{"id":134309,"date":"2026-01-23T18:28:47","date_gmt":"2026-01-23T18:28:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134309"},"modified":"2026-01-23T18:28:47","modified_gmt":"2026-01-23T18:28:47","slug":"berisha-kjo-qeveri-nuk-ka-me-legjitimitet-sepse-ka-vjedhur-zgjedhjet-dhe-ka-plackitur-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/23\/berisha-kjo-qeveri-nuk-ka-me-legjitimitet-sepse-ka-vjedhur-zgjedhjet-dhe-ka-plackitur-qytetaret\/","title":{"rendered":"Berisha: Kjo qeveri nuk ka m\u00eb legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka pla\u00e7kitur qytetar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD Sali Berisha gjat\u00eb \u2018Foltores\u2019 me t\u00eb rinjt\u00eb demokrat\u00eb tha se, kjo qeveri nuk ka m\u00eb legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka pla\u00e7kitur qytetar\u00ebt, kam besim se ju do e p\u00ebrmbysni at\u00eb me sukses.<\/p>\n<p>Sipas tij, opozita ka faktuar dhe denoncuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme vjedhjen e zgjedhjeve, duke e ekspozuar Edi Ram\u00ebn si autor t\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb nuk p\u00ebrmbush asnj\u00eb standard demokratik.<\/p>\n<p>Berisha theksoi se, nj\u00eb qeveri e dal\u00eb nga zgjedhje t\u00eb lira nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet p\u00ebrve\u00e7se me vot\u00eb, por n\u00ebnvizon se kjo qeveri nuk g\u00ebzon m\u00eb k\u00ebt\u00eb mbrojtje kushtetuese, pasi ka dhunuar zgjedhjet dhe \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb duke vjedhur qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Berisha: <\/strong>Sot, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb opozit\u00eb e cila q\u00ebndron e vendosur n\u00eb idealet e saj.<\/p>\n<p>Q\u00ebndron e vendosur t\u00eb vazhdoj\u00eb betej\u00ebn gjer n\u00eb p\u00ebrmbysjen e k\u00ebsaj diktature.<\/p>\n<p>Por edhe dy gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb zhvillohet sot n\u00eb dy rrethana apo n\u00eb dy kushte jasht\u00ebzakonisht t\u00eb favorshme dhe k\u00ebto jan\u00eb, s\u00eb pari demaskimi, denoncimi q\u00eb i b\u00ebm\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr vjedhjen e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Opozita faktoi se ky njeri nuk zhvillon zgjedhje, ky pla\u00e7kit zgjedhje.<\/p>\n<p>Ky u p\u00ebrpoq me t\u00eb gjitha mjetet t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb raportin dhe d\u00ebshtoi totalisht.<\/p>\n<p>Dhe ky p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe mbar\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb autori i nj\u00eb farse elektorale.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tha raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs? N\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb ndahet partia nga shteti.<\/p>\n<p>Kaq miq.<\/p>\n<p>T\u00eb thuash parti shtet, je n\u00eb moniz\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk ka zgjedhje n\u00eb parti shtet, sepse n\u00eb gar\u00eb dalin disa parti dhe shteti gjigant me t\u00eb gjitha mjetet e tij.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb gar\u00eb m\u00eb, \u00ebsht\u00eb fars\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo ishte nj\u00eb arritje q\u00eb na jep ne t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb \u00e7do sekond\u00eb, \u00e7do minut\u00eb \u00e7do or\u00eb, t\u00eb punojm\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij armiku t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb armik i liris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt as me shqiptar\u00ebt, as me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky duhet t\u00eb ik\u00eb nj\u00eb minut\u00eb e m\u00eb par\u00eb, t\u00eb ket\u00eb fundin q\u00eb meriton si diktator.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nj\u00eb qeveri q\u00eb del nga zgjedhje t\u00eb lira, ju jeni t\u00eb rinj, por duhet ta dini q\u00eb nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet. Nuk ke t\u00eb drejt\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se u q\u00ebndron parimeve q\u00eb u beson, t\u00eb k\u00ebrkosh rr\u00ebzimin e nj\u00eb qeverie q\u00eb del nga zgjedhje t\u00eb lira p\u00ebrve\u00e7se me vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Protesta mund t\u00eb b\u00ebsh, por sovrani e ka autorizuar at\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb aq sa e thot\u00eb Kushtetuta.<\/p>\n<p>Por kjo qeveri nuk ka legjitimitet sepse ka dhunuar zgjedhjet.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, edhe p\u00ebr qeveri q\u00eb dalin nga zgjedhje t\u00eb lira, n\u00eb qoft\u00eb se ato kapen duke vjedhur qytetar\u00ebt, ato humbasin legjitimitetin.<\/p>\n<p>Pra, ka dy faktor\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb paligjshme k\u00ebt\u00eb qeveri, farsa elektorale dhe pla\u00e7kitja e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb qeveri e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb, nj\u00eb kryeminist\u00ebr i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb duke vjedhur miliarda t\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pushtetin p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shkak, \u00ebsht\u00eb arsye m\u00eb madhore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e saj.<\/p>\n<p>Shpresa m\u00eb madhore e shqiptar\u00ebve sot jeni ju, gjenerata juaj dhe un\u00eb kam besimin m\u00eb t\u00eb madh se do ta p\u00ebrmbysni me sukses.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD Sali Berisha gjat\u00eb \u2018Foltores\u2019 me t\u00eb rinjt\u00eb demokrat\u00eb tha se, kjo qeveri nuk ka m\u00eb legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka pla\u00e7kitur qytetar\u00ebt, kam besim se ju do e p\u00ebrmbysni at\u00eb me sukses. Sipas tij, opozita ka faktuar dhe denoncuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme vjedhjen e zgjedhjeve, duke e ekspozuar Edi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134310,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134311,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134309\/revisions\/134311"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134310"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}