb me ndjenj\u00ebn e detyr\u00ebs, por \u00e7far\u00eb ndodh kur zbulojn\u00eb se dikush pas tavolinave vjedh n\u00eb emrin e tyre? Ky \u00ebsht\u00eb korrupsion m\u00eb i zi, pse ul moralin, rrezikon jet\u00ebn dhe shkat\u00ebrron besimin e efektiv\u00ebve.<\/p>\n<p>Ushtria nuk mbahet vet\u00ebm me arm\u00eb, uniforma dhe buxhete. Ajo mbahet mbi gjith\u00e7ka me moral, besim dhe ndjenj\u00eb drejt\u00ebsie. Kur k\u00ebto tronditen, \u00e7do armatim(p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ul\u00ebt, nga korrupsioni i KAYO-s) b\u00ebhet i pavler\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe sot, pik\u00ebrisht k\u00ebtu godet m\u00eb fort korrupsioni \u201cinovativ\u201d i Ram\u00ebs n\u00eb ushtri: godet dhe d\u00ebmton jo vet\u00ebm n\u00eb financat publike, por n\u00eb moralin e ushtarak\u00ebve tan\u00eb. T\u2019i k\u00ebrkosh nj\u00eb ushtari t\u00eb jap\u00eb maksimumin, nd\u00ebrsa nj\u00eb grusht epror\u00ebsh dhe sekti n\u00eb pushtet p\u00ebrfitojn\u00eb nga kontrata t\u00eb fryra, \u00ebsht\u00eb fyerje e hapur ndaj dinjitetit ushtarak.<\/p>\n<p>Korrupsioni n\u00eb KAYO (i) ul besimin n\u00eb komand\u00eb, (ii) shkat\u00ebrron ndjenj\u00ebn e barazis\u00eb, (iii) nxit largime nga sh\u00ebrbimi dhe krijon heshtje t\u00eb rrezikshme. K\u00ebto jan\u00eb plag\u00eb q\u00eb nuk sh\u00ebrohen me propagand\u00eb apo parulla patriotike.<\/p>\n<p>M\u00eb e r\u00ebnda nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm korrupsioni me kontratat, por heshtja institucionale p\u00ebrball\u00eb saj. Kur ankesat nuk d\u00ebgjohen, kur p\u00ebrgjegj\u00ebsit nuk mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, mesazhi p\u00ebr ushtarak\u00ebt \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: \u201csakrifica juaj nuk vlen!\u201d.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Si vend an\u00ebtar i NATO-s, Shqip\u00ebria matet jo vet\u00ebm p\u00ebr buxhetin e mbrojtjes, por p\u00ebr integritetin e strukturave t\u00eb saj. \u00c7do afer\u00eb korruptive n\u00eb KAYO d\u00ebmton reputacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb goditjen m\u00eb t\u00eb madhe e ndiejn\u00eb ata q\u00eb mbajn\u00eb uniform\u00ebn \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Rikthimi i moralit t\u00eb ushtarak\u00ebve tan\u00eb k\u00ebrkon hetim real dhe t\u00eb pavarur mbi KAYO-n, transparenc\u00eb dhe audit t\u00eb kontratave t\u00eb realizuara deri tani me nj\u00eb kompani t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion nga NATO, reformim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb prokurimeve ushtarake dhe nd\u00ebshkim shembullor p\u00ebr abuzuesit. Vet\u00ebm k\u00ebshtu rikthehet besimi n\u00eb ushtri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb urgjenc\u00eb komb\u00ebtare! Por k\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebj\u00eb as Rama, as edhe sekti i tij, q\u00eb ideuan dhe zbatuan korrupsionin \u201cinovativ\u201d n\u00eb KAYO.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Struktura ushtarake KAYO administron prokurimet, mir\u00ebmbajtjen dhe logjistik\u00ebn e pajisjeve ushtarake t\u00eb vendit, duke p\u00ebrfshir\u00eb armatime, mjete, municione dhe sh\u00ebrbime ushtarake. Kjo e b\u00ebn at\u00eb nj\u00eb nga nyjet m\u00eb kritike t\u00eb sistemit ton\u00eb t\u00eb mbrojtjes. \u00c7do devijim nga ligji n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb c\u00ebnon (i) gatishm\u00ebrin\u00eb luftarake t\u00eb ushtris\u00eb, (ii) sigurin\u00eb e personelit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-134130","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134130","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134130"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134130\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134131,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134130\/revisions\/134131"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}