{"id":134362,"date":"2026-01-24T17:09:12","date_gmt":"2026-01-24T17:09:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134362"},"modified":"2026-01-24T17:14:33","modified_gmt":"2026-01-24T17:14:33","slug":"boci-vjedhjet-kane-emra-dhe-shifra-rama-ka-13-vite-qe-i-ka-marre-peng-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/24\/boci-vjedhjet-kane-emra-dhe-shifra-rama-ka-13-vite-qe-i-ka-marre-peng-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i: Vjedhjet kan\u00eb emra dhe shifra! Ka 13 vite q\u00eb ka marr\u00eb peng tok\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i n\u00eb fjal\u00ebn e tij para protestuesve t\u00eb mbledhur, l\u00ebshoi akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201ckllounin modern\u201d dhe \u201chajdutin e 14 miliard\u00eb eurove\u201d.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i tha se, protesta nuk ishte nj\u00eb \u201cspektak\u00ebl politik\u201d, por nj\u00eb thirrje e ardhur nga \u201cdinjiteti, rezistenca, nd\u00ebrgjegja qytetare dhe etja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d. Duke iu drejtuar protestuesve ai deklaroi se ajo nuk ishte selia e shtetit, por \u201ckuplaraja e pushtetit\u201d dhe \u201cvendi i hajnis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kritikave ishin aferat korruptive, t\u00eb cilat fol\u00ebsi i quajti marramend\u00ebse. Ai p\u00ebrmendi shifra konkrete, duke akuzuar p\u00ebr vjedhje n\u00eb skandale si ai i incenerator\u00ebve me 430 milion\u00eb euro dhe koncesionet me 500 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i theksoi gjithashtu se ky pushtet u ka \u201chelmuar jet\u00ebn\u201d dhe fatin shqiptar\u00ebve, duke marr\u00eb peng rinin\u00eb dhe duke e detyruar at\u00eb t\u00eb emigroj\u00eb, si dhe duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb mjerim fermer\u00ebt, bizneset dhe pensionist\u00ebt. N\u00eb mbyllje t\u00eb fjalimit, Bo\u00e7i ofroi nj\u00eb mesazh shprese, duke konfirmuar se ekziston nj\u00eb alternativ\u00eb e udh\u00ebhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Ai deklaroi se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb Shqip\u00ebrie \u201cku pushteti e ka frik\u00eb qytetarin dhe jo qytetari pushtetin\u201d.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Bo\u00e7it<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar zoti Berisha, i nderuar kryetar t\u00eb partive aleate, deputet\u00eb, t\u00eb dashur protestues, qytetar\u00eb e qytetar\u00eb, bashk\u00ebkombas, ju p\u00ebrsh\u00ebndes dhe dua t&#8217;ju them se sot nuk jemi mbledhur p\u00ebr spektak\u00ebl politik, as p\u00ebr t&#8217;u ngopur nd\u00ebrvedi me fjalime mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Nuk jemi mbledhur as p\u00ebr t&#8217;u num\u00ebruar nga dron\u00ebt e mediave vampire t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb cilat i kemi pasur sip\u00ebr kok\u00ebs dhe i kemi sip\u00ebr kok\u00ebs, dhe t\u00eb cilat i kan\u00eb shpallur luft\u00eb t\u00eb hapur opozit\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nuk jemi mbledhur sot as p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb me urrejtje nga perdet e dritareve t\u00eb frik\u00ebs, pushtetit dhe as p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb urrejtje p\u00ebr krimba t\u00eb krimbur n\u00eb pasuri dhe para pushtetit. T\u00eb dashur miq, ne jemi k\u00ebtu sepse ne vler\u00ebsojm\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne jemi k\u00ebtu se na ka thirrur dashuria e familjes. Ne jemi k\u00ebtu se na ka thirrur adhurimi p\u00ebr zotin dhe kombin. Ne jemi k\u00ebtu se na ka thirrur dinjiteti yn\u00eb. Ne jemi k\u00ebtu se na ka thirrur rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare, nd\u00ebrgjegja qytetare, etja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ne jemi thirrur k\u00ebtu nga guximi dhe detyra jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar deri n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin ton\u00eb. Ne jemi k\u00ebtu sepse Shqip\u00ebria jon\u00eb nuk e duron m\u00eb faktin t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb njeri i cili e ka kthyer shtetin n\u00eb pron\u00eb private dhe pron\u00eb t\u00eb bandave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, q\u00eb e ka kthyer qeverin\u00eb n\u00eb klub t\u00eb mbyllur qejfi dhe ahengu, dhe q\u00eb tallet \u00e7do dit\u00eb me fatet e shqiptar\u00ebve. T\u00eb dashur protestues, kjo nd\u00ebrtesa q\u00eb kemi n\u00eb krah nuk \u00ebsht\u00eb Kryeministria e shtetit. Jo, kjo \u00ebsht\u00eb kuplaraja e pushtetit dhe pas atyre blindave q\u00eb duhet t&#8217;i shembim me \u00e7do kusht, nuk \u00ebsht\u00eb pushteti, aty \u00ebsht\u00eb mb\u00ebrthyer frika e pushtetit. Dhe ne duhet ta shembim k\u00ebt\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Dhe aty nuk \u00ebsht\u00eb vendi i qeveris\u00eb, jo, \u00ebsht\u00eb vendi i hajnis\u00eb, i qen\u00ebris\u00eb, q\u00eb kafshon pasurit\u00eb dhe parat\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe shembja e tyre \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb para historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb para vendit, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb para t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe para t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Prandaj jemi sot k\u00ebtu me nj\u00eb num\u00ebr kaq t\u00eb madh protestuesish p\u00ebr t\u00eb shprehur k\u00ebt\u00eb revolt\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb zem\u00ebrim. Dhe ta dini mir\u00eb, t\u00eb dashur qytetar\u00eb, q\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri aferat jan\u00eb marramend\u00ebse, q\u00eb k\u00ebtu vjedhja ka em\u00ebr dhe ka shifra. Dhe fillojn\u00eb me incenerator\u00ebt 430 milion\u00eb, vazhdojn\u00eb me laborator\u00ebt, me koncesionet 500 milion\u00eb dhe marrin rrug\u00ebn e rrug\u00ebve, rrug\u00ebn e tuneleve, t\u00eb unazave, t\u00eb aeroporteve, t\u00eb paras\u00eb pis\u00ebt, dhe k\u00ebtu v\u00ebrtiten miliarda. Dhe po ka em\u00ebr, fillon me Beqajn, me Bllakon, vazhdon me Veliajn dhe Benetin dhe rrokulliset me Ballukun, Agasin dhe t\u00ebrmetin. Dhe nuk mbaron as me Akshin dhe as me Smart City-n. Por ama n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje, ka nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb i bashkon n\u00eb unitetin parti-shtet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai, klouni yn\u00eb modern i shtetit ton\u00eb arkaik. \u00cbsht\u00eb ai hajduti i 14 miliard\u00eb eurove. \u00cbsht\u00eb Edi Rama, i cili pak p\u00ebr neglizhenc\u00ebn ton\u00eb politike, pak p\u00ebr humorin me t\u00eb cil\u00ebn merren batutat e tij q\u00eb n\u00eb fakt shp\u00ebrndajn\u00eb vet\u00ebm urrejtje, pak nga verb\u00ebria me dashje e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, m\u00eb s\u00eb shumti nga krimi i organizuar dhe nga grabitja e zgjedhjeve, e ktheu dit\u00eb pas dite Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e korrupsionit. Dhe \u00e7do dit\u00eb i zhvati, i zhveshi pasuri, toka, det, njer\u00ebz, familje k\u00ebsaj republike. Dhe ky njeri i ka helmuar jet\u00ebn, i ka helmuar tok\u00ebn, i ka helmuar fatin njer\u00ebzve m\u00eb vital\u00eb t\u00eb planetit dhe n\u00eb fund k\u00ebrkon q\u00eb ata ose t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb heshtje, ose t\u00eb largohen nga ky vend.<\/p>\n<p>Ka 13 vite q\u00eb i ka marr\u00eb peng. Ka marr\u00eb peng rinin\u00eb e k\u00ebtij vendi, t\u00eb cil\u00ebn e detyron q\u00eb t\u00eb mallkoj\u00eb dit\u00ebn q\u00eb ka lindur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb largohet nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Ka marr\u00eb peng fermer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt me syt\u00eb nga qielli mallkojn\u00eb pun\u00ebn dhe produktin e tyre. Ka marr\u00eb peng bizneset, ka marr\u00eb peng pensionist\u00ebt, ka marr\u00eb peng mjek\u00ebt, arsimtar\u00ebt, ka marr\u00eb peng qytetar\u00ebt dhe ta dini mir\u00eb, t\u00eb dashur miq, kur p\u00ebrmendet emri i k\u00ebtij njeriu, edhe alfabeti yn\u00eb i shenjt\u00eb b\u00ebhet pis me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Sepse ky njeri vazhdon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb kate fasadash, kate luksi dhe pasurie, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt nd\u00ebrtojn\u00eb kate borxhi, kate mjerimi dhe kate varf\u00ebrie.<\/p>\n<p>Sepse ky njeri dhe eskorta e tij, nd\u00ebrsa num\u00ebrojn\u00eb milionat dhe qindrat e apartamenteve dhe t\u00eb pasuris\u00eb, shqiptar\u00ebt e shkret\u00eb u mbahet fryma tek num\u00ebrojn\u00eb qindarkat e fundit n\u00eb xhepin e tyre. Nd\u00ebrsa ky tallet dhe gajaset me fatin e tyre, shqiptar\u00ebt ofshajn\u00eb p\u00ebr fatin e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre q\u00eb jan\u00eb larguar. Por, ky \u00ebsht\u00eb Edi Rama, ky \u00ebsht\u00eb armiku i shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb, t\u00eb dashur protestues, k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh ka nj\u00eb dilem\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, dilem\u00eb q\u00eb ju e keni brenda, dilem\u00eb q\u00eb e kan\u00eb shqiptar\u00ebt. A ka nj\u00eb alternativ\u00eb? A ka nj\u00eb shpres\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe si nj\u00eb besim i ri? Dhe p\u00ebrgjigja e Sali Berish\u00ebs, p\u00ebrgjigja ime, p\u00ebrgjigja e Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb po, ka nj\u00eb shpres\u00eb, nj\u00eb alternativ\u00eb, sepse ne duam, ne duam nj\u00eb Shqip\u00ebri ku pushteti e ka frik\u00eb qytetarin dhe jo qytetari pushtetin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i n\u00eb fjal\u00ebn e tij para protestuesve t\u00eb mbledhur, l\u00ebshoi akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj qeveris\u00eb dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201ckllounin modern\u201d dhe \u201chajdutin e 14 miliard\u00eb eurove\u201d. Bo\u00e7i tha se, protesta nuk ishte nj\u00eb \u201cspektak\u00ebl politik\u201d, por nj\u00eb thirrje e ardhur nga \u201cdinjiteti, rezistenca, nd\u00ebrgjegja qytetare &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134363,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134362","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134362"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134362\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134366,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134362\/revisions\/134366"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}