{"id":134244,"date":"2026-01-23T10:47:33","date_gmt":"2026-01-23T10:47:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134244"},"modified":"2026-01-23T10:48:57","modified_gmt":"2026-01-23T10:48:57","slug":"per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/23\/per-shqiperine\/","title":{"rendered":"P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Arlind BAJAJ<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-106776\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Bajaj1-300x150.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"150\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Bajaj1-300x150.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Bajaj1-768x383.png 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Bajaj1-660x330.png 660w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Bajaj1.png 800w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Prej afro 10 vitesh, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me nj\u00eb krim t\u00eb madh kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Shtypja dhe largimi masiv i qytetar\u00ebve shqiptar kan\u00eb arritur ta \u00e7ojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: Fshatra t\u00eb zbrazura, qytete t\u00eb boshatisura, rritja e mosh\u00ebs mesatare, masiviteti i moshave t\u00eb treta, ardhja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga vendet e varfra t\u00eb lindjes, varf\u00ebria ekstreme, papun\u00ebsia n\u00eb shifra t\u00eb larta, falimentimi i bizneseve. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb ndodhura p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb vetme, pasurimi deri n\u00eb ekstrem i qeveritar\u00ebve.<br \/>\nN\u00ebse do t\u00eb flisnim p\u00ebr jetes\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb mjaftonte t\u2019i referoheshim Institutit t\u00eb Statistikave (INSTAT), i cili e cil\u00ebson rrog\u00ebn minimale n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebraf\u00ebrsisht 440 \u20ac n\u00eb muaj (neto), nd\u00ebrsa at\u00eb mesatare rreth 680 \u20ac (neto). Nd\u00ebrsa n\u00ebse do t\u00eb flisnim p\u00ebr \u00e7mimet, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kishte kuptim. Nj\u00eb qera minimale sht\u00ebpie \u00ebsht\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht 450 \u20ac (p\u00ebr muaj) nd\u00ebrsa \u00e7mimi mesatar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie \u00ebsht\u00eb rreth 1\u2019500 \u20ac (p\u00ebr m2).<br \/>\nN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Belinda Balluku, zv. Kryeministre gjithashtu Ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, zot\u00ebron si aset n\u00eb pasurin\u00eb e saj rreth 300 apartamente n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nMir\u00ebpo, Belinda Balluku nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i vet\u00ebm i korrupsionit, t\u00eb tjer\u00eb persona si\u00e7 jan\u00eb: Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka, Ilir Beqja, Vangjush Dako, Plarent Ndreca, Jurges \u00c7yrbja, Saimir Tahiri, kan\u00eb kryer apo vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimet e tyre p\u00ebr korrupsionin e vjedhjet e kryera por edhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb banda apo organizimi dhe udh\u00ebheqja e tyre.<br \/>\nGjithsesi d\u00ebnimet p\u00ebr k\u00ebta qeveritar\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Pasi ata kan\u00eb vjedhur miliona euro dhe arrijn\u00eb t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb burgut dhe drejt\u00ebsis\u00eb me m\u00eb pak se tre vite d\u00ebnim. E nuk do t\u00eb kishte se si t\u00eb ndodhte ndryshe n\u00eb nj\u00eb shtet si Shqip\u00ebria, ku nj\u00eb kryebashkiak i korruptuar si Benet Beci, i cili shfryt\u00ebzon bandat p\u00ebr ardhjen e tij n\u00eb pushtet, b\u00ebn takime kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb me ish drejtuesin dhe zv. Drejtuesin aktual t\u00eb SPAK (Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar) Arben Kraja. Po ashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr prokurore e SPAK, Irena Gjoka, person q\u00eb ka nd\u00ebrruar pes\u00eb mbiemra, fsheh nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb marr\u00eb nga shteti grek q\u00eb ka \u00e7uar deri n\u00eb d\u00ebbimin e saj nga Greqia, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb falsifikuara.<br \/>\nTeksa duket haptazi kriminaliteti n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb till\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, struktura t\u00eb tjera si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e policis\u00eb vlen p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur. Punonj\u00ebsit e policis\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se kan\u00eb nj\u00eb kriminalitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se SPAK, arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb ngjarje kriminale p\u00ebr shkak t\u00eb urdhrave t\u00eb epror\u00ebve t\u00eb lart\u00eb. Ato urdh\u00ebra kan\u00eb arritur deri n\u00eb rr\u00ebmbimin e qytetar\u00ebve, si\u00e7 ishte edhe rasti i ish zv. Drejtorit t\u00eb AKSHI-t, Daniel Shima. Por gjithsesi, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ndihen m\u00eb t\u00eb sigurt, pasi me an\u00eb t\u00eb kamerave q\u00eb do t\u00eb mbik\u00ebqyrin rrug\u00ebt n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cilat arrijn\u00eb vler\u00ebn e 52\u2019000 \u20ac (vet\u00ebm nj\u00eb prej tyre), e me an\u00eb t\u00eb kamerave trupore t\u00eb \u00e7do polici, e cila arrin vler\u00ebn e 15\u2019700 \u20ac, do t\u00eb mund t\u00eb parandalohen ngjarje t\u00eb shumta kriminale.<br \/>\nPor raste t\u00eb tilla nuk p\u00ebrmenden shpesh n\u00eb publik. E si mund t\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb nj\u00eb vend ku televizionet t\u00eb cilat jan\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb mbyllen. N\u00eb vitin 2015, Agon Channel, nj\u00eb televizion i cili shpesh denonconte afera korruptive t\u00eb qeveris\u00eb, u mbyll vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mos p\u00eblqimit t\u00eb saj. Pronari i k\u00ebtij televizioni, Francesco Be\u00e7hetti, nj\u00eb biznesmen i njohur italian arriti t\u00eb marr\u00eb 110 milion \u20ac (nga shteti shqiptar), pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Paris, si nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes s\u00eb k\u00ebtij televizioni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe t\u00eb padrejt\u00eb. Nj\u00eb rast i ngjash\u00ebm ka ndodhur edhe n\u00eb ambientet e televizionit News 24, nj\u00eb media mjaft e njohur n\u00eb Shqip\u00ebri. Policia hyn n\u00eb ambientet e k\u00ebtij televizioni duke nxjerr\u00eb jasht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt dhe duke nd\u00ebrprer\u00eb menj\u00ebher\u00eb sinjalin e k\u00ebtij televizioni. Mir\u00ebpo, k\u00ebsaj here nuk ia arriti q\u00ebllimit p\u00ebr ta mbyllur edhe k\u00ebt\u00eb televizion. Mir\u00ebpo, pronari i televizionit News 24 (Irfan Hysenbelliu), mesa duket qenka nj\u00eb armik i vjet\u00ebr i qeveris\u00eb, pasi n\u00eb vitin 2022, me nj\u00eb aksion q\u00eb zgjati fare pak u arrit prishja e nj\u00eb hoteli n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij. Nd\u00ebrsa kjo \u00e7\u00ebshtje ende vazhdon, pasi i nj\u00ebjti person tani ka k\u00ebrkuar nj\u00eb shum\u00eb prej 300 milion\u00eb \u20ac n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut nga shteti shqiptar.<br \/>\nP\u00ebr t\u2019u kthyer p\u00ebrs\u00ebri te televizionet, ato q\u00eb ende kan\u00eb mbetur, nuk kan\u00eb kurrsesi se si t\u00eb mos publikojn\u00eb lajmet e deformuara nga vet\u00eb kryeministri. Nj\u00eb shembull fare i qart\u00eb ndodhi n\u00eb dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku Marco Rubio, sekretari amerikan i shtetit publikoi nj\u00eb urim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, duke u kujdesur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur gjithashtu edhe kartelet e drog\u00ebs t\u00eb lidhura me Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebshtu Kryeministri, Edi Rama publikoi urimin, por jo plot\u00ebsisht, duke \u201charruar\u201d kritik\u00ebn nga sekretari amerikan i shtetit n\u00eb lidhje me kartelet e drog\u00ebs. E si rrjedhoj\u00eb, i nj\u00ebjti urim u publikua nga pothuajse t\u00eb gjitha mediat n\u00eb vend.<br \/>\nVet\u00ebm e vet\u00ebm sepse Kryeministrin ton\u00eb e prekin mesazhet q\u00eb i jepen p\u00ebr lidhjen me kartelet e drog\u00ebs. Nuk ka si t\u00eb ndodh\u00eb ndryshe kur lidhja e tij me kartelin Sinaloa t\u00eb Meksik\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dukshme se kurr\u00eb. N\u00eb nj\u00eb emision t\u00eb tij, Dan Bongino, ish gazetari dhe ish n\u00ebndrejtuesi i FBI, pas publikimit t\u00eb lidhjeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs me ish drejtuesin e FBI n\u00eb New York, Charles McGonigal, zbuloi gjithashtu edhe p\u00ebr lidhjen e tij me Lyftar Hys\u00ebn, kreun e familjes Hysa. Luftar Hysa njihet p\u00ebr ortak\u00ebrit\u00eb me kartelin Sinaloa, gjithashtu edhe p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb rrjeti kazinosh n\u00eb Shqip\u00ebri, ku dyshohet p\u00ebr ortak\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb me v\u00ebllain e kryeministrit, Olsi Rama. Por, gjithsesi ai nuk mundi t\u2019i shp\u00ebtonte bizneset e tij n\u00eb Amerik\u00eb, pasi ato iu sekuestruan nga FinCEN.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb dalje t\u00eb tij n\u00eb vitin 2019, kryeministri Edi Rama shprehej se ishte i prekur p\u00ebr varf\u00ebrimin e shqiptar\u00ebve nga bastet dhe kazinot\u00eb dhe gjithashtu edhe var\u00ebsia q\u00eb ata kishin krijuar nga ky ves. Mir\u00ebpo, koha e v\u00ebrtetoi se ai nuk ishte aspak i shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebto fakte, por e vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai ishte i shqet\u00ebsuar ishte biznesmeni Ervis Martinaj. N\u00eb vitin 2021, gjat\u00eb nj\u00eb takimi ai i jep nj\u00eb mesazh biznesmenit, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar se i dinte targat e makinave. Vlen p\u00ebr t\u2019u theksuar fakti se Ervis Martinaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i cili \u00ebsht\u00eb i zhdukur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre vite.<br \/>\nN\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb vazhdonim t\u00eb p\u00ebrmendnim ende elemente nga shkat\u00ebrrimi i k\u00ebtij shteti, arsimi do t\u00eb ishte hapi i radh\u00ebs. N\u00eb projektin PISA, i cili teston nx\u00ebn\u00ebsit e arsimit t\u00eb mes\u00ebm, rezultatet e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb ulje. N\u00eb rezultatet e fundit, Shqip\u00ebria renditej m\u00eb posht\u00eb se Palestina, shtet i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vite.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb arritur n\u00eb degradimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb gjith\u00eb, e nj\u00eb kombi t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb largimin e m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb keqedukimin e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb popullat\u00ebs. N\u00eb shkat\u00ebrrimin ekonomik t\u00eb gjith\u00eb popullsis\u00eb, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm, pasurimin e pushtetar\u00ebve, e qeveris\u00eb, e kryeqeveris\u00ebsit, e Edi Ram\u00ebs. Personit q\u00eb shfrenohet n\u00eb luks, dehet me nj\u00eb shishe ver\u00eb me vler\u00eb 33\u2019000 \u20ac dhe vjedh n\u00eb nj\u00eb kopsht n\u00eb zyr\u00ebn e tij, i cili ka vler\u00eb mbi tre milion\u00eb \u20ac.<br \/>\nGjith\u00e7ka ka arritur kulmin, nuk mund t\u00eb durojm\u00eb m\u00eb. Jemi nj\u00eb popull pa \u00ebnd\u00ebrr, pa t\u00eb ardhme. E vetmja rrug\u00eb q\u00eb ngelet me nj\u00eb diktator t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballja! Revolta! Ngritja! Ndryshimi! P\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb! P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arlind BAJAJ Prej afro 10 vitesh, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me nj\u00eb krim t\u00eb madh kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Shtypja dhe largimi masiv i qytetar\u00ebve shqiptar kan\u00eb arritur ta \u00e7ojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: Fshatra t\u00eb zbrazura, qytete t\u00eb boshatisura, rritja e mosh\u00ebs mesatare, masiviteti i moshave t\u00eb treta, ardhja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":131301,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-134244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134244"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134246,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134244\/revisions\/134246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}