{"id":134599,"date":"2026-01-27T17:59:42","date_gmt":"2026-01-27T17:59:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134599"},"modified":"2026-01-27T17:59:42","modified_gmt":"2026-01-27T17:59:42","slug":"disiplina-e-mashtrimit-nuk-mundet-me-liri-veprimi-zyra-e-antipropagandes-truri-qe-mungon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/27\/disiplina-e-mashtrimit-nuk-mundet-me-liri-veprimi-zyra-e-antipropagandes-truri-qe-mungon\/","title":{"rendered":"Disiplina e mashtrimit nuk mundet me liri veprimi: Zyra e Antipropagand\u00ebs, truri q\u00eb mungon"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Nga Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Keqardhja \u00ebsht\u00eb mjeti p\u00ebr sh\u00ebrimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrgjegjes, her\u00eb e sinqert\u00eb e her\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fill i holl\u00eb hipokrizie justifikuese, pa qen\u00eb n\u00eb asnj\u00ebrin rast ila\u00e7i \u00e7udib\u00ebr\u00ebs q\u00eb i ndryshon rrethanat dhe ngjarjet. Aq m\u00eb shum\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur keqardhja derdhet n\u00eb ankes\u00eb, nis t\u00eb ftillohet nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 absurdi pezmos\u00ebs ku vet\u00eb autori q\u00eb ka n\u00eb duar zgjidhjen merr n\u00eb ankes\u00ebn e tij \u00e7oroditjen e cilitdo q\u00eb e rrethon dhe e pret reagimin prej vet\u00eb atij. Ky derivim mendimesh vlen n\u00eb jet\u00eb, e si p\u00ebr dreq, gjith\u00eb \u00e7\u2018vlen n\u00eb jet\u00eb vlen shum\u00ebfish n\u00eb politik\u00eb, aty ku shpesh, keqardhja kolektive \u00ebsht\u00eb frut i far\u00ebs s\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb regjimet e buta jodemokratike me ngjyrime autoritare, klienteliste dhe kriminale, duhet t\u00eb m\u00ebsohesh me zhvillimin e nj\u00eb cikli teatral ku ngjarja ngjizet her\u00eb nga vet\u00eb pushteti, &#8211; kujtuar kjo n\u00eb raste t\u00eb nismave, reformave apo monolog\u00ebve publik\u00eb t\u00eb stisur, -her\u00eb ngjizet aksidentalisht duke dal\u00eb nga kontrolli i pushtetit, si p\u00ebr shembull, nj\u00eb skandal qeveritar, nj\u00eb krim me p\u00ebrmasa shokuese e t\u00eb tjera shfrenime q\u00eb skuten n\u00eb m\u00ebkatet e shum\u00ebllojta t\u00eb pushteteve gjith\u00eb njolla. Cilado qoft\u00eb m\u00ebnyra e ardhjes n\u00eb jet\u00eb t\u00eb ngjarjes, skenari mban gjith\u00eb pesh\u00ebn e p\u00ebrcjelljes s\u00eb k\u00ebtij teatri sipas regjis\u00eb s\u00eb pushtetit. Ai \u00ebsht\u00eb i shkruar me zot\u00ebsi dhe autenticitet, i kuruar, i orientuar, e njeh mir\u00eb target-in e tij e po kaq t\u00eb qart\u00eb e ka edhe q\u00ebllimin. Fuqin\u00eb e skenarit e mbret\u00ebron nj\u00eb detaj, centralizimi dhe kontrolli strikt p\u00ebr retorik\u00ebn q\u00eb do t\u00eb qarkulloj\u00eb. Propaganda, skenari dora vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb fillimi dhe fundi i p\u00ebrmbushjes s\u00eb misionit, vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit t\u00eb ngritur mbi t\u00eb pav\u00ebrtetat. Fuqia e propagand\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00ebsisht vet\u00ebm kaq. M\u00eb s\u00eb shumti q\u00ebndron ajo n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e t\u00eb krijuarit t\u00eb nj\u00eb vorbulle masive q\u00eb nuk p\u00ebrpin vet\u00ebm mendimin dhe pik\u00ebpamjen publike, por edhe vet\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e pushtetit. Si nj\u00eb mas\u00eb malinje q\u00eb p\u00ebrhapet, ajo u helmon edhe kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb saj retorik\u00ebn, u gllab\u00ebron dhe u drejton m\u00ebnyr\u00ebn e reagimit. Nj\u00eb vorbull rr\u00ebmbyese q\u00eb krejt forc\u00ebn p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar e tkurr n\u00eb keqardhje, ankes\u00eb, denoncim, duke e vendosur pal\u00ebn p\u00ebrball\u00eb n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim sa t\u00eb padrejt\u00eb aq edhe grotesk p\u00ebrmes nj\u00eb pyetjeje logjike: \u201cKujt i ankohen p\u00ebr detyr\u00ebn e tyre\u201d?<\/p>\n<p><strong>Zyra e Antipropagand\u00ebs: Truri q\u00eb mungon<\/strong><\/p>\n<p>Krijimi i zyr\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs do t\u00eb ishte hapi i par\u00eb i hartimit t\u00eb nj\u00eb regjie p\u00ebr demontimin e skenarit t\u00eb pushtetit, propagand\u00ebs. Fizike apo vet\u00ebm pjes\u00ebrisht e till\u00eb -pra me shqiptar\u00eb brenda dhe\/apo jasht\u00eb vendit, &#8211; zyra e antipropagand\u00ebs synon qend\u00ebrzimin e nj\u00eb regjie komunikimi dhe investigimi n\u00ebp\u00ebrmjet ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga jo m\u00eb shum\u00eb se rreth dhjet\u00eb burime njer\u00ebzore me nj\u00eb curriculum dhe d\u00ebshmi brilante n\u00eb fushat si Shkenca Politike, Gazetari\/Publicistik\u00eb, Shkenca Komunikimi, Statistik\u00eb\/Data Analysis. L\u00ebnia e t\u00eb till\u00eb detyre profesionist\u00ebve, duke e theksuar n\u00eb t\u00eb konceptuarin si e till\u00eb \u2013 detyr\u00eb, &#8211; as d\u00ebshir\u00eb, as kontribut ideologjik apo hap\u00ebsir\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, shmang nj\u00eb problem klasik n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje, arroganc\u00ebn epistemike t\u00eb amator\u00ebve, problem i cili n\u00eb betejat opozitare peshon m\u00eb shum\u00eb. Vendndodhja e k\u00ebtyre burimeve njer\u00ebzore duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kombinim brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb lexohet sa me ftoht\u00ebsin\u00eb (larg\u00ebsin\u00eb) aq edhe me p\u00ebrfshirjen (af\u00ebrsin\u00eb) e duhur n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dor\u00ebzimi dhe centralizimi i fushat\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs nj\u00eb grupimi t\u00eb till\u00eb profesionist\u00ebsh, do t\u00eb k\u00ebrkonte edhe shmangien e ambicieve t\u00eb tyre nga garat politike t\u00eb brendshme &#8211; pra brenda partis\u00eb &#8211; ose t\u00eb jashtme. Kjo mund t\u00eb realizohet ose n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebsimit t\u00eb tyre t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe kontraktual, ose n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paraprake q\u00eb siguron se marrja n\u00eb dor\u00eb e nj\u00eb fushate t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb q\u00ebllimeve individuale, t\u00eb cilat ndon\u00ebse legjitime, her\u00eb shkojn\u00eb paralelisht me q\u00ebllimin e madh, rr\u00ebzimin e propagand\u00ebs dhe regjimit, her\u00eb e devijojn\u00eb dhe zbehin at\u00eb duke kompromentuar deri zhb\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjet e nj\u00eb strukture t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Antipropaganda \u00ebsht\u00eb shum\u00eb\u00e7ka ve\u00e7se nj\u00eb kauz\u00eb politike personale.<\/p>\n<p><strong>Zyra e antipropagand\u00ebs duhet t\u2018i konceptoj\u00eb detyrat e saj si nj\u00eb sistem n\u00eb tre nivele:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb (z\u00ebri publik);<br \/>\nMilitant\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit (z\u00ebri n\u00eb terren dhe nga terreni);<br \/>\nKund\u00ebrsulmi direkt dhe Z\u00ebri i shifrave.<\/p>\n<p>(1) P\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb (z\u00ebri publik). Detyr\u00eb primare e zyr\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi dhe p\u00ebrgatitja e vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb komunikimit, z\u00ebrit publik t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb, si nj\u00eb p\u00ebrgjigje e nevojshm\u00ebris\u00eb absolute p\u00ebr nj\u00eb regji q\u00ebndrore n\u00eb \u00e7montimin e vij\u00ebs propagandistike t\u00eb regjimit n\u00eb media dhe platforma komunikimi publike. Kjo n\u00ebnkupton s\u00eb pari p\u00ebrzgjedhjen strikte dhe target-imin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb p\u00ebr trajtimin e nj\u00eb teme t\u00eb caktuar n\u00eb media duke patur si kriter baz\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm ekspertiz\u00ebn dhe mbulimin profesional t\u00eb asaj fushe. T\u00eb till\u00eb mund t\u00eb mos jen\u00eb domosdoshm\u00ebrisht deputet\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur edhe k\u00ebta t\u00eb fundit mbulojn\u00eb fush\u00ebn e debatit duke patur p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb mos shk\u00eblqimin retorik, s\u00eb paku kompetenc\u00ebn p\u00ebr demontimin e sakt\u00eb t\u00eb retorik\u00ebs s\u00eb blinduar t\u00eb kund\u00ebrshtarit, i cili p\u00ebrball\u00eb duhet t\u00eb gjej\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb opozitar ekspert t\u00eb fush\u00ebs. S\u00eb dyti, kjo vij\u00eb e par\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb q\u00eb sh\u00ebrben si z\u00eb mediatik duhet t\u00eb marr\u00eb nga zyra e propagand\u00ebs nj\u00eb linj\u00eb q\u00ebndrore editoriale me pikat strategjike t\u00eb argumentimit p\u00ebr t\u2018u rrahur n\u00eb sinkron t\u00eb plot\u00eb n\u00eb studiot e mbr\u00ebmjes ku trajtohet m\u00eb s\u00eb shumti aktualiteti. S\u00eb treti, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel, zyra e antipropagand\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti strategjin\u00eb \u201cthird-party validation\u201d, shqip\u00ebruar si strategjia e koalicionit me aktor\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm, si nj\u00eb strategji efektive p\u00ebr t\u00eb rritur besueshm\u00ebrin\u00eb e kund\u00ebr-narrativ\u00ebs p\u00ebrmes autoriteteve p\u00ebrtej profilizimit partiak, autoritete t\u00eb jashtme, figura t\u00eb respektuara publike q\u00eb mbartin nj\u00eb lloj kurioziteti p\u00ebr shkak t\u00eb mosshpalljes q\u00eb q\u00ebllimeve politike dhe pavar\u00ebsis\u00eb nga p\u00ebrditshm\u00ebria politike.<\/p>\n<p>(2) Militant\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit (z\u00ebri n\u00eb terren dhe nga terreni). Niveli i dyt\u00eb i detyrave t\u00eb zyr\u00ebs ka si synim t\u00eb saj veprimtarin\u00eb antipropagandistike t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare n\u00eb terren n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb ngusht\u00eb: militantit. Lidhja e ngusht\u00eb mes militantit dhe zyr\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs b\u00ebhet duke u deleguar atyre rolin e lajm\u00ebtarit t\u00eb kund\u00ebr-narrativ\u00ebs n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb terrenit. S\u00eb pari, zyra e antipropagand\u00ebs formulon \u201cfjalorin dekonstruktiv\u201d p\u00ebr t\u00eb treguar se si manipulohet gjuha. N\u00eb form\u00eb praktike dhe t\u00eb thjesht\u00ebzuar, gati n\u00eb flet\u00ebpalosje t\u00eb her\u00ebpashershme, ky fjalor merr vler\u00eb kur i d\u00ebrgohet nj\u00eb grupi militant\u00ebsh me t\u00eb cil\u00ebt zyra e antipropagand\u00ebs mban kontakt n\u00eb t\u00eb gjitha deg\u00ebt e rretheve. Marr\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalor, ata kan\u00eb detyr\u00ebn ta shp\u00ebrndajn\u00eb at\u00eb n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb rast\u00ebsore apo qytetar\u00ebve n\u00eb rrug\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb ekzekutor\u00ebt e strategjis\u00eb \u201cFrame breaking\u201d. S\u00eb dyti, po prej militant\u00ebve dhe deg\u00ebve, zyra e antipropagand\u00ebs siguron realizimin e projekteve t\u00eb \u201cdemaskimit t\u00eb sinkronizuar\u201d n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb aktualitetit. Pasi ka krijuar nj\u00eb platform\u00eb masive opozitare online, shtuar k\u00ebsaj domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb z\u00ebri mediatik pran\u00eb saj, zyra e antipropagand\u00ebs k\u00ebrkon nga militant\u00ebt nj\u00eb denoncim faktik nga terreni, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar dhe n\u00eb kulmin e audienc\u00ebs publike n\u00eb trajtimin e tem\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebr shembull turizmit, u jepet z\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb kund\u00ebrnarrativa t\u00eb \u00e7montoj\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale me z\u00ebra dhe profile qytetar\u00ebsh nga terreni. Kjo metod\u00eb i sh\u00ebrben krijimit t\u00eb nj\u00eb ritmi informacioni nga terreni q\u00eb i mbivendoset informacionit t\u00eb antipropagand\u00ebs n\u00eb or\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb dit\u00ebs si lajmet e mbr\u00ebmjes apo talk show-t politik\u00eb t\u00eb Prime time. Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb sinkronizimi absolut me regjimin p\u00ebrmes logjik\u00ebs: antipropaganda ka detyr\u00eb ditore t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb at\u00eb q\u00eb err\u00ebson sot propaganda.<\/p>\n<p>(3) Kund\u00ebrsulmi direkt dhe Z\u00ebri i shifrave. N\u00ebse suksesi i realizimit t\u00eb detyrave n\u00eb dy nivelet e para varet nga autoriteti i zyr\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs brenda partis\u00eb politike e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bindshm\u00ebria e aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ndaj saj, kund\u00ebrsulmi direkt dhe z\u00ebri i shifrave ka p\u00ebr protagonist kryesor dhe t\u00eb vet\u00ebm ekipin prej dhjet\u00eb vet\u00ebsh t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs, nd\u00ebrsa antagonisti mbetet po i nj\u00ebjti, regjimi. Kund\u00ebrsulmi direkt i shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji brilante e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve po kaq brilant\u00eb t\u00eb fushatave elektorale. Shpesh misterioz\u00eb n\u00eb profil, t\u00eb p\u00ebrllogaritur dhe profesional\u00eb, shembuj si Steven Cheung, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i fushat\u00ebs elektorale t\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb SHBA 2024 i presidentit Donald Trump, sot drejtor i komunikimit i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, jan\u00eb prova p\u00ebr efektshm\u00ebrin\u00eb e kund\u00ebrsulmit. Zyra e antipropagand\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb tret\u00eb ka detyr\u00ebn e kund\u00ebrsulmit agresiv si t\u00eb ishte kulmi i nj\u00eb fushate elektorale. Taktika e Cheung konsistonte n\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale dhe dyfish m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb \u00e7do deklarate t\u00eb kund\u00ebrshtarit q\u00eb tentonte t\u00eb b\u00ebnte lajmin e dit\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjia t\u00eb b\u00ebhej lajm i par\u00eb m\u00eb shpejt se vet\u00eb p\u00ebrgjigjia. Pa pritur, pa humbur koh\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb lajmin t\u00eb p\u00ebrhapet dhe dep\u00ebrtoj\u00eb, kund\u00ebrsulmi agresiv n\u00ebnkupton kund\u00ebrp\u00ebrgjigje n\u00eb koh\u00eb rekord dhe t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar p\u00ebr \u00e7do deklarat\u00eb helmuese t\u00eb kund\u00ebrshtarit, p\u00ebrmes medias s\u00eb shkruar, daljes urgjente p\u00ebr shtyp ose \u2018slashing statements\u2019 (deklarata t\u00eb ashpra) sulmuese e jo konstatuese n\u00eb rrjetet sociale. Pa dashur, kjo e fut vet\u00eb propagand\u00ebn n\u00eb spiralen e nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u2018u kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur s\u00ebrish duke i p\u00ebr\u00e7artur agjend\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb plan mund t\u00eb ndihmoj\u00eb edhe paralajm\u00ebrimi i hersh\u00ebm, ku zyra e antipropagand\u00ebs p\u00ebrgatit paraprakisht kund\u00ebrmesazhet bazuar tek parashikimi p\u00ebr mesazhet q\u00eb do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb regjimi, i cili \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb pak surprizues n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si shet vizitat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, projektet infrastrukturore etj.<\/p>\n<p>Ky nivel i tret\u00eb i detyrave t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs duhet t\u2018i n\u00ebnshtrohet po ashtu fuqis\u00eb q\u00eb ka leximi i vazhduesh\u00ebm i terrenit p\u00ebrmes shifrave dhe z\u00ebshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre. Kryerja e sondazheve me frekuenc\u00eb javore duhet t\u00eb jet\u00eb etik\u00eb funksionimi p\u00ebr \u00e7do parti politike, por n\u00eb rastin e zyr\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs, ato duhen kryer p\u00ebr t\u2018i dh\u00ebn\u00eb z\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit qytetar dhe mosdakord\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara. Kjo do t\u00eb kishte s\u00eb pari si efekt kryesor bjerrjen e perceptimit t\u00eb rrem\u00eb se vula zgjedhore reflekton vullnetin e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve; dhe s\u00eb dyti do t\u00eb reflektonte n\u00eb publik shum\u00ebsin\u00eb e kund\u00ebrshtis\u00eb ndaj vendimeve arbitrare t\u00eb qeveris\u00eb bazuar n\u00eb shifra statistikore. T\u00eb tilla sondazhe shp\u00ebrndahen m\u00eb pas n\u00eb t\u00eb paktat media me vet\u00ebdijen e etik\u00ebs dhe pavar\u00ebsis\u00eb si pushtet i kat\u00ebrt dhe p\u00ebrdoren vazhdimisht n\u00eb daljet mediatike si argument pasqyrimi. Ekspert\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb 10-shen e zyr\u00ebs s\u00eb antipropagand\u00ebs do t\u00eb kishin po ashtu p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb kontrasteve vizuale dhe statistikave duke i vendosur mesazhet propagandistike n\u00eb kontekst negativ.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, propaganda \u00ebsht\u00eb p\u00ebshtjellim i nj\u00eb mend\u00ebsie t\u00eb mbrapsht\u00eb mashtrimi, e cila ka ngurt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb muri thuajse t\u00eb pal\u00ebkundsh\u00ebm, ku secila tull\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj, i urdh\u00ebruar t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb vendin dhe rolin e vet, \u00e7ka nuk l\u00eb m\u00eb nuanca dyshimi n\u00eb bindjen se propaganda \u00ebsht\u00eb frut i nj\u00eb disipline t\u00eb hekurt mashtrimi ku rolet jan\u00eb t\u00eb ndara. Nj\u00eb disiplin\u00eb mashtrimi nuk mundet dot kurr\u00eb me liri veprimi, andaj p\u00ebrgjigjia duhet t\u00eb jet\u00eb po e till\u00eb, disiplin\u00eb, ve\u00e7se e premtuar ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. P\u00ebr \u00e7do ushtar t\u00eb mashtrimit, p\u00ebrball\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb nj\u00eb ushtar i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb dy n\u00ebn komand\u00ebn e gjeneral\u00ebve t\u00eb kah\u00ebve t\u00eb kund\u00ebrt. Zyra e antipropagand\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb modestisht gjenerali deri m\u00eb tani i munguar i njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb, por pa disiplin\u00eb. Vet\u00ebm kur ky fakt t\u00eb ndryshoj\u00eb, keqardhja nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb opsion ngush\u00ebllimi.<\/p>\n<p><strong>Pranvera Shehaj (Dr.) Politologe, Ekonomiste, Publiciste<\/strong><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pranvera SHEHAJ Keqardhja \u00ebsht\u00eb mjeti p\u00ebr sh\u00ebrimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrgjegjes, her\u00eb e sinqert\u00eb e her\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fill i holl\u00eb hipokrizie justifikuese, pa qen\u00eb n\u00eb asnj\u00ebrin rast ila\u00e7i \u00e7udib\u00ebr\u00ebs q\u00eb i ndryshon rrethanat dhe ngjarjet. Aq m\u00eb shum\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur keqardhja derdhet n\u00eb ankes\u00eb, nis t\u00eb ftillohet nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 absurdi pezmos\u00ebs ku vet\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90550,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-134599","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134599"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134599\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134600,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134599\/revisions\/134600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90550"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}