{"id":134571,"date":"2026-01-27T10:45:24","date_gmt":"2026-01-27T10:45:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134571"},"modified":"2026-01-27T10:45:24","modified_gmt":"2026-01-27T10:45:24","slug":"bardhi-zevendeskryeministrja-nen-hetim-per-1-1-miliarde-euro-kuvendi-mburoje-politike-per-korrupsionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/27\/bardhi-zevendeskryeministrja-nen-hetim-per-1-1-miliarde-euro-kuvendi-mburoje-politike-per-korrupsionin\/","title":{"rendered":"Bardhi: Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja n\u00ebn hetim p\u00ebr 1.1 miliard\u00eb euro! Kuvendi mburoj\u00eb politike p\u00ebr korrupsionin!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Kuvend tha se, ky parlament po nis pun\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb heshtje t\u00eb q\u00ebllimshme, q\u00eb ka nj\u00eb funksion t\u00eb vet\u00ebm: t\u00eb mbroj\u00eb pushtetin nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Bardhi tha se, sot po p\u00ebrballemi me nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe: a \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb institucion i ligjit apo nj\u00eb mburoj\u00eb politike p\u00ebr korrupsionin dhe kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Bardhit<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Ka momente kur nj\u00eb Parlament nuk d\u00ebshton nga fjal\u00ebt q\u00eb thot\u00eb, por sepse hesht at\u00ebher\u00eb kur duhet t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe sot, ky parlament po nis pun\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb heshtje t\u00eb q\u00ebllimshme, q\u00eb ka nj\u00eb funksion t\u00eb vet\u00ebm: t\u00eb mbroj\u00eb pushtetin nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sot kemi nj\u00eb maxhoranc\u00eb t\u00eb ngritur mbi parat\u00eb e pista t\u00eb korrupsionit dhe karteleve t\u00eb drog\u00ebs, q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb detyr\u00ebs, ka zgjedhur frik\u00ebn. N\u00eb vend t\u00eb ligjit, ka zgjedhur n\u00ebnshtrimin ndaj Kryeministrit.<\/p>\n<p>Prandaj sot, ne nuk po hapim thjesht nj\u00eb sesion t\u00eb ri parlamentar. Sot po p\u00ebrballemi me nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe: a \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb institucion i ligjit apo nj\u00eb mburoj\u00eb politike p\u00ebr korrupsionin dhe kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Q\u00eb prej 19 Dhjetorit, ky Parlament kishte nj\u00eb detyrim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. T\u00eb panegociuesh\u00ebm! T\u00eb painterpretuesh\u00ebm: Duhej t\u00eb vendoste pa vones\u00eb p\u00ebr pranimin ose refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut!<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb m\u00eb pak fjal\u00eb: ky Kuvend kishte nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb vetme: t\u00eb mos i fshihej drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, parlamenti d\u00ebshtoi ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb detyrim!<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja e pandehur vazhdon detyr\u00ebn normalisht, e akuzuar dhe n\u00ebn hetim aktiv p\u00ebr 11 tendera prej 1.1 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb paracaktuar! Her\u00eb nga Belinda Balluku. Her\u00eb nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 16 mij\u00eb faqe n\u00eb dosjen e SPAK-ut.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb deklarata politike t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb sajesa t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 16 mij\u00eb faqe prova t\u00eb korrupsionit nga maja deri n\u00eb themelet e qeverisjes. Jan\u00eb fotografia reale e nj\u00eb qeverie t\u00eb kalbur, m\u00eb e korruptuara dhe m\u00eb e padenja n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb dosje, k\u00ebrkesa jon\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur ishte vet\u00ebm nj\u00eb: Mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb Parlamentit p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>N\u00eb respekt t\u00eb Rregullores, ne e k\u00ebrkuam k\u00ebt\u00eb mbledhje 5 her\u00eb, por Kryetari i Kuvendit nuk u p\u00ebrgjigj. Nuk caktoi dat\u00eb. Nuk dha shpjegim.<\/p>\n<p>Ai thjesht heshti!<\/p>\n<p>Jo sepse ligji ishte i paqart\u00eb, por sepse Kryeministri kishte shpallur fermanin e bllokimit t\u00eb Parlamentit, injorimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK-ut dhe pengimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb 16 mij\u00eb faqeve prova t\u00eb korrupsionit, Niko Peleshi, p\u00ebr turpin e tij, zgjodhi heshtjen. Shkeljen e ligjit. Zbatimin e urdhrit politik.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto akte t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr interesit publik, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se ky Kuvend sot nuk po hap nj\u00eb sesion t\u00eb ri. Ky Kuvend po blen koh\u00eb kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur korrupsionin n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Dhe, kur nj\u00eb Parlament sh\u00ebrben kok\u00ebulur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb koh\u00eb kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb, ai nuk shkel vet\u00ebm ligjin. Ai tradhton besimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Turp zoti Kryetar!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00eb Kryetar Kuvendi ka vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb:<\/p>\n<p>t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Ligjit, jo Kryeministrit.<\/p>\n<p>Por sot, ky institucion nuk drejtohet m\u00eb nga Ligji, por nga interesi personal i Kryeministrit p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kur Kryetari i Kuvendit:<\/p>\n<p>nuk p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebrkesave zyrtare t\u00eb deputet\u00ebve,<br \/>\nnuk cakton mbledhjet q\u00eb rregullorja e detyron<br \/>\nmbyll dyert e Kuvendit<br \/>\ndhe hesht pik\u00ebrisht aty ku ligji k\u00ebrkon veprim, heshtja e tij \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb mburoj\u00eb politike.<\/p>\n<p>Jo p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Jo p\u00ebr Kuvendin.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr Kryeministrin dhe korrupsionin q\u00eb ai po mbron.<\/p>\n<p>Le ta themi qart\u00eb, pa metafora: Ky Kuvend \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb bunker t\u00eb korrupsionit. Jo sepse mungojn\u00eb provat, por sepse k\u00ebtu bllokohet drejt\u00ebsia me urdh\u00ebr t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Zoti Kryetar,<\/p>\n<p>Ju nuk jeni betuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qeverin\u00eb nga drejt\u00ebsia. Jeni betuar p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer ligjit. Dhe sot, p\u00ebr fat t\u00eb keq, keni zgjedhur t\u00eb b\u00ebni t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Sot nuk keni mbrojtur Kushtetut\u00ebn. E keni v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb kodi tjet\u00ebr: kodit t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb mafies politike, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe Ergys Agasi.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrballeni personalisht me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, kthehuni nj\u00eb \u00e7ast pas n\u00eb koh\u00eb dhe aty do t\u00eb gjeni se ky Kuvend ka njohur edhe shembuj t\u00eb integritetit moral.<\/p>\n<p>Ka pasur socialist\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb nuk iu n\u00ebnshtruan vendimeve mafioze. Ata zgjodh\u00ebn dor\u00ebheqjen n\u00eb vend t\u00eb turpit.<\/p>\n<p>&#8220;E jap dor\u00ebheqjen p\u00ebr t\u00eb mbrojtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb modeste dinjitetin e Kuvendit dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do rrezik t\u00eb kriz\u00ebs midis institucioneve\u201d. K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb nj\u00eb ish-kryetari socialist t\u00eb Kuvendit 24 vite m\u00eb par\u00eb mund t\u2019ju sh\u00ebrbejn\u00eb ju sot p\u00ebr t\u00eb kuptuar ndryshimin mes integritetit dhe n\u00ebnshtrimit. Mes sh\u00ebrbimit ndaj ligjit dhe sh\u00ebrbimit ndaj kryeministrit.<\/p>\n<p>Por zoti Kryetar, nuk kam asnj\u00eb iluzion. As ju, as shum\u00eb prej koleg\u00ebve t\u00eb partis\u00eb suaj, nuk mund t\u00eb jeni t\u00eb till\u00eb, sepse integriteti k\u00ebrkon pavar\u00ebsi, k\u00ebrkon liri. Ju nuk keni as nj\u00ebr\u00ebn, as tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbrojtur karrigen tuaj, ju keni zgjedhur t\u2019i n\u00ebnshtroheni paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb diktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku kund\u00ebr SPAK-ut, n\u00eb mbrojtje t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Keni 13 vjet q\u00eb po p\u00ebrpiqeni me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb na impononi k\u00ebt\u00eb paligjshm\u00ebri si normalitet. Korrupsionin si reform\u00eb. Propagand\u00ebn si integrim. Kontrollin si drejt\u00ebsi. Por ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr ta refuzuar k\u00ebt\u00eb normalitet t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb normale n\u00eb nj\u00eb vend ku Parlamenti bllokohet me q\u00ebllim, ku ligji shkelet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur korrupsionin dhe ku drejt\u00ebsia sulmohet sa her\u00eb q\u00eb prek pushtetin.<\/p>\n<p>Dhe e keqja \u00ebsht\u00eb se asgj\u00eb nuk ndodh rast\u00ebsisht. Pas \u00e7do bllokimi, pas \u00e7do paligjshm\u00ebrie, pas \u00e7do sulmi ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00ebndron Edi Rama me modelin e tij antidemonokratik t\u00eb ushtrimit personal t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb toleron korrupsionin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb e orienton, e mbron dhe e p\u00ebrdor korrupsionin si mjet qeverisjeje.<\/p>\n<p>Korrupsioni k\u00ebto 13 vjet nuk \u00ebsht\u00eb aksident.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra se si merren vendimet nga qeveria e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra se si shp\u00ebrndahen parat\u00eb publike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra se si mbahet pushteti.<\/p>\n<p>Korrupsioni \u00ebsht\u00eb vet\u00eb sistemi.<\/p>\n<p>Dhe ky korrupsion nuk \u00ebsht\u00eb abstrakt. Nuk \u00ebsht\u00eb statistik\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb debat televiziv. Nuk jan\u00eb as ca letra n\u00eb dosjet e SPAK-ut, sado t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jen\u00eb ato. Korrupsioni prek jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb \u00e7do qytetari. Korrupsioni ka fytyr\u00eb. Ka kosto. Ka pasoja.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi i jetes\u00ebs q\u00eb shtrenjtohet \u00e7do dit\u00eb, sepse konkurrenca vritet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb paga q\u00eb nuk mjafton, sepse parat\u00eb shkojn\u00eb tek klient\u00ebt dhe qokat p\u00ebr influenc\u00eb t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb spitali pa ila\u00e7e dhe shkolla pa dinjitet dhe cil\u00ebsi, sepse fondet devijohen drejt aferave.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb biznesi i ndersh\u00ebm q\u00eb falimenton, sepse tenderat jan\u00eb t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb emigrimi i t\u00eb rinjve dhe i profesionist\u00ebve, sepse sistemi i korrupsionit n\u00ebn sundimin e Edi Ram\u00ebs u mbyll dyert dhe u vret \u00e7do shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, sot, problemi i k\u00ebtij vendi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i vet\u00ebm, nj\u00eb zyrtar i vet\u00ebm apo nj\u00eb institucion i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb ka kthyer paligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb sistem dhe sistemin n\u00eb mburoj\u00eb personale.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb ka sundon mbi ligjin, mbi Parlamentin dhe mbi drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse drejt\u00ebsia sulmohet sa her\u00eb q\u00eb i afrohet Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Parlamenti bllokohet dhe hesht sa her\u00eb q\u00eb ligji k\u00ebrkon veprim.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kushdo q\u00eb i thot\u00eb \u201cjo\u201d sistemit t\u00eb neveritsh\u00ebm t\u00eb Edi Ram\u00ebs, shtypet, izolohet, diskreditohet ose detyrohet t\u00eb largohet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, akoma ka nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ky pushtet nuk e kontrollon dot: opozit\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen qytetare.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb pranuar fatin q\u00eb na cakton Edi Rama.<\/p>\n<p>Nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb heshtur.<\/p>\n<p>Nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u m\u00ebsuar me padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb pranuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb qeveriset nga frika.<\/p>\n<p>Ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr ta refuzuar k\u00ebt\u00eb fars\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se ligji \u00ebsht\u00eb mbi pushtetin.<\/p>\n<p>Se Parlamenti nuk \u00ebsht\u00eb bunker i korrupsionit dhe karteleve t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private e askujt.<\/p>\n<p>Dhe se shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqen nga nj\u00eb qeveri e pakorruptuar!<\/p>\n<p>Prandaj, kjo betej\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me ata q\u00eb paguajn\u00eb \u00e7do dit\u00eb \u00e7mimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>Me ata q\u00eb duan nj\u00eb vend normal, q\u00eb t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb atyre, jo pushtetit t\u00eb nj\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>Do reagojm\u00eb jo thjesht kund\u00ebr nj\u00eb personi, por kund\u00ebr nj\u00eb modeli q\u00eb vjedh, q\u00eb shtyp dhe q\u00eb zhb\u00ebn t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballemi me nj\u00eb sistem, ku Kryeministri vendos:<\/p>\n<p>kush hetohet,<\/p>\n<p>kush mbrohet,<\/p>\n<p>kush fiton,<\/p>\n<p>dhe kush hesht.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij sistemi, opozita ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: q\u00ebndres\u00ebn.<\/p>\n<p>Korrupsioni varf\u00ebron, papun\u00ebsia d\u00ebbon dhe padrejt\u00ebsia mbyll \u00e7do der\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo betej\u00eb nuk fitohet me heshtje, por me kuraj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Me nisjen e k\u00ebtij sesioni t\u00eb ri, ky Parlament po p\u00ebrpiqet t\u00eb vazhdoj\u00eb si zakonisht.<\/p>\n<p>Por asgj\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb si zakonisht.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Ju duhet t\u00eb reagoni jo p\u00ebr nj\u00eb parti. Jo p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr, por p\u00ebr dinjitetin tuaj, p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Ftesa ime e sinqert\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar shqiptar q\u00eb nuk i do f\u00ebmij\u00ebt e vet emigrant\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos qendrojn\u00eb spektator\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit nga korrupsioni dhe kartelet e drog\u00ebs. Sot \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb \u00e7do prind t\u00eb b\u00ebhet aktor i ndryshimit.<\/p>\n<p>Sepse lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat nuk dhurohen.<\/p>\n<p>Ato fitohen dhe mbrohen.<\/p>\n<p>Sepse Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb ndershmit humbasin dhe t\u00eb korruptuarit fitojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb shoq\u00ebri nuk shkat\u00ebrrohet kur g\u00ebnjehet. Nj\u00eb shoq\u00ebri dhe nj\u00eb vend shkat\u00ebrrohet kur m\u00ebsohet t\u00eb jetoj\u00eb me g\u00ebnjeshtr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb shoq\u00ebri pa barazi para ligjit nuk ka t\u00eb ardhme!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Kuvend tha se, ky parlament po nis pun\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb heshtje t\u00eb q\u00ebllimshme, q\u00eb ka nj\u00eb funksion t\u00eb vet\u00ebm: t\u00eb mbroj\u00eb pushtetin nga drejt\u00ebsia. Bardhi tha se, sot po p\u00ebrballemi me nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe: a \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":131589,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134571","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134571"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134571\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134572,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134571\/revisions\/134572"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}