{"id":134597,"date":"2026-01-27T17:56:00","date_gmt":"2026-01-27T17:56:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134597"},"modified":"2026-01-27T18:05:00","modified_gmt":"2026-01-27T18:05:00","slug":"akti-normativ-i-fundvitit-nje-buxhet-qe-tregon-deshtim-jo-zhvillim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/27\/akti-normativ-i-fundvitit-nje-buxhet-qe-tregon-deshtim-jo-zhvillim\/","title":{"rendered":"Akti normativ i fundvitit, nj\u00eb buxhet q\u00eb tregon d\u00ebshtim, jo zhvillim!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Akti normativ i fundvitit, i miratuar nga qeveria, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb reflektim politik mbi gjendjen ekonomike dhe sociale t\u00eb vendit. P\u00ebrkundrazi, ai konfirmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb model qeverisjeje q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb administroj\u00eb pasojat e keqqeverisjes s\u00eb vet, duke shmangur \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe duke shtyr\u00eb n\u00eb koh\u00eb problemet reale t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb Akt Normativ del s\u00ebrish n\u00eb pah filozofia e qeverisjes s\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve: munges\u00eb vizioni, kapje e shtetit, p\u00ebrdorim klientelist i paras\u00eb publike dhe nj\u00eb p\u00ebrbuzje e hapur ndaj shtresave m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ky akt normativ nuk korrigjon asgj\u00eb, nuk reformon asgj\u00eb dhe nuk i sh\u00ebrben askujt tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 vet\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Qeveria e mb\u00ebshtet nxjerrjen e akteve normativ n\u00eb nenin 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili lejon nxjerrjen e akteve normative me fuqin\u00eb e ligjit vet\u00ebm n\u00eb raste nevoje dhe urgjence. Ky nen ka karakter p\u00ebrjashtimor dhe nuk mund t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjeruar, pasi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrjashtim nga rregulli themelor kushtetues sipas t\u00eb cilit ligji i buxhetit, miratohet nga Kuvendi.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i aktit normativ p\u00ebr t\u00eb ndryshuar buxhetin p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, t\u00eb sanksionuar n\u00eb nenin 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe t\u00eb rolit ekskluziv t\u00eb Kuvendit n\u00eb miratimin dhe kontrollin e financave publike. Sipas Kushtetut\u00ebs, buxheti i shtetit miratohet me ligj nga Kuvendi dhe \u00e7do ndryshim thelb\u00ebsor i tij duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs procedur\u00eb parlamentare, me debat, shqyrtim n\u00eb komisione dhe transparenc\u00eb publike. Akti normativ e anashkalon k\u00ebt\u00eb proces dhe e redukton Kuvendin n\u00eb nj\u00eb organ formal ratifikues, duke cenuar funksionin e tij kushtetues. Po ashtu, afati 45-ditor p\u00ebr miratimin e aktit normativ cenon parimin e siguris\u00eb juridike, pasi nuk garanton koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shqyrtim t\u00eb kujdessh\u00ebm, analiza t\u00eb ndikimit fiskal dhe kontroll real parlamentar.<\/p>\n<p>Ndryshimi i shpesht\u00eb i buxhetit me akte normative p\u00ebrb\u00ebn gjithashtu shkelje t\u00eb parimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb menaxhimin e financave publike, pasi buxheti \u00ebsht\u00eb akt normativ vjetor me karakter programor dhe parashikues. P\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i akteve normative p\u00ebr rishikimin e tij e zhvesh buxhetin nga funksioni i tij planifikues dhe e kthen at\u00eb n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb varur nga vendimmarrja e ekzekutivit. Kjo praktik\u00eb bie ndesh me standardet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, dob\u00ebson kontrollin demokratik mbi financat publike dhe krijon nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr qeverisjen p\u00ebrmes p\u00ebrjashtimit dhe jo p\u00ebrmes ligjit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, rishikimi i buxhetit me akte normative c\u00ebnon parimet e OECD-s\u00eb dhe rekomandimet e vijueshme t\u00eb FMN-s\u00eb. Konkretisht n\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.oecd.org%2Fen%2Fpublications%2Foecd-budget-transparency-toolkit_9789264282070-en.html%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTAAYnJpZBExTkl4dW9IUjU1Y1NoS1BQS3NydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR7GEEyTkqdDONHr5UmN1CHZ0kHiqlNQj8JMPQJV_CZUeVwup0StxBdx9GUnxQ_aem_MMsG1Wm1qtCibJ3ni_ngDg&amp;h=AT1lNZu6uan5caw69Bd-NMJl5ZdcIABPn8AiZGkfgn3LIBFdGR1U-T9NOZbAyHH1Qi9h6ynARVyVSY-HL2phCqZFYUSN87od_Eph7nbaSh825ztQ8gWaHz6SEKs1dmsRqLKSVhoIbO6Heg&amp;__tn__=-UK-R&amp;c%5b0%5d=AT33yK4JvFz-mnsp9TIJnOfhNKP7WKkYGLmDaW1_7yqGKZqgj6qAVMvPyAbjmz7fpYaqk7TB2CHLFsgvOJfs31SSMT-ipJeGI1YJ1-M9_6qc2EWMP2uPVVfiZWoM7cXz7xNJDYYqM7WnPAgtATk_RM52nOkTZmCusp7KHny6s6-5NKO08wAWGHLamx5vAg_mJdYOk3ajL2XvdKfegpkQphs8peBitF8S_UeV1Q\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>https:\/\/www.oecd.org\/&#8230;\/oecd-budget-transparency-toolkit&#8230;<\/strong><\/a>\\ , kapitulli Kapitullin A.4 \u2013 \u201cThe supplementary budget\u201d, thuhet se aktet me fuqi ligjore q\u00eb ndryshojn\u00eb buxhetin duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rralla, t\u00eb justifikuara dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb miratim nga parlamenti; n\u00eb Kapitullin C.3 \u2013 \u201cParliamentary approval of the budget\u201d, theksohet se ndryshimet buxhetore gjat\u00eb vitit duhet t\u00eb shqyrtohen dhe miratohen nga parlamenti, p\u00ebr t\u00eb garantuar kontrollin parlamentar dhe transparenc\u00ebn e qart\u00eb etj.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb thelb, ky akt normativ nuk sjell asnj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor n\u00eb parametrat makroekonomik\u00eb t\u00eb buxhetit. Vlera nominale e Prodhimit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Bruto mbetet e pandryshuar, duke treguar se qeveria nuk ka asnj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ri mbi ecurin\u00eb reale t\u00eb ekonomis\u00eb. Po ashtu, nuk ndryshon as masa e deficitit buxhetor, e p\u00ebrcaktuar vet\u00ebm dy muaj m\u00eb par\u00eb me aktin normativ t\u00eb tetorit 2025. Ky fakt tregon se qeveria nuk ka nd\u00ebrtuar asnj\u00eb politik\u00eb t\u00eb re fiskale, por thjesht po kryen zhvendosje t\u00eb brendshme fondesh p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimet n\u00eb zbatimin e buxhetit.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn e t\u00eb ardhurave, ato mbeten sipas parashikimeve t\u00eb aktit normativ t\u00eb tetorit, duke d\u00ebshmuar se qeveria nuk ka arritur as t\u00eb mbledh\u00eb m\u00eb shum\u00eb, as t\u00eb korrigjoj\u00eb politikat fiskale, as t\u00eb adresoj\u00eb informalitetin apo evazionin.<\/p>\n<p>Ndryshe nga t\u00eb ardhurat, n\u00eb an\u00ebn e shpenzimeve kemi rialokime t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb cilat n\u00eb vetvete jan\u00eb tregues i nj\u00eb keqmenaxhimi t\u00eb thell\u00eb. Edhe pse shpenzimet totale nuk ndryshojn\u00eb, brenda tyre v\u00ebrehet nj\u00eb zhvendosje fondesh q\u00eb nuk bazohet n\u00eb prioritete zhvillimi apo nevoja sociale, por n\u00eb emergjenca t\u00eb krijuara nga vet\u00eb qeveria.<\/p>\n<p>Rritja e shpenzimeve operative t\u00eb qeverisjes qendrore me 54 milion\u00eb euro, ose 6.8 p\u00ebr qind, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb shqet\u00ebsues t\u00eb k\u00ebtij akti normativ. N\u00eb nj\u00eb vend ku sh\u00ebrbimet publike vuajn\u00eb nga mungesa e fondeve, ku shkollat dhe spitalet kan\u00eb nevoja bazike t\u00eb paplot\u00ebsuara, ku mb\u00ebshtetja p\u00ebr fermer\u00ebt dhe bizneset e vogla \u00ebsht\u00eb minimale, qeveria zgjedh t\u00eb rris\u00eb shpenzimet operative t\u00eb administrat\u00ebs. Edhe m\u00eb problematik \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb kjo rritje nuk shoq\u00ebrohet me transparenc\u00eb. Nuk dihet se cilat institucione p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimesh dhe me \u00e7far\u00eb rezultatesh konkrete. Argumenti se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre fondeve shkojn\u00eb p\u00ebr skema mb\u00ebshtet\u00ebse, vendime gjyq\u00ebsore apo Policin\u00eb e Shtetit nuk mjafton. P\u00ebrkundrazi, ai k\u00ebrkon sqarim t\u00eb detajuar p\u00ebr \u00e7do institucion buxhetor. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sqarimi, mbetet e fort\u00eb dyshimi se qeveria nuk heq dor\u00eb nga lukset qeveritare, nga shpenzimet e panevojshme dhe nga kultura e administrimit t\u00eb fryr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element problematik \u00ebsht\u00eb alokimi i 12.3 milion\u00eb eurove shtes\u00eb p\u00ebr transferte t\u00eb pakusht\u00ebzuara ndaj nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Tiran\u00ebs, me q\u00ebllim shlyerjen e detyrimeve t\u00eb prapambetura. Ky vendim hap nj\u00eb debat thelb\u00ebsor mbi p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb fiskale t\u00eb pushtetit vendor. K\u00ebto detyrime nuk jan\u00eb krijuar nga fatkeq\u00ebsi natyrore apo kriza t\u00eb paparashikuara, por nga keqmenaxhimi, pun\u00ebsimet klienteliste, kontratat abuzive dhe mungesa e kontrollit financiar. Fakti q\u00eb shumica d\u00ebrrmuese e k\u00ebtyre bashkive drejtohen nga e nj\u00ebjta forc\u00eb politike q\u00eb drejton qeverin\u00eb qendrore e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb perceptimin se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shp\u00ebrblim politik p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb dhe abuzimin.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn sociale, shtesa prej 12.5 milion\u00eb eurosh p\u00ebr ndihm\u00ebn ekonomike dhe paaft\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb e kufizuar vet\u00ebm p\u00ebr shp\u00ebrblimet e fundvitit. Nuk kemi asnj\u00eb reform\u00eb strukturore, asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb adresuar varf\u00ebrin\u00eb e thell\u00eb, munges\u00ebn e minimumit jetik, p\u00ebrjashtimin social apo emigrimin masiv. Qeveria zgjedh t\u00eb jap\u00eb bonuse, jo t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb politika t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, duhet rikujtuar se dhjet\u00ebra amendamente sociale jan\u00eb propozuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb buxhetit 2026 dhe jan\u00eb refuzuar sistematikisht, duke treguar munges\u00eb vullneti politik p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur shtresat m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb situata e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb. Asnj\u00eb ndryshim n\u00eb financim, duke ruajtur nivelin prej 14 milion\u00eb eurosh p\u00ebr vitin 2025. Me k\u00ebto ritme, do t\u00eb duhen m\u00eb shum\u00eb se dy dekada p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimin financiar ndaj k\u00ebsaj shtrese t\u00eb vuajtur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Krahasimi me vitin 2013, kur u alokuan 30 milion\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm dhe tregon qart\u00eb braktisjen 12-vje\u00e7are dhe premtimet e pambajtura t\u00eb qeveris\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>Edhe fondi i rind\u00ebrtimit mbetet i pandryshuar, pa asnj\u00eb informacion mbi ecurin\u00eb e projekteve, objektet n\u00eb nd\u00ebrtim dhe financimin p\u00ebr secilin prej tyre. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshtimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qeveris\u00eb. Rind\u00ebrtimi pas t\u00ebrmetit t\u00eb n\u00ebntorit 2019 duhej t\u00eb ishte nj\u00eb proces i mbyllur brenda nj\u00eb ose dy vitesh, ashtu si\u00e7 u premtua publikisht nga kryeministri dhe kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Sot, gjasht\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, flitet p\u00ebr p\u00ebrfundim n\u00eb vitin 2028. Kjo situat\u00eb ngre dyshime serioze p\u00ebr tenderime abuzive, klienteliz\u00ebm, vonesa t\u00eb q\u00ebllimshme dhe munges\u00eb transparence n\u00eb shp\u00ebrndarjen e banesave p\u00ebr familjet e prekura.<\/p>\n<p>Ulja e investimeve publike me 52 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tregues i qart\u00eb i d\u00ebshtimit n\u00eb zbatimin e projekteve. Qeveria nuk kursen sepse ka optimizuar shpenzimet, por sepse nuk arrin t\u00eb zbatoj\u00eb projektet q\u00eb vet\u00eb ka planifikuar. Mungesa e nj\u00eb liste t\u00eb detajuar t\u00eb projekteve q\u00eb preken nga k\u00ebto ulje e b\u00ebn t\u00eb pamundur vler\u00ebsimin real t\u00eb ndikimit. Megjithat\u00eb, p\u00ebrvoja e viteve t\u00eb fundit tregon se fondet vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohen kryesisht te rrug\u00ebt dhe betoni, nd\u00ebrsa sektor\u00eb si arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, bujq\u00ebsia, inovacioni dhe zhvillimi rural mbeten kronikisht t\u00eb n\u00ebnfinancuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, rasti i Albcontrol dhe \u00e7\u00ebshtja Becchetti jan\u00eb shembulli m\u00eb flagrant i kostos s\u00eb arroganc\u00ebs dhe korrupsionit qeveritar. Vet\u00ebm brenda dy muajsh, mbi 70 milion\u00eb euro jan\u00eb derdhur nga buxheti i shtetit p\u00ebr t\u00eb mbuluar pasojat e nj\u00eb vendimi arbitrazhi q\u00eb dikur u minimizua publikisht. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb po paguajn\u00eb sot fatur\u00ebn e gabimeve politike dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr d\u00ebmin e shkaktuar.<\/p>\n<p>Ky akt normativ nuk adreson:<\/p>\n<p>\u2013 kriz\u00ebn n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe eksodin e mjek\u00ebve,<\/p>\n<p>\u2013 kolapsin e arsimit dhe r\u00ebnien e cil\u00ebsis\u00eb,<\/p>\n<p>\u2013 d\u00ebshtimin e arsimit profesional,<\/p>\n<p>\u2013 braktisjen e bujq\u00ebsis\u00eb dhe fshatit,<\/p>\n<p>\u2013 var\u00ebsin\u00eb e ekonomis\u00eb nga betoni dhe nd\u00ebrtimi,<\/p>\n<p>\u2013 rritjen e borxhit publik dhe munges\u00ebn e transparenc\u00ebs,<\/p>\n<p>\u2013 koncesionet dhe PPP-t\u00eb q\u00eb po g\u00ebrryejn\u00eb buxhetin p\u00ebr dekada.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ky akt normativ nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb d\u00ebshmon qart\u00eb se qeveria ka humbur orientimin strategjik, duke zgjedhur t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb nj\u00eb sistem klientelist dhe t\u00eb menaxhoj\u00eb pasojat e keqqeverisjes s\u00eb vet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb buxhet pa vizion, pa drejt\u00ebsi sociale dhe pa zhvillim, q\u00eb i sh\u00ebrben m\u00eb shum\u00eb mbijetes\u00ebs politike sesa interesit publik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Akti normativ i fundvitit, i miratuar nga qeveria, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb reflektim politik mbi gjendjen ekonomike dhe sociale t\u00eb vendit. P\u00ebrkundrazi, ai konfirmon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb model qeverisjeje q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb administroj\u00eb pasojat e keqqeverisjes s\u00eb vet, duke shmangur \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe duke shtyr\u00eb n\u00eb koh\u00eb problemet reale t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":134601,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-134597","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134597","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134597"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134597\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134598,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134597\/revisions\/134598"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134597"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134597"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134597"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}