{"id":134232,"date":"2026-01-23T09:20:46","date_gmt":"2026-01-23T09:20:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134232"},"modified":"2026-01-23T09:20:46","modified_gmt":"2026-01-23T09:20:46","slug":"rasti-cani-dhe-rasti-berisha-vendimet-e-irena-gjokes-jane-te-cenueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/23\/rasti-cani-dhe-rasti-berisha-vendimet-e-irena-gjokes-jane-te-cenueshme\/","title":{"rendered":"Rasti Cani dhe rasti Berisha, vendimet e Irena Gjok\u00ebs jan\u00eb t\u00eb cenueshme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Eduard HALIMI<\/strong><\/p>\n<p>Testi me tre hapa i GJEDNJ-s\u00eb p\u00ebr \u2018Tribunal established by law\u2019: Rasti Cani dhe c\u00ebnueshm\u00ebria e vendimeve n\u00eb rastet Berisha etj<\/p>\n<p>Koleg\u00eb, avokat\u00eb dhe jurist\u00eb, por edhe gazetar\u00eb, m\u00eb kan\u00eb pyetur k\u00ebto dit\u00eb rreth implikimeve t\u00eb mundshme t\u00eb rastit t\u00eb gjyqtares Irena Gjoka, nisur edhe nga vendimi i suksessh\u00ebm n\u00eb Strasburg (ECHR), ku un\u00eb mbrojta mikun tim dhe prokurorin e ndersh\u00ebm Besnik Cani, i cili u shkarkua padrejt\u00ebsisht nga KPA nga nj\u00eb trup\u00eb me rekorde t\u00eb fshehura.<\/p>\n<p>Pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>A jan\u00eb t\u00eb cenueshme vendimet q\u00eb ajo ka dh\u00ebn\u00eb si gjyqtare n\u00eb GJKKO, duke pasur parasysh raportimin mediatik se \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme si autentik nj\u00eb d\u00ebnim penal nga autoritetet greke, i cili nuk duket se \u00ebsht\u00eb raportuar gjat\u00eb procesit t\u00eb vetting-ut dhe deklarimit t\u00eb dekriminalizimit?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe e bazuar n\u00eb argumentet q\u00eb un\u00eb vet\u00eb i kam mbrojtur me sukses n\u00eb Strasburg:<\/p>\n<p>PO, vendimet e saj mund t\u00eb c\u00ebnohen individualisht n\u00ebse plot\u00ebsohen kushtet e nenit 6 \u00a7 1 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (KEDNJ), por JO automatikisht ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive apo zinxhir!<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e njoh personalisht gjyqtaren dhe trajtimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje nuk ka asgj\u00eb personale me t\u00eb. Nuk do ta trajtoj politikisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, edhe pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh larg kur, nga rreth 16 gjyqtar\u00eb q\u00eb ka GJKKO, e vetmja gjyqtare q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb vendime p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e tre partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha opozitare, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb drejtues lokal t\u00eb minoritetit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo.<\/p>\n<p>Pa ngritur hipoteza mbi ngjarjet e ardhshme, shkarkimin ose jo, apo d\u00ebnimin ose jo (nuk ia uroj askujt), kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike apo personale, por nj\u00eb aplikim rigoroz i parimeve ligjore evropiane, t\u00eb cilat un\u00eb i kam argumentuar n\u00eb Strasburg (ECHR) personalisht dhe q\u00eb tani po i zbatoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shohim hap pas hapi, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e GJEDNJ-s\u00eb dhe zhvillimet e fundit n\u00eb rastin Gjoka.<\/p>\n<p>1. Fakte t\u00eb shkurtra mbi rastin dhe krahasimi me faktet e rastit Cani<\/p>\n<p>Sipas informacioneve mediatike p\u00ebr konfirmime zyrtare nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme n\u00eb janar 2026, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar si autentik nj\u00eb d\u00ebnim penal i vitit 2005 nga Gjykata e Janin\u00ebs n\u00eb Greqi p\u00ebr gjyqtaren. Ky d\u00ebnim dyshohet se nuk u deklarua n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit t\u00eb dekriminalizimit gjat\u00eb procesit t\u00eb vetting-ut, as n\u00eb dokumentet e em\u00ebrimit n\u00eb GJKKO.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb ngre pyetjen n\u00ebse gjyqtarja plot\u00ebsonte kushtet ligjore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjyqtare q\u00eb n\u00eb fillim, duke c\u00ebnuar legjitimitetin e trup\u00ebs gjykuese ku ajo ka marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin Cani kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtari i KPA-s\u00eb (trup\u00eb gjykuese) kishte fshehur nj\u00eb rekord gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb em\u00ebrimit si an\u00ebtar, gj\u00eb q\u00eb e skualifikonte nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb vendimit nga Strasburgu, an\u00ebtari i KPA-s\u00eb ende nuk ishte d\u00ebnuar penalisht dhe po ashtu ende nuk ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>Situata q\u00eb po analizojm\u00eb \u00ebsht\u00eb, pra, t\u00ebr\u00ebsisht e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>2. Analiza ligjore krahasuese me rastin Cani v. Albania: pse \u00ebsht\u00eb relevant?<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Cani v. Albania, un\u00eb si avokat ngrita pretendimin rreth testit me tre hapa p\u00ebr an\u00ebtarin e KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>GJEDNJ konstatoi shkelje t\u00eb nenit 6 \u00a7 1 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb (e drejta p\u00ebr nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb krijuar nga ligji, \u2018tribunal established by law\u2019) n\u00eb procesin e vetting-ut t\u00eb z. Cani nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA).<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs, gjyqtari L. D., kishte fshehur nj\u00eb shkarkim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr shkelje disiplinore, duke falsifikuar dokumente. Autoritetet nuk e verifikuan si\u00e7 duhet k\u00ebt\u00eb, dhe Canit nuk iu dha nj\u00eb shqyrtim efektiv i pretendimit t\u00eb tij p\u00ebr tu gjykuat. Ne e ngrit\u00ebm k\u00ebt\u00eb pretendim q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb procesit n\u00eb KPA, ku KPA e refuzoi largimin dhe, po ashtu, gjyqtari e mohoi faktin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rast \u00ebsht\u00eb analog me rastin aktual. N\u00eb t\u00eb dyja rastet kemi rekorde negative t\u00eb cilat dyshohen se nuk jan\u00eb deklaruar (shkarkim te Daci, d\u00ebnim penal n\u00eb rastin e I.Gj.) q\u00eb diskualifikojn\u00eb personin nga roli i gjyqtarit. Argumentet e mia n\u00eb ECHR u mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb parimin se nj\u00eb gjyqtar q\u00eb nuk plot\u00ebson kushtet ligjore cenon thelbin e procesit t\u00eb rregullt. GJEDNJ-ja e pranoi k\u00ebt\u00eb, duke d\u00ebnuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe duke e deklaruar shkarkimin e z.Cani si n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb nenit 6 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>3. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb testi me tre hapa i GJEDNJ-s\u00eb dhe si aplikohet ai n\u00eb rastin aktual?<\/p>\n<p>GJEDNJ-ja, n\u00eb raste si Gu\u00f0mundur Andri \u00c1str\u00e1\u00f0sson v. Iceland (Dhoma e Madhe, 2020) dhe Cani v. Albania (2022), ka vendosur nj\u00eb test kumulativ me tre hapa p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse ka shkelje t\u00eb \u2018gjykat\u00ebs s\u00eb krijuar nga ligji\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb testi q\u00eb un\u00eb e zbatova n\u00eb mbrojtjen time n\u00eb Strasburg dhe e nj\u00ebjta logjik\u00eb vlen p\u00ebr vendimet e I.Gj.<\/p>\n<p>Hapi 1: Shkelje e rregullave komb\u00ebtare p\u00ebr em\u00ebrimin\/kualifikimin e gjyqtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ligji k\u00ebrkon q\u00eb gjyqtar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb \u2018figur\u00eb t\u00eb past\u00ebr\u2019 dhe t\u00eb mos ken\u00eb d\u00ebnime penale p\u00ebr vepra q\u00eb cenojn\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb (Kushtetuta + ligji i vetting-ut). Fshehja e d\u00ebnimit grek (n\u00ebse ka ndodhur) \u00ebsht\u00eb shkelje e qart\u00eb. Kjo e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb pakualifikuar q\u00eb n\u00eb momentin e em\u00ebrimit n\u00eb GJKKO. N\u00eb rastin Cani, fshehja e shkarkimit t\u00eb L.D. plot\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb hap \u2013 e nj\u00ebjta vlen edhe k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Hapi 2: Shkelja duhet t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe evidente (\u2018manifest breach\u2019)<\/p>\n<p>Jo \u00e7do parregullsi e vog\u00ebl mjafton; duhet t\u00eb jet\u00eb shkelje thelb\u00ebsore q\u00eb cenon integritetin. N\u00eb rastin I.Gj., veprimi lidhet drejtp\u00ebrdrejt me besueshm\u00ebrin\u00eb dhe etik\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb \u2018manifest breach\u2019, si n\u00eb rastin Cani, ku falsifikimi i dokumenteve u cil\u00ebsua si i till\u00eb. GJEDNJ-ja ka theksuar se shkelje t\u00eb tilla nuk jan\u00eb thjesht formale, por cenojn\u00eb besimin publik te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Hapi 3: Shkelja ka shkaktuar d\u00ebm serioz ndaj besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb syt\u00eb e publikut.<\/p>\n<p>Zbulimi i k\u00ebtij veprimi nga gjyqtarja dhe fakti se \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka gjykuar e vetme tre udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs ka ka krijuar perceptimin publik t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqendrimi t\u00eb vendimmarrjes penale n\u00eb periudha zgjedhore, duke ndikuar n\u00eb besimin ndaj paan\u00ebsis\u00eb institucionale t\u00eb GJKKO-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin Cani, GJEDNJ-ja konstatoi se mungesa e verifikimit nga autoritetet shqiptare d\u00ebmtoi besueshm\u00ebrin\u00eb; e nj\u00ebjta logjik\u00eb vlen edhe k\u00ebtu, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb si ato t\u00eb Berish\u00ebs, Met\u00ebs, Mediut apo edhe Belerit, ku gjyqtarja ka qen\u00eb kryesuese.<\/p>\n<p>N\u00ebse plot\u00ebsohen t\u00eb tre hapat (\u00e7ka ka gjasa t\u00eb larta n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast), ka shkelje t\u00eb nenit 6 \u00a7 1 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje individuale n\u00ebse pretendimet jan\u00eb ngritur m\u00eb par\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>4. Implikimet p\u00ebr vendimet e m\u00ebparshme: jo anulim automatik, por rishikim individual<\/p>\n<p>N\u00eb argumentet e mia n\u00eb ECHR p\u00ebr Canin, theksova se shkelja nuk \u00e7onte n\u00eb anulim masiv t\u00eb vendimeve p\u00ebr arsye t\u00eb siguris\u00eb juridike (legal certainty) dhe parimit t\u00eb res judicata. GJEDNJ-ja e konfirmoi k\u00ebt\u00eb: konstatimi i shkeljes nuk krijon detyrim p\u00ebr shtetin q\u00eb t\u00eb rihap\u00eb automatikisht t\u00eb gjitha rastet e ngjashme.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin q\u00eb po analizojm\u00eb, efekti \u00ebsht\u00eb individual. Pal\u00ebt e prekura dhe ato q\u00eb e kan\u00eb ngritur pretendimin q\u00eb n\u00eb fillim mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rishikim ose ta \u00e7ojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb GJEDNJ, si\u00e7 b\u00ebra un\u00eb n\u00eb rastin Cani.<\/p>\n<p>N\u00ebse pala nuk e ka ngritur pretendimin, edhe pse ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti (mediat e kan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb nga viti 2023), ka gjasa q\u00eb pretendimi t\u00eb konsiderohet i r\u00ebn\u00eb n\u00eb dekadenc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, vendimet e dh\u00ebna mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb cenueshme individualisht, por nuk ka anullim automatik t\u00eb tyre. N\u00ebse pal\u00ebt kan\u00eb ngritur pretendime n\u00eb proceset nga viti 2023 e n\u00eb vijim (si\u00e7 kam v\u00ebn\u00eb re se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb z. Berisha dhe z. Beleri), ka gjasa q\u00eb GJEDNJ t\u00eb aplikoj\u00eb vendimin Cani kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ky rast tregon se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb vet\u00eb e kam mb\u00ebshtetur deri n\u00eb miratimin kushtetues, duhet t\u00eb zbatohet me rigorozitet dhe pa dallime. Fshehja e rekordeve cenon themelet e nj\u00eb gjyq\u00ebsori t\u00eb pavarur, dhe testi me tre hapa i GJEDNJ-s\u00eb ofron nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar gabimet, por vet\u00ebm individualisht, jo me efekte zinxhir. Koleg\u00ebt dhe t\u00eb interesuarit duhet t\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb klient\u00ebt e tyre t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb raste konkrete p\u00ebr rishikim, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shenim i autorit: Ky shkrim bazohet n\u00eb raportime publike dhe n\u00eb analiz\u00eb juridike, pa paragjykuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale apo disiplinore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard HALIMI Testi me tre hapa i GJEDNJ-s\u00eb p\u00ebr \u2018Tribunal established by law\u2019: Rasti Cani dhe c\u00ebnueshm\u00ebria e vendimeve n\u00eb rastet Berisha etj Koleg\u00eb, avokat\u00eb dhe jurist\u00eb, por edhe gazetar\u00eb, m\u00eb kan\u00eb pyetur k\u00ebto dit\u00eb rreth implikimeve t\u00eb mundshme t\u00eb rastit t\u00eb gjyqtares Irena Gjoka, nisur edhe nga vendimi i suksessh\u00ebm n\u00eb Strasburg (ECHR), &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75859,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-134232","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134232"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134232\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134233,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134232\/revisions\/134233"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}