{"id":134532,"date":"2026-01-26T18:14:35","date_gmt":"2026-01-26T18:14:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134532"},"modified":"2026-01-26T18:14:35","modified_gmt":"2026-01-26T18:14:35","slug":"kellici-dhuna-e-rames-eshte-shenja-e-fundit-e-nje-narkoshteti-ne-renie-ne-nuk-trembemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/26\/kellici-dhuna-e-rames-eshte-shenja-e-fundit-e-nje-narkoshteti-ne-renie-ne-nuk-trembemi\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i: Dhuna e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb shenja e fundit e nj\u00eb narkoshteti n\u00eb r\u00ebnie! Ne nuk trembemi!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i duke folur n\u00eb \u2018Foltoren\u2019 tek kryeministria theksoi rolin historik t\u00eb PD-s\u00eb dhe kryetarit Sali Berisha n\u00eb integrimin euroatlantik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, NATO dhe liberalizimi i vizave.<\/p>\n<p>Ai fal\u00ebnderoi qytetar\u00ebt, avokat\u00ebt dhe protestuesit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr mbrojtjen ligjore t\u00eb 19 t\u00eb rinjve t\u00eb ndaluar pas protest\u00ebs s\u00eb 24 Janarit, ku policia sulmoi pa arsye protestuesit paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, K\u00eblli\u00e7i akuzoi qeverin\u00eb dhe Edi Rama p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore, korrupsion, kapje t\u00eb institucioneve, shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe krijim t\u00eb nj\u00eb \u2018narkoshteti\u2019.<\/p>\n<p><strong>K\u00eblli\u00e7i:\u00a0<\/strong>Demokrat\u00eb, qytetar\u00eb, q\u00ebndrestar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar doktor Berisha q\u00eb sot na ndjek live nga Strazburgu, aty ku doktori ka shkuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dit\u00ebn e nes\u00ebrme.<\/p>\n<p>Dhe gjej rastin t&#8217;i rikthej \u00e7do shqiptari q\u00eb na ndjek sot n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb fakt historik q\u00eb nuk e mohon dot as Edi Rama, as mediat e paguara t\u00eb Rilindjes, as Karlo dhe as Mero. Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Europ\u00ebs e an\u00ebtar\u00ebsoi Partia Demokratike n\u00eb 13 korrik t\u00eb vitit 1995.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e pamohueshme e k\u00ebsaj force politike. Sado q\u00eb t\u00eb hedhin balt\u00eb, sado q\u00eb t\u00eb shpifin, sado q\u00eb t\u00eb paguhen nga parat\u00eb e incenerator\u00ebve q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb lin\u00e7uar opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mohuar realitetin, faktet jan\u00eb kok\u00ebforta dhe n\u00eb fakt na tregojn\u00eb se \u00e7do arritje n\u00eb aspektin e integrimit europian, shoq\u00ebruar k\u00ebtu jo vet\u00ebm me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb Europ\u00ebs, por me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, me liberalizimin e vizave, \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e Partis\u00eb Demokratike dhe e doktor Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb keni ardhur sot. Faleminderit avokat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb k\u00ebto dy net n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve, djemve t\u00eb ndaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb paligjshme n\u00eb dy net\u00ebt e kaluara, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb proteste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb i tronditi nga themelet pushtetin.<\/p>\n<p>Faleminderit Eda Grimcit q\u00eb foli e para dhe q\u00eb prin trup\u00ebn e avokat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje djemt\u00eb. Faleminderit atyre 19 djemve q\u00eb jan\u00eb sot duke kaluar nat\u00ebn n\u00eb qeli. Ata guximtar\u00eb q\u00eb do t\u00eb ftoja \u00e7do qytetar q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot k\u00ebtu, \u00e7do demokrat q\u00eb po na ndjek nga media q\u00eb nes\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 10:30 paradite t\u00eb na bashkohet pran\u00eb dhom\u00ebs penale n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur lirimin e k\u00ebtyre djemve dhe kthimin e tyre n\u00eb familjet e tyre, pran\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb, dy net\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard, n\u00eb syt\u00eb e \u00e7do shqiptari e t\u00eb mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, narkoshteti i Edi Ram\u00ebs d\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se kurr\u00eb. Dhe e d\u00ebshmoi n\u00eb fakt duke rrezikuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve me dhun\u00eb, me nj\u00eb dhun\u00eb q\u00eb buron nga humbja e kontrollit, nga frika dhe nga paranoja e fundit t\u00eb pashmangsh\u00ebm. Historia e ka treguar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb se kur pushteti fillon t\u00eb godas\u00eb qytetar\u00ebt e vet pa as edhe nj\u00eb arsye, i ka hyr\u00eb frika n\u00eb palc\u00eb e sidomos frika p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar qytetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u00c7arja e madhe ka filluar, sepse frika q\u00eb mboll\u00ebn mes njer\u00ebzve me metodat m\u00eb tipike mafioze, tashm\u00eb u \u00ebsht\u00eb kthyer t\u00eb gjith\u00ebve mbrapsht. Ndaj gazi lotsjell\u00ebs i skaduar, uji me piper, goditjet pa kursim edhe mbi minoren\u00eb, jan\u00eb vendime politike dhe jo thjesht reagime policore.<\/p>\n<p>Po po, jan\u00eb vendime politike drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga bunkeri i Surrelit, sepse nj\u00eb pushtet i konsumuar kriminal dhe i zhytur thell\u00eb n\u00eb paranoj\u00eb nuk p\u00ebrdor dhun\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb protestuesit, por edhe p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar veten, sepse ky \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb refleks i njohur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb narko-regjim. Dhuna ka qen\u00eb programi i k\u00ebtij sekti qysh se erdh\u00ebn n\u00eb pushtet. Jan\u00eb kujdesur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme t&#8217;ia nxijn\u00eb jet\u00ebn shqiptar\u00ebve n\u00eb \u00e7do lloj m\u00ebnyre.<\/p>\n<p>T&#8217;i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb, t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihen emigrant\u00eb n\u00eb vend t\u00eb vet, t&#8217;u marrin pron\u00ebn, pasurin\u00eb, t&#8217;i vrasin me rrug\u00ebt e pasigurta, me li\u00e7encat p\u00ebr krimin, me barnat e skaduara, me ajrin e helmuar dhe me ujin e papijsh\u00ebm. Korrupsioni i k\u00ebsaj bande mbrapa nesh ka marr\u00eb n\u00eb fakt jet\u00eb njer\u00ebzish. I nj\u00ebjti zinxhir policor q\u00eb bashk\u00ebpunon me krimin, fiku dritat e rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos dokumentohej dhuna t\u00eb shtun\u00ebn e protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb zhdukin identifikimin nga uniforma, nj\u00ebher\u00eb t\u00eb marrin peng p\u00ebr llogari t\u00eb aferave t\u00eb pushtetit apo t\u00eb bandave kriminale e nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vrasin n\u00eb rrug\u00eb duke fshehur arm\u00ebn e krimit. Veprimet antiligjore t\u00eb atij reagimi t\u00eb \u00e7mendur mbi njer\u00ebz jan\u00eb zbatime t\u00eb p\u00ebrpikta t\u00eb urdh\u00ebrave politik\u00eb nga shkel\u00ebsi m\u00eb i madh i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhunuesi i pashpirt i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, kreu i narkoshtetit, Edi Rama.<\/p>\n<p>Sepse dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb qeveris\u00ebsh pa llogaridh\u00ebnie, dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb korrupsioni q\u00eb nuk nd\u00ebshkohet, dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrosh drejt\u00ebsin\u00eb, dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb grabitja dhe zhvatja me duar n\u00eb xhepat e \u00e7do qytetari shqiptar. Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrosh sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, arsimin dhe kultur\u00ebn e nj\u00eb vendi. Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb blesh \u00e7do media p\u00ebr t\u00eb injektuar propagand\u00eb t\u00eb helmt\u00eb n\u00eb \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs dhe t\u00eb nat\u00ebs. Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb detyrosh nj\u00eb brez t\u00eb t\u00ebr\u00eb e gjith\u00eb rinin\u00eb e vendit t\u00eb largohet nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>Ne kemi dokumentuar s\u00eb bashku q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe denoncuar skandalet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, duke i prir\u00eb betej\u00ebs opozitare edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, at\u00ebher\u00eb kur n\u00eb fakt korruptohej dhe kryeagjenti i FBI-s\u00eb, miku i ngusht\u00eb i Edi Ram\u00ebs, Charles McGonigal, at\u00ebher\u00eb kur blihej me vuajtjet e shqiptar\u00ebve \u00e7do influenc\u00eb komb\u00ebtare apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por edhe kur bandit\u00ebt dhe mafia k\u00ebrc\u00ebnonin nga luksi prej investitor\u00ebsh strategjik\u00eb dhe majat e kullave q\u00eb pastronin krime nga m\u00eb monstruozet, ve\u00e7se sundonte pa kund\u00ebrshtar\u00eb Sulltani i Surrelit.<\/p>\n<p>Ne i rezistuam asaj strategjie q\u00eb donte shuarjen ton\u00eb si parti e shqiptar\u00ebve, si popull autokton, por sot nuk na ndal m\u00eb asgj\u00eb. P\u00ebrkundrazi, t\u00eb forcuar si alternativ\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb bashkuar n\u00eb krye t\u00eb betej\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb d\u00ebrm\u00ebn finale k\u00ebsaj k\u00ebrme politike, t\u00eb diskredituar edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, t\u00eb izoluar nga qendrat vendimmarr\u00ebse, ne do t&#8217;i japim fund bashk\u00eb me ju normalizimit t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore, shpopullimit, varf\u00ebrimit dhe shpron\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk na tremb dhuna e tyre, sepse \u00ebsht\u00eb refleksi i fundit prej frik\u00ebs nga zemrata e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. \u00c7far\u00eb na duhet sot dashur miq? K\u00ebmb\u00ebngulje, k\u00ebmb\u00ebngulje, k\u00ebmb\u00ebngulje, q\u00ebndres\u00eb dhe besim se ky shtet p\u00ebrfundimisht ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e num\u00ebrimit mbrapsht. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb partie politike, as e fatit t\u00eb saj, por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje dinjiteti dhe detyrimi ndaj t\u00eb ardhmes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb e t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb begatin\u00eb e nj\u00eb vendi t\u00eb bekuar nga natyra e t\u00eb shp\u00ebtuar nga shqiptar\u00ebt e mir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke ju fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00ebve, ju ftoj dhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb nes\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 10:30 t\u00eb bashkohemi t\u00eb gjith\u00eb te dhoma penale, Gjykata e Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar krah\u00eb atyre 19 heronjve, djemve protestues paq\u00ebsor\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e dy net\u00ebve t\u00eb m\u00ebparshme. Faleminderit dhe me fitore, shihemi n\u00eb protest\u00ebn e radh\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i duke folur n\u00eb \u2018Foltoren\u2019 tek kryeministria theksoi rolin historik t\u00eb PD-s\u00eb dhe kryetarit Sali Berisha n\u00eb integrimin euroatlantik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, NATO dhe liberalizimi i vizave. Ai fal\u00ebnderoi qytetar\u00ebt, avokat\u00ebt dhe protestuesit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr mbrojtjen ligjore t\u00eb 19 t\u00eb rinjve t\u00eb ndaluar pas protest\u00ebs s\u00eb 24 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134533,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134532","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134532"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134532\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134534,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134532\/revisions\/134534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}