{"id":134510,"date":"2026-01-26T14:18:46","date_gmt":"2026-01-26T14:18:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134510"},"modified":"2026-01-26T14:18:46","modified_gmt":"2026-01-26T14:18:46","slug":"diaspora-dhe-tre-dimensionet-e-brain-gain","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/26\/diaspora-dhe-tre-dimensionet-e-brain-gain\/","title":{"rendered":"Diaspora dhe tre dimensionet e Brain Gain"},"content":{"rendered":"<p><strong>Andi Mustafaj<\/strong><br \/>\n<strong>An\u00ebtar i Departamentit Brain Gain<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb fundit nxor\u00ebn n\u00eb pah hendekun e thell\u00eb mes politik\u00ebs shqiptare dhe<br \/>\ndiaspor\u00ebs. Nj\u00eb hendek q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht administrativ apo elektoral, por politik, organizativ<br \/>\ndhe mbi t\u00eb gjitha strategjik. Regjimi aktual e ka par\u00eb diaspor\u00ebn jo si partner, por si instrument.<br \/>\nMe rrjete diplomatike, konsullore dhe informale, shpesh t\u00eb err\u00ebta, ai e ka p\u00ebrdorur at\u00eb<br \/>\nkryesisht p\u00ebr manipulim elektoral dhe propagand\u00eb, kurr\u00eb si burim ideje, force apo nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Partia Demokratike, n\u00eb disa aspekte ka mbetur e bllokuar n\u00eb forma t\u00eb vjetra<br \/>\norganizimi: \u201cdeg\u00eb jasht\u00eb shtetit\u201d, struktura t\u00eb ngurta dhe ceremoniale, q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb<br \/>\nrealitetin e nj\u00eb diaspore moderne, profesionale dhe t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb bot\u00eb, dhe q\u00eb nuk arrijn\u00eb ta<br \/>\np\u00ebrfshijn\u00eb at\u00eb n\u00eb vendimmarrje. Kjo situat\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb re politike dhe<br \/>\norganizative: zgjerimin dhe thellimin e modelit Brain Gain si bosht i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb Partis\u00eb<br \/>\nDemokratike me diaspor\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Nga deg\u00eb n\u00eb hap\u00ebsira, nj\u00eb organizim i ri p\u00ebr diaspor\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti Brain Gain nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb struktur\u00eb periferike, por si nj\u00eb nga shtyllat<br \/>\nstrategjike t\u00eb organizimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb fleksib\u00ebl, fluide dhe inovuese,<br \/>\ne nd\u00ebrtuar mbi parimin \u201cnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr \u00e7do demokrat\u201d, ku shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs nuk ftohen<br \/>\nthjesht t\u00eb identifikohen politikisht, por t\u00eb kontribuojn\u00eb realisht.<\/p>\n<p>Kjo hap\u00ebsir\u00eb ka disa funksione themelore: nd\u00ebrtimin e nj\u00eb regjistri t\u00eb sakt\u00eb dhe dinamik t\u00eb<br \/>\ndiaspor\u00ebs; p\u00ebrgatitjen serioze p\u00ebr ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs; dhe krijimin e mekanizmave<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit q\u00eb i japin dinjitet dhe z\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit. Por mbi t\u00eb gjitha, ajo duhet<br \/>\nt\u00eb jet\u00eb ura e Brain Gain-it, e konceptuar jo si nj\u00eb proces i vet\u00ebm, por si nj\u00eb strategji me tre<br \/>\ndimensione t\u00eb dallueshme dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura.<\/p>\n<p><strong>Tre dimensionet e Brain Gain<\/strong><\/p>\n<p>Brain Gain politik \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb dhe nis q\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Ai synon p\u00ebrfshirjen e atyre<br \/>\nindivid\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, dije dhe vullnet p\u00ebr t\u2019u angazhuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb<br \/>\njet\u00ebn politike p\u00ebrmes Partis\u00eb Demokratike. Numri i tyre mund t\u00eb mos jet\u00eb masiv, por pesha e<br \/>\ntyre \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Ata jan\u00eb bart\u00ebs t\u00eb nj\u00eb kulture tjet\u00ebr institucionale, t\u00eb nj\u00eb<br \/>\nstandardi tjet\u00ebr profesional dhe t\u00eb nj\u00eb etike tjet\u00ebr publike. P\u00ebrmes tyre, PD jo vet\u00ebm pasurohet<br \/>\nintelektualisht, por forcon besueshm\u00ebrin\u00eb e saj si alternativ\u00eb qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Brain Gain administrativ nis n\u00eb momentin kur Partia Demokratike merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e<br \/>\nqeverisjes. K\u00ebtu k\u00ebrkohet nj\u00eb korniz\u00eb ligjore dhe institucionale q\u00eb krijon kushte reale p\u00ebr<br \/>\nkthimin e profesionist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb administrat\u00eb, universitete, sistem sh\u00ebndet\u00ebsor, drejt\u00ebsi<br \/>\ndhe institucione publike. Ky \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr modernizimin e shtetit: jo<br \/>\nthjesht kthimi i individ\u00ebve, por injektimi i standardeve dhe praktikave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Brain Gain ekonomik \u00ebsht\u00eb dimensioni m\u00eb i gjer\u00eb dhe afatgjat\u00eb. Kur politika dhe administrata<br \/>\nreformohen, krijohet klima e besimit q\u00eb sjell kthimin e sip\u00ebrmarr\u00ebsve, investitor\u00ebve dhe<br \/>\ndrejtuesve t\u00eb kompanive shqiptare t\u00eb diaspor\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb momenti kur Shqip\u00ebria pushon s\u00eb<br \/>\nqeni vet\u00ebm vend emigracioni dhe fillon t\u00eb b\u00ebhet vend kthimi. Brain Gain ekonomik sjell<br \/>\nkapital, vende pune dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpara kthimit t\u00eb trurit, ruajtja e lidhjes shpirt\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb pa ekuivok: p\u00ebrpara se t\u00eb mendosh p\u00ebr kthimin e trurit, duhet t\u00eb<br \/>\nmendosh p\u00ebr mos shk\u00ebputjen e shpirtit. Kthimi fizik i diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pamundur pa ruajtur<br \/>\nlidhjen shpirt\u00ebrore dhe institucionale me vendin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i ri q\u00eb largohet sot p\u00ebr studime apo pun\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, Berlin apo Nju Jork, n\u00ebse kalon pes\u00eb<br \/>\napo dhjet\u00eb vite pa asnj\u00eb kontakt institucional me Shqip\u00ebrin\u00eb, pa rrjet bashk\u00ebpunimi, pa<br \/>\nndjesin\u00eb se vendi e kujton dhe e fton, nuk do t\u00eb kthehet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti e ka braktisur at\u00eb duke i l\u00ebn\u00eb s\u00eb lidhje t\u00eb vetme me vendin at\u00eb q\u00eb ka me familjar\u00ebt q\u00eb ka<br \/>\nl\u00ebn\u00eb mbrapa. N\u00eb k\u00ebto kushte, edhe n\u00ebse kthehet, shk\u00ebputja shpirt\u00ebrore e tej zgjatur n\u00eb koh\u00eb<br \/>\nsjell edhe nj\u00eb shk\u00ebputje me realitetin dhe zhvillimin e vendit duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kthim, cilado t\u00eb<br \/>\njet\u00eb forma e k\u00ebtij kthimi, kund\u00ebr produktiv.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kthim i sforcuar i nj\u00eb diaspore t\u00eb larguar shpirt\u00ebrisht krijon, ose m\u00eb sakt\u00eb ushqen, nj\u00eb<br \/>\nhendek t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb q\u00eb lidhet me konfliktin e kompetencave midis atyre q\u00eb<br \/>\nvijn\u00eb nga jasht\u00eb dhe atyre q\u00eb nuk jan\u00eb larguar. Fatkeq\u00ebsisht, shum\u00eb shpesh, k\u00ebto dy kategori<br \/>\njan\u00eb vendosur p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs, sikur nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se tjetra nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato n\u00eb<br \/>\nfakt plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj, politika e diaspor\u00ebs nuk nis me thirrjen \u201ckthehuni\u201d, por me nd\u00ebrtimin e lidhjeve.<br \/>\nLidhje q\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb, q\u00eb krijojn\u00eb bashk\u00ebpunim, q\u00eb japin kuptim dhe krenari p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb<br \/>\ne nj\u00eb kombi q\u00eb nuk t\u00eb harron. Lidhje q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se askush i vet\u00ebm nuk do e shp\u00ebtoj<br \/>\nShqip\u00ebrin\u00eb, duke dal k\u00ebshtu nga sindroma e mesis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt sindrom\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit,<br \/>\nme nj\u00eb brez q\u00eb e sheh t\u00eb ardhmen n\u00ebp\u00ebrmjet kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs, sado e vog\u00ebl q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rrjeti i ambasador\u00ebve dhe p\u00ebrgatitja p\u00ebr betej\u00ebn e ardhshme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Rrjeti i Ambasador\u00ebve merr nj\u00eb rol qendror. Jo si titull simbolik, por si<br \/>\nstruktur\u00eb veprimi. Shqiptar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, t\u00eb organizuar sipas temave dhe vendeve, q\u00eb<br \/>\nnd\u00ebrtojn\u00eb lidhje me aktor\u00eb politik\u00eb, akademik\u00eb dhe institucional\u00eb n\u00eb vendet ku jetojn\u00eb; q\u00eb<br \/>\nshkruajn\u00eb, flasin, shpjegojn\u00eb dhe denoncojn\u00eb realitetin shqiptar; q\u00eb p\u00ebrgatisin terrenin<br \/>\nnd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr betejat politike q\u00eb PD do t\u00eb zhvilloj\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo struktur\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb fluide, e lidhur ngusht\u00eb me indikator\u00ebt e performanc\u00ebs q\u00eb kemi<br \/>\nshtjelluar m\u00eb par\u00eb, dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete: ide, ndikim, organizim dhe<br \/>\np\u00ebrgatitje p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka dy popuj. Ka nj\u00eb komb me dy hap\u00ebsira. Vet\u00ebm kur k\u00ebto dy hap\u00ebsira t\u00eb<br \/>\ntakohen realisht, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se kemi fituar, m\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb takim vendimtar me Historin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andi Mustafaj An\u00ebtar i Departamentit Brain Gain Zgjedhjet parlamentare t\u00eb fundit nxor\u00ebn n\u00eb pah hendekun e thell\u00eb mes politik\u00ebs shqiptare dhe diaspor\u00ebs. Nj\u00eb hendek q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht administrativ apo elektoral, por politik, organizativ dhe mbi t\u00eb gjitha strategjik. Regjimi aktual e ka par\u00eb diaspor\u00ebn jo si partner, por si instrument. Me rrjete diplomatike, konsullore &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134511,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134510","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134510"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134510\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134512,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134510\/revisions\/134512"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134511"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}