{"id":134140,"date":"2026-01-22T09:53:01","date_gmt":"2026-01-22T09:53:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134140"},"modified":"2026-01-22T09:53:01","modified_gmt":"2026-01-22T09:53:01","slug":"malltezi-halli-i-irenes-qe-zuri-edhe-birn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/22\/malltezi-halli-i-irenes-qe-zuri-edhe-birn\/","title":{"rendered":"Malltezi: &#8220;Halli&#8221; i Iren\u00ebs q\u00eb zuri edhe BIRN"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jamarb\u00ebr MALLTEZI<\/strong><\/p>\n<p>Lajmi i sotsh\u00ebm nga BIRN ishte raportim gjysmak dhe me doreza. Nuk besoj se nuk din\u00eb t\u00eb bejn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, por duan t\u00eb mbrojn\u00eb edhe kur pisll\u00ebku qelb. BIRN u krijua me financim te huaj kryesisht nga Soros (ose sh\u00ebrbimesh q\u00eb kanalizoheshin p\u00ebrmes Soros) nd\u00ebrsa lajmet e viteve t\u00eb fundit raportonin financim nga sh\u00ebrbimi inteligjent britanik ndon\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk u paraqit kontrat\u00eb apo fatur\u00eb. Mbetet nj\u00eb rrjet gazetarie i financuar nga t\u00eb huaj q\u00eb ka angazhuar kryesisht gazetar\u00eb t\u00eb mir\u00eb ndon\u00ebse shumica militante t\u00eb majt\u00eb (deri koleg te Erion Veliajt nga Mjaft).<\/p>\n<p>BIRN nuk raporton p\u00ebr rastet e mashtrimeve dhe falsifikimeve nga prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt pasi mesa duket financuesit nuk paguajn\u00eb p\u00ebr k\u00ebto lajme. N\u00eb rastin e Berish\u00ebs BIRN nuk raportoi se Edi Rama urdh\u00ebroi publikisht SPAK n\u00eb kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblen\u00eb e PS me 07.05.2022 q\u00eb t\u00eb procedohej penalisht Sali Berisha duke urdheruar \u201e\u201cJemi vet\u00ebp\u00ebrmbajtur deri kur tani nuk mban m\u00eb. Zonja dhe zot\u00ebrinj t\u00eb SPAK po deligjitimoni SPAK dhe gjith\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi\u201c. Prokuror\u00ebt u n\u00ebnshtruan duke nisur hetime 30 vje\u00e7are dhe duke shkuar deri n\u00eb mashtrime dhe falsifikime t\u00eb dokumentit zyrtar. Natyrisht BIRN nuk ka shkruar asgj\u00eb as p\u00ebr influenc\u00ebn e kundraligjshme t\u00eb ish diplomat\u00ebve Gabriel Escobar dhe Yuri Kim q\u00eb influencuan prokuror\u00ebt dhe q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Kim u korruptua n\u00eb Shqip\u00ebri duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e vjedhjes s\u00eb mbi 100 miljon $ pa tender por kontrat\u00eb direkte duke sjell\u00eb me dy anije q\u00eb nuk prodhuan kurr\u00eb energji.<\/p>\n<p>BIRN nuk raportoi as p\u00ebr prezenc\u00ebn e opozit\u00ebs n\u00eb \u201cdegjes\u00ebn\u201d q\u00eb mafia e incenerator\u00ebve kreu n\u00eb Sharr\u00eb para 8 vitesh, ndon\u00ebse fjala e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb opozit\u00ebs qe ju sqaroi banor\u00ebve se qeveria kish nxjerr\u00eb VKM q\u00eb ju grabiste tokat me 2 \u20ac\/m2 b\u00ebri q\u00eb banor\u00ebt t\u00eb revoltoheshin dhe t\u00eb shkat\u00ebrronin at\u00eb pseudo-degjes\u00eb. Ato toka q\u00eb ju grabiten banor\u00ebve me pas u p\u00ebrdor\u00ebn nga mafia e plehrave p\u00ebr t\u00eb grabitur edhe para t\u00eb BE permes IPARD p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sera n\u00eb plehra.<\/p>\n<p>BIRN nuk raportoi p\u00ebr shkeljet ligjore dhe konventore, konfliktet e interesit t\u00eb Iren\u00ebs dhe mashtrimet e falsifikimet e prokuror\u00ebve n\u00eb procesin politik ndaj liderit t\u00eb opozit\u00ebs. Irena Gjoka kish fshehur faktin q\u00eb ishte shkarkuar nga KLD e kryesuar nga Berisha n\u00eb 1996. KLGJ fillimisht ia dha kopjen e vendimit t\u00eb shkarkinit t\u00eb Iren\u00ebs avokat\u00ebve t\u00eb Berish\u00ebs, por ve\u00e7 2 jav\u00eb m\u00eb pas KLGJ mashtroi deputet\u00ebt duke shkruar se nuk i kan\u00eb ruajtur vendimet e vitit 1996. Irena Gjoka mashtroi n\u00eb \u00e7do seanc\u00eb gjyqi duke mos pranuar se ishte shkarkuar, dhe kur doli dokumenti ia mbyll\u00ebn simotrat e saj. Deri Gjykata Kushtetuese u shpreh se vendimi i shkarkimit ishte vendim kolegjial dhe jo personal i Berish\u00ebs ndaj nuk kishte konflikt interesi per Irenen. Por GJK u fsheh pas gishtit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb edhe Berish\u00ebn fillimisht prokuror\u00ebt politik\u00eb e akuzuan p\u00ebr akte kolegjiale. Institucionet shqiptare mbyll\u00ebn syt\u00eb fort edhe kur faktet dol\u00ebn n\u00eb mediat greke.<\/p>\n<p>M\u00eb 03.03.2024 gazeta \u201cTa Nea\u201d raportoi p\u00ebr falsifikimin e Irena Gjok\u00ebs por BIRN nuk e raportoi nd\u00ebrsa tellall\u00ebt e qeveris\u00eb than\u00eb se ishte shkrim nga Tirana.<\/p>\n<p>Me 4-5 Maj 2024 gazeta \u201cProthotema\u201d n\u00eb Greqi botoi vendimin e gjykat\u00ebs lidhur me falsifikimin e Irena Gjok\u00ebs dhe apelin q\u00eb kishte nisur n\u00eb gjykat\u00ebn e Athin\u00ebs por q\u00eb ishte rr\u00ebzuar pasi duhej t\u00eb apelonte n\u00eb gjykat\u00ebn penale t\u00eb Janin\u00ebs. Prokuroria e P\u00ebrgjithshme njoftoi me 07.05.2024 se po niste hetim t\u00eb thelluar p\u00ebr Irena Gjok\u00ebn bazuar nga lajmi i r\u00ebnd\u00eb i botuar dhe ky hetim kinse zgjati mbi 20 muaj. Por prokuroria e p\u00ebrgjithshme e kishte konfirmuar q\u00eb vendimi penal ishte autentik qysh para 4 muajsh! N\u00eb shtator Prokuroria e Pergjithshme pranoi para deputet\u00ebve se vendimi penal p\u00ebr Irena Gjok\u00ebn ishte autentik. Pse u vonua edhe 4 muaj t\u00eb tjer\u00eb Prokuroria e P\u00ebrgjithshme?<\/p>\n<p>Me 05.05.2025 Sali Berisha para dyerve t\u00eb SPAK b\u00ebri publik vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs me VULE APOSTILE q\u00eb konfirmonte se Irena Gjoka ishte d\u00ebnuar me vendim penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga gjykata e Janin\u00ebs. \u00c7ertifikimi me vul\u00eb apostile \u00ebsht\u00eb forma me p\u00ebrfundimtare e konfirmimit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtetet dhe si Greqia edhe Shqip\u00ebria jan\u00eb pjes\u00eb e Konvent\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs se 5 Tetorit 1961 q\u00eb njohin certifikimin me vule apostile. Por s\u00ebrisht Prokuroria e P\u00ebrgjithshme vendosi t\u00eb injoroj\u00eb vul\u00ebn apostile dhe t\u00eb vonohet s\u00ebrisht edhe 10 muaj t\u00eb tjer\u00eb se kinse po b\u00ebn hetim t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>M\u00eb e r\u00ebnda p\u00ebr BIRN \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb lajmin e sotsh\u00ebm nuk guxoi t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb at\u00eb q\u00eb vet\u00eb BIRN ka referuar p\u00ebr Shqiptar\u00ebt 8 muaj m\u00eb par\u00eb: faktin q\u00eb Irena Gjoka i tha BIRN n\u00eb Maj 2025 se \u201ckurr\u00eb nuk kish qen\u00eb e d\u00ebnuar n\u00eb Greqi\u201c. Kaq shpejt BIRN harroi lajmin e vet? Thjesht nuk donte ti kujtonte publikut q\u00eb Irena \u00ebshte mashtruese dhe falsifikatore p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse.<\/p>\n<p>Me 6 Maj 2025 u publikua prokura q\u00eb vet\u00eb Irena kish firmosur p\u00ebr t\u00eb angazhuar avokat n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimet e d\u00ebbimit.<\/p>\n<p>Berisha dhe Malltezi kan\u00eb depozituar padi penale n\u00eb prokurori t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr Irena Gjoken por se prokuror\u00ebt nuk prekin pataten e nxeht\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben Edi Ram\u00ebs dhe e kalojn\u00eb tek tjetri.<\/p>\n<p>SPAK njoftoi nisjen e procedimit penal qysh m\u00eb 7 Maj 2025 por se shtetasi Dumani e rregjistroi pa em\u00ebr ndon\u00ebse rasti flagrant i botuar n\u00eb media dhe me vul\u00eb apostile tregon emrin Irena Gjoka. Kjo u b\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ta shtyj\u00eb n\u00eb kalendat greke dhe t\u00eb fshihet pas veprimeve hetimore q\u00eb zgjasin shum\u00eb vite! Nj\u00eb vendim i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb i konfirmuar me vul\u00eb apostile q\u00eb rregjistrohet pa em\u00ebr dhe shtyhet vite t\u00eb t\u00ebra?!<\/p>\n<p>BIRN raporton sot se KLGJ nuk i ka dh\u00ebn\u00eb afat se kur do shprehet p\u00ebr Irena Gjok\u00ebn, por BIRN \u201charron\u201d t\u00eb raportoj\u00eb q\u00eb ligji detyron KLGJ t\u00eb shprehet brenda 15 dit\u00ebsh. Edhe sa 15 dit\u00ebsha kan\u00eb kaluar qysh kur Berisha dhe Malltezi i kan\u00eb k\u00ebrkuar KLGJ t\u00eb shprehet p\u00ebr Irena Gjok\u00ebn. Por KLGJ n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u00ebsht\u00eb fshehur pas gishtit duke deklaruar se nuk marrin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqena dokumentet (qoft\u00eb dhe me vul\u00eb apostile) nga t\u00eb tret\u00ebt por i duan nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe se \u201cpo presin Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme q\u00eb t\u2019ia v\u00ebrtetoj\u00eb\u201d. Prokuroria u vonua p\u00ebrmbi 20 muaj se ishte e veshtir\u00eb t\u00eb konfirmoj\u00eb nj\u00eb vendim gjykate t\u00eb certifikuar me vul\u00eb apostile. Edhe pasi pranoi zyrtarisht n\u00eb Kuvend kur u pyet nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs se \u201ckemi marr\u00eb konfirmim edhe nga autoritetet Greke se vendimi penal (i certifikuar me vul\u00eb apostile) \u00ebsht\u00eb autentik\u201d Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme ju desh edhe 4 muaj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonte raportin me shkrim.<\/p>\n<p>Irena Gjoka \u00ebsht\u00eb falsifikatore p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse: ka 2 d\u00ebbime nga Greqia dhe 1 d\u00ebnim penal. M\u00eb tej falsifikoi formular\u00ebt e dekriminalizimit dhe m\u00eb pas edhe formular\u00ebt e vetingut. Dhe ketu nuk po hyj fare n\u00eb parat\u00eb e parregullta q\u00eb kinse i rregulloi me kontrat\u00eb pa noter mes v\u00ebllez\u00ebrve me burrin dhe as p\u00ebr faktin e kafenes\u00eb p\u00ebrball\u00eb gjykatores s\u00eb Fierit ku ndahej \u201cdrejt\u00ebsia\u201d e Iren\u00ebs.<\/p>\n<p>Rasti i Irena Gjok\u00ebs qelb r\u00ebnd\u00eb dhe hedh n\u00eb er\u00eb procesin fals t\u00eb vetingut q\u00eb u kryesua nga motra e zv. Kryeministres Belinda Balluku. Ky rast tregon se pseudoreforma nuk u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar sistemin por p\u00ebr ta kapur politikisht gjith\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Fakti q\u00eb institucionet fshihen dhe nuk veprojn\u00eb jan\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. ILD nuk ka nisur fare hetim p\u00ebr rastin, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme vonoi p\u00ebrmbi 20 muaj p\u00ebr nj\u00eb konfirmim, Prokuroria e Tiran\u00ebs nuk ka p\u00ebrgjigje p\u00ebr kall\u00ebzimin penal nga Berisha dhe Malltezi, SPAK u fsheh duke rregjistruar procedim pa em\u00ebr q\u00eb t\u00eb shtyhet ligj\u00ebrisht deri 3 vjet, KLGJ injoroi ligjin q\u00eb e detyron t\u00eb shprehet brenda 15 dit\u00ebsh duke u fshehur p\u00ebrmbi 8 muaj pas Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Dhe ky paragraf i fundit ka m\u00eb shum\u00eb lajme sesa \u00e7far\u00eb ka raportuar BIRN qysh prej 1 viti p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jamarb\u00ebr MALLTEZI Lajmi i sotsh\u00ebm nga BIRN ishte raportim gjysmak dhe me doreza. Nuk besoj se nuk din\u00eb t\u00eb bejn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, por duan t\u00eb mbrojn\u00eb edhe kur pisll\u00ebku qelb. BIRN u krijua me financim te huaj kryesisht nga Soros (ose sh\u00ebrbimesh q\u00eb kanalizoheshin p\u00ebrmes Soros) nd\u00ebrsa lajmet e viteve t\u00eb fundit raportonin financim &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":72985,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-134140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134140"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134141,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134140\/revisions\/134141"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72985"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}