{"id":134616,"date":"2026-01-27T22:30:54","date_gmt":"2026-01-27T22:30:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=134616"},"modified":"2026-01-28T12:40:41","modified_gmt":"2026-01-28T12:40:41","slug":"ish-zv-ministri-i-arsimit-te-rames-denoncon-17-milione-euro-shkuan-ne-xhepat-e-mogherinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/01\/27\/ish-zv-ministri-i-arsimit-te-rames-denoncon-17-milione-euro-shkuan-ne-xhepat-e-mogherinit\/","title":{"rendered":"Ish-zv.ministri i Arsimit t\u00eb Ram\u00ebs denoncon\/ 17 milion\u00eb euro shkuan n\u00eb xhepat e Mogherinit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kryeqytet, n\u00eb zon\u00ebn e njohur si \u201cQytet Studenti\u201d, ku nd\u00ebr vite strehohet numri m\u00eb i madh i student\u00ebve, po punohet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr ngritjen e kampusit t\u00eb Kolegjit Europian, nj\u00eb kolegj elitar i cili shtrihet n\u00eb vet\u00ebm 3 qytete n\u00eb bot\u00eb: n\u00eb Bruges t\u00eb Brukselit, Natolin t\u00eb Polonis\u00eb dhe q\u00eb nga viti 2024, aktiviteti i tij u zgjerua edhe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ky projekt u mir\u00ebprit nga ekspert\u00ebt dhe autoritetet si nj\u00eb zhvillim i cili sillte n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb ekspertiz\u00eb evropiane, formonte kuadrot e ardhsh\u00ebm q\u00eb do t\u00eb drejtojn\u00eb integrimin dhe zhvillimin e rajonit e mbi t\u00eb gjitha, rritej vizibiliteti i Shqip\u00ebris\u00eb si partner strategjik.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj godine vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur universitetet publike shqiptare p\u00ebrballen me godina t\u00eb amortizuara, munges\u00eb hap\u00ebsirash dhe projekte t\u00eb mbetura pezull.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb dhe aktor\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile ngrejn\u00eb shqet\u00ebsimin mbi m\u00ebnyr\u00ebn e implementimit t\u00eb k\u00ebtij projekti, i cili duket se po merr form\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb realisht i p\u00ebrket 20 mij\u00eb student\u00ebve t\u00eb Universitetit Publik t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Projekti g\u00ebzon mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb institucionale, truall publik dhe financime t\u00eb konsiderueshme shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat m\u00eb her\u00ebt iu premtuan student\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tok\u00eb publike dhe miliona euro t\u00eb devijuara<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj premtonin para student\u00ebve shqiptar\u00eb realizimin e nj\u00eb kampusi t\u00eb ri t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohej tek Qyteti Studenti.<\/p>\n<p>Ata zhvilluan dhe takime prezantuese p\u00ebr projektin n\u00eb auditoret e mbushura plot me student\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve iu premtua kampusi i ri universitar sipas standardeve evropiane.<\/p>\n<p>Ky premtim erdhi nj\u00eb vit pasi student\u00ebt marshuan n\u00eb protest\u00ebn e vitit 2018, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera protestonin edhe p\u00ebr munges\u00eb hap\u00ebsirash studentore.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, ky projekt ishte projektuar q\u00eb n\u00eb 2015, por penges\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb marrja e ambienteve t\u00eb Qytet Studenti nga njer\u00ebz t\u00eb pushtetit, duke akuzuar figura t\u00eb kahut kund\u00ebrshtar politik.<\/p>\n<p>\u201cProjekti ngeci p\u00ebr nj\u00eb shkak shum\u00eb konkret dhe dometh\u00ebn\u00ebs sepse gjith\u00e7ka e parashikuar t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor, ka nevoj\u00eb p\u00ebr territor. Territori rezultoi nga t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura, nj\u00eb tok\u00eb e xanun nga politikan\u00ebt e partis\u00eb q\u00eb lindi n\u00eb qytetin studenti. Simboli i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb marrja e menc\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb qytetit studenti, nga v\u00ebllai i presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Bibliotekat u kthyen n\u00eb klube striptizmi ose n\u00eb lloto dhe po ashtu u zaptuan godina p\u00ebr q\u00ebllime personale, u nd\u00ebrtua pa leje, u nd\u00ebrtua edhe me leje.\u201d \u2013\u00a0u shpreh Rama n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrpara student\u00ebve t\u00eb Univeristetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas kryeministrit, kishte ardhur koha p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kampusit, dhe synimi ishte realizimi i tij gjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Erion Veliajt, i cili ishte n\u00eb prag t\u00eb kandidimit p\u00ebr t\u00eb fituar Tiran\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj edhe k\u00ebt\u00eb nism\u00eb kryeministri Rama ia besoi kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Student\u00ebve iu prezantua projekti ambicioz q\u00eb p\u00ebrfshinte rivitalizimin e godinave ekzistuese dhe krijimin e hap\u00ebsirave moderne t\u00eb studimit me nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb aspektin social-kulturor, e t\u00eb dizenjuara p\u00ebr t\u2019u ofruar t\u00eb rinjve nj\u00eb jet\u00eb studentore dinjitoze.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb qershorit t\u00eb 2020, qeveria shqiptare miratoi nj\u00eb vendim q\u00eb mban firm\u00ebn e zv\/kryeministrit t\u00eb koh\u00ebs, z. Erion Brace, ku Bashkia Tiran\u00eb p\u00ebrcaktohej si autoriteti kontraktor p\u00ebr zhvillimin e procedurave t\u00eb prokurimit me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i Kampusit t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pasi kaluan 2 vite pa asnj\u00eb veprim konkret, Bashkia Tiran\u00eb shpalli procedur\u00ebn e tenderimit p\u00ebr studim-projektimin \u201cNd\u00ebrtimi i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d, s\u00eb bashku me \u201cNd\u00ebrtimi i Universitetit t\u00eb Arteve\u201d dhe \u201cNd\u00ebrtimi i Akademis\u00eb s\u00eb Policis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo procedur\u00eb e shtatorit t\u00eb 2022, q\u00eb kushtoi 5 milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit, u duk se riktheu premisat p\u00ebr fillimin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i kampusit, i cili u prezantua si investimi m\u00eb i madh i b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb shqiptar, pritej t\u00eb niste n\u00eb vitin 2021 dhe t\u00eb ishte gati n\u00eb 2026. Efektet financiare p\u00ebr zhvillimin e projektit do t\u00eb p\u00ebrballoheshin nga buxheti i shtetit, nd\u00ebrsa Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Ministria e Kultur\u00ebs, dhe Ministria e Brendshme ngarkoheshin p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare kishte parashikuar vler\u00ebn e 17 milion\u00eb eurove p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Kampusit t\u00eb Ri t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb premtim i bujsh\u00ebm i rikthyer s\u00ebrish n\u00eb zgjedhjet qendrore t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Por, fati i nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij kampusi mori nj\u00eb kthes\u00eb tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb student\u00ebt shqiptar\u00eb prisnin nisjen e punimeve p\u00ebr kampusin e tyre t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb universitet tjet\u00ebr, prestigjioz dhe privat, shtriu aktivitetin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vend t\u00eb UT-s\u00eb, vjen Kolegji i Evrop\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb vjeshte, Federica Mogherini, ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuese e lart\u00eb evropiane dhe rektore e Kolegjit Europian, mb\u00ebrrin n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo firmos nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb historin\u00eb e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb sy t\u00eb dhjetra kamerave ata firmos\u00ebn \u201cMemorandumin e Mir\u00ebkuptimit\u201d q\u00eb i hapi rrug\u00ebn funksionimit t\u00eb deg\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb Universitetit Elitar t\u00eb Diplomat\u00ebve t\u00eb rinj nga bota.<\/p>\n<p>Ky moment u shoq\u00ebrua me entuziaz\u00ebm dhe fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr \u201cbashk\u00ebpunim evropian\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pak dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, qeveria miratoi edhe nj\u00eb vendim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ku njoftohej nd\u00ebrtimi i kampusit t\u00eb Kolegjit Europian.<\/p>\n<p>Po ashtu, qeveria vendosi edhe 17 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kampusit, e nj\u00ebjta shum\u00eb q\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb takime po kaq pompoze t\u00eb fushatave elektorale, ishte premtuar si investim i qeverisjes p\u00ebr Universitetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 gusht 2024 u zhvillua tenderi p\u00ebr \u201cNgritjen e Infrastruktur\u00ebs arsimore t\u00eb Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs\u201d, me fond limit 1.695.747.920 lek\u00eb. Fitues u shpall\u00ebn kompanit\u00eb \u201cFusha\u201d dhe \u201cEd-Konstruksion\u201d, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb punimet.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e shohin k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb \u201cdevijim\u201d t\u00eb fondeve. 17 milion\u00eb euro-t, t\u00eb cilat duhej t\u00eb shkonin p\u00ebr 20 mij\u00eb student\u00eb shqiptar\u00eb, po p\u00ebrdoren p\u00ebr nj\u00eb institucion privat me shum\u00eb m\u00eb pak student\u00eb.<\/p>\n<p>Akademiku Taulant Muka, ish-minist\u00ebr i Arsimit, e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb vendim si nj\u00eb parregullsi morale, duke theksuar se \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb t\u2019i jepet prioritet nj\u00eb institucioni privat, duke anashkaluar universitetin publik.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u2019i jap\u00ebsh prioritet si shtet nj\u00eb institucioni q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebror, nuk \u00ebsht\u00eb publik, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb i huaj, dhe t\u00eb anashkalosh institucionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm arsimor n\u00eb vend, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Universiteti i Tiran\u00ebs.\u201d \u2013 u shpreh Muka.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje se 17 milion\u00eb euro-t, q\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebrbenin p\u00ebr 20 mij\u00eb student\u00eb, po shkojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb institucion q\u00eb ka shum\u00eb m\u00eb pak student\u00eb, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb nj\u00eb problem ekonomik dhe moral.<\/p>\n<p>\u201cDhe k\u00ebtu \u00e7dokush pyet q\u00eb si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb 17 milion\u00eb euro i hiqen 22 mij\u00eb student\u00ebve q\u00eb universiteti i ka, p\u00ebr nj\u00eb kampus p\u00ebr 22 mij\u00eb vet\u00eb, dhe k\u00ebto 17 milion\u00eb euro kushton dhe p\u00ebr nj\u00eb kampus p\u00ebr 100 vet\u00eb, se nuk ka m\u00eb shum\u00eb se 100 student\u00eb Kolegji i Evrop\u00ebs. Pra ka nj\u00eb problem ekonomik edhe n\u00eb transferimin e parave\u201d \u2013 tha Taulant Muka.<\/p>\n<p>Ministria e Arsimit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve mbi shqet\u00ebsimet e ngritura nga ekspert\u00ebt, por k\u00ebto kontradita nuk e penguan Ministrin\u00eb e Arsimit dhe Universitetin e Tiran\u00ebs q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb sezonit t\u00eb ri akademik t\u00eb 2024 t\u00eb n\u00ebnshkruanin marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me Kolegjin Europ\u00ebs, Ministrin\u00eb e Arsimit, dhe Universitetin e Tiran\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 29.02.2024.<\/p>\n<p>Ky ishte viti i par\u00eb i \u00e7eljes zyrtare t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies n\u00eb k\u00ebt\u00eb kolegj, n\u00eb ceremonin\u00eb e t\u00eb cilit mori pjes\u00eb edhe kryeministri Edi Rama, duke mos kursyer falenderimet dhe lavdet p\u00ebr rektoren Mogherini e cila, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb Bruksel n\u00ebn akuz\u00ebn e mashtrimit.<\/p>\n<p>Prej dy vitesh, student\u00ebt e Kolegjit po i kryejn\u00eb studimet n\u00eb Godin\u00ebn \u201cLiria\u201d, si nj\u00eb gjetje provizore, derisa kampusi i ri t\u00eb jet\u00eb gati.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin Taulant Muka, marrja e nj\u00eb prej godinave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Universitetit \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb, sidomos pasi student\u00ebt kan\u00eb protestuar pik\u00ebrisht p\u00ebr munges\u00ebn e ambienteve m\u00ebsimore.<\/p>\n<p>\u201cAbuzimi shkon edhe m\u00eb tej pasi kolegji i Evrop\u00ebs sot funksionon n\u00eb Godin\u00ebn \u201cLiria\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr godinat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Mos harrojm\u00eb n\u00eb 2018 student\u00ebt protestuan p\u00ebr munges\u00eb ambientesh, dhe praktikisht ti po p\u00ebrz\u00eb 22 mij\u00eb student\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb prioritet student\u00ebve t\u00eb nj\u00eb institucioni tjet\u00ebr.\u201d \u2013 tha Taulant Muka.<\/p>\n<p><strong>Kampus p\u00ebr 100 student\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qytetin Studenti, p\u00ebrpara Godin\u00ebs \u201cLiria\u201d, puna vazhdon pa nd\u00ebrprerje. Trualli \u00ebsht\u00eb i rrethuar me gardh metalik, automjetet e mallrave sjellin materialet e nevojshme, dhe themelet e nd\u00ebrtes\u00ebs kan\u00eb nisur t\u00eb ngrihen. \u00c7do dit\u00eb punimet vijojn\u00eb me rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur afatet e nd\u00ebrtimit t\u00eb Kampusit t\u00eb Kolegjit Europian.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, nd\u00ebrtimi i k\u00ebtj kampusi po merr form\u00eb mbi tok\u00eb shtet\u00ebrore, aty ku ishte premtuar nd\u00ebrtimi i Kampusit t\u00eb Tiran\u00ebs, por Ministria e Arsimit tha p\u00ebr \u201cshteg.org\u201d se hap\u00ebsira e dedikuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Kolegjit t\u00eb Evrop\u00ebs, nuk ka qen\u00eb e parashikuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kampusit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjia e dh\u00ebn\u00eb shkurt bie ndesh me Vendimin Qeveritar t\u00eb 13 marsit 2024, i cili thot\u00eb qart\u00ebsisht se zhvillimi i projektit \u201cKolegjit t\u00eb Europ\u00ebs\u201d n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 8160, u miratua duke pasur parasysh procedurat e zhvilluara m\u00eb par\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vendimit nr. 641, dat\u00eb 29.7.2020, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e autoritetit kontraktor p\u00ebr zhvillimin e procedurave t\u00eb prokurimit publik p\u00ebr projektet \u201cNd\u00ebrtim i kampusit t\u00eb ri t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i k\u00ebtij trualli duket se fsheh nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish proceduriale e administrative n\u00eb raport me legjislacionin shqiptar p\u00ebr planifikimin e territorit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se projekti nuk pasqyrohet n\u00eb Planin e Detajuar Vendor (PDV) t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, dokument ky i detyruesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do nd\u00ebrhyrje nd\u00ebrtimore t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmas\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa probleme dhe parregullsi me m\u00ebnyr\u00ebn si po nd\u00ebrtohet gjith\u00eb kampusi, pra infrastruktura. Nuk \u00ebsht\u00eb miratuar plani i detajuar i zon\u00ebs q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebrve\u00e7se lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.\u201d \u2013 tha Taulant Muka.<\/p>\n<p>Sipas legjislacionit shqiptar, Plani i Detajuar Vendor (PDV) i miratuar dhe i harmonizuar me Planin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb dhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Por mungesa e tij nuk e ndaloi K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit (KKT) t\u00eb miratonte koncept iden\u00eb dhe lejen e zhvillimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb projektit, m\u00eb 2 korrik t\u00eb 2024.<\/p>\n<p>Arkitektja dhe urbanistja Entela Koja denoncon parregullsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb procesin e nd\u00ebrtimit t\u00eb kampusit. Ajo thekson se ndryshimi i destinacionit t\u00eb tok\u00ebs, nga publike dhe arsimore n\u00eb nj\u00eb institucion privat, k\u00ebrkon akte zyrtare dhe konsultim publik.<\/p>\n<p>Koja shton se nuk \u00ebsht\u00eb publikuar asnj\u00eb dokument p\u00ebr Vler\u00ebsimin e Ndikimit n\u00eb Mjedis (VNM), i cili \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm sipas ligjit p\u00ebr projekte t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmase.<\/p>\n<p>Sipas saj, nuk ka pasur konsultim publik me komunitetin e preksh\u00ebm, duke shkelur ligjin q\u00eb k\u00ebrkon pjes\u00ebmarrje dhe transparenc\u00eb n\u00eb projekte me ndikim territorial.<\/p>\n<p>\u201cLigji parashikon detyrimin p\u00ebr zhvillimin e konsultimeve publike p\u00ebr \u00e7do projekt me ndikim t\u00eb konsideruesh\u00ebm territorial. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb publikuar apo dokumentuar ndonj\u00eb proces i till\u00eb.\u201d \u2013 u shpreh Koja.<\/p>\n<p>P\u00ebr urbanisten e mir\u00ebnjohur, procesi i konsultimeve publike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr hallkat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kur nd\u00ebrmerren projekte q\u00eb prekin komunitetin, dhe marrja e aprovimit t\u00eb tyre duhet t\u00eb jet\u00eb e domosdoshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, transferimi i administrimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngre dyshime p\u00ebr tejkalim kompetencash, pasi ky institucion nuk ka ligj\u00ebrisht kompetenc\u00eb p\u00ebr administrimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cLigji p\u00ebrcakton qart\u00eb se pronat shtet\u00ebrore administrohen vet\u00ebm nga organet e administrat\u00ebs publike, nd\u00ebrsa FSHZH \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agjenci zbatuese projektesh dhe nuk ka kompetenc\u00eb ligjore p\u00ebr administrimin e pron\u00ebs shtet\u00ebrore.\u201d \u2013 tha urbanistja Koja.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, ky transferim ngre dyshime serioze p\u00ebr tejkalim kompetencash dhe shkelje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se nd\u00ebrtimi i kampusit t\u00eb Kolegjit Europian po b\u00ebhet mbi shkelje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme procedurale dhe ligjore, duke cenuar transparenc\u00ebn dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e projektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimi i Kolegjit Europian vazhdon, kampusi i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje, s\u00eb bashku me 5 milion\u00eb eurot e shpenzuara p\u00ebr studimin dhe projektimin e tij.<\/p>\n<p>Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiran\u00ebs nuk u jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve p\u00ebr mosfillimin e projektit, p\u00ebr planin e ardhsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kampusit dhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr 5 milion\u00ebt e shpenzuar.<\/p>\n<p>Shteg, iu drejtua me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion dhe Kolegjit t\u00eb Europ\u00ebs, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi, k\u00ebrkesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Por sipas akademikut Taulant Muka,\u00a0drejtuesit e institucioneve arsimore shqiptare po zhdukin\u00a0pron\u00ebn publike duke favorizuar institucionet e huaja.<\/p>\n<p>\u201cNe n\u00eb krye t\u00eb institucioneve arsimore, n\u00eb krye t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, n\u00eb krye t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes, kemi vendosur njer\u00ebz q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb pron\u00ebn publike dhe nga ana tjet\u00ebr favorizojn\u00eb institucione q\u00eb patjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura, por duke respektuar standardet me t\u00eb cilat ato jan\u00eb nd\u00ebrtuar.\u201d \u2013 shtoi Taulant Muka.<\/p>\n<p>Sipas akademikut, shtrirja e Kolegjit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb vlerat evropiane, por m\u00ebnyra e implementimit t\u00eb projektit l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Megjithat\u00eb, ai shpreh besimin se bordi drejtues i Kolegjit Europian do t\u00eb reflektoj\u00eb mbi k\u00ebto parregullsi.\/ Kapitali<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kryeqytet, n\u00eb zon\u00ebn e njohur si \u201cQytet Studenti\u201d, ku nd\u00ebr vite strehohet numri m\u00eb i madh i student\u00ebve, po punohet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr ngritjen e kampusit t\u00eb Kolegjit Europian, nj\u00eb kolegj elitar i cili shtrihet n\u00eb vet\u00ebm 3 qytete n\u00eb bot\u00eb: n\u00eb Bruges t\u00eb Brukselit, Natolin t\u00eb Polonis\u00eb dhe q\u00eb nga viti 2024, aktiviteti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":134617,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,37],"tags":[],"class_list":["post-134616","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134616"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134616\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":134619,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134616\/revisions\/134619"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}